Gjeni ngushëllim në forcën e Jehovait
Gjeni ngushëllim në forcën e Jehovait
«Kur në shpirtin tim grumbullohen vështirësitë, ngushëllimet e tua ma gëzojnë zemrën.»—PSALMI 94:19, DSF.
BIBLA ka fjalë ngushëlluese për të gjithë ata që dëshirojnë me etje lehtësim. Nuk habitemi, pra, që The World Book Encyclopedia thotë se «njerëz të panumërt i janë drejtuar Biblës për ngushëllim, shpresë dhe për udhëheqje gjatë periudhave me shqetësime dhe pasiguri». Përse?
Sepse Bibla është e frymëzuar nga Krijuesi ynë i dashur, «Perëndia i çdo ngushëllimi», Ai «i cili na ngushëllon në çdo shtrëngim tonin». (2. Korintasve 1:3, 4) Ai është «Hyji që jep ngushëllimin». (Romakëve 15:5, DSF) Jehovai ka dhënë shembullin, duke siguruar një mjet lehtësimi për të gjithë ne. Ai dërgoi në tokë Birin e tij të vetëmlindur, Krishtin Jezu, për të na dhënë shpresë e ngushëllim. Jezui mësoi: «Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.» (Gjoni 3:16) Bibla e përshkruan Jehovain si ai «që përditë mbart barrat tona; ai është Perëndia i shpëtimit tonë». (Psalmi 68:19) Njerëzit me druajtje Perëndie mund të thonë të sigurt: «E kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi.»—Psalmi 16:8.
Fragmente të tilla biblike tregojnë dashurinë e thellë që ka Perëndia Jehova për ne njerëzit. Na bëhet e qartë se ai ka dëshirën e sinqertë, si edhe aftësinë, për të siguruar ngushëllim me bollëk dhe për të lehtësuar dhimbjen tonë në kohë vështirësish. «Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit.» (Isaia 40:29) Atëherë, si mund të gjejmë ngushëllim në forcën e Jehovait?
Efekti qetësues i kujdesit të Jehovait
Psalmisti shkroi: «Hidh mbi Zotin barrën tënde, dhe ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.» (Psalmi 55:22) Tamam, Perëndia Jehova interesohet për familjen njerëzore. Apostulli Pjetër i siguroi të krishterët e shekullit të parë: «Ai [Perëndia] merakoset për ju.» (1. Pjetrit 5:7) Jezu Krishti e theksoi vlerën që kanë njerëzit në sytë e Perëndisë, duke thënë: «A nuk shiten vallë pesë harabela për dy pare? E megjithatë as edhe një prej tyre nuk harrohet përpara Perëndisë. Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara; prandaj mos kini frikë, ju vleni më tepër se shumë harabela.» (Luka 12:6, 7) Për Perëndinë kemi kaq shumë vlerë, saqë ai vëren edhe hollësitë më të vogla për ne. Ai di gjëra që as vetë nuk i dimë, sepse interesohet thellësisht për secilin prej nesh.
Svetllana, prostituta me moshë të re e përmendur në artikullin e mëparshëm, gjeti shumë ngushëllim duke ndier këtë interes personal të Jehovait. Ajo kishte menduar të kryente vetëvrasje pak kohë para se të takonte Dëshmitarët e Jehovait. Më pas, pranoi një studim biblik që e ndihmoi ta njihte Jehovain si një person real, i cili interesohet për mirëqenien e saj. Kjo gjë e preku në zemër, duke i dhënë motivin për të ndryshuar mënyrën e jetesës dhe për t’iu dedikuar Perëndisë. Gjithashtu, kjo bëri që Svetllana të kishte vlerësimin e duhur për veten, i cili i nevojitej për të vazhduar përpara, me gjithë problemet që kishte, dhe për të pasur një pikëpamje pozitive për jetën. «Jam e bindur,—thotë ajo tani,—se Jehovai nuk do të më braktisë kurrë. Kam provuar se ajo që shkruhet te 1. Pjetrit 5:7 është e vërtetë. Aty thuhet: ‘Gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai [Jehovai] merakoset për ju.’»
Shpresa e bazuar në Bibël ngushëllon
Një mënyrë e veçantë me të cilën Perëndia siguron ngushëllim është nëpërmjet Fjalës së tij të shkruar, e cila përmban një shpresë të mrekullueshme për të ardhmen. Apostulli Pavël shkroi: «Të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë.» (Romakëve 15:4) Pavli e bëri të qartë lidhjen ndërmjet shpresës së vërtetë dhe ngushëllimit, kur shkroi: «Dhe . . . Perëndia Ati ynë, që na deshi dhe na dha me anë të hirit një ngushëllim të përjetshëm dhe një shpresë të mirë, ngushëlloftë zemrat tuaja dhe ju forcoftë në çdo fjalë e punë të mirë.» (2. Thesalonikasve [2. Selanikasve] 2:16, 17) Kjo ‘shpresë e mirë’ përfshin perspektivën për një jetë të përsosur, të lumtur e të pafundme në një tokë parajsore.—2. Pjetrit 3:13.
Një shpresë e tillë e sigurt dhe e ndritshme e inkurajoi Lajmanisin, të paralizuarin e alkoolizuar të përmendur në artikullin e mëparshëm. Duke lexuar literaturën Isaia 35:5, 6) Që të kualifikohej për jetën në këtë Parajsë, Lajmanisi bëri ndryshime të mëdha. La alkoolin, dhe transformimi i tij nuk kaloi pa u vënë re nga fqinjët e të njohurit e tij. Tani, ai drejton disa studime biblike, duke ndarë me të tjerët ngushëllimin që jep shpresa e bazuar në Bibël.
e Dëshmitarëve të Jehovait, të bazuar në Bibël, ai u gëzua kur mësoi për botën e re nën Mbretërinë e Perëndisë, ku mund t’i rikthehej plotësisht shëndeti. Në Bibël lexoi premtimin e shkëlqyer vijues për shërimin e mrekullueshëm: «Atëherë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhërve; atëherë çalamani do të kërcejë si një dre dhe gjuha e memecit do të bërtasë nga gëzimi.» (Roli i lutjes
Kur për ndonjë arsye zemra jonë vuan, mund të gjejmë ngushëllim duke iu lutur Jehovait. Kjo mund të na e heqë barrën që mbajmë. Gjatë përgjërimeve tona, mund të ngushëllohemi duke kujtuar gjërat që janë thënë në Fjalën e Perëndisë. Psalmi më i gjatë në Bibël është në formën e një lutjeje të bukur. Kompozitori i tij këndoi: «Mbaj mend dekretet e tua të lashta, o Zot, dhe kjo më ngushëllon.» (Psalmi 119:52) Në situata jashtëzakonisht të vështira e sidomos në ato që përfshijnë një problem shëndetësor, shpesh nuk ekziston një përgjigje e vetme që përfshin gjithçka. Duke u mbështetur në forcat tona, mund të mos e dimë saktësisht se ku të drejtohemi. Shumë veta kanë parë se, kur është bërë gjithçka e mundshme nga ana njerëzore, duke iu kthyer Perëndisë në lutje kanë pasur si rezultat ngushëllim të madh dhe, disa herë, zgjidhje të paparashikuara.—1. Korintasve 10:13.
Pati, të cilën e çuan me nxitim në dhomën e urgjencës së një spitali, provoi këtë efekt ngushëllues të lutjes. Pasi e mori veten, ajo tha: «Iu luta Jehovait dhe me të vërtetë mësova se duhej ta lija jetën në duart e tij, duke i besuar atij që të bënte çfarëdo të ishte vullneti i tij. Gjatë gjithë kësaj kohe, ndihesha e qetë. Po përjetoja paqen e Perëndisë, e cila përmendet te Filipianëve 4:6, 7.» Sa ngushëlluese mund të jenë për të gjithë ne këto vargje! Atje, Pavli na këshillon: «Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezu.»
Fryma e shenjtë si ngushëllues
Natën para se të vdiste, Jezui ua bëri të qartë apostujve të tij se së shpejti do t’i linte. Kjo i shqetësoi dhe i pikëlloi ata. (Gjoni 13:33, 36; 14:27-31) Duke e kuptuar se sa nevojë kishin për ngushëllim të vazhdueshëm, Jezui premtoi: «Do t’i kërkoj Atit dhe ai do t’ju japë një ndihmës [ose ngushëllues] tjetër, që të jetë me ju përgjithmonë.» (Gjoni 14:16, shënimi, BR) Këtu Jezui po i referohej frymës së shenjtë të Perëndisë. Mes të tjerash, fryma e Perëndisë i ngushëlloi apostujt gjatë sprovave të tyre dhe i forcoi që të vazhdonin të bënin vullnetin e Perëndisë.—Veprat 4:31.
Enxhi, burri i së cilës po luftonte me vdekjen pas një aksidenti të rëndë, pati mundësi ta përballonte me sukses tërë shqetësimin dhe dhimbjen që i shkaktonte gjendja në të cilën ishte. Çfarë e ndihmoi? Ajo thotë: «Pa mbështetjen e frymës së shenjtë të Jehovait, nuk do t’ia kishim dalë të përballonim gjithë atë që kaluam dhe të mbeteshim të fortë. Forca e Jehovait është bërë vërtet e dukshme gjatë dobësisë sonë dhe ai ka provuar se është një fortesë në kohë shqetësimi.»
Një vëllazëri ngushëlluese
Cilado qoftë situata e një personi në jetë, me gjithë rrethanat e dhimbshme që mund të krijohen, ai duhet të jetë në gjendje të gjejë ngushëllim në vëllazërinë që ekziston brenda kongregacionit të Jehovait. Kjo vëllazëri siguron mbështetje dhe ndihmë frymore për ata që bëjnë pjesë në të. Aty, një person mund të gjejë një grup miqsh të dashur, ngushëllues e që interesohen për të tjerët, të cilët janë gati dhe dëshirojnë 2. Korintasve 7:5-7.
të ndihmojnë e të ngushëllojnë të tjerët në kohë shqetësimi.—Pjesëtarët e kongregacionit të krishterë mësojnë ‘t’u bëjnë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e [tyre të] besimit’. (Galatasve 6:10) Arsimimi i bazuar në Bibël që marrin i shtyn të shfaqin dashuri vëllazërore dhe përzemërsi të butë ndaj njëri-tjetrit. (Romakëve 12:10; 1. Pjetrit 3:8) Vëllezërit frymorë dhe motrat frymore në kongregacion marrin nxitje që të jenë dashamirës, ngushëllues dhe me butësi të dhembshur.—Efesianëve 4:32.
Xho dhe Rebeka, të cilëve në mënyrë tragjike u vdiq djali, provuan një mbështetje të tillë ngushëlluese nga pjesëtarët e kongregacionit të krishterë. Ata thonë: «Jehovai dhe kongregacioni i tij i dashur na kanë ndihmuar gjatë periudhës së vështirë që kaluam. Morëm qindra kartolina, letra dhe telefonata. Kjo na bën të kuptojmë se sa e çmuar është vëllazëria jonë. Ndërsa ishim të trullosur nga tragjedia, shumë kongregacione vendëse na erdhën në ndihmë, duke na përgatitur për të ngrënë dhe duke na pastruar shtëpinë.»
Gjeni ngushëllim!
Kur fillojnë të fryjnë erërat fshikulluese të vështirësive dhe kur vazhdojnë të bien shirat dhe breshëri i pamëshirshëm i shqetësimit, Perëndia është gati të sigurojë mbrojtje ngushëlluese. Pikërisht si një person që siguron strehë ngushëlluese e përshkruan atë një nga psalmet: «Do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij.» (Psalmi 91:4) Këtu ilustrimi mund të jetë për një shqiponjë. Është përshkrimi i një zogu që e ndien rrezikun dhe hap krahët e vet, për të mbrojtur të vegjlit e tij. Në një kuptim edhe më të madh, Jehovai bëhet një Mbrojtës i vërtetë për të gjithë ata që gjejnë strehë tek ai.—Psalmi 7:1.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth Perëndisë, personalitetit të tij, qëllimeve të tij dhe rreth aftësisë së tij për të siguruar ngushëllim, ju ftojmë të studioni Fjalën e tij. Dëshmitarët e Jehovait do t’ju ndihmojnë me kënaqësi në këtë përpjekje. Po, edhe ju mund të gjeni ngushëllim në forcën e Jehovait!
[Figurat në faqen 7]
Shpresa për të ardhmen, e bazuar në Bibël, mund të japë ngushëllim