Shpresa e ringjalljes ka fuqi
Shpresa e ringjalljes ka fuqi
«E konsideroj çdo gjë si një humbje . . . që ta njoh [ Jezu Krishtin] dhe fuqinë e ringjalljes së tij.»—FILIPIANËVE 3:8-10.
1, 2. (a) Si e përshkroi një klerik vite më parë ringjalljen? (b) Si do të ndodhë ringjallja?
NË FILLIM të viteve 90 të shekullit të 19-të, shtypi publik njoftoi për një fjalim të veçantë, të mbajtur nga një klerik në Bruklin, Nju-Jork, SHBA. Ai thoshte se ringjallja do të ndodhë kështu: do të rimblidhen dhe do t’u jepet jetë të gjitha kockave dhe mishit që përbënin fillimisht një trup njerëzor, sido që të kishte vdekur, i shkatërruar nga zjarri, i aksidentuar, i ngrënë nga ndonjë bishë ose i bërë pleh. Ky predikues mendonte se në njëfarë dite 24-orëshe, qielli do të nxihej nga duart, krahët, këmbët, gishtat, kockat, muskujt dhe lëkura e miliarda njerëzve të vdekur. Këto pjesë do të ishin në kërkim të pjesëve të tjera të të njëjtit trup. Pastaj nga parajsa dhe nga ferri do të vinin shpirtrat për të banuar në këta trupa të ringjallur.
2 Ringjallja nëpërmjet riorganizimit të atomeve origjinale nuk është logjike dhe, veç kësaj, njerëzit nuk kanë një shpirt të pavdekshëm. (Eklisiastiu 9:5, 10; Ezekieli 18:4) Jehovai, Perëndia i ringjalljes, nuk ka nevojë të mbledhë përsëri atomet e materies që përbënte fillimisht një trup njerëzor. Ai mund të modelojë trupa të rinj për ata që do të ringjallen. Jehovai i ka dhënë Birit të tij, Jezu Krishtit, fuqinë për të ngritur të vdekurit, me mundësinë e jetës së përhershme. (Gjoni 5:26) Prandaj, Jezui tha: «Unë jam ringjallja dhe jeta. Ai që ushtron besim tek unë, edhe sikur të vdesë do të vijë në jetë.» (Gjoni 11:25, 26) Sa na e ngroh zemrën ky premtim! Ai na forcon që të durojmë sprovat e, madje, edhe të përballojmë vdekjen si Dëshmitarë besnikë të Jehovait.
3. Përse Pavlit iu desh t’i bënte mbrojtje ringjalljes?
3 Ringjallja nuk është në përputhje me idenë se njerëzit kanë një shpirt të pavdekshëm, pikëpamje Veprat 17:29-34) Shumë nga ata që e kishin parë Jezu Krishtin të ringjallur ishin ende gjallë dhe, me gjithë talljet, dëshmuan se ai ishte ngritur nga të vdekurit. Por disa mësues të rremë që shoqëroheshin me kongregacionin e Korintit e mohonin ringjalljen. Prandaj, Pavli i bëri një mbrojtje të fuqishme këtij mësimi të krishterë në kapitullin 15 të letrës së parë drejtuar korintasve. Studimi i kujdesshëm i argumenteve që përdori ai provon, përtej çdo dyshimi, sigurinë dhe fuqinë e shpresës së ringjalljes.
që e kishte filozofi grek, Platoni. Prandaj, çfarë ndodhi kur apostulli Pavël u dëshmoi disa grekëve të shquar në Areopag, në Athinë, kur u foli në mënyrë të tërthortë për Jezuin dhe u tha se Perëndia e ringjalli atë? Tregimi thotë: «Kur dëgjuan për ringjalljen e të vdekurve, disa filluan ta vinin në lojë.» (Prova të forta të ringjalljes së Jezuit
4. Cilën provë të dëshmitarëve okularë dha Pavli për ringjalljen e Jezuit?
4 Vini re si e filloi Pavli mbrojtjen e tij. (1 Korintasve 15:1-11) Nëse korintasit nuk janë bërë më kot besimtarë, do të mbahen fort pas lajmit të mirë të shpëtimit. Krishti vdiq për mëkatet tona, u varros dhe u ngrit. Në fakt, Jezui i ringjallur iu shfaq Kefës (Pjetrit), «pastaj të dymbëdhjetëve». (Gjoni 20:19-23) E panë rreth 500 veta, ndoshta atëherë kur urdhëroi: ‘Shkoni, bëni dishepuj.’ (Mateu 28:19, 20) E pa Jakovi, si edhe të gjithë apostujt besnikë. (Veprat 1:6-11) Afër Damaskut, Jezui iu shfaq Saulit «si dikujt të lindur para kohe», domethënë, sikur Sauli të ishte ngritur tashmë në jetën frymore. (Veprat 9:1-9) Korintasit u bënë besimtarë sepse u predikoi Pavli dhe e pranuan lajmin e mirë.
5. Cila ishte linja e arsyetimit të Pavlit, e dokumentuar te 1 Korintasve 15:12-19?
5 Vini re linjën e arsyetimit të Pavlit. (1 Korintasve 15:12-19) Duke qenë se ka dëshmitarë okularë që predikojnë se Krishti u ringjall, si mund të thuhet se nuk ka ringjallje? Nëse Jezui nuk u ngrit nga të vdekurit, predikimi dhe besimi ynë është i kotë dhe ne jemi gënjeshtarë që dëshmojnë kundër Perëndisë, duke thënë se ai e ringjalli Krishtin. Nëse të vdekurit nuk ngrihen, ‘ne jemi akoma në mëkatet tona’ dhe ata që kanë vdekur në unitet me Krishtin kanë marrë fund. Për më tepër, «nëse kemi shpresuar në Krishtin vetëm në këtë jetë, ndër të gjithë njerëzit ne jemi më shumë për të ardhur keq».
6. (a) Çfarë tha Pavli duke konfirmuar ringjalljen e Jezuit? (b) Cili është «armiku i fundit» dhe si do të asgjësohet ai?
6 Pavli e ripohon ringjalljen e Jezuit. (1 Korintasve 15:20-28) Duke qenë Krishti «fryti i parë» i atyre që janë në gjumin e vdekjes, edhe të tjerë do të ringjalleshin. Ashtu si vdekja erdhi nga mosbindja e njeriut Adam, ringjallja vjen nëpërmjet një njeriu: Jezuit. Ata që i përkitnin atij do të ngriheshin gjatë pranisë së tij. Krishti ‘asgjëson çdo qeveri, autoritet dhe fuqi’ që është në kundërshtim me sovranitetin e Perëndisë dhe sundon si Mbret derisa Jehovai i vë të gjithë armiqtë nën këmbët e tij. Madje, edhe «armiku i fundit», vdekja e trashëguar nga Adami, do të asgjësohet nëpërmjet vlerës së flijimit të Jezuit. Atëherë, Krishti do t’ia dorëzojë Mbretërinë Perëndisë dhe Atit të tij, duke iu nënshtruar «Atij që i nënshtroi çdo gjë, që Perëndia të jetë gjithçka për të gjithë».
Të pagëzuar për të vdekurit?
7. Cilët «pagëzohen me qëllimin që të jenë të vdekur» dhe çfarë do të thotë kjo për ta?
7 Atyre që e kundërshtojnë ringjalljen u bëhet pyetja: «Ç’do të bëjnë ata që po pagëzohen me qëllimin që të jenë të vdekur?» (1 Korintasve 15:29) Pavli nuk donte të thoshte se të gjallët duhet të pagëzohen në dobi të të vdekurve, sepse dishepujt e Jezuit duhet që të mësojnë, të besojnë dhe të pagëzohen individualisht. (Mateu 28:19, 20; Veprat 2:41) Të krishterët e mirosur «pagëzohen me qëllimin që të jenë të vdekur» duke u zhytur në një drejtim jetese që çon në vdekje dhe ringjallje. Ky lloj pagëzimi fillon kur fryma e Perëndisë nxit shpresën qiellore brenda tyre dhe përfundon kur ata ngrihen nga vdekja në një jetë frymore të pavdekshme në qiell.—Romakëve 6:3-5; 8:16, 17; 1 Korintasve 6:14.
8. Për çfarë mund të jenë të sigurt të krishterët, edhe sikur Satanai dhe shërbëtorët e tij t’i vrasin?
1 Korintasve 15:30, 31) Ata e dinë se Jehovai mund t’i ringjallë, nëse lejon që Satanai dhe shërbëtorët e tij t’i vrasin. Vetëm Perëndia mund ta eliminojë shpirtin ose jetën e tyre në Gehenë, e cila simbolizon shkatërrimin e përjetshëm.—Luka 12:5.
8 Siç e tregojnë fjalët e Pavlit, shpresa e ringjalljes i aftëson të krishterët që të qëndrojnë kur gjenden vazhdimisht në rrezik dhe që të ballafaqohen me vdekjen përditë, ngaqë bëjnë veprën e predikimit të Mbretërisë. (Nevoja për të qenë syçelë
9. Nëse duam që shpresa e ringjalljes të ketë fuqi mbështetëse në jetën tonë, çfarë duhet të shmangim?
9 Shpresa e ringjalljes e mbështeste Pavlin. Kur ishte në Efes, armiqtë e tij mund ta kenë nxjerrë me forcë në arenë për të luftuar me bishat e egra. (1 Korintasve 15:32) Nëse ndodhi një gjë e tillë, ai u lirua siç u lirua Danieli nga luanët. (Danieli 6:16-22; Hebrenjve 11:32, 33) Meqë shpresonte te ringjallja, Pavli nuk kishte qëndrimin e apostatëve të Judës në ditët e Isaisë. Ata thoshin: «Le të hamë e të pimë, sepse nesër vdesim.» (Isaia 22:13, Septuaginta) Nëse duam që shpresa e ringjalljes të ketë fuqi mbështetëse në jetën tonë, siç kishte në jetën e Pavlit, duhet të shmangim ata që kanë një frymë të tillë jo të shëndetshme. «Mos u mashtroni,—paralajmëroi Pavli.—Shoqëritë e këqija prishin zakonet e dobishme.» (1 Korintasve 15:33) Sigurisht, ky parim zbatohet për aspekte të ndryshme të jetës.
10. Si mund ta mbajmë të gjallë shpresën e ringjalljes?
10 Atyre që dyshonin për ringjalljen, Pavli u tha: «Bëhuni esëll sipas drejtësisë dhe mos praktikoni mëkatin, sepse disa janë pa njohurinë e Perëndisë. Po ju flas që të turpëroheni.» (1 Korintasve 15:34) Në këtë «kohë të mbarimit», duhet të veprojmë në harmoni me njohurinë e saktë të Perëndisë dhe të Krishtit. (Danieli 12:4; Gjoni 17:3) Kjo do ta mbajë të gjallë shpresën tonë të ringjalljes.
Me çfarë trupi ringjallen?
11. Si e ilustroi Pavli ringjalljen e të krishterëve të mirosur?
11 Më tej, Pavli mori në shqyrtim disa pyetje. (1 Korintasve 15:35-41) Ndoshta duke u përpjekur të hedhë dyshime mbi ringjalljen, dikush mund të pyesë: «Si kanë për t’u ngritur të vdekurit? Po, me ç’lloj trupi vijnë?» Siç e tregoi Pavli, një farë e mbjellë në tokë, në fakt, vdes, duke ndryshuar për t’u bërë fidan. Në mënyrë të ngjashme, një njeri i lindur nga fryma duhet të vdesë. Ashtu si një bimë del nga një farë si trup i ri, po ashtu trupi i ringjallur i të krishterit të mirosur është i ndryshëm nga mishi njerëzor. Edhe pse ka të njëjtin model jete që kishte para se të vdiste, ai ngrihet si një krijesë e re me një trup frymor, në gjendje për të jetuar në qiell. Natyrisht, ata që ringjallen në tokë do të ngrihen me trupa njerëzorë.
12. Çfarë nënkuptohet me shprehjet «trupa qiellorë» dhe «trupa tokësorë»?
12 Siç tha Pavli, mishi njerëzor ndryshon nga ai i kafshëve. Madje, edhe mishi i kafshëve ndryshon nga njëri lloj në tjetrin. (Zanafilla 1:20-25) ‘Trupat qiellorë’ të krijesave frymore ndryshojnë nga ‘trupat tokësorë’ prej mishi, për sa i përket lavdisë. Gjithashtu, ka ndryshime në lavdinë e diellit, të hënës dhe të yjeve. Por të mirosurit e ringjallur kanë një lavdi shumë më të madhe.
13. Sipas 1 Korintasve 15:42-44, çfarë mbillet dhe çfarë ngrihet?
13 Pasi kishte përmendur ndryshimet, Pavli shtoi: «Kështu është edhe ringjallja e të vdekurve.» (1 Korintasve 15:42-44) Ai tha: «Mbillet në prishje, ngrihet në paprishje.» Këtu Pavli mund të ketë ndër mend të mirosurit si grup. Me vdekjen, ky grup mbillet në prishje, por ngrihet në paprishje, i lirë nga mëkati. Ndonëse i çnderuar nga bota, ai ngrihet në jetën qiellore dhe shfaqet në lavdi bashkë me Krishtin. (Veprat 5:41; Kolosianëve 3:4) Me vdekjen, mbillet «trup natyror» dhe ngjallet «trup frymor». Meqë kjo është e mundur në rastin e të krishterëve të lindur nga fryma, mund të jemi të sigurt se edhe të tjerë mund të ngrihen në jetë në tokë.
14. Si i vuri Pavli në kontrast Krishtin me Adamin?
1 Korintasve 15:45-49) Adami, njeriu i parë, «u bë shpirt i gjallë». (Zanafilla 2:7) «Adami i fundit», Jezui, «u bë një frymë jetëdhënëse». Ai e dha jetën si flijim shpërblyes, së pari në dobi të ithtarëve të tij të mirosur. (Marku 10:45) Si njerëz, ata ‘mbajnë shëmbëllimin e atij të bërë nga pluhuri’, por kur ringjallen bëhen si Adami i fundit. Sigurisht, flijimi i Jezuit do t’u sjellë dobi të gjithë njerëzve të bindur, duke përfshirë edhe ata që ringjallen në tokë.—1 Gjonit 2:1, 2.
14 Më tej, Pavli bëri dallimin midis Krishtit dhe Adamit. (15. Përse të krishterët e mirosur nuk ringjallen në mish dhe si ngrihen ata gjatë pranisë së Jezuit?
15 Kur të krishterët e mirosur vdesin, nuk ngrihen në mish. (1 Korintasve 15:50-53) Një trup i prishshëm prej mishi e gjaku nuk mund të trashëgojë paprishjen dhe Mbretërinë qiellore. Disa të mirosurve nuk do t’u duhet të flenë për shumë kohë në vdekje. Pasi të kenë mbaruar me besnikëri rrugën tokësore gjatë pranisë së Krishtit, ata do të ‘shndërrohen në një çast, sa hap e mbyll sytë’. Do të ngrihen menjëherë në jetën frymore në paprishje dhe në lavdi. Përfundimisht, «nusja» qiellore e Krishtit do të përfshijë 144 000 veta.—Zbulesa 14:1; 19:7-9; 21:9; 1 Selanikasve 4:15-17.
Fitore mbi vdekjen!
16. Sipas Pavlit dhe profetëve të hershëm, çfarë do t’i ndodhë vdekjes së trashëguar nga Adami mëkatar?
16 Në mënyrë triumfuese, Pavli deklaroi se vdekja do të përpihej përgjithmonë. (1 Korintasve 15:54-57) Kur ata që janë të prishshëm dhe të vdekshëm të veshin paprishjen dhe pavdekësinë, do të përmbushen këto fjalë: «Vdekja u përpi përgjithmonë.» «Ku është fitorja jote, o vdekje? Ku është thumbi yt, o vdekje?» (Isaia 25:8; Osea 13:14) Thumbi që sjell vdekjen është mëkati dhe forca e mëkatit ishte Ligji, i cili i dënonte mëkatarët me vdekje. Por, për shkak të flijimit dhe të ringjalljes së Jezuit, vdekja e trashëguar nga Adami mëkatar nuk do të jetë më fitimtare.—Romakëve 5:12; 6:23.
17. Si zbatohen sot fjalët e 1 Korintasve 15:58?
17 «Prandaj, vëllezërit e mi të dashur,—tha Pavli,—bëhuni të palëkundur e të patundur, duke pasur gjithnjë shumë për të bërë në veprën e Zotërisë, duke e ditur se mundi juaj s’është i kotë në lidhje me Zotërinë.» (1 Korintasve 15:58) Këto fjalë zbatohen për mbetjen e mirosur sot dhe për ‘delet e tjera’ të Jezuit, edhe nëse vdesin në këto ditë të fundit. (Gjoni 10:16) Mundi i tyre si lajmëtarë të Mbretërisë nuk është i kotë, sepse i pret një ringjallje. Pra, si shërbëtorë të Jehovait, le të mbahemi të zënë në veprën e Zotërisë, ndërsa presim ditën kur mund të thërrasim me gëzim: «Ku është fitorja jote, o vdekje?»
Shpresa e ringjalljes përmbushet!
18. Sa e fortë ishte shpresa e Pavlit për ringjalljen?
18 Fjalët e Pavlit të dokumentuara në kapitullin 15 të letrës së parë drejtuar korintasve e bëjnë të dukshme se shpresa e ringjalljes kishte fuqi në jetën e tij. Ai ishte krejtësisht i sigurt se Jezui ishte ngritur nga të vdekurit dhe se të tjerë do të liroheshin, gjithashtu, nga varri i përbashkët i njerëzimit. A keni edhe ju një bindje të tillë të fortë? Pavli i konsideroi përfitimet egoiste «si shumë plehra» dhe ‘e konsideroi çdo gjë si një humbje’, me qëllim që të ‘njihte Krishtin dhe fuqinë e ringjalljes së tij’. Apostulli ishte gati t’i nënshtrohej një vdekjeje si ajo e Krishtit me shpresën për të marrë «ringjalljen më të hershme». E quajtur edhe ‘ringjallja e parë’, këtë ringjallje e përjetojnë 144 000 ithtarët e mirosur të Jezuit. Po, ata ngrihen në jetën frymore në qiell, kurse «pjesa tjetër e të vdekurve» do të ringjallet në tokë.—Filipianëve 3:8-11; Zbulesa 7:4; 20:5, 6.
19, 20. (a) Cilët individë të dokumentuar në Bibël do të ngrihen në jetën në tokë? (b) Ringjalljen e kujt pritni me padurim?
19 Shpresa e ringjalljes është bërë një realitet i lavdishëm për të mirosurit që kanë qenë besnikë deri në vdekje. (Romakëve 8:18; 1 Selanikasve 4:15-18; Zbulesa 2:10) Të mbijetuarit e ‘shtrëngimit të madh’ do të shohin realizimin e shpresës së ringjalljes në tokë, kur ‘deti të dorëzojë të vdekurit që gjenden në të, vdekja dhe Hadesi të dorëzojnë të vdekurit që gjenden në ta’. (Zbulesa 7:9, 13, 14; 20:13) Mes atyre që do të ngrihen në jetë në tokë do të jetë Jobi, të cilit i vdiqën shtatë djem dhe tri vajza. Imagjinoni gëzimin e tij kur t’i mirëpresë ata dhe sa të kënaqur do të jenë ata kur ta marrin vesh se kanë edhe shtatë vëllezër e tri motra të tjera të bukura!—Jobi 1:1, 2, 18, 19; 42:12-15.
20 Çfarë bekimi do të jetë kur të ngrihen në jetën në tokë Abrahami, Sara, Isaku dhe Rebeka, si edhe shumë e shumë të tjerë, duke përfshirë «gjithë profetët»! (Luka 13:28) Një nga këta profetë ishte Danieli, të cilit iu premtua ringjallja nën sundimin Mesianik. Për rreth 2500 vjet Danieli ka pushuar në varr, por me fuqinë e ringjalljes, së shpejti ai ‘do të ngrihet për të marrë pjesën e tij’ si një nga ‘princat e tokës’. (Danieli 12:13; Psalmi 45:16) Sa rrëqethëse do të jetë të mirëpritni jo vetëm besnikët e lashtësisë, por edhe babanë, nënën, birin, bijën ose njerëz të tjerë të dashur, të cilët jua ka rrëmbyer vdekja armike!
21. Përse duhet t’u bëjmë gjëra të mira të tjerëve pa vonesë?
21 Disa nga miqtë dhe të dashurit tanë mund t’i kenë shërbyer Perëndisë për dekada dhe tani janë të shkuar në moshë. Mosha e shkuar mund t’ua bëjë të vështirë të përballojnë sfidat e jetës. Sa e dashur është t’u japim atyre çfarëdo ndihme që mundemi që tani! Pastaj, nuk do të kemi keqardhje se mos nuk i kemi përmbushur gjithë detyrimet tona, nëse vdekja do t’i rrëmbejë si viktima të saj. (Predikuesi 9:11; 12:1-7; 1 Timoteut 5:3, 8) Mund të jemi të sigurt se Jehovai nuk do t’i harrojë gjërat e mira që bëjmë për të tjerët, pavarësisht nga mosha ose nga rrethanat e tyre. «Derisa të kemi kohë të volitshme,—shkroi Pavli,—le të bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve, por sidomos ndaj atyre që janë të lidhur me ne në besim.»—Galatasve 6:10; Hebrenjve 6:10.
22. Çfarë duhet të jemi të vendosur të bëjmë, deri në përmbushjen e shpresës së ringjalljes?
22 Jehovai është «Ati i mëshirave të buta dhe Perëndia i çdo ngushëllimi». (2 Korintasve 1:3, 4) Fjala e tij na ngushëllon dhe na ndihmon të ngushëllojmë të tjerët me shpresën e fuqishme të ringjalljes. Derisa të jemi dëshmitarë të përmbushjes së asaj shprese nëpërmjet ngritjes së të vdekurve në jetën në tokë, le të jemi si Pavli, i cili kishte besim te ringjallja. Të imitojmë në veçanti Jezuin, shpresa e të cilit në fuqinë e Perëndisë për të ringjallur u përmbush. Së shpejti, ata që janë në varret përkujtimore do ta dëgjojnë zërin e Krishtit dhe do të dalin jashtë. Le të na japë kjo gjë ngushëllim dhe gëzim! Por, mbi të gjitha, le t’i jemi që të gjithë mirënjohës Jehovait, i cili ka bërë të mundur fitoren mbi vdekjen, nëpërmjet Zotërisë tonë Jezu Krisht!
Si do të përgjigjeni?
• Çfarë prove të dëshmisë okulare për ringjalljen e Jezuit dha Pavli?
• Cili është «armiku i fundit» dhe si do të asgjësohet ai?
• Në rastin e të krishterëve të mirosur, çfarë mbillet dhe çfarë ngrihet?
• Cilët individë të dokumentuar në Bibël do t’ju pëlqente të takonit, kur të ngrihen në jetën në tokë?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 16]
Apostulli Pavël i bëri një mbrojtje të fuqishme ringjalljes
[Figurat në faqen 20]
Ringjallja e Jobit, e familjes së tij dhe e shumë e shumë të tjerëve do të jetë shkak gëzimi i pamasë