Si mund të ketë jeta juaj më shumë domethënie?
Si mund të ketë jeta juaj më shumë domethënie?
NJË proverb i lashtë thotë: «Mos u lodh për t’u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt [kuptueshmëria jote, BR]. A do t’i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.» (Fjalët e urta [Proverbat] 23:4, 5) Me fjalë të tjera, nuk është e mençur të sfilitemi duke u përpjekur të bëhemi të pasur, sepse pasuria mund të na ikë nga duart si me flatrat e një shqiponje.
Siç e tregon Bibla, pasuria materiale mund të zhduket me të shpejtë. Mund të humbasë brenda një nate për shkak të një katastrofe natyrore, të një krize ekonomike ose për shkak të ngjarjeve të tjera të paparashikuara. Për më tepër, edhe ata që arrijnë sukses material shpesh mbeten të zhgënjyer. Shqyrtoni rastin e Xhonit, i cili me punën e tij siguronte argëtim për politikanët, figurat e shquara të sportit dhe për familjet mbretërore.
Xhoni thotë: «I dhashë punës gjithçka që kisha. U begatova financiarisht, qëndroja në hotele luksoze dhe disa herë, madje, shkoja në punë me aeroplan privat. Në fillim më pëlqente, por gradualisht m’u mërzit. Njerëzit të cilët përpiqesha të kënaqja dukeshin të cekët. Në jetën time nuk kishte domethënie.»
Siç e zbuloi Xhoni, një jetë pa vlera frymore nuk është e kënaqshme. Në Predikimin e tij të famshëm në Mal, Jezu Krishti tregoi si të provojmë lumturi të qëndrueshme. Ai tha: «Lum ata që janë të vetëdijshëm për nevojën e tyre frymore, pasi atyre u përket mbretëria e qiejve.» (Mateu 5:3) Qartë, pra, është e mençur t’i vëmë gjërat frymore në vend të parë në jetë. Megjithatë, ka edhe faktorë të tjerë që mund të na ndihmojnë t’i japim jetës më shumë domethënie.
Familja dhe miqtë kanë vlerë të vërtetë
A do t’ju pëlqente jeta po të mos kishit kontakt me familjen dhe po të mos kishit miq të ngushtë? Patjetër që jo. Krijuesi ynë na ka bërë me nevojën që të duam dhe të na duan. Kjo është një arsye përse Jezui e theksoi sa e rëndësishme Mateu 22:39) Familja është një dhuratë hyjnore që siguron ambientin ideal për të shfaqur dashuri joegoiste.—Efesianëve 3:14, 15.
është ‘ta duam të afërmin si vetveten’. (Si mund t’i japë familja më shumë domethënie jetës sonë? Mirë, një familje e bashkuar mund të krahasohet me një kopsht të bukur që siguron strehë çlodhëse nga stresi i jetës së përditshme. Në mënyrë të ngjashme, brenda familjes mund të gjejmë shoqërinë freskuese dhe ngrohtësinë që heq ndjenjat e vetmisë. Sigurisht, një familje nuk e siguron në mënyrë të vetvetishme një strehë të tillë. Megjithatë, dora-dorës që i forcojmë lidhjet familjare, afrohemi më shumë me njëri-tjetrin dhe jeta bëhet më e pasur. Për shembull, koha dhe vëmendja që kushtojmë për të treguar dashuri dhe respekt për bashkëshortin ose bashkëshorten janë investime të përditshme që, përfundimisht, mund të sjellin rezultate të pasura.—Efesianëve 5:33.
Nëse kemi fëmijë, duhet të përpiqemi të sigurojmë ambientin e duhur në të cilin t’i rritim. Të kalojmë kohë me ta, t’i mbajmë të hapura linjat e komunikimit dhe t’u japim mësim frymor, mund të kërkojë angazhim. Por kjo kohë dhe këto përpjekje mund të na sjellin kënaqësi të madhe. Prindërit e suksesshëm i konsiderojnë fëmijët si një bekim, një trashëgimi nga Perëndia, për të cilën duhet treguar kujdes i madh.—Psalmi 127:3
Edhe miqtë e mirë i kontribuojnë një jete të kënaqshme e domethënëse. (Fjalët e urta 27:9) Mund të bëjmë shumë miq, duke treguar ndjenja të përbashkëta. (1 Pjetrit 3:8) Miqtë e vërtetë na ndihmojnë duke na ngritur, kur pengohemi. (Predikuesi [Eklisiastiu] 4:9, 10) Gjithashtu, «një shok i vërtetë . . . është një vëlla që lind për kohën kur ka angështi».—Proverbat 17:17, BR.
Sa e kënaqshme mund të jetë miqësia e vërtetë! Një perëndim dielli është më i mrekullueshëm, një ushqim është më i shijshëm dhe muzika na kënaq më shumë kur kemi pranë një mik. Sigurisht, një familje e bashkuar dhe miq të besueshëm janë vetëm dy aspekte të një jete domethënëse. Çfarë masash të tjera ka marrë Perëndia që mund t’i japin jetës sonë domethënie më të madhe?
Të plotësojmë nevojën tonë frymore
Siç u vu re më sipër, Jezu Krishti e lidhi lumturinë me vetëdijen për nevojën tonë frymore. Jemi krijuar me kapacitet moral dhe frymor. Prandaj, Bibla i referohet ‘njeriut frymor’ dhe ‘njeriut të fshehtë të zemrës’.—1 Korintasve 2:15; 1 Pjetrit 3:3, 4.
Sipas An Expository Dictionary of New Testament Words, nga U. E. Vajn, zemra figurative përfaqëson «gjithë aktivitetin mendor dhe moral të njeriut, elementet racionale dhe emocionale». Në shpjegim e sipër, Vajn shton: «Me fjalë të tjera, zemra përdoret në mënyrë të figurshme për burimet e fshehura të personit të brendshëm.» E njëjta vepër vëren, gjithashtu, se «zemra, meqë gjendet thellë brenda nesh, përmban ‘njeriun e fshehur’, . . . njeriun e vërtetë».
Si mund t’i plotësojmë nevojat e ‘njeriut frymor’ ose të ‘njeriut të fshehur’, domethënë, të ‘njeriut të fshehtë të zemrës’? Një hap të rëndësishëm për ta arritur këtë, dhe për të plotësuar nevojën tonë frymore, e bëjmë kur pranojmë atë që theksoi psalmisti i frymëzuar, i cili këndoi: «Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij.» (Psalmi 100:3) Pranimi i kësaj na çon, në mënyrë të arsyeshme, të nxjerrim përfundimin se jemi përgjegjës para Perëndisë. Nëse duam të jemi të përfshirë mes ‘popullit të tij dhe kopesë së kullotës së tij’, duhet të veprojmë në harmoni me Fjalën e tij, Biblën.
A është një gjë e keqe fakti që jemi përgjegjës para Perëndisë? Jo, sepse dijenia se sjellja jonë i intereson Perëndisë na e shton domethënien në jetë. Na inkurajon të jemi njerëz më të mirë dhe ky është patjetër një synim që ia vlen. «Lum njeriu që ka frikë nga Zoti dhe gjen një gëzim të madh në urdhërimet e tij»,—thuhet te Psalmi 112:1. Frika me respekt ndaj Perëndisë dhe bindja me gjithë zemër ndaj urdhërimeve të tij mund t’i japë jetës sonë më shumë domethënie.
Përse bindja ndaj Perëndisë na kënaq? Sepse kemi një ndërgjegje, një dhuratë të cilën Perëndia ia ka dhënë gjithë njerëzimit. Ndërgjegjja është një hetues moral që regjistron miratimin ose mosmiratimin për atë që kemi bërë a që kemi Romakëve 2:15) Por ndërgjegjja edhe mund të na shpërblejë. Kur veprojmë me altruizëm ndaj Perëndisë dhe ndaj njerëzve të tjerë, ndihemi të kënaqur dhe të gëzuar. Provojmë se «ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh». (Veprat 20:35) Ka një arsye të rëndësishme për këtë.
ndër mend të bëjmë. Që të gjithë e kemi përjetuar shqetësimin e një ndërgjegjeje të turbulluar. (Krijuesi na bëri në një mënyrë të tillë që dëshirat dhe nevojat e njerëzve të tjerë na prekin. Të ndihmojmë të tjerët na sjell kënaqësi në zemër. Përveç kësaj, Bibla na siguron se kur i japim dikujt që është në nevojë, Perëndia e konsideron këtë si një favor që i bëhet atij.—Fjalët e urta 19:17.
Përveçse të na japë kënaqësi të brendshme, a mund të na ndihmojë në mënyrë praktike vëmendja ndaj nevojave frymore? Mirë, një biznesmen nga Lindja e Mesme, me emrin Rajmond, beson se po. «Synimi im ishte vetëm të bëja para,—kujton ai.—Por që nga koha kur pranova në zemër se ka një Perëndi dhe se Bibla shpreh dëshirat e tij, u bëra tjetër njeri. Tani sigurimi i jetesës zë një vend të dytë në jetën time. Duke u përpjekur t’i pëlqej Perëndisë, jam kursyer nga ndjenja shkatërrimtare e urrejtjes. Ndonëse babai im vdiq gjatë një konflikti, nuk kam dëshirë të hakmerrem tek ata që ishin përgjegjës.»
Siç e zbuloi Rajmondi, kujdesi i mirë për nevojat e «njeriut frymor» mund të shërojë plagë të thella emocionale. Megjithatë, nëse nuk i përballojmë problemet që sjell çdo ditë, jeta nuk do të jetë krejtësisht e kënaqshme.
Mund të kemi ‘paqen e Perëndisë’
Në këtë botë plot tension, pak ditë kalojnë qetë-qetë. Ndodhin aksidente, planet nuk dalin ashtu siç i kishim menduar dhe disa njerëz na zhgënjejnë. Këto dështime mund të na e heqin lumturinë. Por, atyre që i shërbejnë Perëndisë Jehova, Bibla u premton një kënaqësi të brendshme: ‘paqen e Perëndisë’. Si e marrim këtë paqe?
Apostulli Pavël shkroi: «Mos jini në ankth për asgjë, por në çdo gjë, kërkesat tuaja le t’i bëhen të njohura Perëndisë me lutje dhe përgjërime, bashkë me dhënie falënderimesh; dhe paqja e Perëndisë, që tejkalon çdo mendim, do të ruajë zemrat tuaja dhe fuqitë tuaja mendore me anë të Krishtit Jezu.» (Filipianëve 4:6, 7) Në vend që të përpiqemi t’i mbajmë të vetëm problemet tona, duhet të lutemi me zjarr, duke ia hedhur barrët tona të përditshme Perëndisë. (Psalmi 55:22) Besimi se ai i përgjigjet këtij përgjërimi nëpërmjet Birit të tij, Jezu Krishtit, do të na shtohet ndërsa rritemi frymësisht dhe kuptojmë se si na ndihmon Perëndia.—Gjoni 14:6, 14; 2 Selanikasve 1:3.
Pasi kemi ndërtuar sigurinë te Perëndia Jehova, ‘Dëgjuesi i lutjes’, jemi më në gjendje të përballojmë sprovat, si sëmundjet kronike, moshën e thyer ose vdekjen e një personi të dashur. (Psalmi 65:2, BR) Megjithatë, për të pasur një jetë vërtet domethënëse, duhet të marrim parasysh edhe të ardhmen.
Të gëzojmë për shpresën që kemi përpara
Bibla premton «qiej të rinj e një tokë të re», një qeveri të drejtë e të dashur qiellore që sundon mbi një familje njerëzore të bindur. (2 Pjetrit 3:13) Në atë botë të re të premtuar nga Perëndia, lufta dhe padrejtësitë do të zëvendësohen me paqe dhe drejtësi. Kjo nuk është thjesht një dëshirë e momentit, por një bindje që mund të bëhet më e fortë çdo ditë. Është vërtet një lajm i mirë dhe, patjetër, një arsye për t’u gëzuar.—Romakëve 12:12; Titit 1:2.
Xhoni, i përmendur në fillim, tani mendon se jeta e tij ka më shumë domethënie. «Ndonëse nuk kam qenë kurrë shumë fetar, kam besuar gjithnjë te Perëndia,—thotë ai.—Por nuk kisha bërë gjë për këtë besim, derisa dy Dëshmitarë të Jehovait më bënë një vizitë. I mbyta me pyetje të tilla, si: ‘Përse jemi këtu në tokë? Ku po shkojmë?’ Përgjigjet e tyre të kënaqshme nga Shkrimet më dhanë një ndjenjë qëllimi për herë të parë në jetën time. Ky ishte vetëm fillimi. Zhvillova një etje për të vërtetën, e cila më bëri të ndryshoja krejtësisht pikëpamjen për vlerat e gjërave. Ndonëse nuk jam më i pasur materialisht, ndihem si një milioner nga ana frymore.»
Ashtu si Xhoni, ndoshta ju e keni lënë të fjetur për shumë vjet aftësinë tuaj frymore. Megjithatë, duke zhvilluar «një zemër me mençuri», mund ta rigjallëroni atë. (Psalmi 90:12, BR) Me vendosmëri dhe me përpjekje, mund të gjeni gëzim, paqe dhe shpresë të vërtetë. (Romakëve 15:13) Tamam, jeta juaj mund të ketë më shumë domethënie.
[Figura në faqen 6]
Lutja mund të na sjellë ‘paqen e Perëndisë’
[Figurat në faqen 7]
A e dini çfarë mund ta bëjë më të kënaqshme jetën familjare?