‘Flasin për mirësinë dhe për dashurinë’
‘Flasin për mirësinë dhe për dashurinë’
VITET e fundit, Dëshmitarët e Jehovait në Francë kanë qenë shënjestër e një fushate intensive shpifjeje. Kundërshtarët kanë përdorur pohime gjysmë të vërteta dhe informacione të shtrembëruara për t’i keqparaqitur ata në publik. Në fillim të vitit 1999, Dëshmitarët e Jehovait anembanë Francës shpërndanë 12 milionë kopje të një fletushke me titull Popull i Francës, po të mashtrojnë! Në këtë fletushkë, ata denonconin pohimet shpifëse të bëra kundër tyre.
Disa ditë pas fushatës, z. Zhan Bonom, mjek dhe ish-deputet në Parlament, i dërgoi një letër të hapur një gazete lokale. Ai shkroi: «Herë pas here, Dëshmitarët e Jehovait më vijnë në shtëpi. Vijnë për të më folur për mirësinë dhe për dashurinë universale. . . . Nuk imponojnë praninë e tyre. Ata shprehen me butësi dhe e dëgjojnë me dashamirësi skepticizmin tim.»
Duke folur për pikëpamjen frymore të Dëshmitarëve të Jehovait, z. Bonom tha: «Në rastin e tyre, idealizmi vështirë se mund të shkaktojë ndonjë dëm. Nga ana tjetër, idealizmi i disa politikanëve është shumë më tepër kërcënues për paqen e qytetarëve dhe për harmoninë e shoqërisë.»