Përse të jemi vetësakrifikues?
Përse të jemi vetësakrifikues?
Billi është një familjar në të pesëdhjetat, mësues i teknologjisë së ndërtimit. Gjatë gjithë vitit, me shpenzimet e tij, ai kalon shumë javë duke ndihmuar në planifikimin dhe ndërtimin e Sallave të Mbretërisë për kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait. Ema është një vajzë beqare 22-vjeçare, e kulturuar dhe e kualifikuar. Në vend që të ndjekë thjesht synimet personale dhe kënaqësitë, ajo kalon më shumë se 70 orë në muaj si shërbëtore, duke i ndihmuar njerëzit të kuptojnë Biblën. Morisi dhe Beti kanë dalë në pension. Në vend që tani t’i marrin gjërat pak më shtruar, ata janë transferuar në një vend tjetër për t’i ndihmuar njerëzit e atjeshëm që të mësojnë për qëllimin e Perëndisë për tokën.
KËTA njerëz nuk e konsiderojnë veten si të veçantë ose të jashtëzakonshëm. Janë thjesht njerëz normalë që bëjnë atë që e konsiderojnë gjënë e drejtë që duhet bërë. Përse e përdorin kohën, energjitë, aftësitë dhe burimet e tyre në interes të të tjerëve? Ajo që i motivon është dashuria e thellë për Perëndinë dhe për të afërmin. Kjo dashuri ka bërë të lindë te secili prej tyre një frymë e vërtetë vetësakrifikuese.
Çfarë duam të themi me frymë vetësakrifikuese? Mirë, të jesh vetësakrifikues nuk kërkon që të bësh një jetë të ashpër ose asketike. Nuk ka nevojë të përfshijë vetëmohimin ekstrem që na heq gëzimin ose kënaqësinë. Siç e shpjegon The Shorter Oxford English Dictionary, vetësakrifikimi thjesht do të thotë «të heqësh dorë nga interesat, lumturia dhe dëshirat e tua, për hir të detyrës ose të mirëqenies së të tjerëve».
Jezu Krishti—Shembulli kryesor
Biri i vetëmlindur i Perëndisë, Jezu Krishti, është shembulli kryesor i një personi me frymë vetësakrifikuese. Në ekzistencën paranjerëzore, jeta e tij duhet të ketë qenë nxitëse dhe e kënaqshme në shkallën më të lartë. Ai kishte shoqëri të ngushtë e intime me Atin e tij dhe me krijesat frymore. Për më tepër, Biri i Perëndisë i përdorte aftësitë e tij në aktivitete tërheqëse dhe emocionuese si një «kryemjeshtër». (Proverbat [Fjalët e urta] 8:30, 31, BR) Patjetër që jetonte në kushte shumë më të mira se çdo gjë që edhe personi më i pasur në tokë mund të ketë gëzuar ndonjëherë. Pas Perëndisë Jehova, ai kishte një pozitë të lartësuar e të privilegjuar në qiell.
Megjithatë, Biri i Perëndisë «e zbrazi veten dhe mori formën e një skllavi, duke u bërë në ngjashmëri me njerëzit». (Filipianëve 2:7) Ai vullnetarisht hoqi dorë nga të gjitha përfitimet personale, duke u bërë njeri dhe duke e ofruar jetën si shpërblesë, për të zhbërë dëmin e shkaktuar nga Satanai. (Zanafilla 3:1-7; Marku 10:45) Kjo donte të thoshte që ai të vinte e të jetonte mes njerëzimit mëkatar në një botë që dergjej nën pushtetin e Satana Djallit. (1 Gjonit 5:19) Gjithashtu, donte të thoshte që ai të duronte parehati dhe siklete. Megjithatë, sado që t’i kushtonte, Jezu Krishti ishte i vendosur të bënte vullnetin e Atit të tij. (Mateu 26:39; Gjoni 5:30; 6:38) Kjo e sprovoi deri në fund dashurinë dhe besnikërinë e Jezuit. Deri ku ishte i gatshëm të shkonte ai? Apostulli Pavël tha se «ai e përuli veten dhe u bë i bindur deri në vdekje, po, vdekje në një shtyllë torture».—Filipianëve 2:8.
«Mbani në ju atë qëndrim mendor»
Ne inkurajohemi që të ndjekim shembullin e Jezuit. «Mbani në ju atë qëndrim mendor që ishte edhe në Krishtin Jezu»,—nxiti Pavli. (Filipianëve 2:5) Si mund ta bëjmë këtë? Një mënyrë është duke «parë me interes personal jo vetëm çështjet tuaja, por me interes personal edhe ato të të tjerëve». (Filipianëve 2:4) Dashuria e sinqertë «nuk kërkon interesat e veta».—1 Korintasve 13:5.
Shpesh, njerëz që interesohen për të tjerët kanë treguar një përkushtim altruist në shërbim të të tjerëve. Megjithatë, sot shumë njerëz kanë prirjen të jenë të përqendruar te vetja. Bota ka një qëndrim prej uni. Duhet të ruhemi nga fryma e botës, sepse nëse ia arrin të modelojë pikëpamjen dhe qëndrimin tonë, ka të ngjarë që t’i bëjmë dëshirat tona gjërat që kanë më shumë rëndësi. Atëherë, çdo gjë që bëjmë—mënyra si e harxhojmë kohën, energjitë, burimet tona—do të mbizotërohen nga interesat e përqendruara te vetja. Prandaj, duhet të bëjmë një luftë të fortë kundër këtij ndikimi.
Disa herë, edhe këshillat me qëllime të mira mund ta dobësojnë frymën tonë vetësakrifikuese. Duke e kuptuar ku po çonte drejtimi vetësakrifikues i Jezuit, apostulli Pjetër i tha: «Ji i mirë me veten, Zotëri.» (Mateu 16:22) Me sa duket, ai e kishte të vështirë ta pranonte gatishmërinë e Jezuit që të shkonte deri në vdekje, në interes të sovranitetit të Atit të tij dhe të shpëtimit të njerëzimit. Prandaj, u përpoq ta bindte Jezuin që të mos ndiqte një drejtim të tillë.
‘Mohoje veten’
Si reagoi Jezui? Tregimi thotë: «Ai u kthye, pa nga dishepujt e tij dhe e qortoi Pjetrin e tha: ‘Dil prapa meje, Satana, sepse nuk mendon mendimet e Perëndisë, por ato të njerëzve.’» Pastaj, Jezui thirri pranë vetes turmën bashkë me dishepujt e tij dhe u tha: «Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë veten, të marrë shtyllën e tij të torturës dhe të më ndjekë vazhdimisht.»—Marku 8:33, 34.
Rreth 30 vjet pasi i dha këtë këshillë Jezuit, Pjetri e tregoi se tashmë e kishte kuptuar domethënien e vetësakrifikimit. Ai nuk i inkurajoi bashkëbesimtarët që t’i merrnin gjërat shtruar e të ishin të mirë me veten. Në vend të kësaj, Pjetri i nxiti që t’i mblidhnin forcat mendore për aktivitet dhe të mos formoheshin më sipas dëshirave të mëparshme të botës. Me gjithë sprovat, ata duhej ta vinin bërjen e vullnetit të Perëndisë në vend të parë në jetën e tyre.—1 Pjetrit 1:6, 13, 14; 4:1, 2.
Drejtimi më shpërblerës që mund të ndjekim të gjithë është t’ia japim Jehovait pronësinë e gjithçkaje që kemi, duke ndjekur me besnikëri Jezu Krishtin dhe duke e lënë Perëndinë të drejtojë aktivitetet tona. Në këtë aspekt, Pavli la një shembull të shkëlqyer. Ndjenja e urgjencës dhe 2 Korintasve 12:15) Pavli i përdori aftësitë e tij për të çuar përpara interesat hyjnore, jo të tijat.—Veprat 20:24; Filipianëve 3:8.
mirënjohja ndaj Jehovait e shtynë atë që të hiqte dorë nga aspiratat dhe perspektivat në botë, të cilat mund ta kishin devijuar që të mos bënte vullnetin e Perëndisë. «Sa për mua,—tha ai,—do të shpenzoj me gëzim të madh dhe do të shpenzohem deri në fund», duke u shërbyer interesave të të tjerëve. (Si mund ta shqyrtojmë veten për të parë nëse kemi një pikëpamje si ajo e apostullit Pavël? Mund t’i bëjmë vetes pyetje si këto: Si e përdor kohën, energjitë, aftësitë dhe burimet e mia? A i përdor këto dhe dhurata të tjera të çmuara thjesht për të çuar përpara interesat e mia apo i përdor për të ndihmuar të tjerët? A kam marrë në shqyrtim mundësinë për të marrë pjesë në mënyrë më të plotë në veprën jetëshpëtuese të shpalljes së lajmit të mirë, ndoshta si lajmëtar i plotkohor i Mbretërisë? A mund të përfshihem më shumë në aktivitete të tilla, si ndërtimi ose mirëmbajtja e Sallave të Mbretërisë? A po përfitoj nga rastet për të ndihmuar ata që janë në nevojë? A i jap Jehovait më të mirën time?—Fjalët e urta 3:9.
«Më shumë lumturi të japësh»
Por, a është vërtet e mençur të jemi vetësakrifikues? Patjetër që po. Pavli e dinte nga përvoja e tij se një frymë e tillë sjell shpërblime të pasura. Atij i solli shumë lumturi dhe një kënaqësi mjaft të madhe personale. Këtë ua shpjegoi pleqve të Efesit, kur u takua me ta në Milet. Pavli tha: «Në gjithçka ju kam treguar se duke u munduar kështu [në një mënyrë vetësakrifikuese] duhet të ndihmoni ata që janë të dobët dhe duhet të mbani mend fjalët e Zotërisë Jezu, kur tha vetë: ‘Ka më shumë lumturi të japësh se të marrësh.’» (Veprat 20:35) Miliona njerëz kanë parë se duke shfaqur këtë lloj fryme, gjejnë shumë lumturi që tani. Gjithashtu, kjo do t’u sjellë gëzim në të ardhmen, kur Jehovai të shpërblejë ata që i vënë interesat e tij dhe ato të të tjerëve përpara interesave të tyre.—1 Timoteut 4:8-10.
Kur e pyetën përse ushtrohet fuqimisht për të ndihmuar të tjerët që të ndërtojnë Sallat e Mbretërisë, Billi komentoi: «Të ndihmoj në këtë mënyrë ato kongregacione që shpesh janë më të vogla më sjell kënaqësi të madhe personale. Më pëlqen t’i përdor ato aftësi dhe njohuri teknike që kam në dobi të të tjerëve.» Përse Ema ka zgjedhur t’ia përkushtojë energjitë dhe aftësitë
veprës për të ndihmuar të tjerët të mësojnë të vërtetën biblike? «Nuk e imagjinoj dot të bëj një gjë tjetër. Ndërkohë që jam ende e re dhe kam mundësi, thjesht dua të bëj sa më shumë që të mundem për të kënaqur Jehovain dhe për të ndihmuar të tjerët. Të sakrifikoj disa përfitime materiale nuk është ndonjë gjë e madhe. Po bëj vetëm atë që duhej të bëj, duke pasur parasysh atë që ka bërë Jehovai për mua.»Morisi dhe Beti nuk ndiejnë asnjë keqardhje që nuk ndërmorën një jetë të rehatshme, pas viteve që punuan shumë për të rritur e për të siguruar për familjen e tyre. Tani që janë në pension, duan të vazhdojnë të bëjnë diçka të dobishme dhe domethënëse me jetën e tyre. «Nuk duam që tani thjesht të rehatohemi dhe të çlodhemi,—thonë ata.—Të ndihmojmë të tjerët që të mësojnë për Jehovain në një vend të huaj na jep mundësinë që të vazhdojmë të bëjmë diçka me qëllim.»
A jeni të vendosur për të qenë vetësakrifikues? Kjo nuk do të jetë e lehtë. Ekziston një luftë e vazhdueshme mes dëshirave tona të papërsosura njerëzore dhe dëshirës sonë të zjarrtë për t’i pëlqyer Perëndisë. (Romakëve 7:21-23) Por është një betejë që mund ta fitojmë, nëse e lëmë Jehovain të drejtojë jetën tonë. (Galatasve 5:16, 17) Ai, patjetër, do ta kujtojë veprën tonë vetësakrifikuese në shërbimin e tij dhe do të na bekojë në mënyrë të pasur. Në fakt, Perëndia Jehova ‘do t’i hapë pragjet e qiellit dhe do të derdhë mbi ne aq shumë bekim, sa nuk do të kemi vend të mjaftueshëm ku ta shtijmë’.—Malakia 3:10; Hebrenjve 6:10.
[Figura në faqen 23]
Jezui kishte një frymë vetësakrifikuese. Po ju?
[Figurat në faqen 24]
Pavli i përqendroi përpjekjet e tij në veprën e predikimit të Mbretërisë