Leximi i Biblës dobiprurës dhe i kënaqshëm
Leximi i Biblës dobiprurës dhe i kënaqshëm
«Duhet të lexosh . . . ditë e natë në të.»—JOSIU 1:8, BR.
1. Cilat janë disa dobi që vijnë nga leximi në përgjithësi dhe nga leximi i Biblës në veçanti?
TË LEXOSH materiale që ia vlejnë është një gjë e dobishme. Filozofi politik francez Monteskjë (Sharl-Lui dë Sëkondo) shkroi: «Për mua, studimi ka qenë gjithnjë ilaçi ideal për mërzitë e jetës. Nuk kam pasur asnjë shqetësim që të mos më ketë kaluar pas një ore leximi.» Në një shkallë shumë më të lartë, kjo është e vërtetë për leximin e Biblës. Psalmisti i frymëzuar tha: «Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë. Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën.»—Psalmi 19:7, 8.
2. Përse Jehovai e ka ruajtur Biblën gjatë epokave dhe çfarë pret ai që të bëjë populli i tij me të?
2 Si Autori i Biblës, Perëndia Jehova e ka ruajtur atë gjatë shekujve të kundërshtimit të ashpër nga armiqtë e saj, qofshin këta fetarë ose laikë. Meqenëse është vullneti i tij që «njerëz të çdo lloji të shpëtojnë dhe të arrijnë në njohurinë e saktë të së vërtetës», ai ka marrë masa që Fjala e tij të vihet në dispozicion të të gjithë njerëzimit. (1 Timoteut 2:4) Është përllogaritur se duke përdorur 100 gjuhë, mund të kontaktohen rreth 80 për qind e banorëve të tokës. Teksti i të gjithë Biblës është në dispozicion në 370 gjuhë dhe disa pjesë të Shkrimeve mund të lexohen në 1860 gjuhë dhe dialekte të tjera. Jehovai dëshiron që populli i vet ta lexojë Fjalën e tij. Ai i bekon shërbëtorët që i kushtojnë vëmendje Fjalës së tij, pra, që e lexojnë atë përditë.—Psalmi 1:1, 2.
Nga mbikëqyrësit kërkohet të lexojnë Biblën
3, 4. Çfarë u kërkonte Jehovai mbretërve të Izraelit dhe cilat arsye për këtë kërkesë zbatohen edhe për pleqtë e krishterë sot?
3 Duke folur paraprakisht për kohën kur kombi i Izraelit do të kishte një mbret njerëzor, Jehovai tha: «Kur të ulet mbi fronin e mbretërisë së tij, do të shkruajë për veten e tij në një libër një kopje të këtij ligji, sipas kopjes së priftërinjve levitikë. Do ta mbajë pranë vetes këtë libër dhe do ta lexojë çdo ditë të jetës së tij, që të mësojë të ketë frikë nga Zoti, Perëndia i tij dhe të zbatojë në praktikë të gjitha fjalët e këtij ligji dhe të këtyre statuteve me qëllim që zemra e tij të mos ngrihet mbi vëllezërit e tij dhe të mos shmanget nga ky urdhërim as djathtas, as majtas.»—Ligji i përtërirë 17:18-20.
4 Vini re arsyet përse Jehovai u kërkonte të gjithë mbretërve të ardhshëm të Izraelit që të lexonin përditë librin e ligjit hyjnor: (1) «që të mësojë të ketë frikë nga Zoti, Perëndia i tij dhe të zbatojë në praktikë të gjitha fjalët e këtij ligji dhe të këtyre statuteve»; (2) «që zemra e tij të mos ngrihet mbi vëllezërit e tij»; (3) «që të mos shmanget nga ky urdhërim as djathtas, as majtas». Mbikëqyrësit e krishterë sot, a nuk duhet t’i frikësohen Jehovait, t’u binden ligjeve të tij, të mos ngrihen mbi vëllezërit e tyre dhe të mos shmangen nga urdhërimet e Jehovait? Është e qartë se leximi i përditshëm i Biblës nuk është më pak i rëndësishëm për ta, sesa ishte për mbretërit e Izraelit.
5. Çfarë u shkroi kohët e fundit Trupi Udhëheqës anëtarëve të Komiteteve të Degëve për leximin e Biblës dhe përse të gjithë pleqtë e krishterë bëjnë mirë ta ndjekin këtë këshillë?
Jozueu] 1:7, 8, BR) Për ata, në veçanti, leximi i Biblës është «dobiprurës për të mësuar, për të qortuar, për të korrigjuar dhe për të stërvitur në drejtësi».—2 Timoteut 3:16, Revised Standard Version.
5 Sot, pleqtë e krishterë kanë një program shumë të ngjeshur dhe kjo ua bën një sfidë ta lexojnë përditë Biblën. Për shembull, anëtarët e Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait dhe anëtarët e Komiteteve të Degëve në mbarë botën janë, që të gjithë, burra shumë të zënë me punë. Megjithatë, një letër e kohëve të fundit e Trupit Udhëheqës, drejtuar gjithë Komiteteve të Degëve, theksonte nevojën për ta lexuar përditë Biblën dhe për të pasur shprehi të mira studimi. Në letër theksohej se kjo gjë do ta rritë dashurinë tonë për Jehovain dhe për të vërtetën e «do të na ndihmojë të ruajmë besimin, gëzimin dhe qëndrueshmërinë deri në fundin e lavdishëm». Të gjithë pleqtë në kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait ndiejnë po këtë nevojë. Leximi i përditshëm i Shkrimeve do t’i ndihmojë që të ‘veprojnë me mençuri’. (Josiu [Një domosdoshmëri për të rinj e të moshuar
6. Përse Josiu lexoi me zë të lartë tërë fjalët e ligjit të Jehovait para fiseve të mbledhura të Izraelit dhe banorëve të huaj?
6 Në kohët e lashta, nuk kishte kopje individuale të Shkrimeve për t’i përdorur personalisht, kështu që leximi i Biblës bëhej para turmës së mbledhur. Pasi Jehovai i kishte dhënë fitoren mbi qytetin e Ait, Josiu i mblodhi fiset e Izraelit para malit Ebal dhe malit Gerizim. Atëherë, tregimi na thotë: «Jozueu lexoi tërë fjalët e ligjit, bekimet dhe mallkimet ashtu si shkruhet në librin e ligjit. Nga të gjitha ato që kishte urdhëruar Moisiu, Jozueu nuk la pa lexuar asnjë fjalë përpara gjithë asamblesë së Izraelit, duke përfshirë gratë, fëmijët dhe të huajt [banorët e huaj, BR] që banonin në mes tyre.» (Jozueu 8:34, 35) Të rinj e të moshuar, vendës dhe banorë të huaj, duhej ta kishin, si të thuash, të skalitur në zemrat dhe mendjet e tyre sjelljen që do të sillte bekimin e Jehovait dhe sjelljen që do të sillte mosmiratimin e tij. Leximi i Biblës, i bërë rregullisht, patjetër që do të na ndihmojë në këtë aspekt.
7, 8. (a) Cilët janë sot si «banorët e huaj» dhe përse kanë nevojë ta lexojnë përditë Biblën? (b) Në ç’mënyrë «fëmijët» në popullin e Jehovait mund të ndjekin shembullin e Jezuit?
7 Sot, miliona shërbëtorë të Jehovait janë si ata ‘banorë të huaj’ në një kuptim frymor. Më përpara, ata jetonin sipas normave të botës, por e kanë transformuar jetën e tyre. (Efesianëve 4:22-24; Kolosianëve 3:7, 8) Ata kanë nevojë t’i kujtojnë vazhdimisht vetes normat që ka Jehovai për të mirën dhe të keqen. (Amosi 5:14, 15) Leximi i përditshëm i Fjalës së Perëndisë i ndihmon për këtë.—Hebrenjve 4:12; Jakovit 1:25.
8 Në popullin e Jehovait ka edhe shumë ‘fëmijë’, të cilët i kanë mësuar normat e Jehovait nga prindërit e tyre, por që duhet të bindin veten për drejtësinë e vullnetit të tij. (Romakëve 12:1, 2) Si mund ta bëjnë këtë? Në Izrael, priftërinjtë dhe pleqtë morën udhëzimin: «Do të lexosh këtë ligj para tërë Izraelit, në veshët e tërë izraelitëve. Do të mbledhësh popullin, burra, gra, fëmijë dhe të huajin që ndodhet brenda portave të tua, që të dëgjojnë dhe të mësojnë të kenë frikë nga Zoti, Perëndia juaj dhe të kenë kujdes të zbatojnë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji, kështu që bijtë e tyre që akoma nuk e njohin, të dëgjojnë Zotin, Perëndinë tuaj dhe të kenë frikë prej tij. (Ligji i përtërirë 31:11-13) Duke jetuar nën Ligj, në moshën e re 12-vjeçare Jezui tregoi një interes të madh për të kuptuar ligjet e Atit të tij. (Luka 2:41-49) Më vonë, ai e kishte zakon të dëgjonte dhe të merrte pjesë në leximin e Shkrimeve në sinagogë. (Luka 4:16; Veprat 15:21) Të rinjtë e sotëm bëjnë mirë të ndjekin shembullin e Jezuit, duke e lexuar Fjalën e Perëndisë përditë dhe duke marrë pjesë rregullisht në mbledhje, ku lexohet dhe studiohet Bibla.
Leximi i Biblës—Një përparësi
9. (a) Përse duhet të jemi përzgjedhës rreth asaj që lexojmë? (b) Çfarë tha botuesi fillestar i kësaj reviste për sa i përket botimeve ndihmëse për studimin e Biblës?
9 Mbreti i mençur Solomon shkroi: «Ruhu . . . Shkruhen shumë libra, por nuk mbarohet kurrë kjo punë dhe studimi i tepërt e lodh trupin.» (Predikuesi [Eklisiastiu] 12:12) Dikush, madje, do të shtonte se leximi i shumë librave që botohen sot jo vetëm është i lodhshëm për trupin, por, sinqerisht, është i rrezikshëm për mendjen. Prandaj, është e rëndësishme të jemi përzgjedhës. Përveçse të lexojmë botimet tona për studimin e Biblës, duhet të lexojmë vetë Biblën. Botuesi fillestar i kësaj reviste u shkroi lexuesve të saj: «Mos harroni kurrë se Standardi ynë është Bibla dhe sido që të jenë botimet ndihmëse që na ka dhënë Perëndia, ato janë ‘ndihmëse’ dhe jo zëvendësuese të Biblës.» * Prandaj, duke mos lënë pas dore botimet e bazuara në Bibël, ne duhet të lexojmë vetë Biblën.
10. Si e ka theksuar «skllavi i besueshëm dhe i matur» rëndësinë e leximit të Biblës?
10 I vetëdijshëm për këtë nevojë, «skllavi i besueshëm dhe i matur» ka vite që e ka programuar leximin e Biblës si pjesë të Shkollës së Shërbimit Mateu 24:45) Programi i tanishëm i leximit të Biblës të jep mundësi ta lexosh të gjithë Biblën brenda një periudhe afro shtatëvjeçare. Ky program është i dobishëm për të gjithë, por në veçanti për të rinjtë në të vërtetën, të cilët nuk e kanë lexuar asnjëherë të gjithë Biblën. Atyre që ndjekin Shkollën Biblike Watchtower të Galaadit për misionarë dhe Shkollën e Stërvitjes për Shërbim, si edhe anëtarëve të rinj të familjes Bethel, u kërkohet që ta lexojnë të gjithë Biblën brenda një viti. Çfarëdo programi që të ndiqni, individualisht ose familjarisht, plotësimi i tij kërkon që t’i jepni përparësi leximit të Biblës.
Teokratik në çdo kongregacion. (Çfarë zbulojnë shprehitë tuaja të leximit?
11. Si dhe përse duhet të ushqehemi me shprehjet e Jehovait çdo ditë?
11 Nëse keni vështirësi për t’iu përmbajtur programit të leximit të Biblës, mund të jetë e përshtatshme të pyetni veten: ‘Çfarë ndikimi mund të kenë shprehitë e mia të leximit ose të shikimit të televizorit në aftësinë për të lexuar Fjalën e Jehovait?’ Kujtoni atë që shkroi Moisiu, dhe që e përsëriti Jezui, se «njeriu s’duhet të jetojë vetëm me bukë, por me çdo shprehje që del nga goja e Jehovait». (Mateu 4:4; Ligji i përtërirë 8:3) Ashtu si kemi nevojë të hamë bukë ose një ushqim tjetër bazë çdo ditë të jetës sonë për të mbajtur trupin fizik, po ashtu kemi nevojë të përvetësojmë çdo ditë mendimet e Jehovait për të mbajtur gjendjen tonë frymore. Duke lexuar Shkrimet, kemi mundësi çdo ditë të marrim mendimet e Perëndisë.
12, 13. (a) Si e ilustron apostulli Pjetër dëshirën që duhet të kemi për Fjalën e Perëndisë? (b) Si ndryshon përdorimi që i bëri Pavli ilustrimit me qumështin, nga ai i Pjetrit?
12 Nëse e vlerësojmë Biblën «jo si fjalë njerëzish, por siç është me të vërtetë, si fjalën e Perëndisë», do të ndihemi të tërhequr prej saj si një foshnjë që dëshiron me zjarr qumështin e nënës së vet. (1 Selanikasve 2:13) Apostulli Pjetër bëri këtë krahasim, duke shkruar: «Si foshnja të sapolindura, ushqeni një dëshirë të zjarrtë për qumështin e papërzier që i përket fjalës, që me anë të tij të rriteni drejt shpëtimit, po qe se e keni shijuar që Zotëria është mirëdashës.» (1 Pjetrit 2:2, 3) Nëse nga përvoja personale e kemi provuar me të vërtetë se «Zotëria është mirëdashës», do të zhvillojmë një dëshirë të zjarrtë për leximin e Biblës.
13 Duhet vërejtur se Pjetri në këtë fragment e përdori analogjinë me qumështin në mënyrë të ndryshme nga apostulli Pavël. Për një foshnjë të sapolindur, qumështi i plotëson të gjitha nevojat ushqimore. Ilustrimi i Pjetrit tregon se Fjala e Perëndisë përmban gjithçka që na duhet për t’u ‘rritur drejt shpëtimit’. Nga ana tjetër, Pavli e përdor nevojën për qumësht që të ilustrojë zakonet e varfra të ushqimit nga ana e disave që pohojnë se janë të rritur frymësisht. Në letrën e tij drejtuar të krishterëve hebrenj, Pavli shkroi: «Edhe pse duhej të ishit mësues, duke pasur parasysh kohën, keni përsëri nevojë për ndokënd që t’ju mësojë nga fillimi gjërat elementare të thënieve të shenjta të Perëndisë; dhe jeni bërë si ata që kanë nevojë për qumësht, jo për ushqim të fortë. Sepse kushdo që ushqehet me qumësht nuk e njeh fjalën e drejtësisë, sepse është foshnjë. Por ushqimi i fortë u përket njerëzve të pjekur, atyre që nëpërmjet përdorimit i kanë aftësitë perceptuese të stërvitura për të shquar si të drejtën, ashtu edhe të gabuarën.» (Hebrenjve 5:12-14) Leximi me vëmendje i Biblës mund të bëjë shumë për të na i zhvilluar aftësitë perceptuese dhe për të na nxitur oreksin për gjëra frymore.
Si ta lexojmë Biblën?
14, 15. (a) Çfarë privilegji na ofron Autori i Biblës? (b) Si mund të nxjerrim dobi nga mençuria hyjnore? (Jepni shembuj.)
14 Që të jetë më dobiprurës, leximi i Biblës duhet filluar jo me leximin, por me lutjen. Lutja është një privilegj i jashtëzakonshëm. Është sikur të filloni të shqyrtoni një libër që flet për një temë të thellë, duke kërkuar ndihmën e autorit për të kuptuar atë që po bëheni gati të lexoni. Sa përfitim i madh që mund të jetë ky! Jakovit 1:5, 6) Trupi Udhëheqës i ditëve tona na nxit vazhdimisht që ta lexojmë Biblën duke filluar me lutje.
Autori i Biblës, Jehovai, na e ofron këtë privilegj. Një anëtar i trupit udhëheqës të shekullit të parë u shkroi vëllezërve të tij: «Nëse ndonjërit nga ju i mungon mençuria le të vazhdojë t’ia kërkojë Perëndisë, sepse ai u jep të gjithëve bujarisht dhe pa i poshtëruar; e do t’i jepet. Por le të vazhdojë t’ia kërkojë me besim, pa dyshuar aspak.» (15 Mençuria është zbatimi në praktikë i njohurisë. Prandaj, para se të hapni Biblën, kërkojini Jehovait t’ju ndihmojë që gjatë leximit të kuptoni pika që duhen zbatuar në jetën tuaj. Lidhini gjërat e reja që mësoni me njohurinë e mëparshme. Futini në «modelin e fjalëve të shëndosha» që keni arritur të njihni deri tani. (2 Timoteut 1:13) Meditoni për ngjarje nga jeta e shërbëtorëve të Jehovait në të kaluarën dhe pyetni veten si do të kishit vepruar ju në rrethana të ngjashme.—Zanafilla 39:7-9; Danieli 3:3-6, 16-18; Veprat 4:18-20.
16. Çfarë sugjerimesh praktike na janë dhënë, për ta bërë leximin e Biblës më të dobishëm e me vlerë?
16 Mos lexoni vetëm sa për të kaluar faqet. Merreni me nge. Ndaluni në atë që po lexoni. Kur ju tërheq ndonjë pikë, shikoni referimet, nëse Bibla juaj ka të tilla. Nëse nuk e keni ende të qartë pikën, mbajeni shënim për të bërë kërkime të mëtejshme më vonë. Ndërsa lexoni, shënojini ose kopjojini shkrimet që doni t’i mbani mend në mënyrë të veçantë. Mund të shtoni edhe shënime personale dhe referime të tjera anash faqeve. Për shkrimet që mendoni se do t’ju duhen një ditë në veprën e predikimit e të mësimdhënies, vini re fjalën kyçe dhe kërkoni në treguesin e fjalëve biblike në fund të Biblës suaj. *
Bëjeni leximin e Biblës një kënaqësi
17. Përse duhet të kënaqemi me leximin e Biblës?
17 Psalmisti foli për njeriun e lumtur, «që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit dhe që mendon thellë [lexon, BR] ditë e natë mbi ligjin e tij». (Psalmi 1:2) Leximi i përditshëm i Biblës nuk duhet të jetë një angari, por një kënaqësi e vërtetë. Një mënyrë për ta bërë të kënaqshëm leximin është të jemi gjithnjë të vetëdijshëm për vlerën e gjërave që mësojmë. Mbreti i mençur Solomon shkroi: «Lum ai njeri që ka gjetur diturinë . . . Rrugët e saj janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja. Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.» (Fjalët e urta [Proverbat] 3:13, 17, 18) Përpjekjet që nevojiten për të fituar mençurinë ia vlejnë vërtet, sepse rrugët e saj janë rrugë kënaqësie, paqeje, lumturie dhe, përfundimisht, rrugë jete.
18. Çfarë është e nevojshme përveç leximit të Biblës dhe çfarë do të shqyrtojmë në artikullin vijues?
18 Po, leximi i Biblës është dobiprurës dhe i kënaqshëm. Por, a mjafton vetëm ai? Pjesëtarët e kishave të të ashtuquajturit krishterim e kanë lexuar Biblën për shekuj, ‘duke mësuar gjithmonë, e megjithatë duke mos qenë kurrë në gjendje të arrijnë njohurinë e saktë të së vërtetës’. (2 Timoteut 3:7) Që leximi i Biblës të jetë frytdhënës, duhet të lexojmë me synimin që ta zbatojmë në jetë njohurinë që marrim dhe ta përdorim në veprën e predikimit e të mësimdhënies. (Mateu 24:14; 28:19, 20) Kjo kërkon përpjekje dhe metoda të mira studimi, të cilat mund të jenë, po njësoj të këndshme e shpërblyese, siç do ta shohim në artikullin vijues.
[Shënimet]
^ par. 9 Shih Dëshmitarët e Jehovait—Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc., faqja 241, anglisht.
^ par. 16 Shih Kullën e Rojës, 1 gusht 1995, faqet 16-17, «Këshilla për të përmirësuar leximin e Biblës».
Pyetje për rishikim
• Cila këshillë, që iu dha mbretërve të Izraelit, zbatohet sot për mbikëqyrësit dhe përse?
• Cilët janë sot si «banorët e huaj» dhe «fëmijët» dhe përse kanë nevojë ta lexojnë Biblën përditë?
• Në cilat mënyra praktike na ka ndihmuar «skllavi i besueshëm dhe i matur» për ta lexuar rregullisht Biblën?
• Si mund të nxjerrim dobi dhe kënaqësi të vërtetë nga leximi i Biblës?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 9]
Pleqtë, në veçanti, duhet ta lexojnë Biblën përditë
[Figura në faqen 10]
Jezui e kishte zakon të merrte pjesë në leximin e Shkrimeve në sinagogë