T’i shërbejmë Perëndisë me një frymë të gatshme
T’i shërbejmë Perëndisë me një frymë të gatshme
«DO TË shpenzoj me gëzim të madh dhe do të shpenzohem deri në fund për shpirtrat tuaj»,—shkroi apostulli Pavël. (2 Korintasve 12:15) Çfarë ju thonë këto fjalë për pikëpamjen dhe qëndrimin që duhet të përpiqen të zhvillojnë shërbëtorët e Jehovait? Sipas një dijetari biblik, kur Pavli u shkroi këto fjalë të krishterëve në Korint, ai po thoshte: «Jam i gatshëm të shpenzoj fuqinë, kohën, jetën dhe gjithçka që kam për mirëqenien tuaj, siç bën me gëzim një baba për fëmijët e tij.» Pavli ishte i përgatitur që të ‘shpenzohej deri në fund’ ose të «lodhej e të rraskapitej», nëse kjo gjë duhej për të kryer plotësisht shërbimin e tij të krishterë.
Për më tepër, Pavli e bëri të gjithë këtë «me gëzim të madh». Ai ishte «plotësisht i gatshëm» për të vepruar kështu, siç thotë The Jerusalem Bible. Po ju? A jeni të gatshëm të shpenzoni kohën, energjinë, talentet dhe burimet tuaja duke i shërbyer Perëndisë Jehova dhe interesave të të tjerëve, edhe nëse kjo do të thotë të jeni ‘të lodhur e të rraskapitur’ disa herë? Dhe, a do ta bënit këtë «me gëzim të madh»?
Ata refuzojnë kategorikisht të shërbejnë
Shumë individë jo vetëm që ngurrojnë, por refuzojnë kategorikisht t’i shërbejnë Perëndisë. Fryma e tyre është një frymë mosmirënjohjeje, pavarësie egoiste e, madje, rebelimi. Satanai gënjeu Adamin dhe Evën, duke i bërë të mendonin në një mënyrë të tillë. Padrejtësisht, ai u tha se do të ishin ‘si Perëndia, të njihnin të mirën dhe të keqen’, në gjendje për të vendosur vetë çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. (Zanafilla 3:1-5) Ata që kanë të njëjtën frymë sot mendojnë se duhet të kenë liri të plotë për të bërë tamam atë që dëshirojnë, pa ndonjë detyrim ndaj Perëndisë ose pa ndonjë ndërhyrje prej tij. (Psalmi 81:11, 12) Duan ta përdorin gjithçka që zotërojnë për të ndjekur interesat e tyre personale.—Fjalët e urta 18:1.
Ka të ngjarë që ju të mos keni këtë pikëpamje ekstreme. Ndoshta e vlerësoni vërtet dhuratën e jetës që gëzoni tani dhe perspektivën edhe më të mrekullueshme për të jetuar përgjithmonë në një tokë parajsore. (Psalmi 37:10, 11; Zbulesa 21:1-4) Mund t’i jeni thellësisht mirënjohës Jehovait për mirësinë që tregon ndaj jush. Por, të gjithë duhet të jemi syçelë ndaj rrezikut se mos Satanai na i shtrembëron mendimet në një mënyrë të tillë që shërbimi ynë faktikisht të bëhet i papranueshëm për Perëndinë. (2 Korintasve 11:3) Si mund të ndodhë kjo?
Kërkohet shërbim i gatshëm
Jehovai dëshiron një shërbim të gatshëm e me gjithë zemër. Ai nuk na detyron kurrë të bëjmë vullnetin e tij. Është Satanai ai që nuk lë gjë pa përdorur për t’u bërë presion ose për t’i mashtruar njerëzit që të bëjnë vullnetin e tij. Faktikisht, për sa i përket shërbimit ndaj Perëndisë, Bibla flet për detyrimet, urdhërimet, kërkesat e kështu me radhë. (Predikuesi 12:13; Luka 1:6) Megjithatë, motivi kryesor përse i shërbejmë Perëndisë është se e duam atë.—Eksodi 35:21; Ligji i përtërirë 11:1.
1 Korintasve 13:1-3) Kur shkrimtarët e Biblës u referohen të krishterëve si skllevër të Perëndisë, nuk po i referohen skllavërisë së ulët, të bazuar në detyrimin me forcë. (Romakëve 12:11; Kolosianëve 3:24) Ajo që nënkuptohet është nënshtrimi i gatshëm, i bazuar në dashurinë e thellë nga zemra për Perëndinë e për Birin e tij, Jezu Krishtin.—Mateu 22:37; 2 Korintasve 5:14; 1 Gjonit 4:10, 11.
Pavarësisht se sa shumë u shpenzua Pavli në shërbim të Perëndisë, ai e dinte se kjo nuk do të nënkuptonte asgjë ‘po të mos kishte dashurinë’. (Shërbimi ynë ndaj Perëndisë duhet të pasqyrojë edhe një dashuri të thellë për njerëzit. «U bëmë zemërbutë mes jush, ashtu si nëna që mënd, përkujdeset për fëmijët e saj»,—i shkroi Pavli kongregacionit në Selanik. (1 Selanikasve 2:7) Në shumë vende sot, nënat kanë detyrimin ligjor për t’u kujdesur për fëmijët e tyre. Por, patjetër, shumica e nënave nuk e bëjnë këtë vetëm për t’iu bindur ligjit, apo jo? Jo, e bëjnë sepse përkujdesen për fëmijët e tyre. Ja, pra, përse një nënë që mënd bën me gëzim sakrifica të mëdha për fëmijët e saj. Duke qenë se Pavli kishte një «përzemërsi të butë» të ngjashme për ata të cilëve u shërbente, kishte «kënaqësinë» («gatishmërinë», King James Version; «kënaqej», New International Version) ta përdorte jetën e tij për t’i ndihmuar. (1 Selanikasve 2:8) Dashuria na motivon të imitojmë shembullin e Pavlit.—Mateu 22:39.
Ç’të themi për shërbimin me ngurrim?
Sigurisht, nuk duhet të lëmë që dashuria për veten të tejkalojë dashurinë për Perëndinë e për njerëzit. Përndryshe, ekziston një rrezik i vërtetë që të bëjmë vetëm një shërbim me ngurrim, me gjysmë zemre. Madje mund të fillojmë të zhvillojmë ndonjë pakënaqësi, duke u ndier të mërzitur që nuk mund ta jetojmë jetën tërësisht sipas dëshirave tona. Kjo u ndodhi disa izraelitëve të cilët e humbën dashurinë për Perëndinë, por, megjithatë, i bënin ende njëfarë shërbimi atij nga ndjenja e detyrës. Cili ishte rezultati? Shërbimi ndaj Perëndisë u bë një ‘lodhje’ për ta.—Malakia 1:13.
Çdo blatim që i bëhet Perëndisë duhet të jetë gjithnjë «pa të meta», pa defekte, ‘më e mira’ që është e mundur. (Levitiku 22:17-20; Eksodi 23:19, BR) Megjithatë, në vend që t’i jepnin Jehovait kafshët më të mira, njerëzit në ditët e Malakisë filluan të ofronin ato që në të vërtetë nuk i donin për vete. Cili qe reagimi i Jehovait? Ai u tha priftërinjve: «Kur ofroni për flijim një kafshë të verbër, a nuk është keq? Kur ofroni një kafshë të çalë ose të sëmurë, nuk është keq? Paraqite, pra, te qeveritari yt. A do të jetë i kënaqur prej teje? Do të të pranojë me kënaqësi? . . . Ju sillni kafshë të vjedhura, të çala ose të sëmura; kjo është oferta që sillni. A do të mund ta pranoja nga duart tuaja?»—Malakia 1:8, 13.
Si mund t’i ndodhë kjo ndonjërit prej nesh? Sakrificat mund të na bëhen një ‘lodhje’, nëse na mungon një zemër dhe një frymë vërtet e gatshme. (Eksodi 35:5, 21, 22; Levitiku 1:3; Psalmi 54:6; Hebrenjve 13:15, 16) Për shembull, a merr Jehovai vetëm atë që mbetet nga koha jonë?
A mund të mendojë ndonjëri me sinqeritet se do të kishte qenë e pranueshme për Perëndinë nëse ndonjë pjesëtar i familjes që ka qëllime të mira ose ndonjë levit i zellshëm do ta kishte detyruar, në njëfarë mënyre, një izraelit jo të gatshëm të zgjidhte kafshën e tij më të mirë për flijim, kur në të vërtetë ai nuk donte ta ofronte atë? (Isaia 29:13; Mateu 15:7, 8) Jehovai i refuzoi këto flijime dhe, përfundimisht, popullin që i ofronte ato.—Hozea 4:6; Mateu 21:43.
Të kënaqemi duke zbatuar vullnetin e Perëndisë
Për t’i ofruar Perëndisë një shërbim të pranueshëm, duhet të ndjekim shembullin e Jezu Krishtit. «Nuk kërkoj vullnetin tim,—tha ai,—por vullnetin e atij që më dërgoi.» (Gjoni 5:30) Jezui gjeti lumturi të madhe duke i shërbyer me gatishmëri Perëndisë. Jezui përmbushi fjalët profetike të Davidit: «Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd.»—Psalmi 40:8.
Ndonëse Jezui kënaqej duke bërë vullnetin e Jehovait, kjo nuk ishte gjithnjë e lehtë. Shqyrtoni atë që ndodhi pikërisht para arrestimit, gjykimit dhe ekzekutimit të tij. Ndërsa ishte në kopshtin e Getsemanisë, Jezui ishte «thellësisht i hidhëruar» dhe «i pushtuar nga angështia». Kaq i fortë ishte presioni emocional, saqë, ndërsa lutej, «djersa e tij Mateu 26:38; Luka 22:44.
u bë si pika gjaku që binin përtokë».—Përse Jezui provoi një angështi të tillë? Patjetër, jo se interesohej për veten ose ngurronte të bënte vullnetin e Perëndisë. Ai ishte gati të vdiste dhe, madje, reagoi me forcë ndaj fjalëve të Pjetrit: «Ji i mirë me veten, Zotëri; ti nuk do të kesh aspak këtë përfundim.» (Mateu 16:21-23) Ajo që e shqetësonte Jezuin ishte mënyra se si vdekja e tij si një kriminel i përbuzur do të ndikonte te Jehovai dhe tek emri i Tij i shenjtë. Jezui ishte i vetëdijshëm se Ati i tij do të provonte dhembje të madhe kur të shihte Birin e dashur të trajtohej në një mënyrë kaq barbare.
Gjithashtu, Jezui e kuptonte se po i afrohej një kohe të rëndësishme për kryerjen e qëllimit të Jehovait. Duke iu përmbajtur me besnikëri ligjeve të Perëndisë do të tregonte përtej çdo dyshimi se Adami mund të kishte bërë të njëjtën zgjedhje. Besnikëria e Jezuit do ta demaskonte, si tërësisht të rremë, pohimin e Satanait se njerëzit nën sprovë nuk do t’i shërbenin Perëndisë me gatishmëri dhe me besnikëri. Nëpërmjet Jezuit, Jehovai do të thërrmonte përfundimisht Satanain dhe do të eliminonte pasojat e rebelimit të tij.—Zanafilla 3:15.
Sa përgjegjësi të madhe kishte mbi shpatulla Jezui! Emri i Atit të tij, paqja universale dhe shpëtimi i familjes njerëzore; që të gjitha vareshin nga besnikëria e Jezuit. Duke kuptuar këtë, ai u lut: «Ati im, nëse është e mundur, le të kalojë prej meje kjo kupë. Megjithatë, jo si dëshiroj unë, por si dëshiron ti.» (Mateu 26:39) Edhe nën stresin më të rëndë, Jezui nuk e humbi asnjëherë gatishmërinë për t’iu nënshtruar vullnetit të Atit të tij.
«Fryma është gati, por mishi është i dobët»
Ashtu si Jezui që pati stres të fortë emocional ndërsa i shërbente Jehovait, mund të presim që Satanai të ushtrojë presion mbi ne si shërbëtorë të Perëndisë. (Gjoni 15:20; 1 Pjetrit 5:8) Për më tepër, jemi të papërsosur. Prandaj, edhe nëse i shërbejmë Perëndisë me gatishmëri, kjo nuk do të jetë e lehtë për ne. Jezui pa se si apostujt luftonin për të bërë gjithçka që ai u kërkonte të bënin. Prandaj, tha: «Sigurisht, fryma është gati, por mishi është i dobët.» (Mateu 26:41) Në mishin e tij të përsosur nuk kishte asgjë që të ishte prej natyre e dobët. Megjithatë, ai kishte në mendje dobësitë e mishit të dishepujve, papërsosmërinë që kishin trashëguar nga Adami i papërsosur. Jezui e dinte se për shkak të papërsosmërisë së trashëguar dhe të kufizimeve njerëzore që vinin si pasojë, ata do të kishin një luftë për të bërë gjithçka që donin të bënin në shërbim të Jehovait.
Prandaj, ne mund të ndihemi si apostulli Pavël, i cili vuante thellësisht kur papërsosmëria ia pengonte aftësinë për t’i shërbyer plotësisht Perëndisë. «Aftësia për të dashur është e pranishme tek unë,—shkroi Pavli,—kurse aftësia për të kryer atë që është e shkëlqyer nuk është e pranishme.» (Romakëve 7:18) Edhe ne kuptojmë se nuk mund t’i kryejmë plotësisht të gjitha gjërat e mira që dëshirojmë të bëjmë. (Romakëve 7:19) Kjo nuk ndodh për shkak të ndonjë ngurrimi nga ana jonë. Është thjesht sepse dobësia e mishit pengon edhe përpjekjet më të mira që bëjmë.
Të mos dëshpërohemi. Nëse kemi gatishmëri nga zemra për të bërë gjithçka që mundemi, Perëndia do ta pranojë patjetër shërbimin tonë. (2 Korintasve 8:12) Le të ‘bëjmë çmos’ për të imituar frymën e nënshtrimit të plotë të Krishtit ndaj vullnetit të Perëndisë. (2 Timoteut 2:15; Filipianëve 2:5-7; 1 Pjetrit 4:1, 2) Jehovai do ta shpërblejë dhe do ta mbështetë një frymë të tillë të gatshme. Ai do të na japë ‘fuqi përtej asaj që është normale’ për të kompensuar dobësitë tona. (2 Korintasve 4:7-10) Me ndihmën e Jehovait, ashtu si Pavli, ne ‘do të shpenzojmë me gëzim të madh dhe do të shpenzohemi deri në fund’ në shërbimin e Tij të çmuar.
[Figura në faqen 21]
Pavli i shërbeu me gatishmëri Perëndisë, në maksimumin e aftësive të tij
[Figura në faqen 23]
Edhe nën stresin më të rëndë, Jezui bëri vullnetin e Atit të tij