Si ndryshon Trupi Udhëheqës nga një korporatë ligjore?
Si ndryshon Trupi Udhëheqës nga një korporatë ligjore?
MBLEDHJET vjetore të Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania janë mbajtur që nga janari i vitit 1885. Gjatë kohës që vazhdonte mbledhja e të krishterëve të mirosur në fund të shekullit të 19-të, drejtuesit dhe funksionarët e kësaj korporate kishin shpresë qiellore. Në fakt, ka qenë pothuajse gjithmonë kështu.
Pati një përjashtim. Në vitin 1940, Hejdën C. Kavintëni—atëherë këshilltari ligjor i Shoqatës dhe një nga «delet e tjera», me shpresë tokësore—u zgjodh si një drejtues i Shoqatës. (Gjoni 10:16) Ai shërbeu si zëvendëspresident i Shoqatës nga viti 1942 deri në vitin 1945. Më pas, vëllai Kavintën dha dorëheqjen si drejtues, për të qenë në përputhje me atë që atëherë dukej se ishte vullneti i Jehovait, domethënë, që të gjithë drejtuesit dhe funksionarët e korporatës së Pensilvanisë duhej të ishin të krishterë të mirosur. Lajman A. Suingëlli zëvendësoi Hejdën C. Kavintënin në këshillin drejtues dhe Frederik U. Franci u zgjodh zëvendëspresident.
Përse shërbëtorët e Jehovait besonin që të gjithë drejtuesit dhe funksionarët e Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania duhej të ishin të krishterë të mirosur? Sepse në atë kohë, këshilli i drejtuesve dhe i funksionarëve të korporatës së Pensilvanisë identifikohej ngushtësisht me Trupin Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait, i cili ka qenë gjithnjë i përbërë tërësisht nga burra të mirosur me frymë.
Një mbledhje vjetore historike
Në mbledhjen vjetore të mbajtur më 2 tetor 1944, në Pitsburg, anëtarët e korporatës së Pensilvanisë pranuan gjashtë rezoluta që ishin amendamente të statutit të saj. Statuti kishte deklaruar se e drejta e votës u jepej atyre që kontribuonin në fondet e veprës së Shoqatës, por amendamenti i tretë e eliminonte këtë masë. Një raport në lidhje me atë mbledhje vjetore thoshte: «Anëtarësia në Shoqatë do të kufizohet në jo më shumë se 500 veta . . . Secili nga ata që do të zgjidhen duhet të jetë shërbëtor i plotkohor i Shoqatës ose shërbëtor në kohë jo të plotë i një kompanie [kongregacioni] të dëshmitarëve të Jehovait dhe duhet të shfaqë frymën e Zotërisë.»
Pas kësaj, për detyra të caktuara drejtuesit e Shoqatës do të votoheshin nga individë që i ishin përkushtuar plotësisht Jehovait, pavarësisht nga sasia e parave që kontribuonin për të çuar përpara veprën e Mbretërisë. Kjo doli se ishte në harmoni me përmirësimet progresive të parathëna tek Isaia 60:17, ku lexojmë: «Në vend të bronzit do të sjell ar, në vend të hekurit do të sjell argjend, në vend të drurit bronz, në vend të gurëve hekur; do të vendos si gjykatësin [mbikëqyrësin, BR] tënd paqen dhe si kujdestarin tënd drejtësinë.» Duke iu referuar ‘mbikëqyrësve’ dhe ‘kujdestarëve’, kjo profeci tregonte se do të kishte përmirësime në procedurat organizative në popullin e Jehovait.
Ky hap i rëndësishëm për ta vënë organizatën në rreshtim teokratik ndodhi në fund të ‘dy mijë e treqind mbrëmjeve e mëngjeseve’ të përmendura te Danieli 8:14, BR. Në atë kohë, «vendi i shenjtë» u soll «në gjendjen e tij të drejtë».
Megjithatë, pas mbledhjes vjetore historike në vitin 1944, mbeti ende një pyetje thelbësore. Meqë në atë kohë Trupi Udhëheqës identifikohej ngushtësisht me këshillin drejtues prej shtatë vetash të korporatës së Pensilvanisë, a do të thoshte kjo se Trupi Udhëheqës nuk mund të përbëhej kurrë nga më shumë
se shtatë të krishterë të mirosur? Për më tepër, meqë drejtuesit zgjidhen nga anëtarët e korporatës, a ishin duke zgjedhur këta anëtarë të korporatës edhe anëtarët e Trupit Udhëheqës në mbledhjen vjetore që bëhej çdo vit? A janë e njëjta gjë drejtuesit dhe funksionarët e Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania me anëtarët e Trupit Udhëheqës apo janë dy gjëra të ndryshme?Një mbledhje tjetër vjetore e paharrueshme
Këto pyetje morën përgjigje në mbledhjen vjetore të mbajtur më 1 tetor 1971. Në atë rast, një nga oratorët theksoi se trupi udhëheqës i ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’ ekzistonte qindra vjet më parë sesa Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania. (Mateu 24:45-47) Një trup udhëheqës u formua në Festën e Ditës së Pesëdhjetë në vitin 33 të e.s., më shumë se 18 shekuj para se të vinte në ekzistencë korporata e Pensilvanisë. Fillimisht, trupi udhëheqës përbëhej, jo nga 7 burra, por nga 12 apostujt. Nga sa duket, numri më vonë u rrit, pasi thuhet që «apostujt dhe pleqtë në Jerusalem» po merrnin drejtimin.—Veprat 15:2.
Në vitin 1971, i njëjti orator shpjegoi se anëtarët e Shoqatës Watch Tower nuk mund të votonin për të zgjedhur anëtarët e Trupit Udhëheqës të mirosur. Përse? «Sepse,—tha ai,—trupi udhëheqës i klasës së ‘skllavit’ nuk emërohet nga asnjë njeri. Ai emërohet nga . . . Jezu Krishti, Kreu i kongregacionit të vërtetë të krishterë dhe Zotëria i klasës së ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’.» Qartë, pra, anëtarët e Trupit Udhëheqës nuk mund të zgjidhen me vota nga anëtarët e asnjë korporate ligjore.
Duke vazhduar, oratori bëri këtë deklaratë shumë domethënëse: «Trupi udhëheqës nuk ka funksionarë siç ka Këshilli Drejtues i Shoqatës, domethënë, president, zëvendëspresident, sekretar të thesarit dhe ndihmëssekretar të thesarit. Ai ka vetëm një drejtues të mbledhjeve.» Për shumë vjet, presidenti i korporatës së Pensilvanisë ishte edhe anëtari kryesor i Trupit Udhëheqës. Nuk do të ishte më kështu. Ndonëse nuk ishin të barabartë për sa i përket përvojës ose aftësisë, anëtarët e Trupit Udhëheqës do të ishin të barabartë në përgjegjësi. Oratori shtoi: «Çdo anëtar i trupit udhëheqës mund të jetë, pra, drejtuesi i mbledhjes, pa qenë në të njëjtën kohë presidenti i . . . Shoqatës . . . për të përcaktuar se cili do të jetë drejtues i mbledhjes së trupit udhëheqës, gjithçka varet nga sistemi i rotacionit.»
Në atë mbledhje vjetore të paharrueshme të vitit 1971, u bë një dallim i qartë ndërmjet anëtarëve të mirosur nga fryma të Trupit Udhëheqës dhe drejtuesve të korporatës së Pensilvanisë. Megjithatë, anëtarët e Trupit Udhëheqës vazhduan të shërbenin si drejtues dhe funksionarë të Shoqatës. Sot, megjithatë, lind pyetja: A ka ndonjë arsye biblike që drejtuesit e Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania të jenë anëtarë të Trupit Udhëheqës?
Përgjigjja është jo. Korporata e Pensilvanisë nuk është enti i vetëm ligjor që përdorin Dëshmitarët e Jehovait. Ka edhe ente të tjera. Njëra është Watchtower Bible and Tract Society of New York, Incorporated. Ajo e lehtëson punën në Shtetet e Bashkuara. Është e qartë që Jehovai e ka bekuar këtë korporatë, ndonëse drejtuesit dhe funksionarët e saj kanë qenë kryesisht nga ‘delet e tjera’. Në Britani përdoret International Bible Students Association. Në vende të tjera, për të çuar përpara interesat e Mbretërisë përdoren ente të tjera ligjore. Që të gjitha ato ndihmojnë në mënyrë të harmonishme dhe kanë një rol në predikimin e lajmit të mirë në mbarë tokën. Pavarësisht nga vendi ku ndodhen ose nga personat që shërbejnë si drejtues a funksionarë, këto ente udhëhiqen dhe përdoren në mënyrë teokratike nga Trupi Udhëheqës. Pra, këto ente kryejnë detyra të caktuara për të çuar përpara interesat e Mbretërisë.
Pasja e enteve ligjore është një gjë e dobishme. Në këtë mënyrë, jemi në harmoni me ligjet lokale dhe kombëtare, siç e kërkon Fjala e Perëndisë. (Jeremia 32:11; Romakëve 13:1) Entet ligjore lehtësojnë veprën tonë të përhapjes së mesazhit të Mbretërisë duke shtypur Bibla, libra, revista, broshura dhe materiale të tjera. Këto ente shërbejnë edhe si mjete ligjore për të trajtuar çështjet e pronësisë së pronave, për ndihmat humanitare, kontratat për përdorimin e ndërtesave të kongreseve e kështu me radhë. Jemi mirënjohës për shërbimet e këtyre enteve ligjore.
Emri i Jehovait në plan të parë
Në vitin 1944, neni II i statutit të Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania u modifikua për të nxjerrë në pah objektivat e kësaj korporate. Sipas statutit, qëllimet e Shoqatës përfshijnë këtë qëllim kryesor: «Të predikojë ungjillin e mbretërisë së Perëndisë nën Krishtin Jezu te të gjitha kombet si dëshmi për emrin, fjalën dhe epërsinë e Perëndisë së Plotfuqishëm JEHOVA.»
Që nga viti 1926, «skllavi i besueshëm» e ka nxjerrë emrin e Jehovait në plan të parë. Veçanërisht i denjë për t’u përmendur ishte viti 1931, kur Studentët e Biblës morën emrin Dëshmitarë të Jehovait. (Isaia 43:10-12) Disa botime të Shoqatës që e kanë vënë theksin në emrin e Perëndisë përfshijnë librat Jehovai (1934), «U shenjtëroftë emri yt» (1961) dhe «Kombet do ta njohin se unë jam Jehovai»—Si? (1971), në anglisht.
Në mënyrë të veçantë duhet përmendur Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta, botuar i plotë në anglisht në vitin 1960. Ai e përmban emrin e Jehovait në çdo vend ku shfaqet tetragrami në Shkrimet Hebraike. Ky përkthim përfshin, gjithashtu, emrin hyjnor në 237 vende në Shkrimet e Krishtere Greke, ku analiza e kujdesshme tregoi se kjo ishte e autorizuar. Sa mirënjohës jemi që, në mënyra të ndryshme, Jehovai e ka lejuar ‘skllavin’ dhe Trupin e tij Udhëheqës të përdorë entet ligjore dhe burimet në lidhje me botimin, për ta bërë të njohur emrin e tij në mbarë tokën!
Nxitet shpërndarja e Fjalës së Perëndisë
Populli i Jehovait ka dhënë vazhdimisht dëshmi për emrin e tij dhe e ka mbështetur Fjalën e tij duke botuar e duke shpërndarë miliona botime të bazuara në Bibël, përveç vetë Biblës. Në fillim të viteve 1900, Shoqata Watch Tower u bë pronare me të drejta autori e versionit The Emphatic Diaglott, botim interlinear greqisht-anglisht i Shkrimeve të Krishtere Greke nga Benxhamin Uilsoni. Shoqata nxori botimin e Studentëve të Biblës të King James Version, i cili përfshinte një shtojcë prej 500 faqesh. Në vitin 1942 botoi King James Version me referime anësore. Pastaj, në vitin 1944, Shoqata filloi të shtypte American Standard Version të vitit 1901, e cila përdor emrin hyjnor. Emri i Jehovait ishte, gjithashtu, një aspekt i versionit The Bible in Living English, nga Stiven T. Bajington, botuar nga Shoqata në vitin 1972.
Entet ligjore të përdorura nga Dëshmitarët e Jehovait kanë ndihmuar për shtypjen dhe shpërndarjen e të gjitha këtyre përkthimeve të Biblës. Gjithsesi, edhe më i dallueshëm ka qenë bashkëpunimi shumë i ngushtë ndërmjet Shoqatës Watch Tower dhe grupit të Dëshmitarëve të mirosur të Jehovait që përbëjnë Komitetin e Përkthimit të Biblës Bota e Re. Gëzohemi që, tërësisht ose pjesërisht, deri më sot janë shtypur më shumë se 106.400.000 kopje të këtij përkthimi në 38 gjuhë. Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania është vërtet një shoqatë biblike!
«Skllavi i besueshëm» është ‘emëruar mbi gjithë zotërimet e zotërisë së tij’. Këto përfshijnë ndërtesat në selinë botërore në shtetin e Nju-Jorkut, SHBA dhe 110 degët që veprojnë tani në mbarë botën. Pjesëtarët e klasës Mateu 25:14-30) Megjithatë, kjo nuk e pengon ‘skllavin’ të lërë që mbikëqyrës të kualifikuar nga ‘delet e tjera’ që të kujdesen për përgjegjësitë ligjore dhe administrative. Në fakt, kjo u jep mundësi anëtarëve të Trupit Udhëheqës t’i kushtojnë më shumë kohë «lutjes dhe shërbimit të fjalës».—Veprat 6:4.
së skllavit e dinë se do të thirren që të japin llogari për mënyrën se si e kanë përdorur atë që u është besuar. (Për sa kohë që do të lejojnë kushtet në këtë botë, Trupi Udhëheqës, i cili përfaqëson ‘skllavin e besueshëm dhe të matur’, do t’i përdorë entet ligjore. Këto janë të volitshme, por nuk janë të domosdoshme. Nëse një ent ligjor do të shkrihet me anë të një dekreti qeveritar, vepra e predikimit ende do të vazhdojë. Edhe tani, në vende ku ka kufizime dhe ku nuk përdoren ente ligjore, mesazhi i Mbretërisë po shpallet, po bëhen dishepuj dhe po vazhdon rritja teokratike. Kjo po ndodh sepse Dëshmitarët e Jehovait mbjellin dhe ujitin dhe ‘Perëndia vazhdon të bëjë të rritet’.—1 Korintasve 3:6, 7.
Ndërsa presim të ardhmen, jemi të sigurt se Jehovai do të kujdeset për nevojat frymore dhe materiale të popullit të tij. Ai dhe Biri i tij, Jezu Krishti, do të vazhdojnë të sigurojnë drejtimin dhe mbështetjen qiellore që nevojiten për të përfunduar veprën e predikimit të Mbretërisë. Sigurisht, çdo gjë që arrijmë si shërbëtorë të Perëndisë bëhet ‘jo me anë të një force ushtarake, as me anë të fuqisë, por me anë të frymës së Jehovait’. (Zaharia 4:6, BR) Prandaj, lutemi për ndihmën hyjnore, duke e ditur se me forcën që jep Jehovai, do të jemi në gjendje ta mbarojmë veprën që ai na ka dhënë për të bërë në këtë kohë të fundit!