Cila është e vërteta për Rrotullat e Detit të Vdekur?
Cila është e vërteta për Rrotullat e Detit të Vdekur?
Më shumë se 50 vjet më parë, një gur i hedhur nga një bari beduin në një shpellë çoi në atë që disa e kanë quajtur zbulimin më të madh arkeologjik të shekullit të 20-të. Beduini dëgjoi që guri theu një qyp prej balte. Kur kontrolloi, gjeti të parën nga ato që u njohën më vonë si Rrotullat e Detit të Vdekur.
KËTO rrotulla kanë qenë në qendër të vëmendjes e të polemikave, si në qarqet e studiuesve, ashtu edhe në mjetet e informacionit. Në publik, pështjellimi dhe keqinformimi janë me bollëk. Kanë qarkulluar zëra për një maskim të përgjithshëm, i cili është bërë nga frika se mos rrotullat zbulojnë fakte që do të minonin besimin e të krishterëve dhe të judenjve. Por, cila është domethënia e vërtetë e këtyre rrotullave? Pas më shumë se 50 vjetësh, a mund të njihen faktet?
Çfarë janë Rrotullat e Detit të Vdekur?
Rrotullat e Detit të Vdekur janë dorëshkrime të lashta hebraike, shumica të shkruara në hebraisht, disa në aramaisht dhe pak në greqisht. Shumë nga këto rrotulla dhe copëza rrotullash janë më tepër se 2.000 vjet të vjetra dhe i përkasin periudhës para lindjes së Jezuit. Ndër rrotullat e para që nxorën beduinët ishin shtatë dorëshkrime të gjata, në faza të ndryshme prishjeje. Pasi u bënë kërkime në më shumë shpella, u gjetën rrotulla të tjera dhe mijëra copëza rrotullash. Midis viteve 1947 dhe 1956, afër Kumranit, pranë Detit të Vdekur, u zbuluan 11 shpella ku kishte rrotulla.
Kur bëhet klasifikimi i të gjitha rrotullave dhe copëzave, ato përbëjnë rreth 800 dorëshkrime. Gati një e katërta e tyre, ose pak më shumë se 200 dorëshkrime, *
janë kopje të disa pjesëve të tekstit të Biblës hebraike. Dorëshkrime të tjera paraqesin shkrime të lashta judaike jobiblike si apokrife, ashtu edhe pseudoepigrafe.Disa nga rrotullat që entuziazmuan më shumë studiuesit ishin shkrime që nuk njiheshin më parë. Këto përfshijnë interpretime për sa i përket ligjit judaik, rregulla specifike për komunitetin e sektit që jetonte në Kumran, poema dhe lutje liturgjike, si edhe vepra eskatologjike, të cilat zbulojnë pikëpamje për përmbushjen e profecive biblike dhe për ditët e fundit. Ka edhe rrotulla shpjeguese të Biblës, të cilat janë karakteristike dhe janë pararendëset më të lashta të librave të sotëm që shpjegojnë varg për varg shkrimet biblike.
Kush i shkroi Rrotullat e Detit të Vdekur?
Metoda të ndryshme për datimin e dokumenteve të lashta tregojnë se rrotullat ose u kopjuan, ose u krijuan midis shekullit të tretë p.e.s. dhe shekullit të parë të e.s. Disa studiues kanë hedhur idenë se rrotullat i kishin fshehur nëpër shpella judenjtë e Jerusalemit, para shkatërrimit të tempullit në vitin 70 të e.s. Megjithatë, shumica e studiuesve që merren me shqyrtimin e rrotullave e konsiderojnë këtë pikëpamje jo në harmoni me përmbajtjen e vetë rrotullave. Shumë rrotulla pasqyrojnë pikëpamje dhe zakone që ishin në kundërshtim me ato të autoriteteve fetare në Jerusalem. Këto rrotulla flasin për një komunitet që besonte se Perëndia i kishte refuzuar priftërinjtë dhe shërbimin e tempullit në Jerusalem dhe se e konsideronte adhurimin që bënte në shkretëtirë sekti i tyre si një lloj shërbimi zëvendësues të tempullit. Duket e pamundur që autoritetet e tempullit në Jerusalem të fshihnin një koleksion që përfshinte rrotulla të tilla.
Ndonëse ka të ngjarë që në Kumran të ketë pasur një grup kopistësh, ndoshta shumë nga rrotullat u mblodhën në vende të tjera dhe u sollën aty nga besimtarët. Në njëfarë kuptimi, Rrotullat e Detit të Vdekur janë një koleksion i madh biblioteke. Siç ndodh me çdo bibliotekë, koleksioni mund të përfshijë një shumëllojshmëri mendimesh, ku jo të gjitha pasqyrojnë medoemos pikëpamjet fetare të lexuesve të saj. Megjithatë, ato shkrime që ekzistojnë në kopje të shumta ka më shumë të ngjarë që të pasqyrojnë interesat dhe bindjet karakteristike të këtij sekti.
Mos vallë banorët e Kumranit ishin esenë?
Nëse këto rrotulla përbënin bibliotekën e Kumranit, cilët ishin banorët e tij? Profesori Eleazar Sukenik, i cili në vitin 1947 mori tri rrotulla për Universitetin Hebraik në Jerusalem, ishte i pari që propozoi se këto rrotulla i përkitnin një komuniteti esenësh.
Esenët ishin një sekt judaik i përmendur nga shkrimtarët e shekullit të parë Jozefi, Filoja i Aleksandrisë dhe Plini Plaku. Origjina e saktë e esenëve është çështje hamendjesh, por duket se ata kanë dalë gjatë periudhës së trazirave që vijoi pas revoltës së makabenjve në shekullin e dytë p.e.s. * Jozefi raportoi për ekzistencën e tyre gjatë asaj periudhe, ndërsa përshkroi me hollësi se si pikëpamjet e tyre fetare ndryshonin nga ato të farisenjve dhe të saducenjve. Plini përmendi vendndodhjen e një komuniteti esenësh pranë Detit të Vdekur, midis Jerikosë dhe En-Gedit.
Profesori Xhejms Vanderkam, një studiues i Rrotullave të Detit të Vdekur, parashtron idenë se «esenët që jetonin në Kumran ishin vetëm një pjesë e vogël e lëvizjes më të gjerë esene», për të cilën Jozefi përllogariti se kishte rreth katër mijë pjesëtarë. Ndonëse nuk i përmbushin në mënyrë të përsosur të gjitha përshkrimet, tabloja e përgjithshme që del nga tekstet e Kumranit duket se u përshtatet esenëve më mirë se çdo grupi tjetër të njohur judaik të asaj periudhe.
Disa kanë pohuar se krishterimi i pati fillimet e tij në Kumran. Gjithsesi, ndërmjet pikëpamjeve fetare të sektit të Kumranit dhe atyre të të krishterëve Mateu 15:1-20; Luka 6:1-11) E njëjta gjë mund të thuhet në lidhje me veçimin e esenëve nga shoqëria, me besimin e tyre te fati dhe te pavdekësia e shpirtit, si edhe me theksin që i vinin beqarisë me betim dhe ideve mistike për pjesëmarrjen bashkë me engjëjt në adhurimin e tyre. Kjo tregon se ata janë në mospërputhje me mësimet e Jezuit dhe me ato të të krishterëve të parë.—Mateu 5:14-16; Gjoni 11:23, 24; Kolosianëve 2:18; 1 Timoteut 4:1-3.
të hershëm mund të vërehen shumë ndryshime të dallueshme. Shkrimet e Kumranit zbulojnë rregulla tepër të rrepta për sabatin dhe një interesim pothuajse fanatik për pastërtinë ceremoniale. (Asnjë maskim, asnjë rrotull e fshehur
Në vitet që pasuan zbulimin e Rrotullave të Detit të Vdekur, dolën botime të ndryshme që i vunë gjetjet fillestare në dispozicion të studiuesve përreth botës. Por, mijëra copëzat e gjetura në njërën nga shpellat, e njohur si Shpella 4, dolën shumë më problematike. Këto i kishte në dorë një ekip ndërkombëtar studiuesish i ngritur në Jerusalemin Lindor (atëherë pjesë e Jordanit), në Muzeun Arkeologjik të Palestinës. Në këtë ekip nuk ishte përfshirë asnjë studiues judaik ose izraelit.
Ekipi përdori një linjë veprimi, duke mos lejuar që rrotullat të ishin në dispozicion derisa ata të botonin rezultatet përfundimtare të kërkimit të tyre. Numri i studiuesve në ekip mbahej i kufizuar. Nëse vdiste një pjesëtar i ekipit, vetëm një studiues mund të shtohej për ta zëvendësuar atë. Sasia e punës kërkonte një ekip shumë më të madh dhe, në disa raste, një përvojë më të madhe në hebraishten dhe aramaishten e lashtë. Xhejms Vanderkami u shpreh kështu: «Dhjetëra mijë copëzat ishin shumë më tepër sesa mund të shqyrtonin tetë ekspertë, sado të aftë të ishin.»
Pas Luftës Gjashtëditore në vitin 1967, Jerusalemi Lindor dhe rrotullat e tij kaluan në juridiksionin e Izraelit, por nuk u bë asnjë ndryshim në linjën e veprimit të ekipit të studimit të rrotullave. Duke qenë se vonesa për botimin e rrotullave të Shpellës 4 u zgjat nga disa vjet në disa dhjetëvjeçarë, një numër studiuesish protestuan. Në vitin 1977, profesori Geza Vermesh nga Universiteti i Oksfordit e quajti këtë vonesë skandalin më të famshëm akademik të shekullit të 20-të. Filluan të përhapeshin zëra se Kisha Katolike po fshihte me dashje informacione nga rrotullat, të cilat do të ishin shkretuese për krishterimin.
Në vitet 80 të shekullit të 20-të, ekipi më në fund u zgjerua deri në 20 studiues. Pastaj, në vitin 1990, nën drejtimin e kryeredaktorit të sapocaktuar, Emanuel Tovit, nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit, ekipi u zgjerua më tej, deri në më shumë se 50 studiues. U hartua një program i rreptë për të nxjerrë në qarkullim të gjitha rrotullat që mbeteshin, bashkë me komentet dhe punimet e studiuesve.
Një përparim i vërtetë ndodhi papritur në vitin 1991. Së pari, u botua libri A Preliminary Edition of the Unpublished Dead Sea Scrolls (Botim paraprak i Rrotullave të pabotuara të Detit të Vdekur). Ky botim u arrit të bëhej me ndihmën e kompjuterit, duke u bazuar në një kopje të renditësit alfabetik të fjalëve që kishte përdorur ekipi. Më pas, Biblioteka Hantington në San-Marino, Kaliforni, njoftoi se do të vinte në dispozicion për çdo studiues që do të dëshironte, koleksionin e plotë të fotografive të rrotullave. S’kaloi shumë kohë dhe fotografitë e rrotullave që më parë nuk ishin botuar u vunë në dispozicion nëpërmjet librit A Facsimile Edition of the Dead Sea Scrolls (Botim faksimile i Rrotullave të Detit të Vdekur).
Kështu, në dhjetëvjeçarin e fundit, të gjitha Rrotullat e Detit të Vdekur kanë qenë në dispozicion për t’i shqyrtuar. Kërkimi zbulon se nuk ka pasur asnjë maskim, nuk ka pasur rrotulla të fshehura. Vetëm tani që po dalin botimet e fundit zyrtare të rrotullave mund të fillojë analizimi i plotë i tyre. Ka lindur një brez i ri studiuesish të rrotullave. Por, çfarë rëndësie ka ky kërkim për studentët e Biblës?
[Shënimet]
^ par. 6 Si apokrifet (fjalë për fjalë «e fshehur»), ashtu edhe pseudoepigrafet (fjalë për fjalë «shkrime të atribuara në mënyrë të rreme») janë shkrime judaike, të cilat i përkasin periudhës nga shekulli i tretë p.e.s. e deri në shekullin e parë të e.s. Apokrifet janë pranuar nga Kisha Katolike e Romës si pjesë e librave të frymëzuar të Biblës, por judenjtë dhe protestantët i hedhin poshtë këta libra. Pseudoepigrafet shpesh janë shkruar në formë shtjellimesh të tregimeve biblike, që mbajnë emrin e ndonjë personazhi të famshëm biblik.
^ par. 13 Shih artikullin «Cilët ishin makabenjtë?» në Kullën e Rojës, 15 nëntor 1998, faqet 21-24.
[Figura në faqen 3]
Këto janë ndër shpellat afër Detit të Vdekur, ku u gjetën rrotullat e lashta
[Burimi i figurës në faqen 3]
Copa rrotullash: Faqet 3, 4 dhe 6; Me mirësjelljen e Israel Antiquities Authority
[Burimi i figurës në faqen 5]
Me mirësjelljen e Shenjtërores së Librit, Muzeu i Izraelit, Jerusalem