Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Lufta kundër varfërisë—Një betejë e humbur?

Lufta kundër varfërisë—Një betejë e humbur?

Lufta kundër varfërisë—Një betejë e humbur?

TURISTËT që vizitojnë Kombet e Bashkuara në qytetin e Nju-Jorkut shohin Dhomën e Këshillit Ekonomiko-Shoqëror, në tavanin e së cilës, mbi galerinë për publikun, gjenden të ekspozuara tubacionet dhe kanalizimet për kabllot elektrike. Ciceronia shpjegon: «Tavani ‘i papërfunduar’ konsiderohet në përgjithësi si një përkujtues simbolik se puna ekonomike dhe sociale e Kombeve të Bashkuara nuk përfundon kurrë. Do të ketë gjithnjë diçka më tepër që mund të bëhet për të përmirësuar kushtet e jetesës së njerëzve në botë.»

Ndonëse Këshilli i është përkushtuar kauzës së denjë për të nxitur një standard më të lartë jetese për të gjithë, kjo punë duket se nuk ka të mbaruar. Është interesante se Jezu Krishti, gjatë shërbimit në tokë në shekullin e parë të e.s., tha: «Fryma e Jehovait është mbi mua, sepse ai më mirosi për t’u shpallur lajmin e mirë të varfërve.» (Luka 4:18) Cili ishte ‘lajmi i mirë’ që shpalli ai? Ishte mesazhi për Mbretërinë me Jezu Krishtin si Mbret, që do ta vendosë Perëndia Jehova, i cili bëhet «kështjellë për të varfërin . . . në fatkeqësinë e tij». Çfarë do të kryejë kjo Mbretëri? Isaia profetizoi: «Zoti i ushtrive do t’u përgatisë tërë popujve . . . një banket me gjellë të shijshme, me verëra të vjetra, me gjellë të shijshme me shumë palcë dhe me verëra të vjetra të zgjedhura. Do të shkatërrojë përgjithnjë vdekjen; Zoti, Zoti, do t’i thajë lotët nga çdo fytyrë.»—Isaia 25:4-6, 8.

A do t’ju pëlqente të dinit më shumë se si Mbretëria e Perëndisë do t’i ‘përmirësojë kushtet e jetesës së njerëzve në botë’, në mënyrë që të mos ketë më mungesa? Shikoni më poshtë për të kuptuar si mund të veproni që një mësues i kualifikuar t’ju bëjë vizitë për t’ju treguar më shumë për atë që thotë Bibla rreth këtyre çështjeve.