Rrotullat e Detit të Vdekur: Përse duhet të na interesojnë?
Rrotullat e Detit të Vdekur: Përse duhet të na interesojnë?
Para zbulimit të Rrotullave të Detit të Vdekur, dorëshkrimet më të vjetra të Shkrimeve Hebraike i takonin afërsisht shekullit të nëntë e të dhjetë të erës sonë. A mund t’u besohej vërtet këtyre dorëshkrimeve si transmetime besnike të Fjalës së Perëndisë, meqë shkrimi i Shkrimeve Hebraike kishte përfunduar më shumë se një mijë vjet më parë? Profesori Hulio Treboje Barrera, pjesëtar i ekipit ndërkombëtar të botuesve të Rrotullave të Detit të Vdekur, thotë: «Rrotulla e Isaisë [nga Kumrani] siguron një provë të pakundërshtueshme se transmetimi i tekstit biblik në një periudhë prej më shumë se një mijë vjetësh, nga kopistët judenj, ka qenë tepër besnik dhe i kujdesshëm.»
RROTULLA së cilës i referohet Barrera përmban tërë librin e Isaisë. Deri më sot, mes më shumë se 200 dorëshkrimeve biblike që janë gjetur në Kumran, janë identifikuar pjesë të çdo libri të Shkrimeve Hebraike, përveç librit të Esterës. Ndryshe nga Rrotulla e Isaisë, shumica e rrotullave përfaqësohen vetëm me copëza rrotullash, të cilat përmbajnë më pak se një të dhjetën e çdo libri në fjalë. Librat biblikë që ishin më të përdorur në Kumran ishin: Psalmet (36 kopje), Ligji i përtërirë (29 kopje) dhe Isaia (21 kopje). Këta janë, gjithashtu, librat që citohen më shpesh në Shkrimet e Krishtere Greke.
Ndonëse rrotullat tregojnë se Bibla nuk ka pësuar ndryshime themelore, ato zbulojnë, gjithashtu, se në njëfarë mase kishte versione të ndryshme të teksteve biblike në hebraisht të përdorura nga judenjtë në periudhën e Tempullit të Dytë. Secili nga këto versione ka ndryshimet e veta. Jo të gjitha rrotullat janë identike me tekstin masoretik për sa i përket drejtshkrimit ose formulimit. Disa i afrohen më shumë Septuagintës greke. Më parë, studiuesit mendonin se ndryshimet e Septuagintës mund të vinin si pasojë e gabimeve ose edhe e shpikjeve të qëllimta nga përkthyesi. Tani, rrotullat zbulojnë se shumë nga këto ndryshime në të vërtetë u detyroheshin ndryshimeve në tekstin hebraik. Kjo mund të shpjegojë disa raste në të cilat të krishterët e parë cituan shkrime nga Shkrimet Hebraike që përdornin formulim të ndryshëm nga teksti masoretik.—Eksodi 1:5; Veprat 7:14.
Kështu, ky zbulim i çmuar i rrotullave dhe i copëzave të rrotullave biblike siguron një bazë të shkëlqyer për të studiuar transmetimin e tekstit biblik hebraik. Rrotullat e Detit të Vdekur kanë ripohuar vlerën si të Septuagintës, ashtu edhe të Pentateukut samaritan, për të bërë krahasime tekstesh. Ato sigurojnë një burim të mëtejshëm për përkthyesit e Biblës, që të shqyrtojnë përmirësime të mundshme në tekstin masoretik. Në disa raste, ato vërtetojnë vendimet që ka marrë Komiteti i Përkthimit të Biblës Bota e Re, për ta rivendosur emrin e Jehovait në vendet ku ishte hequr nga teksti masoretik.
Rrotullat që përshkruajnë rregullat dhe bindjet e sektit të Kumranit e bëjnë shumë të qartë se në kohën e Jezuit nuk ekzistonte vetëm një Isaisë 40:3 për një zë në shkretëtirë, për të bërë të drejtë rrugën e Jehovait. Disa copëza rrotullash i referohen Mesisë, ardhjen e të cilit autorët e konsideronin shumë të afërt. Kjo është me interes të veçantë, për shkak të komentit të Lukës se «populli ishte në pritje» të ardhjes së Mesisë.—Luka 3:15.
formë judaizmi. Sekti i Kumranit kishte tradita të ndryshme nga ato të farisenjve dhe të saducenjve. Këto ndryshime ka të ngjarë të kenë çuar në tërheqjen e sektit në shkretëtirë. Në mënyrë të gabuar, ata e konsideronin veten si një përmbushje tëRrotullat e Detit të Vdekur na ndihmojnë në njëfarë mase të kuptojmë kontekstin e jetës së judenjve gjatë kohës që predikoi Jezui. Ato sigurojnë një informacion për të bërë krahasime gjatë studimit të hebraishtes së lashtë dhe të tekstit të Biblës. Por, teksti i shumë prej Rrotullave të Detit të Vdekur ka ende nevojë për një analizim më të kujdesshëm. Prandaj, mund të fitohen ende kuptueshmëri të reja. Vërtet, zbulimi më i madh arkeologjik i shekullit të 20-të vazhdon të entuziazmojë si studiuesit, ashtu edhe studentët e Biblës, ndërsa vazhdojmë në shekullin e 21-të.
[Burimet e figurave në faqen 7]
Gërmime në Kumran: Pictorial Archive (Near Eastern History) Est.; dorëshkrim: Me mirësjelljen e Shenjtërores së Librit, Muzeu i Izraelit, Jerusalem