Kirurgjia pa gjak: «Një prirje kryesore mjekësore»
Kirurgjia pa gjak: «Një prirje kryesore mjekësore»
NËN titullin «Kirurgjia ‘pa gjak’», revista Maclean’s raportonte se mjekët në të gjithë Kanadanë kanë «zhvilluar teknika të reja që, gjatë pesë viteve të fundit, e kanë kthyer të ashtuquajturën kirurgji pa gjak në një prirje kryesore mjekësore». Brajan Mjurhedi, anesteziolog në Qendrën e Shkencave Mjekësore të Vinipegut, është një prej këtyre mjekëve. Çfarë e nxiti kërkimin e tij për trajtim alternativ pa gjak?
Në vitin 1986, dr. Mjurhedi mori përsipër detyrën e vështirë për të operuar një burrë 70-vjeçar me ulcerë hemorragjike, i cili, për shkak të bindjeve të bazuara në Bibël, duke qenë Dëshmitar i Jehovait, kishte kërkuar mjekim që nuk përfshinte transfuzionin e gjakut. (Veprat 15:28, 29) Revista Maclean’s raporton se dr. Mjurhedi «përdori një metodë që ishte përdorur rrallë, duke futur tretësirë fiziologjike në trupin e pacientit për ta mbajtur të lartë presionin e gjakut». «Procedura pati sukses dhe ia përforcoi Mjurhedit besimin gjithnjë në rritje se ‘po bënim tepër transfuzione gjaku. Mendova që ishte koha të kërkonim alternativa’.»
Kërkimi për kirurgjinë pa gjak u «nxit si nga shqetësimet për furnizimin në të ardhmen me gjak të dhuruar, ashtu edhe nga frika e shumë pacientëve se mos merrnin ndonjë virus nga transfuzionet». Falë kërkimeve të bëra nga mjekë novatorë, kanë nxjerrë dobi jo vetëm Dëshmitarët e Jehovait, por edhe shumë të tjerë. «Përveçse eliminon nevojën për transfuzione në shumë raste, kirurgjia pa gjak e zvogëlon sikur edhe pak rrezikun e infektimit nga gjaku i ndotur»,—thuhet në revistën Maclean’s. Gjithsesi, edhe gjaku që konsiderohet «i pastër» mund të përbëjë rrezik infektimi duke ndrydhur përkohësisht sistemin imunitar të pacientëve.
Çfarë qëndron pas bindjes së fortë të Dëshmitarëve të Jehovait në lidhje me trajtimin alternativ pa gjak? Mund të jeni të interesuar të lexoni broshurën Si mund t’jua shpëtojë gjaku jetën? Dëshmitarët e Jehovait do të jenë të lumtur t’jua japin këtë broshurë.