Mbajeni mendjen te fryma dhe jetoni!
Mbajeni mendjen te fryma dhe jetoni!
«Mbajtja e mendjes te fryma do të thotë jetë.»—ROMAKËVE 8:6.
1, 2. Çfarë dallimi bën Bibla ndërmjet ‘mishit’ dhe ‘frymës’?
NUK është sfidë e lehtë të mbajmë një qëndrim të pastër moral para Perëndisë, në mes të një shoqërie të zvetënuar që lartëson kënaqjen e dëshirave të mishit. Megjithatë, Shkrimet e dallojnë ‘mishin’ nga ‘fryma’, duke vënë një vijë të qartë ndarëse ndërmjet pasojave të hidhura që vijnë kur lejojmë të na sundojë mishi mëkatar dhe rrjedhojave të bekuara kur i nënshtrohemi ndikimit të frymës së shenjtë të Perëndisë.
2 Për shembull, Jezu Krishti tha: «Fryma është ajo që jep jetë; mishi nuk vlen për asgjë. Fjalët që ju kam thënë janë frymë dhe janë jetë.» (Gjoni 6:63) Të krishterëve në Galati, apostulli Pavël u shkroi: «Mishi është kundër frymës dhe fryma kundër mishit; sepse këto i kundërvihen njëra-tjetrës.» (Galatasve 5:17) Gjithashtu, Pavli tha: «Ai që mbjell për mishin e tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për frymën, do të korrë nga fryma jetë të përhershme.»—Galatasve 6:8.
3. Çfarë nevojitet për t’u çliruar nga dëshirat dhe prirjet e gabuara?
3 Fryma e shenjtë e Jehovait, forca e tij vepruese, mund t’i çrrënjosë me efektshmëri «dëshirat e mishit» që janë të papastra dhe sundimin shkatërrimtar të mishit tonë mëkatar. (1 Pjetrit 2:11) Për t’u çliruar nga robëria e prirjeve të gabuara, është jetësore që të kemi ndihmën e frymës së Perëndisë, sepse Pavli shkroi: «Mbajtja e mendjes te mishi do të thotë vdekje, por mbajtja e mendjes te fryma do të thotë jetë dhe paqe.» (Romakëve 8:6) Çfarë do të thotë ta mbajmë mendjen te fryma?
«Mbajtja e mendjes te fryma»
4. Çfarë do të thotë ‘ta mbash mendjen te fryma’?
4 Kur shkroi për ‘mbajtjen e mendjes te fryma’, Pavli përdori një fjalë greke që do të thotë «mënyrë të menduari, prirje mendore, . . . synim, dëshirë e fortë, përpjekje». Një folje që lidhet me të ka kuptimin «të mendosh, të jesh i prirur në njëfarë drejtimi». Kështu, ta mbajmë mendjen te fryma do të thotë që të na kontrollojë, të na sundojë dhe të na nxitë forca vepruese e Jehovait. Do të thotë se vullnetarisht ne lëmë që mendimet, prirjet dhe dëshirat tona të jenë nën ndikimin e plotë të frymës së shenjtë të Perëndisë.
5. Deri në çfarë mase duhet t’i nënshtrohemi ndikimit të frymës së shenjtë?
5 Masa në të cilën duhet t’i nënshtrohemi ndikimit të frymës së shenjtë u theksua nga Pavli kur tha se duhet të jemi ‘skllevër sipas frymës’. (Romakëve 7:6) Në bazë të besimit në flijimin shpërblyes të Jezuit, të krishterët janë liruar nga sundimi i mëkatit dhe, prandaj, kanë «vdekur» për sa i përket gjendjes së tyre të mëparshme si skllevër të tij. (Romakëve 6:2, 11) Ata që në mënyrë të figurshme kanë vdekur në mënyrë të tillë, janë ende gjallë fizikisht dhe tani janë të lirë të ndjekin Krishtin si «skllevër të drejtësisë».—Romakëve 6:18-20.
Një shndërrim i jashtëzakonshëm
6. Çfarë shndërrimi kanë përjetuar ata që janë bërë «skllevër të drejtësisë»?
6 Shndërrimi nga ‘skllevër të mëkatit’ në shërbëtorë të Perëndisë si «skllevër të drejtësisë» është vërtet i jashtëzakonshëm. Në lidhje me disa që përjetuan një ndryshim të tillë, Pavli shkroi: «Jeni larë, jeni shenjtëruar, jeni shpallur të drejtë në emër të Zotërisë tonë Jezu Krisht dhe me frymën e Perëndisë tonë.»—Romakëve 6:17, 18; 1 Korintasve 6:11.
7. Përse është e rëndësishme të kemi pikëpamjen e Jehovait për gjërat?
7 Për të përjetuar një shndërrim të tillë të Psalmi 25:4, 5) Jehovai e dëgjoi Davidin dhe mund t’i përgjigjet një lutjeje të tillë edhe për shërbëtorët e tij në ditët e sotme. Meqë udhët e Perëndisë dhe e vërteta e tij janë të pastra e të shenjta, meditimi rreth tyre do të jetë i dobishëm nëse tundohemi për të plotësuar dëshirat e papastra të mishit.
jashtëzakonshëm, së pari duhet të mësojmë rreth pikëpamjes që ka Jehovai për gjërat. Shekuj më parë, psalmisti David iu lut me zjarr Perëndisë: «O Zot, më trego rrugët e tua . . . Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso.» (Roli jetësor i Fjalës së Perëndisë
8. Përse është e domosdoshme që ta studiojmë Biblën?
8 Fjala e Perëndisë, Bibla, është produkt i frymës së tij. Kështu, një mënyrë jetësore për ta lënë këtë frymë të veprojë te ne është duke lexuar dhe duke studiuar Biblën, çdo ditë, nëse është e mundur. (1 Korintasve 2:10, 11; Efesianëve 5:18) Duke e mbushur mendjen dhe zemrën me të vërtetat dhe parimet biblike do të marrim ndihmë për t’u bërë ballë sulmeve që i bëhen gjendjes sonë frymore. Pikërisht, kur hasim tundime imorale, fryma e Perëndisë mund të na sjellë në mendje përkujtuesit biblikë dhe parimet drejtuese që mund të na e forcojnë vendosmërinë për të vepruar në harmoni me vullnetin e Perëndisë. (Psalmi 119:1, 2, 99; Gjoni 14:26) Në këtë mënyrë, nuk mashtrohemi duke ndjekur ndonjë drejtim të gabuar.—2 Korintasve 11:3.
9. Si na e forcon studimi i Biblës vendosmërinë për të ruajtur marrëdhënien me Jehovain?
9 Ndërsa vazhdojmë me gjithë zemër e me zell studimin e Shkrimeve me ndihmën e botimeve të bazuara në Bibël, fryma e Perëndisë ndikon në mendjen dhe në zemrën tonë, duke bërë që të na thellohet vlerësimi për normat e Jehovait. Marrëdhënia me Perëndinë na bëhet gjëja më e rëndësishme në jetë. Kur hasim tundime, nuk fillojmë të mendojmë sa e kënaqshme mund të ishte nëse do të bënim diçka të gabuar. Përkundrazi, shqetësimi ynë i menjëhershëm është të mbajmë integritetin ndaj Jehovait. Çmueshmëria e madhe për marrëdhënien që kemi me të na nxit të luftojmë çdo prirje që mund ta dëmtojë ose ta shkatërrojë këtë marrëdhënie.
«Sa shumë e dua ligjin tënd!»
10. Përse për ta mbajtur mendjen te fryma është e nevojshme t’i bindemi ligjit të Jehovait?
10 Nëse duam ta mbajmë mendjen te fryma, nuk mjafton njohuria e Fjalës së Perëndisë. Mbreti Solomon i kuptonte shumë mirë normat e Jehovait, por nuk jetoi në përputhje me to gjatë pjesës së fundit të jetës së tij. (1 Mbretërve 4:29, 30; 11:1-6) Nëse e kemi mendjen nga gjërat frymore, do të shohim nevojën jo vetëm për të ditur atë që thotë Bibla, por edhe për t’iu bindur me gjithë zemër ligjit të Perëndisë. Kjo do të thotë të bëjmë një shqyrtim të ndërgjegjshëm të normave të Jehovait dhe të përpiqemi me zell t’i ndjekim ato. Psalmisti e kishte këtë lloj qëndrimi. Ai këndoi: «Sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën.» (Psalmi 119:97) Kur jemi vërtet të interesuar për të ndjekur ligjin e Perëndisë, ndihemi të nxitur të shfaqim cilësitë hyjnore. (Efesianëve 5:1, 2) Në vend që të tërhiqemi drejt keqbërjes, duke u ndier të pafuqishëm përballë saj, shfaqim frytet e frymës dhe dëshira për t’i pëlqyer Jehovait na largon nga «veprat e mishit», të cilat janë të pështira.—Galatasve 5:16, 19-23; Psalmi 15:1, 2.
11. Si do ta shpjegonit që ligji i Jehovait i cili ndalon kurvërinë është mbrojtje për ne?
11 Si mund të zhvillojmë respekt dhe dashuri të thellë për ligjin e Jehovait? Një mënyrë është duke shqyrtuar me kujdes vlerën e ligjit. Shqyrtoni Hebrenjve 13:4) A na e heq të drejtën për ndonjë gjë të mirë bindja ndaj këtij ligji? Një Atë i dashur qiellor, a do të bënte një ligj që na mohon diçka të dobishme? Patjetër që jo! Shikoni çfarë po ndodh në jetën e shumë personave që nuk jetojnë në harmoni me normat morale të Jehovait. Shtatzënitë e padëshiruara, shpesh, çojnë në dështime ose ndoshta në martesa të parakohshme e të palumtura. Shumë personave u duhet t’i rritin fëmijët vetëm, pa një bashkëshort a bashkëshorte. Për më tepër, ata që praktikojnë kurvërinë rrezikojnë të marrin sëmundje me rrugë seksuale. (1 Korintasve 6:18) Dhe, nëse një shërbëtor i Jehovait kryen kurvëri, pasojat emocionale mund të jenë shkatërrimtare. Përpjekja për të ndrydhur brejtjen e një ndërgjegjeje fajtore mund të shkaktojë netë pa gjumë dhe angështi në mendje. (Psalmi 32:3, 4; 51:3) Pra, a nuk është e qartë se ligji i Jehovait që ndalon kurvërinë është hartuar për të na mbrojtur? Po, kemi me të vërtetë shumë dobi duke mbajtur pastërtinë morale!
ligjin e Perëndisë që i lejon marrëdhëniet seksuale vetëm brenda martesës dhe ndalon kurvërinë e kurorëshkeljen. (Të lutemi për ndihmën e Jehovait
12, 13. Përse është e përshtatshme të lutemi kur na sulmojnë dëshirat mëkatare?
12 Që ta mbajmë mendjen te fryma, patjetër, kërkohet të lutemi me zemër. Është e përshtatshme të kërkojmë ndihmën e frymës së Perëndisë, sepse Jezui tha: «Nëse ju . . . dini t’u jepni dhurata të mira fëmijëve tuaj, sa më shumë akoma Ati në qiell do t’u japë frymë të shenjtë atyre që ia kërkojnë!» (Luka 11:13) Në lutje mund të shprehim se jemi të varur nga fryma që të na ndihmojë për dobësitë tona. (Romakëve 8:26, 27) Nëse e kuptojmë se dëshirat a qëndrimet mëkatare po ndikojnë te ne ose nëse një bashkëbesimtar i dashur na e vë në dukje këtë, do të ishte e mençur të ishim specifikë në lutjet tona për këtë problem dhe të kërkonim ndihmën e Perëndisë për të kapërcyer këto prirje.
13 Jehovai mund të na ndihmojë të përqendrohemi në gjërat e drejta, të dëlira, të virtytshme dhe të denja për lëvdim. Po ashtu, sa e përshtatshme është t’i lutemi atij me zell, me qëllim që «paqja e Perëndisë» të ruajë zemrat tona dhe fuqitë mendore! (Filipianëve 4:6-8) Pra, le të lutemi për ndihmën e Jehovait që ‘të ndjekim drejtësinë, devocionin hyjnor, besimin, dashurinë, qëndrueshmërinë dhe butësinë e karakterit’! (1 Timoteut 6:11-14) Me ndihmën e Atit tonë qiellor, ankthet dhe tundimet nuk do të arrijnë deri në pikën që të na dalin jashtë kontrollit. Përkundrazi, jeta jonë do të karakterizohet nga qetësia që na jep Perëndia.
Mos e hidhëroni frymën
14. Përse fryma e Perëndisë është një forcë që nxit pastërtinë?
14 Shërbëtorët e pjekur të Jehovait e zbatojnë personalisht këshillën e Pavlit: «Mos e shuani zjarrin e frymës.» (1 Selanikasve 5:19) Meqë fryma e Perëndisë është ‘fryma e shenjtërisë’, ajo është e pastër, e kulluar, e shenjtë. (Romakëve 1:4) Kur vepron te ne, kjo frymë është, pra, një forcë për shenjtëri ose pastërti. Na ndihmon të mbajmë një mënyrë të pastër jetese që karakterizohet nga bindja ndaj Perëndisë. (1 Pjetrit 1:2) Çdo praktikë e papastër përbën një shpërfillje të asaj fryme, dhe kjo mund të ketë pasoja shkatërrimtare. Si?
15, 16. (a) Si mund ta hidhërojmë frymën e Perëndisë? (b) Çfarë mund të bëjmë për të mos e hidhëruar frymën e Jehovait?
15 Mirë, pra, Pavli shkroi: «Mos e hidhëroni frymën e shenjtë të Perëndisë, me të cilën ju jeni vulosur për ditën e çlirimit nëpërmjet shpërblesës.» (Efesianëve 4:30) Shkrimet e identifikojnë frymën e Jehovait si një vulë ose një ‘kapar të asaj që ka për të ardhur’ për të krishterët e mirosur besnikë. Kjo është jeta e pavdekshme qiellore. (2 Korintasve 1:22; 1 Korintasve 15:50-57; Zbulesa 2:10) Fryma e Perëndisë mund t’i drejtojë të mirosurit dhe shokët e tyre me shpresë tokësore në një jetë plot besnikëri dhe mund t’i ndihmojë që të shmangin veprat mëkatare.
16 Apostulli paralajmëroi kundër prirjeve për pavërtetësi, vjedhje, sjellje të turpshme e kështu me radhë. Nëse do të lejonim që të anonim nga këto gjëra, do të shkonim kundër këshillave të frymëzuara nga fryma, të cilat vijnë nga Fjala e Perëndisë. (Efesianëve 4:17-29; 5:1-5) Në një farë mënyre, pra, mund ta hidhëronim frymën e Perëndisë dhe, pa dyshim, kjo është diçka që duam ta shmangim. Veç kësaj, nëse ndonjëri nga ne do të fillonte të shpërfillte këshillat e Fjalës së Jehovait, mund të fillonte të zhvillonte qëndrime ose tipare që mund të sillnin si pasojë mëkatin e vullnetshëm dhe humbjen e plotë të miratimit hyjnor. (Hebrenjve 6:4-6) Ndonëse mund të mos e praktikonim mëkatin në atë çast, mund të jemi duke shkuar në atë drejtim. Duke shkuar vazhdimisht kundër drejtimit të frymës, do ta hidhëronim atë. Gjithashtu, do të hidhnim poshtë dhe do të hidhëronim Jehovain, burimin e frymës së shenjtë. Si persona që e duan Perëndinë, nuk do të donim kurrë ta bënim këtë. Përkundrazi, le të lutemi që Jehovai të na ndihmojë të mos e hidhërojmë frymën e tij, por të jemi në gjendje t’i sjellim nder emrit të tij të shenjtë, duke vazhduar ta mbajmë mendjen te fryma.
Vazhdoni ta mbani mendjen te fryma
17. Cilat janë disa synime frymore që mund të vëmë dhe përse do të jetë e mençur të punojmë për t’i arritur ato?
17 Një mënyrë që ia vlen të përmendet se si të vazhdojmë ta mbajmë mendjen te fryma është të vëmë synime frymore dhe të punojmë për t’i arritur ato. Në varësi të nevojave ose të rrethanave, synimet tona mund të përfshijnë përmirësimin e zakoneve të studimit, rritjen e pjesëmarrjes në veprën e predikimit ose synimin për një privilegj specifik shërbimi, si për shembull: shërbimi si pionier në kohë të plotë, shërbimi në Bethel ose vepra misionare. Kjo do të na ndihmojë Mateu 6:19-21.
që të mendojmë vazhdimisht për interesat frymore. Po ashtu, do të na ndihmojë të qëndrojmë të palëkundur duke mos iu dorëzuar dobësive njerëzore ose duke mos vepruar të shtyrë nga synimet materialiste dhe dëshirat jobiblike që janë të zakonshme për këtë sistem. Kjo, patjetër, është rruga më e mençur, sepse Jezui nxiti: «Mos grumbulloni më për vete thesare mbi tokë, ku brejnë mola dhe ndryshku dhe ku hajdutët shpërthejnë e vjedhin. Më mirë grumbulloni për vete thesare në qiell, ku nuk bren as mola, as ndryshku dhe ku hajdutët nuk shpërthejnë e nuk vjedhin. Sepse ku është thesari yt, atje do të jetë edhe zemra jote.»—18. Përse është kaq e rëndësishme të vazhdojmë ta mbajmë mendjen te fryma në këto ditë të fundit?
18 Ta mbajmë mendjen te fryma dhe të mposhtim dëshirat e botës, patjetër, është drejtimi i mençur në këto ‘ditë të fundit’. (2 Timoteut 3:1-5) Në fund të fundit, «bota po kalon e po kështu edhe dëshira e saj, por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përgjithmonë». (1 Gjonit 2:15-17) Për shembull, nëse një i ri i krishterë ndjek synimin e shërbimit të plotkohor, kjo mund të shërbejë si një dritë udhëheqëse gjatë viteve plot sfida të adoleshencës dhe të rinisë. Kur të jetë nën presion për të bërë kompromis, një person i tillë do të ketë të qartë në mendje atë që ai ose ajo dëshiron të kryejë në shërbim të Jehovait. Një person i tillë frymor do ta konsiderojë të pamençur e, madje, një marrëzi, të humbasë arritjen e synimeve frymore për hir të synimeve materiale ose të ndonjë kënaqësie që mëkati premton të japë. Mos harroni se Moisiu i prirur nga ana frymore ‘zgjodhi të keqtrajtohej me popullin e Perëndisë, në vend që të kishte kënaqësinë e përkohshme të mëkatit’. (Hebrenjve 11:24, 25) Qofshim të rinj ose të moshuar, ne bëjmë një zgjedhje të ngjashme kur vazhdojmë ta mbajmë mendjen te fryma në vend që ta mbajmë te mishi mëkatar.
19. Çfarë dobish do të kemi nëse vazhdojmë ta mbajmë mendjen te fryma?
19 «Mbajtja e mendjes te mishi do të thotë armiqësi me Perëndinë», kurse «mbajtja e mendjes te fryma do të thotë jetë dhe paqe». (Romakëve 8:6, 7) Nëse vazhdojmë ta mbajmë mendjen te fryma, do të kemi paqe të çmuar. Zemrat dhe fuqitë tona mendore do të jenë të mbrojtura plotësisht nga ndikimi i gjendjes sonë mëkatare. Do të jemi më në gjendje t’u bëjmë ballë tundimeve për të bërë gjëra të gabuara. Veç kësaj, do të kemi ndihmën hyjnore për të përballuar luftën e vazhdueshme ndërmjet mishit dhe frymës.
20. Përse mund të jemi të sigurt se është e mundur të dalim fitimtarë në betejën ndërmjet mishit dhe frymës?
20 Duke vazhduar ta mbajmë mendjen te fryma, mbajmë një lidhje jetësore me Jehovain, burimin edhe të jetës, edhe të frymës së shenjtë. (Psalmi 36:9; 51:11) Satana Djalli dhe përfaqësuesit e tij po bëjnë çdo gjë të mundur për të na e shkatërruar marrëdhënien me Perëndinë Jehova. Ata përpiqen ta vënë nën kontroll mendjen tonë, duke e ditur se po të dorëzohemi, kjo do të çojë, përfundimisht, në armiqësi me Perëndinë dhe në vdekje. Por mund të dalim fitimtarë në këtë betejë ndërmjet mishit dhe frymës. Këtë e provoi vetë Pavli, sepse duke shkruar për betejën e tij, ai, fillimisht, pyeti: «Kush do të më çlirojë nga trupi që i nënshtrohet kësaj vdekjeje?» Pastaj, duke treguar se çlirimi mund të arrihej, tha: «Faleminderit Perëndisë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotërisë tonë!» (Romakëve 7:21-25) Edhe ne mund ta falënderojmë Perëndinë nëpërmjet Krishtit, që ka siguruar mjetin për të përballuar dobësitë njerëzore dhe për të vazhduar ta mbajmë mendjen te fryma, me shpresën e mrekullueshme të jetës së përhershme.—Romakëve 6:23.
A ju kujtohet?
• Çfarë do të thotë ta mbajmë mendjen te fryma?
• Si mund ta lëmë frymën e Jehovait të veprojë te ne?
• Shpjegoni përse, në betejën tonë kundër mëkatit, është jetësore të studiojmë Biblën, t’i bindemi ligjit të Jehovait dhe t’i lutemi atij.
• Si mund të na mbajë në rrugën e jetës vendosja e synimeve frymore?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 16]
Studimi i Biblës na ndihmon t’u bëjmë ballë sulmeve ndaj gjendjes sonë frymore
[Figura në faqen 17]
Është e përshtatshme të lutemi për ndihmën e Jehovait që të mposhtim dëshirat mëkatare
[Figurat në faqen 18]
Synimet frymore mund të na ndihmojnë që të vazhdojmë ta mbajmë mendjen te fryma