Ringjallja e Jezuit në gjyq
Ringjallja e Jezuit në gjyq
«Mund t’jua them hapur se, ndërkohë që mund të jemi krejt të sigurt që Jezui ka jetuar . . . , nuk mund ta themi me të njëjtën siguri se e dimë që Perëndia e ngriti nga të vdekurit.» Kështu deklaroi prelati i parë i Kishës Anglikane, kryepeshkopi i Kanterbërit.
APOSTULLI i krishterë Pavël nuk kishte rezerva të tilla. Në kapitullin 15 të letrës së tij të parë të frymëzuar, drejtuar të bashkëkrishterëve në Korintin e lashtë, Pavli shkroi: «Mes gjërave të tjera, ju transmetova atë që edhe unë mora, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve; se u varros, po, se u ngrit ditën e tretë sipas Shkrimeve.»—1 Korintasve 15:3, 4.
Ishte besimi në ringjalljen e Jezu Krishtit ai që i shtyu dishepujt e tij ta predikonin ungjillin në gjithë botën greko-romake, «ndër të gjitha krijesat që janë nën qiell». (Kolosianëve 1:23) Në të vërtetë, ringjallja e Jezuit është vetë themeli i besimit të krishterë.
Por, që nga fillimi, ringjallja e Jezuit hasi në dyshime dhe mosbesim. Për judenjtë në përgjithësi, ishte një blasfemi që ithtarët e Jezuit të pohonin se ky njeri i vënë në shtyllë ishte Mesia. Kurse për shumë grekë të arsimuar, të cilët besonin në pavdekësinë e shpirtit, vetë ideja e ringjalljes ishte e neveritshme.—Veprat 17:32-34.
Dyshues të ditëve të sotme
Vitet e fundit, disa studiues që pohojnë se janë të krishterë kanë botuar libra dhe artikuj që nuk e pranojnë ringjalljen e Jezuit. E quajnë atë një trillim dhe kanë nisur një debat të ashpër për këtë temë. Duke kërkuar për «Jezuin sipas historisë», disa studiues debatojnë se tregimet e Ungjijve për varrin e zbrazët dhe për shfaqjet e Jezuit pas ringjalljes janë trillime të vërteta, të sajuara shumë kohë pasi kishte vdekur, për të mbështetur pohimet e tij për pushtetin qiellor.
Për shembull, shqyrtoni pikëpamjet e studiuesit gjerman Gerd Lydeman, profesor i Besëlidhjes së Re dhe autor i librit What Really Happened to Jesus—A Historical Approach to the Resurrection (Çfarë i ndodhi vërtet Jezuit—Një vështrim historik i ringjalljes). Ai pohon që ringjallja e Jezuit është «një shprehje e pabazuar», e cila duhet hedhur poshtë nga të gjithë ata që kanë «një pikëpamje shkencore për botën».
1 Korintasve 15:5, 6) Me pak fjalë, shumë studiues i përmbledhin tregimet biblike për Jezuin e ringjallur thjesht në një seri përvojash subjektive që prodhuan te dishepujt një ndjenjë të rigjallëruar të vetëbesimit frymor dhe të zellit misionar.
Profesori Lydeman pretendon se Krishti i ringjallur që iu shfaq apostullit Pjetër ishte një vegim, i cili erdhi si pasojë e ndjenjës mbytëse të hidhërimit dhe të fajit që e pushtoi Pjetrin, ngaqë kishte mohuar Jezuin. Dhe, sipas Lydemanit, shfaqja e Jezuit njëherësh para më shumë se 500 besimtarëve ishte një rast «ekstaze në masë». (Sigurisht, shumë veta nuk kanë ndonjë interes të madh për polemikat e intelektualëve. Por, shqyrtimi i ringjalljes së Jezuit duhet të na interesojë të gjithëve. Përse? Sepse, nëse Jezui nuk është ringjallur, krishterimi bazohet në një themel të rremë. Nga ana tjetër, nëse ringjallja e Jezuit është vërtet një fakt historik, krishterimi bazohet në të vërtetën. Në rrethana të tilla vërtetohen jo vetëm pohimet e Krishtit, por edhe premtimet e tij. Për më tepër, nëse ka ringjallje, vdekja nuk është fitimtarja e madhe, por një armik që mund të mposhtet.—1 Korintasve 15:55.
[Burimi i figurës në faqen 3]
Nga Self-Pronouncing Edition of the Holy Bible, e cila përmban versionet King James dhe Revised