Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Një rrezik i fshehur për shëndetin e të gjithëve»

«Një rrezik i fshehur për shëndetin e të gjithëve»

«Një rrezik i fshehur për shëndetin e të gjithëve»

NJË anketë e kohëve të fundit për seksin në Internet ka zbuluar se një numër i habitshëm, i cili përbën një të tretën e të rriturve që përdorin Internetin në Shtetet e Bashkuara, ka vizituar ndonjë lloj siti për seksin. Një numër shumë i madh njerëzish po u dorëzohen tani nxitjeve seksuale që vijnë nëpërmjet Internetit. «Ky është një rrezik i fshehur për shëndetin e të gjithëve, një rrezik që tani po shpërthen, sepse pak veta e pranojnë si të tillë ose e marrin seriozisht»,—thotë dr. Al Kuper, psikologu që drejtoi anketën.

Cilët janë veçanërisht të prekshëm ndaj kiberseksit? Dr. Kuper thotë se janë «ata përdorues, të cilëve mund t’u jetë ndrydhur dhe kufizuar veprimtaria seksuale gjatë gjithë jetës së tyre», por që «papritur gjejnë një furnizim të pafund me mundësi seksuale» në Internet.

Megjithatë, pjesa më e madhe e atyre që futen rregullisht në sitet seksuale, e shohin këtë praktikë si të padëmshme. A është kështu? Ashtu si një narkoman zhvillon tolerancë ndaj drogës pas së cilës është i dhënë, shumë nga ata që janë të dhënë pas kiberseksit kërkojnë një «dozë» gjithnjë e më të madhe veprimtarie seksuale në Internet për të kënaqur dëshirat e tyre. Madje, mund të vënë në rrezik edhe punën e marrëdhënien me bashkëshortin e tyre!

Sidoqoftë, ata që duan t’i pëlqejnë Perëndisë kanë një arsye më shumë për të shmangur vizitat nëpër sitet seksuale në Internet. Fjala e Perëndisë këshillon: «Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët e trupit tuaj që janë mbi tokë në lidhje me kurvërinë, ndyrësinë, urinë seksuale, dëshirat e dëmshme dhe lakminë, që është idhujtari. Për shkak të këtyre gjërave, është duke ardhur zemërimi i Perëndisë.» (Kolosianëve 3:5, 6) Që ‘t’i bëjë të vdesin gjymtyrët e trupit të tij’ në lidhje me urinë e papastër seksuale, një person duhet të kultivojë një dashuri të fortë për Perëndinë Jehova. (Psalmi 97:10) Nëse ai e sheh veten të tërhequr ndaj kiberseksit, këtij rreziku për shëndetin e të gjithëve, duhet ta forcojë më shumë dashurinë për Jehovain duke studiuar Fjalën e Perëndisë, Biblën. Shoqëria e shëndetshme me Dëshmitarët e Jehovait në Sallën vendëse të Mbretërisë mund ta ndihmojë shumë një person që të forcojë vendosmërinë për t’i pëlqyer Perëndisë.