Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një shoqëri mbarëbotërore njerëzish që kujdesen për njëri-tjetrin

Një shoqëri mbarëbotërore njerëzish që kujdesen për njëri-tjetrin

Një shoqëri mbarëbotërore njerëzish që kujdesen për njëri-tjetrin

DERI ku të arrin syri, shikon vetëm njerëz. Shumë janë të moshuar, disa prej të cilëve kaq të drobitur sa mezi ecin. Ka gra shtatzëna dhe çifte të reja me fëmijët nga pas. Që të gjithë janë refugjatë—burra, gra dhe fëmijë—të cilët lufta civile, katastrofat natyrore ose rrethana të tjera i kanë detyruar të largohen me të shpejtë nga shtëpitë e të kërkojnë strehim në një vend fqinj. Disa prej tyre janë detyruar vazhdimisht të lënë banesat. Që me shenjën e parë të trazirave civile ose të ndonjë katastrofe natyrore, ata kapin ndonjë send shtëpie, mbledhin fëmijët e tyre dhe drejtohen për në ndonjë vend më të sigurt. Pastaj, kur kushtet normalizohen përsëri, shumë refugjatë kthehen për të rindërtuar shtëpitë dhe për t’ia filluar nga e para.

Gjatë viteve, Republika e Afrikës Qendrore i ka hapur dyert për refugjatët e disa vendeve. Kohët e fundit, mijëra njerëz, duke përfshirë shumë Dëshmitarë të Jehovait, u detyruan të largoheshin me të shpejtë nga Republika Demokratike e Kongos, e shkretuar nga lufta, për në Republikën e Afrikës Qendrore, ku kishte siguri relative.

Vëllezërit vijnë në ndihmë

Dëshmitarët në Republikën e Afrikës Qendrore e quajtën një privilegj të organizonin ndihma humanitare. U siguruan banesa për vëllezërit e krishterë që po vinin. Fillimisht u gjetën dhoma nëpër shtëpi private, por dora-dorës që numri i refugjatëve rritej, u bë e dukshme se nevojiteshin rregullime për më shumë vende. Disa Salla Mbretërie u shndërruan në fjetore. Dëshmitarët vendës iu vunë punës që të instalonin më shumë drita, të montonin tubacionet e ujit dhe të shtronin dyshemetë me çimento, për rehatinë e atyre që do të strehoheshin atje. Edhe refugjatët punuan përkrah vëllezërve vendës që të ngrinin këto fjetore të përkohshme. U morën masa për një program të plotë të mbledhjeve të krishtere në gjuhën lingala, në mënyrë që të sapoardhurve t’u sigurohej ushqimi frymor jetësor. Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Dëshmitarëve vendës dhe mysafirëve të tyre tregoi se vëllazëria ndërkombëtare është një realitet.

Familjet e refugjatëve nuk arrinin gjithnjë së bashku. Disa herë, pjesëtarët e familjes që ishin ndarë, bashkoheshin në vendmbërritjen e tyre. Në çdo Sallë Mbretërie mbahej një listë e atyre që kishin arritur shëndoshë e mirë. U bënë rregullime për të gjetur se ku ishin ata që ende mungonin. Zyra e degës që drejton veprën e Dëshmitarëve të Jehovait në vend vuri në dispozicion tri automjete në ditë për të ndihmuar Dëshmitarët që ishin ende rrugës duke ardhur dhe për të kërkuar ata që mund të kishin humbur. Këto automjete kishin nga një tabelë të madhe, ku ishte shkruar «WATCH TOWER—Dëshmitarët e Jehovait».

Përfytyroni gëzimin që provuan një grup prej shtatë fëmijësh refugjatë, të cilët ishin ndarë nga prindërit e tyre, kur panë një mikrobus të Dëshmitarëve të Jehovait. Ata menjëherë vrapuan tek automjeti dhe u identifikuan si Dëshmitarë. Vëllezërit i ndihmuan të hipnin në mikrobus dhe i çuan në një Sallë Mbretërie, ku përfundimisht u bashkuan me familjet e tyre.

Çfarë i ka aftësuar këta të krishterë të sinqertë që të përballojnë rrethana të tilla, jo një herë, por në mënyrë të përsëritur? Ata janë plotësisht të bindur se po jetojmë në ditët e fundit, siç parathuhet në Shkrimet e Shenjta.—2 Timoteut 3:1-5; Zbulesa 6:3-8.

Kështu, ata e dinë se Perëndia Jehova do t’u japë fund së shpejti luftërave, urrejtjes, dhunës dhe konflikteve. Problemi i refugjatëve do të jetë një gjë e së kaluarës. Ndërkohë, në harmoni me këshillën e apostullit Pavël te 1 Korintasve 12:14-26, Dëshmitarët e Jehovait përpiqen të kujdesen për njëri-tjetrin. Ndonëse i ndajnë lumenj, kufij, gjuhë dhe largësi, ata merakosen për njëri-tjetrin, prandaj veprojnë menjëherë kur dikush është në nevojë.—Jakovit 1:22-27.

[Harta në faqen 30]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

AFRIKA

Republika e Afrikës Qendrore

Republika Demokratike e Kongos

[Burimi]

Mountain High Maps® Copyright © 1997 Digital Wisdom, Inc.

[Figurat në faqen 30]

Tri Salla Mbretërie u kthyen në qendra pritjeje

[Figura në faqen 31]

U instaluan menjëherë mjete kuzhine

[Figura në faqen 31]

Vinin gjithnjë e më shumë veta

[Figurat në faqen 31]

Të sapolindur dhe tashmë refugjatë