Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Hiqet sharja nga emri i Perëndisë

Hiqet sharja nga emri i Perëndisë

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

Hiqet sharja nga emri i Perëndisë

FJALA e Perëndisë, Bibla, thotë: «Mbajeni të shkëlqyer sjelljen tuaj mes kombeve, me qëllim që, për atë që thonë kundër jush si keqbërës, ata t’i japin lavdi Perëndisë ditën e hetimit prej tij, si rrjedhojë e veprave tuaja të shkëlqyera, për të cilat janë dëshmitarë okularë.» (1 Pjetrit 2:12) Prandaj, të krishterët e vërtetë përpiqen të mbajnë një sjellje të shkëlqyer, që të mos i sjellin sharje emrit të Jehovait.

Në një zonë të largët të Zambias, të quajtur Senanga, një mësuesi i vodhën radion nga shtëpia. Meqë Dëshmitarët e Jehovait kishin predikuar në atë zonë, burri akuzoi ata për vjedhjen. Bëri denoncimin në polici, duke pohuar se Dëshmitarët i kishin vjedhur radion. Si provë që Dëshmitarët kishin qenë në shtëpinë e tij, ai tregoi një fletushkë që kishte gjetur në dysheme. Megjithatë, në polici nuk e besuan. E këshilluan të shkonte e të bënte një hetim më të plotë.

Dëshmitarët që kishin predikuar në lagjen e mësuesit atë ditë, u nxitën nga trupi i pleqve që të shkonin e të flitnin me mësuesin për këtë çështje. Disa nga vëllezërit shkuan e i folën mësuesit, duke i shpjeguar se donin ta hiqnin sharjen nga emri i Jehovait. Gjatë bisedës, i thanë se në shtëpinë e tij kishin takuar një të ri dhe ia kishin dhënë atij fletushkën. Nga përshkrimi i tyre, mësuesi e njohu kush ishte. Në fakt, që të dy i përkitnin së njëjtës kishë. Mësuesi foli me të riun, por ky i mohoi akuzat. Pastaj mësuesi foli me prindërit e këtij të riu dhe u kthye në shtëpi. Brenda një ore, mamaja e të riut u kthye me radion e vjedhur.

Duke qenë se e brente ndërgjegjja, mësuesi iu afrua trupit të pleqve dhe kërkoi falje për akuzat e rreme që kishte bërë. Pleqtë e pranuan faljen e tij, por kërkuan që këto përfundime të bëheshin të njohura, me qëllim që të gjithë ta dinin se Dëshmitarët ishin të pafajshëm. Në shkollë u bë një njoftim, duke e hequr kështu sharjen nga emri i Jehovait. Dëshmitarët e Jehovait mund të vazhdojnë të predikojnë lirisht në atë zonë.

[Harta dhe figura në faqen 19]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

AFRIKA

Zambia

[Burimi]

Mountain High Maps® Copyright © 1997 Digital Wisdom, Inc.