‘Shihni! Shumica e madhe!’
Qëndroni të plotë dhe me bindje të patundur
‘Shihni! Shumica e madhe!’
AJO ishte një çështje që i kishte pështjelluar shërbëtorët e Jehovait për dhjetëvjeçarë të tërë. Kishte kohë që ishte bërë një përpjekje për ta zgjidhur nga ana biblike. Për këtë temë kishte pasur shumë diskutime. Por, më në fund, përgjigjja sipas Biblës u gjet dhe me të vërtetë e elektrizoi auditorin e një kongresi në Uashington, D.C., në vitin 1935.
Pas gjithë këtij diskutimi qëndronte një pyetje e njohur: Cili është identiteti i ‘turmës së madhe’ (King James Version) ose i ‘shumicës së madhe’ (Përkthimi Bota e Re) të përmendur në Zbulesën 7:9? A do të jetonte në qiell ky grup besimtarësh?
Një pyetje e lashtë
Që nga koha e apostullit Gjon e deri në ditët tona, të krishterët ishin të pështjelluar lidhur me identitetin e ‘turmës së madhe’. Studentët e Biblës e shihnin shumicën e madhe si një klasë dytësore qiellore—një grup që kishte njohuri për të vërtetën biblike, por nuk bënte shumë punë për ta përhapur atë.
Megjithatë, kishte disa shokë të të krishterëve të mirosur që u bënë shumë të zellshëm në veprën e predikimit. Ata nuk kishin shpresë të shkonin në qiell. Në të vërtetë, shpresa e tyre ishte në harmoni me fjalimin publik «Miliona që po jetojnë tani nuk do të vdesin kurrë», i cili u paraqit nga populli i Jehovait prej vitit 1918 deri në vitin 1922. Këta individë do të bekoheshin me jetën e përhershme në tokë.
Kulla e Rojës e 15 tetorit 1923, trajtonte shëmbëlltyrën e Jezuit me delet dhe cjeptë dhe thoshte: «Delet përfaqësojnë tërë popujt e kombeve—jo të lindur nga fryma, por të prirur ndaj drejtësisë—të cilët e pranojnë mendërisht Jezu Krishtin si Zotëria dhe kërkojnë e shpresojnë një kohë më të mirë nën sundimin e tij.»—Mateu 25:31-46.
Më shumë rreze drite
Në vitin 1931, Hakmarrje, Libri i parë, trajtoi kapitullin 9 të Ezekielit dhe identifikoi si delet e shëmbëlltyrës së Jezuit ata që ishin shënuar në ballë për t’u ruajtur në fundin e botës. Hakmarrje, Libri i tretë, (i botuar në vitin 1932), përshkroi qëndrimin e drejtë të zemrës që kishte Jehonadabi joizraelit, i cili hipi në qerren e Jehut, mbretit të mirosur të Izraelit, dhe shkoi bashkë me të për të parë zellin e Jehut në ekzekutimin e adhuruesve të rremë. (2 Mbretërve 10:15-28) Libri thoshte: «Jehonadabi përfaqësonte ose paraqiste atë klasë njerëzish që janë tani në tokë, [të cilët] nuk janë në harmoni me organizatën e Satanait dhe të cilët marrin qëndrimin e tyre në anën e drejtësisë. Këta janë ata që Zotëria do t’i ruajë gjatë periudhës së Harmagedonit, do t’i nxjerrë nga ai shtrëngim dhe do t’u japë jetën e përhershme në tokë. Këta përbëjnë klasën e ‘deleve’.»
Në vitin 1934, Kulla e Rojës e bëri të qartë se të krishterët me shpresë tokësore duhej t’i bënin një dedikim Jehovait dhe të pagëzoheshin. Drita lidhur me këtë klasë tokësore po ndriçonte gjithnjë e më shumë!—Fjalët e urta 4:18.
Një shkëndijë e ndritshme kuptueshmërie
Kuptueshmëria për Zbulesën 7:9-17 ishte gati të shkëlqente me një ndriçim të madh. (Psalmi 97:11) Kulla e Rojës kishte shprehur shpresën se një kongres i programuar nga data 30 maj deri në 3 qershor 1935, në Uashington, D.C., SHBA, do të ishte «një ngushëllim dhe dobi e vërtetë» për ata që përfaqësoheshin nga Jehonadabi. Dhe doli vërtet kështu!
Në një fjalim tërheqës me temë «Turma e madhe», të mbajtur para rreth 20.000 kongresistëve, Xh. F. Radhërfordi Zbulesës 7:9. (Gjoni 10:16) Në kulmin e këtij fjalimi, oratori pyeti: «Ju lutem, të gjithë ata që kanë shpresën të jetojnë përgjithmonë në tokë, a mund të ngrihen në këmbë?» Ndërsa një pjesë e madhe e auditorit u ngrit në këmbë, Radhërfordi thirri: «Shihni! Turma e madhe!» Pati një heshtje, që u pasua nga duartrokitje të forta. Ditën tjetër, u pagëzuan 840 Dëshmitarë të rinj të Jehovait dhe shumica prej tyre pohonin se ishin nga shumica e madhe.
paraqiti prova biblike se ‘delet e tjera’ të ditëve tona janë identike me atë «shumicë të madhe» tëNjë prani e jashtëzakonshme
Para vitit 1935, një numër gjithnjë e më i madh i atyre që i përgjigjeshin mesazhit të Biblës dhe tregonin zell në predikimin e lajmit të mirë, shfaqnin interes për të jetuar përgjithmonë në tokën parajsore. Nuk kishin dëshirë të shkonin në qiell, sepse Perëndia nuk u kishte dhënë shpresën e jetës qiellore. Fakti që u identifikuan si shumica e madhe nga delet e tjera tregoi se në vitin 1935, thirrja e 144.000 të krishterëve të mirosur gati-gati kishte përfunduar.—Zbulesa 7:4.
Kur shpërtheu Lufta II Botërore, Satana Djalli bëri përpjekje të forta për ta ndalur mbledhjen e atyre që do të përbënin shumicën e madhe. Në shumë vende, vepra e predikimit të Mbretërisë u kufizua. Gjatë atyre kohërave të errëta dhe pak kohë para se të vdiste në janar të vitit 1942, Xh. F. Radhërfordi komentoi: «Duket sikur ‘turma e madhe’ në fund të fundit nuk do të jetë edhe aq e madhe.»
Por, për shkak të bekimit hyjnor, gjërat kanë dalë ndryshe. ‘Duke qëndruar të plotë dhe me bindje të patundur’, të mirosurit dhe shokët e tyre, delet e tjera, po e përmbushin caktimin e tyre për të bërë dishepuj. (Kolosianëve 4:12; Mateu 24:14; 28:19, 20) Në vitin 1946, numri i Dëshmitarëve të Jehovait që predikonin në mbarë botën ishte 176.456 veta dhe pjesa dërrmuese e tyre ishte nga shumica e madhe. Në vitin 2000, më shumë se 6.000.000 Dëshmitarë po i shërbenin me besnikëri Jehovait në 235 vende: vërtet një shumicë e madhe! Dhe numri vazhdon të rritet.