Provoni gëzimin që vjen kur jep!
Provoni gëzimin që vjen kur jep!
«Ka më shumë lumturi të japësh se të marrësh.»—VEPRAT 20:35.
1. Si e shfaq Jehovai gëzimin që vjen kur jep?
GËZIMI që vjen nga njohja e së vërtetës dhe bekimet që vijnë prej kësaj janë dhurata të çmuara nga Perëndia. Ata që kanë arritur të njohin Jehovain kanë shumë arsye për t’u gëzuar. Por, ndonëse provojmë gëzim kur marrim një dhuratë, provojmë gëzim edhe kur japim të tilla. Jehovai është Dhënësi i ‘çdo dhurate të mirë dhe i çdo gjëje të përsosur», si edhe ‘Perëndia i lumtur’. (Jakovit 1:17; 1 Timoteut 1:11) Ai u jep mësime të shëndosha të gjithë atyre që e dëgjojnë dhe kënaqet nga bindja e atyre të cilët i mëson, pikërisht si gëzojnë prindërit kur fëmijët e tyre i përgjigjen mësimit të dhënë me dashuri.—Fjalët e urta (Proverbat) 27:11.
2. (a) Çfarë tha Jezui lidhur me dhënien? (b) Çfarë lumturie kemi kur u mësojmë të tjerëve të vërtetën e Biblës?
2 Në mënyrë të ngjashme, kur ishte në tokë Jezui lumturohej tek shihte që njerëzit i përgjigjeshin pozitivisht mësimit të tij. Apostull Pavli citoi fjalët e Jezuit: «Ka më shumë lumturi të japësh se të marrësh.» (Veprat 20:35) Lumturia që kemi kur u mësojmë të tjerëve të vërtetën biblike nuk është vetëm kënaqësia që dikush i pranon bindjet tona fetare. Shumë më tepër se kaq, është gëzimi që vjen nga dijenia se po japim diçka me vlerë të vërtetë dhe të përhershme. Duke u dhënë njerëzve diçka me vlerë frymore, mund t’i ndihmojmë që të nxjerrin dobi për vete tani dhe gjatë gjithë përjetësisë.—1 Timoteut 4:8.
Të japësh sjell gëzim
3. (a) Si e shprehën apostulli Pavël dhe apostulli Gjon gëzimin që provonin kur i ndihmonin të tjerët frymësisht? (b) Përse t’u japim të vërtetën e Biblës fëmijëve tanë është një shprehje dashurie?
3 Po, ashtu si Jehovai dhe Jezui gëzohen kur japin dhurata frymore, edhe të krishterët gjejnë gëzim kur bëjnë kështu. Apostulli Pavël ishte i gëzuar duke ditur se i kishte ndihmuar të tjerët 1 Selanikasve 2:19, 20) Në mënyrë të ngjashme, apostulli Gjon, duke folur për fëmijët e tij frymorë, shkroi: «Nuk kam shkak më të madh për mirënjohje, sesa të dëgjoj që bijtë e mi vazhdojnë të ecin në të vërtetën.» (3 Gjonit 4) Mendoni edhe për gëzimin që ndiejnë prindërit kur i ndihmojnë fëmijët që të bëhen për ta edhe fëmijë frymorë! T’i rritin fëmijët në «disiplinën dhe normën mendore të Jehovait» është një shprehje dashurie nga ana e prindërve. (Efesianëve 6:4) Në këtë mënyrë, ata tregojnë se interesohen për mirëqenien e përjetshme të fëmijëve të tyre. Kur këta të fundit përgjigjen pozitivisht, prindërit ndiejnë shumë gëzim dhe kënaqësi.
të mësonin të vërtetën e Fjalës së Perëndisë. Ai i shkroi kongregacionit të Selanikut: «Cila është shpresa jonë, gëzimi ose kurora e ngazëllimit para Zotërisë tonë Jezu në praninë e tij? Vallë, a nuk jeni ju? Ju jeni, pa dyshim, gëzimi dhe lavdia jonë.» (4. Cila përvojë e tregon gëzimin që vjen kur japim diçka me vlerë frymore?
4 Deli shërben në kohë të plotë si pioniere dhe është nënë e pesë fëmijëve. Ajo thotë: «I kuptoj shumë mirë ndjenjat që shprehin fjalët e apostullit Gjon, sepse jam shumë mirënjohëse që katër nga fëmijët e mi po ‘ecin në të vërtetën’. E di se kur familjet janë të bashkuara në adhurimin e vërtetë, kjo i sjell nder dhe lavdi Jehovait, kështu që ndiej kënaqësi të thellë kur shoh bekimin e tij në përpjekjet e mia për t’u ngulitur të vërtetën fëmijëve të mi. Perspektiva e bukur e jetës së pafundme në Parajsë bashkë me familjen, më mbush me shpresë dhe më nxit që të duroj, me gjithë vështirësitë dhe pengesat.» Mjerisht, një nga vajzat e Delit u përjashtua nga kongregacioni, sepse kishte një sjellje jo të krishterë. Megjithatë, Deli përpiqet shumë që të mbajë një qëndrim pozitiv. «Shpresoj që një ditë vajza ime të kthehet me përulësi dhe me gjithë zemër te Jehovai,—thotë ajo.—Por e falënderoj Perëndinë që pjesa më e madhe e fëmijëve të mi vazhdojnë t’i shërbejnë atij me Nehemia 8:10.
besnikëri. Gëzimi që ndiej ka qenë një burim i vërtetë force për mua.»—Të bëjmë miq të përhershëm
5. Ndërsa shpenzojmë veten në veprën e bërjes së dishepujve, njohja e cilës gjë na jep kënaqësi?
5 Jezui i udhëzoi ithtarët e tij të bënin dishepuj të krishterë dhe t’u mësonin atyre për Jehovain dhe për kërkesat e tij. (Mateu 28:19, 20) Si Jehovai, ashtu edhe Jezui, i kanë ndihmuar me altruizëm njerëzit që të mësojnë udhën e së vërtetës. Prandaj, nëse e shpenzojmë veten në veprën e bërjes së dishepujve, kemi kënaqësinë që e dimë se po imitojmë shembullin e Jehovait e të Jezuit, siç bënë të krishterët e hershëm. (1 Korintasve 11:1) Kur bashkëpunojmë në këtë mënyrë me Perëndinë e Plotfuqishëm dhe me Birin e tij të dashur, jeta jonë merr domethënie të vërtetë. Çfarë bekimi është të llogaritemi midis ‘bashkëpunëtorëve’ të Perëndisë! (1 Korintasve 3:9) A nuk është drithërues fakti që edhe engjëjt marrin pjesë në këtë vepër të predikimit të lajmit të mirë?—Zbulesa 14:6, 7.
6. Kur u japim të tjerëve diçka me vlerë frymore, cilët bëhen miqtë tanë?
6 Në të vërtetë, duke marrë pjesë në këtë vepër të dhënies frymore, mund të bëhemi më tepër se bashkëpunëtorë të Perëndisë: mund të arrijmë një miqësi të përhershme me të. Për shkak të besimit që kishte, Abrahami u quajt miku i Jehovait. (Jakovit 2:23) Ndërsa përpiqemi të bëjmë vullnetin e Perëndisë, edhe ne mund të bëhemi miq të tij. Nëse veprojmë kështu, bëhemi edhe miq të Jezuit. Ai u tha dishepujve të tij: «Ju kam quajtur miq, sepse ju kam bërë të njohur gjithçka që kam dëgjuar nga Ati im.» (Gjoni 15:15) Shumë veta gëzohen kur llogariten si miq të njerëzve me pushtet ose të zyrtarëve të lartë, por ne mund të llogaritemi si miq të dy personaliteteve më të mëdha në të gjithë universin!
7. (a) Si arriti një grua që të bënte një shoqe të vërtetë? (b) A keni pasur ndonjë përvojë të ngjashme?
7 Gjithashtu, kur i ndihmojmë njerëzit që të njohin Perëndinë, ata bëhen edhe miqtë tanë, duke na sjellë lumturi të veçantë. Xhoana, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara, filloi një studim biblik me një grua me emrin Telma. Ndonëse Telma hasi kundërshtim në familje ngaqë po studionte, ajo ngulmoi dhe një vit më vonë u pagëzua. Xhoana shkroi: «Shoqëria jonë nuk përfundoi me kaq, por, përkundrazi, u zhvillua në një miqësi që ka vazhduar për afro 35 vjet. Shpesh kemi shkuar bashkë në shërbim dhe nëpër kongrese. Së fundi, unë u transferova në një shtëpi tjetër, 800 kilometra larg. Por, Telma vazhdon të më dërgojë letrat më të përzemërta e më të ngrohta, duke më thënë se më mendon me dashuri dhe më falënderon që jam mikja dhe shembulli i saj, si edhe që i mësova të vërtetën nga Bibla. Të kem një shoqe të tillë të ngushtë e të dashur është një shpërblim i mrekullueshëm për përpjekjet që kam bërë duke e ndihmuar të mësojë për Jehovain.»
8. Cili qëndrim pozitiv do të na ndihmojë në shërbim?
8 Perspektiva se do të gjejmë dikë që dëshiron të mësojë të vërtetën mund të na ndihmojë të qëndrojmë, edhe nëse shumë nga njerëzit që takojmë tregojnë pak ose nuk tregojnë fare interes për Fjalën e Jehovait. Një mosinteresim i tillë mund të paraqesë një sfidë për besimin dhe qëndrueshmërinë tonë. Megjithatë, qëndrimi pozitiv do të na ndihmojë. Faustoja, i cili është nga Guatemala, tha: «Kur u jap dëshmi të tjerëve, mendoj se sa e mrekullueshme do të ishte nëse personi me të cilin po flas do të bëhej një vëlla frymor ose një motër frymore. Arsyetoj se të paktën një person që do të takoj, përfundimisht mund ta përqafojë të vërtetën e Fjalës së Perëndisë. Ky mendim më ndihmon të vazhdoj dhe më sjell gëzim të vërtetë.»
Të grumbullojmë thesare në qiell
9. Çfarë tha Jezui për thesaret në qiell dhe çfarë mund të mësojmë nga kjo?
9 Të bëjmë dishepuj, qofshin këta fëmijët tanë ose njerëz të tjerë, nuk është gjithnjë e lehtë. Mund të kërkojë kohë, durim dhe ngulmim. Por, mos harroni se shumë njerëz janë të gatshëm të punojnë fort për të grumbulluar gjëra materiale me shumicë, gjëra që zakonisht Mateu 6:19, 20) Duke ndjekur synimet frymore, në të cilat përfshihet edhe pjesëmarrja në veprën e rëndësishme të bërjes së dishepujve, mund të kemi kënaqësinë që e dimë se po bëjmë vullnetin e Perëndisë dhe se ai do të na shpërblejë. Apostulli Pavël shkroi: «Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që treguat për emrin e tij.»—Hebrenjve 6:10.
nuk u sjellin gëzim dhe që nuk zgjatin përgjithmonë. Jezui u tha dëgjuesve të tij se ishte më mirë të punonin për gjërat frymore. Ai tha: «Mos grumbulloni më për vete thesare mbi tokë, ku brejnë mola dhe ndryshku dhe ku hajdutët shpërthejnë e vjedhin. Më mirë, grumbulloni për vete thesare në qiell, ku nuk bren as mola, as ndryshku dhe ku hajdutët nuk shpërthejnë e nuk vjedhin.» (10. (a) Përse Jezui kishte thesare frymore? (b) Si e shpenzoi Jezui veten dhe çfarë dobie të madhe patën të tjerët nga kjo?
10 Nëse punojmë me zell për të bërë dishepuj, grumbullojmë për vete «thesare në qiell», në harmoni me atë që tha Jezui. Kjo na sjell gëzimin që provohet kur merr. Nëse japim me altruizëm, përfundimi është se do të pasurojmë veten tonë. Vetë Jezui i kishte shërbyer me besnikëri Jehovait për vite të panumërta. Mendoni për thesaret që kishte grumbulluar në qiell! Mirëpo, Jezui nuk kërkoi interesat e veta. Apostulli Pavël shkroi: «[Jezui] dha veten për mëkatet tona, që të na çlironte nga sistemi i tanishëm i lig, sipas vullnetit të Perëndisë e Atit tonë.» (Galatasve 1:4) Jezui jo vetëm që e shpenzoi veten me altruizëm në shërbim, por dha edhe jetën e tij si shpërblesë, që të tjerët të kishin mundësinë të grumbullonin thesare në qiell.
11. Përse dhuratat frymore janë më të mira se ato materiale?
11 Duke u mësuar njerëzve për Perëndinë, i ndihmojmë të kuptojnë se si edhe ata mund të grumbullojnë thesare frymore që nuk prishen. Çfarë dhurate më të madhe mund t’u jepnim? Nëse i japim një mikut tonë një orë të kushtueshme, një makinë ose edhe një shtëpi, ka të ngjarë që ai të jetë mirënjohës dhe i lumtur dhe ne do të provojmë gëzimin që vjen kur japim. Por, cila do të jetë gjendja e asaj dhurate pas 20 vjetësh? Pas 200 vjetësh? Pas 2.000 vjetësh? Nga ana tjetër, nëse e shpenzojmë veten për ta ndihmuar një person që t’i shërbejë Jehovait, ai ose ajo mund të nxjerrë dobi përgjithmonë nga kjo dhuratë.
Të kërkojmë ata që e duan të vërtetën
12. Si e kanë shpenzuar veten shumë njerëz për t’i ndihmuar të tjerët frymësisht?
12 Për të provuar gëzimin që vjen kur u japim të tjerëve diçka me vlerë frymore, populli i Jehovait ka shkuar deri në skajet e tokës. Mijëra veta kanë lënë shtëpinë dhe familjen për të ndërmarrë shërbimin misionar në vende ku u është dashur të përshtaten me një gjuhë dhe kulturë të re. Të tjerë janë transferuar në zona të vendit të tyre ku ka më shumë nevojë për lajmëtarë të Mbretërisë. Të tjerë akoma kanë mësuar një gjuhë të huaj, e cila u ka hapur mundësi të reja për t’u predikuar imigrantëve në zonat e tyre. Për shembull, pasi rritën dy fëmijë, të cilët tani po shërbejnë në selinë botërore të Dëshmitarëve të Jehovait, një çift të martuarish në Nju-Xhersi, SHBA, filluan të shërbenin si pionierë dhe mësuan gjuhën kineze. Gjatë një periudhe trevjeçare, ata drejtuan studime biblike me 74 persona që flitnin gjuhën kineze, të cilët ndiqnin një kolegj aty afër. A keni mundësi ta zgjeroni shërbimin tuaj në ndonjë mënyrë, për të gjetur
më shumë gëzim në veprën e bërjes së dishepujve?13. Çfarë mund të bëni nëse do t’ju pëlqente të kishit një shërbim më frytdhënës?
13 Ndoshta keni shumë dëshirë të drejtoni një studim biblik, por nuk keni pasur mundësi ta bëni këtë. Në disa vende, është e vështirë të gjenden persona të interesuar. Mbase njerëzit që takoni nuk tregojnë interes për Biblën. Nëse është kështu, ndoshta mund ta përmendni dëshirën tuaj më shpesh në lutje, duke e ditur se edhe Jehovai, edhe Jezu Krishti janë shumë të interesuar për veprën dhe mund t’ju udhëheqin te ndonjë person që është ngjashëm deles. Kërkoni sugjerime nga ata persona në kongregacion që kanë më shumë përvojë ose shërbimi i të cilëve është më i frytshëm. Përfitoni nga stërvitja dhe sugjerimet që jepen në mbledhjet e krishtere. Nxirrni dobi nga këshillat e mbikëqyrësve udhëtues dhe të grave të tyre. Mbi të gjitha, kurrë mos u dorëzoni. Njeriu i mençur shkroi: «Mbille farën tënde në mëngjes dhe në mbrëmje mos lër dorën tënde të pushojë, sepse ti nuk e di se cili nga të dy do të dalë më mirë.» (Predikuesi [Eklisiastiu] 11:6) Ndërkohë, mos harroni njerëz të tillë besnikë si Noeja dhe Jeremia. Ndonëse shumë pak veta iu përgjigjën pozitivisht predikimit të tyre, shërbimi që bënë ishte i suksesshëm. Mbi të gjitha, ai shërbim i pëlqeu Jehovait.
Të bëjmë më të mirën tonë
14. Si i sheh Jehovai ata që janë plakur në shërbimin e tij?
14 Mbase rrethanat nuk ju lejojnë të bëni në shërbim aq sa do të dëshironit. Për shembull, mosha e shkuar mund ta kufizojë atë që mund të bëni në shërbim të Jehovait. Gjithsesi, mos harroni atë që shkroi njeriu i mençur: «Flokët e thinjur janë një kurorë bukurie kur gjenden në udhën e drejtësisë.» (Proverbat 16:31, BR) Për Jehovain, një jetë e kaluar në shërbimin e tij është e bukur. Për më tepër, Shkrimet thonë: «Deri në pleqërinë tuaj unë [Jehovai] do të mbetem po ai, unë do t’ju mbaj deri sa të thinjeni. Unë ju kam bërë dhe unë do t’ju përkrah; po, do t’ju mbaj dhe do t’ju shpëtoj.» (Isaia 46:4) Ati ynë i dashur qiellor premton se do t’i përkrahë e do t’i mbështetë besnikët e tij.
15. A besoni se Jehovai i kupton rrethanat tuaja? Përse?
15 Ndoshta ju duhet të duroni një sëmundje, kundërshtimin nga bashkëshorti jobesimtar, përgjegjësitë e rënda familjare ose ndonjë problem tjetër të vështirë. Jehovai i njeh kufizimet dhe rrethanat tona dhe na do për përpjekjet e zellshme që bëjmë për t’i shërbyer. Kjo është e vërtetë edhe pse ajo që bëjmë mund të jetë më pak se ajo që bëjnë të tjerët. (Galatasve 6:4) Jehovai e di se jemi të papërsosur dhe është realist në atë që pret nga ne. (Psalmi 147:11) Nëse bëjmë më të mirën tonë, mund të jemi të sigurt se jemi të çmuar në sytë e Perëndisë dhe se ai nuk do t’i harrojë veprat tona të besimit.—Luka 21:1-4.
16. Në ç’mënyrë i gjithë kongregacioni merr pjesë në bërjen e një dishepulli?
1 Korintasve 14:24, 25) Fëmijët dhe adoleshentët bëjnë komente nxitëse, duke i treguar personit të interesuar se të rinjtë tanë janë të ndryshëm nga të rinjtë në botë. Të sëmurët, të pamundurit dhe të moshuarit në kongregacion u mësojnë të rinjve në të vërtetën se çfarë përfshin qëndrueshmëria. Pavarësisht nga mosha ose nga kufizimet tona, të gjithë luajmë një rol të rëndësishëm për t’i ndihmuar të rinjtë në të vërtetën, ndërsa dashuria e tyre për të vërtetën biblike thellohet dhe ata përparojnë drejt pagëzimit. Çdo orë që harxhojmë në shërbim, çdo rivizitë, çdo bisedë me një person të interesuar në Sallën e Mbretërisë, mund të duket e papërfillshme më vete, por është pjesë e një vepre kolosale që po kryen Jehovai.
16 Mos harroni edhe se vepra e bërjes së dishepujve është përpjekje që bëhet në grup. Një individ i vetëm nuk bën një dishepull, ashtu si një pikë e vetme shiu nuk mund të ujitë një bimë. Vërtet, një Dëshmitar mund të gjejë një person të interesuar dhe të drejtojë me të një studim biblik. Por, kur ky person vjen në Sallën e Mbretërisë, i gjithë kongregacioni e ndihmon atë që të kuptojë të vërtetën. Ngrohtësia e vëllazërisë tregon ndikimin e frymës së Perëndisë. (17, 18. (a) Përveç pjesëmarrjes në veprën e bërjes së dishepujve, si mund ta provojmë gëzimin që vjen kur japim? (b) Kë imitojmë, duke provuar gëzimin që vjen kur japim?
17 Sigurisht, përveç pjesëmarrjes në veprën e rëndësishme të bërjes së dishepujve, si të krishterë ne provojmë gëzimin që vjen kur japim edhe në mënyra të tjera. Mund të vëmë mënjanë fonde që t’i përdorim si kontribute për të mbështetur adhurimin e pastër dhe të ndihmojmë nevojtarët. (Luka 16:9; 1 Korintasve 16:1, 2) Mund të kërkojmë raste për t’u treguar mikpritje të tjerëve. (Romakëve 12:13) Mund të përpiqemi të «bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve, por sidomos ndaj atyre që janë të lidhur me ne në besim». (Galatasve 6:10) Gjithashtu, mund t’u japim të tjerëve në mënyra të tjera të thjeshta, por të rëndësishme: një letër, një telefonatë, një dhuratë, ndonjë ndihmë praktike ose një fjalë për t’i dhënë zemër.
18 Duke dhënë, tregojmë se imitojmë Atin tonë qiellor. Tregojmë edhe dashurinë tonë vëllazërore, e cila është shenja identifikuese e të krishterëve të vërtetë. (Gjoni 13:35) T’i mbajmë në mend këto gjëra do të na ndihmojë të provojmë gëzimin që vjen kur japim.
A mund ta shpjegoni?
• Si kanë dhënë shembullin Jehovai dhe Jezui në dhënien frymore?
• Si mund të bëjmë miq të përhershëm?
• Çfarë hapash mund të ndërmarrim për ta bërë më të suksesshëm shërbimin tonë?
• Si mund ta provojnë të gjithë në kongregacion gëzimin që vjen kur japim?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 13]
Kur fëmijët i përgjigjen stërvitjes së prindërve, këta të fundit provojnë gëzim dhe kënaqësi të madhe
[Figura në faqen 15]
Duke bërë dishepuj, mund të bëjmë miq të vërtetë
[Figura në faqen 16]
Jehovai na mbështet në moshë të shkuar
[Figurat në faqen 17]
Gjejmë gëzim duke dhënë në mënyra të thjeshta, por të rëndësishme