Jini korrës të gëzuar!
Jini korrës të gëzuar!
«E korra është e madhe, por punëtorët janë pak. Prandaj, lutjuni Zotërisë të së korrës të dërgojë punëtorë në të korrën e tij.» —MATEU 9:37, 38.
1. Çfarë na ndihmon që të ngulmojmë duke bërë vullnetin e Perëndisë?
KUR kujtojmë ditën e pagëzimit si shërbëtorë të Jehovait, qoftë kjo pak ose shumë vjet më parë, ndoshta na duket sikur ka ndodhur dje. T’i jepnim lavdi Jehovait u bë gjëja kryesore në jetën tonë, të cilën ia dedikuam atij. Ndërkohë që blemë kohën e duhur për t’i ndihmuar të tjerët që të dëgjonin e mundësisht të pranonin mesazhin e Mbretërisë, shërbimi i gëzuar ndaj Jehovait ishte meraku ynë kryesor. (Efesianëve 5:15, 16) Edhe sot shohim që koha fluturon kur jemi të zënë «duke pasur gjithnjë shumë për të bërë në veprën e Zotërisë». (1 Korintasve 15:58) Ndonëse hasim probleme, gëzimi që kemi kur bëjmë vullnetin e Jehovait na jep nxitje për të vazhduar.—Nehemia 8:10.
2. Çfarë na e shton gëzimin që provojmë në veprën figurative të korrjes?
2 Si të krishterë, jemi të përfshirë në një vepër figurative korrjeje. Jezu Krishti e krahasoi mbledhjen e njerëzve për jetën e përhershme me një korrje. (Gjoni 4:35-38) Meqenëse po marrim pjesë në këtë vepër korrjeje, do të jetë nxitëse të shqyrtojmë gëzimin që patën korrësit e hershëm të krishterë. Do të rishikojmë tre faktorë që na e shtojnë gëzimin që kemi në veprën e sotme të korrjes. Këta faktorë janë: (1) mesazhi ynë i shpresës, (2) suksesi i kërkimit që bëjmë dhe (3) qëndrimi paqësor që kemi si korrës.
Dërgohen si korrës
3. Në cilën fushë provuan gëzim ithtarët e hershëm të Jezuit?
3 Sa shumë ndryshoi jeta e korrësve të hershëm, e në veçanti e 11 apostujve besnikë të Jezuit, atë ditë në vitin 33 të e.s., kur shkuan në një mal në Galile për t’u takuar me Krishtin e ringjallur! (Mateu 28:16) Në atë rast, mund të kenë qenë të pranishëm ‘më shumë se pesëqind vëllezër’. (1 Korintasve 15:6) Detyra që u ngarkoi Jezui u kumbonte në vesh. Ai u tha: «Shkoni . . . dhe bëni dishepuj nga njerëz të të gjitha kombeve, duke i pagëzuar në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë, duke u mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam urdhëruar.» (Mateu 28:19, 20) Me gjithë përndjekjen e ashpër, ata provuan shumë gëzim në veprën e korrjes, kur shikonin kongregacionet e ithtarëve të Krishtit që themeloheshin në njërin vend pas tjetrit. Me kalimin e kohës, ‘lajmi i mirë po predikohej ndër të gjitha krijesat që janë nën qiell’.—Kolosianëve 1:23; Veprat 1:8; 16:5.
4. Në cilat rrethana u dërguan dishepujt e Krishtit?
4 Në një periudhë të mëparshme të shërbimit të tij në Galile, Jezui i kishte thirrur 12 apostujt dhe i kishte dërguar në mënyrë të veçantë Mateu 10:1-7) Ai vetë ishte ‘nisur të shkonte përqark nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat [e Galilesë], duke mësuar në sinagogat e tyre dhe duke predikuar lajmin e mirë të mbretërisë, duke shëruar çdo lloj lëngate e çdo lloj sëmundjeje’. Jezui ndjeu keqardhje për turmat, «sepse ishin të keqtrajtuara e të hallakatura si dele pa bari». (Mateu 9:35, 36) I prekur thellë, ai u tha më pas dishepujve: «Po, e korra është e madhe, por punëtorët janë pak. Prandaj, lutjuni Zotërisë të së korrës [Perëndisë Jehova] të dërgojë punëtorë në të korrën e tij.» (Mateu 9:37, 38) Të njëjtën nevojë për korrës Jezui e pa edhe në Jude, kur i kishin mbetur vetëm gjashtë muaj nga shërbimi në tokë. (Luka 10:2) Në të dyja rastet, ai i dërgoi ithtarët e vet si punëtorë korrjeje.—Mateu 10:5; Luka 10:3.
që të shpallnin: «Mbretëria e qiejve është afruar.» (Mesazhi ynë i shpresës
5. Cilin lloj mesazhi shpallim ne?
5 Si shërbëtorë të Jehovait në ditët e sotme, ne i përgjigjemi me gëzim thirrjes për korrës. Një faktor që na e shton shumë gëzimin është se u çojmë një mesazh shprese zemërlëshuarve dhe të dëshpëruarve. Ashtu si dishepujt e Jezuit në shekullin e parë, kemi një privilegj shumë të madh: t’u shpallim lajmin e mirë—një mesazh të vërtetë shprese—atyre që janë ‘të keqtrajtuar e të hallakatur si dele pa bari’.
6. Në cilën vepër u mbajtën të zënë apostujt në shekullin e parë?
6 Aty nga mesi i shekullit të parë, apostulli Pavël ishte i zënë duke predikuar lajmin e mirë. Kjo vepër korrjeje ishte me siguri e efektshme, sepse, duke u shkruar të krishterëve në Korint rreth vitit 55 të e.s., ai tha: «Vëllezër, po ju bëj të njohur lajmin e mirë që ju shpalla, të cilin edhe e morët e në të cilin edhe qëndroni.» (1 Korintasve 15:1) Apostujt dhe të krishterët e tjerë të hershëm ishin korrës të palodhur. Ndonëse Bibla nuk na thotë se sa apostuj mbijetuan ngjarjet historike që përfunduan me shkatërrimin e Jerusalemit në vitin 70 të e.s., e dimë se apostulli Gjon po predikonte ende afro 25 vjet pas këtyre ngjarjeve.—Zbulesa 1:9.
7, 8. Cilin mesazh shprese kanë shpallur tani shërbëtorët e Jehovait me më shumë urgjencë se kurrë?
7 Më pas erdhën shekuj të sundimit të klerit të të ashtuquajturit krishterim, «njeriu i paligjshmërisë» apostat. (2 Selanikasve 2:3) Mirëpo, aty nga fundi i shekullit të 19-të, ata që po kërkonin ta modelonin jetën sipas krishterimit të hershëm pranuan mesazhin e shpresës, duke shpallur Mbretërinë. Kështu, që nga numri i saj i parë (korrik 1879), titulli i kësaj reviste ka përfshirë fjalët «Shpallësja e pranisë së Krishtit», «Shpallësja e Mbretërisë së Krishtit» ose «Lajmëron Mbretërinë e Jehovait».
8 Mbretëria qiellore e Perëndisë u vendos e iu la në dorë Jezu Krishtit në vitin 1914 dhe tani ne po e shpallim mesazhin e shpresës me më shumë urgjencë se kurrë më parë. Përse? Sepse një ndër bekimet e sundimit të Mbretërisë është fundi i afërt i sistemit të tanishëm të lig. (Danieli 2:44) A mund të ketë ndonjë mesazh më të mirë se ky? Veç kësaj, a mund të kemi gëzim më të madh sesa të marrim pjesë në shpalljen e Mbretërisë para se të godasë ‘shtrëngimi i madh’?—Mateu 24:21; Marku 13:10.
Kërkim i suksesshëm
9. Cilin udhëzim u dha Jezui dishepujve dhe si reaguan njerëzit ndaj mesazhit të Mbretërisë?
9 Një faktor tjetër që na e shton gëzimin si korrës është suksesi që kemi në kërkimin e atyre që bëhen dishepuj dhe bashkohen me ne në veprën e korrjes. Në vitin 31 e 32 të e.s., Jezui i udhëzoi dishepujt: «Në çfarëdo qyteti ose fshati që të hyni, kërkoni atje atë që e meriton.» (Mateu 10:11) Jo të gjithë njerëzit e meritonin, siç e tregoi përgjigjja e tyre ndaj mesazhit të Mbretërisë. Gjithsesi, dishepujt e Jezuit e predikuan me zell lajmin e mirë kudo që kishte njerëz.
10. Si veproi Pavli për të kërkuar ata që e meritonin?
10 Pas vdekjes dhe ringjalljes së Jezuit, kërkimi për të gjetur ata që e meritonin vazhdoi me vrull. Pavli arsyetonte me judenjtë në Veprat 17:17, 34; 20:20.
sinagogën e tyre dhe me njerëzit që qëllonin të ndodheshin në sheshin e pazarit në Athinë. Kur dha dëshmi në Areopagun e atij qyteti grek, «disa burra u bashkuan me të e u bënë besimtarë, ndër të cilët ishte edhe Dionisi, gjyqtar i gjyqit të Areopagut, si edhe një grua që quhej Damaris e të tjerë veç tyre». Kudo që shkonte, Pavli ishte një shembull edhe duke predikuar «publikisht dhe nga shtëpia në shtëpi».—11. Cilat metoda përdoreshin vite më parë për të kryer shërbimin?
11 Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit të 19-të, të krishterët e mirosur u vunë me guxim në kërkim të atyre që e meritonin. Në një artikull me titull «Të mirosur për të predikuar», Kulla e Rojës e Sionit e korrik-gushtit 1881 thoshte: «Predikimi i lajmit të mirë . . . po vazhdon te ‘zemërbutët’, tek ata që janë të gatshëm dhe në gjendje të dëgjojnë, me qëllim që të zhvillohet mes tyre trupi i Krishtit, bashkëtrashëgimtarët.» Korrësit e dërguar nga Perëndia shpesh i takonin njerëzit kur këta dilnin nga shërbesat kishtare dhe u jepnin fletushka që përmbanin mesazhe biblike të bëra posaçërisht për të nxitur një reagim të favorshëm tek ata që e meritonin. Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të efektshmërisë së kësaj metode dëshmie, Kulla e Rojës e 15 majit 1903 i nxiste korrësit që t’i shpërndanin fletushkat «nga shtëpia në shtëpi, të dielave në mëngjes».
12. Si e kemi rritur efektshmërinë e veprës së predikimit? Ilustrojeni.
12 Vitet e fundit, e kemi zgjeruar shërbimin duke i takuar njerëzit jo vetëm në shtëpitë e tyre, por edhe gjetkë. Kjo ka dalë shumë e efektshme në vende ku kushtet ekonomike dhe veprimtaritë e kohës së lirë i largojnë njerëzit nga shtëpitë, në oraret kur shkojmë ne zakonisht për të dhënë dëshmi. Kur një Dëshmitare në Angli dhe shoqja e saj e shërbimit vunë re vizitorë që rregullisht iknin me autobus pasi kishin kaluar një ditë buzë detit, morën guximin për të hipur në autobusë dhe për t’u prezantuar kopje të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! pasagjerëve. Në një muaj shpërndanë 229 revista. Ato thonë: «Nuk na tremb dëshmia buzë detit, territori tregtar ose ndonjë sfidë tjetër që mund të na dalë përpara, sepse e dimë që Jehovai është gjithmonë me ne.» Ato vendosën një itinerar revistash, filluan një studim biblik dhe që të dyja kanë shërbyer si pioniere ndihmëse.
13. Cili rregullim në shërbim kërkohet tani në disa vende?
13 Ndërsa vazhdon kërkimi i atyre që e meritojnë, në disa vende mund të jetë i nevojshëm një rishqyrtim i kujdesshëm i shërbimit tonë. Ndonëse shumë Dëshmitarë zakonisht kanë predikuar nga shtëpia në shtëpi të dielave në mëngjes, në disa zona ata shohin se vizitat herët në mëngjes në shtëpitë e njerëzve janë më pak të efektshme, sepse pronarët e shtëpive mund të jenë duke fjetur. Duke rregulluar programin e tyre, shumë Dëshmitarë tani e fillojnë kërkimin pak më vonë gjatë ditës, ndoshta pas mbledhjeve të krishtere. Ky kërkim ka
dalë vërtet i frytshëm. Vitin e kaluar numri i lajmëtarëve të Mbretërisë anembanë botës u rrit me 2,3 për qind. Kjo e nderon Zotërinë e të korrës dhe na sjell gëzim në zemër.Ruani paqen në veprën e korrjes
14. Me cilin qëndrim ua paraqesim njerëzve mesazhin tonë dhe përse?
14 Një arsye tjetër për gëzim lidhet me qëndrimin paqësor që shfaqim në veprën e korrjes. «Kur të hyni në shtëpi,—tha Jezui,—përshëndetini ata të shtëpisë; dhe nëse shtëpia e meriton, paqja që i uroni le të vijë mbi të.» (Mateu 10:12, 13) Përshëndetja hebraike dhe termi përkatës në greqishten biblike përcjellin që të dyja mendimin ‘Të të shkojë mbarë’. Ky qëndrim drejton mënyrën se si u afrohemi njerëzve kur predikojmë lajmin e mirë. Ne shpresojmë që ata t’i përgjigjen në mënyrë pozitive mesazhit të Mbretërisë. Për ata që përgjigjen kështu, ekziston shpresa që të pajtohen me Perëndinë, ndërsa pendohen për mëkatet e tyre, kthehen dhe bëjnë vullnetin e tij. Nga ana e saj, paqja me Perëndinë çon në jetë të përhershme.—Gjoni 17:3; Veprat 3:19; 13:38, 48; 2 Korintasve 5:18-20.
15. Si mund ta ruajmë qëndrimin paqësor kur hasim një përgjigje jo të favorshme në veprën e predikimit?
15 Si mund ta ruajmë paqen, kur përgjigjia që marrim nuk është pozitive? Jezui udhëzoi: «Nëse [shtëpia] nuk e meriton, paqja juaj le të kthehet mbi ju.» (Mateu 10:13) Në tregimin e Lukës, ku flitet për dërgimin e 70 dishepujve, përfshihet thënia e Jezuit: «Nëse atje gjendet një mik i paqes, paqja juaj do të prehet mbi të. Por nëse nuk është, ajo do t’ju kthehet juve.» (Luka 10:6) Kur shkojmë për t’u dhënë njerëzve lajmin e mirë, në mënyrë të përshtatshme e bëjmë këtë në një mënyrë të këndshme dhe paqësore. Një përgjigje pa interes, një ankim ose një koment i pasjellshëm nga ndonjë pronar shtëpie vetëm sa shërben që mesazhi ynë paqësor të ‘kthehet te ne’. Por, asnjëra nga këto rrethana nuk na e heq paqen, e cila është një fryt i frymës së shenjtë të Jehovait.—Galatasve 5:22, 23.
Një synim i shkëlqyer për korrësit
16, 17. (a) Cili është synimi ynë kur bëjmë rivizita? (b) Si mund t’i ndihmojmë ata që kanë pyetje biblike?
16 Si korrës, jemi të kënaqur që edhe ne bëjmë pjesën tonë në mbledhjen e njerëzve për jetën e përhershme. Sa shumë gëzim provojmë kur një person të cilit i predikojmë, përgjigjet pozitivisht, dëshiron të mësojë më shumë dhe
e tregon veten se është «një mik i paqes»! Ndoshta ka shumë pyetje biblike dhe e kemi të pamundur t’u përgjigjemi që të gjithave në një vizitë të vetme. Meqenëse qëndrimi i zgjatur në vizitën e parë mund të mos jetë i përshtatshëm, çfarë mund të bëjmë? Mund të kemi një synim të ngjashëm me atë që u sugjerua rreth 60 vjet më parë.17 «Të gjithë dëshmitarët e Jehovait duhet të jenë të përgatitur për të drejtuar studime model me Biblën.» Ky pohim gjendej në broshurën e tretë të një serie broshurash me udhëzime, me titull Studim Model, të botuara nga viti 1937 deri në vitin 1941. Më tej thuhej: «Të gjithë lajmëtarët [e Mbretërisë] duhet të jenë të zellshëm për të ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme njerëzit vullnetmirë, të cilët tregojnë interes për mesazhin e Mbretërisë. Te këta persona duhen bërë rivizita, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme . . . dhe pastaj të filloni një studim model . . . sa më shpejt që të mundni.» Po, synimi që kemi gjatë rivizitave është të fillojmë një studim biblik dhe ta drejtojmë rregullisht atë. * Qëndrimi miqësor dhe interesi i dashur për personin e interesuar na nxitin që të përgatitemi mirë dhe ta drejtojmë studimin me efektshmëri.
18. Si mund t’i ndihmojmë të rinjtë në të vërtetën që të bëhen dishepuj të Jezu Krishtit?
18 Me ndihmën e librit Njohuria që të çon në jetën e përhershme dhe të broshurave, si Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?, mund të drejtojmë studime biblike të efektshme në shtëpi dhe mund t’i ndihmojmë kështu personat e sapointeresuar që të bëhen dishepuj. Kur ne përpiqemi të imitojmë Mësuesin e Madh, Jezu Krishtin, ka të ngjarë që këta studentë të Biblës të mësojnë nga qëndrimi ynë paqësor dhe i gëzueshëm, nga çiltërsia jonë dhe nga respekti që kemi për normat dhe për udhëheqjen e Jehovait. Kur i ndihmojmë të rinjtë në të vërtetën me përgjigje për pyetjet që kanë, le të bëjmë çmos që t’u mësojmë edhe se si mund t’u përgjigjen atyre që i pyesin. (2 Timoteut 2:1, 2; 1 Pjetrit 2:21) Si korrës figurativë, patjetër mund të jemi të gëzuar që vitin e kaluar të shërbimit, në mbarë botën u drejtuan mesatarisht 4.766.631 studime biblike në shtëpi. Jemi veçanërisht të gëzuar nëse personalisht jemi ndër ata korrës që marrin pjesë në veprën e studimeve biblike në shtëpi.
Vazhdoni të gëzoni në korrje
19. Gjatë shërbimit të Jezuit dhe pak më pas, përse kishte arsye të vlefshme për t’u gëzuar në korrje?
19 Gjatë shërbimit të Jezuit dhe pak kohë më pas, kishte shumë arsye për t’u gëzuar në korrje. Në atë kohë, shumë iu përgjigjën pozitivisht lajmit të mirë. Gëzimi ishte veçanërisht i madh në Festën e Ditës së Pesëdhjetë, në vitin 33 të e.s., pasi atëherë rreth 3.000 veta e pranuan drejtimin e Pjetrit, morën frymën e shenjtë të Jehovait dhe u bënë pjesë e kombit të Izraelit frymor të Perëndisë. Në të vërtetë, numri i tyre vazhdoi të rritej dhe gëzimi ishte me bollëk ndërsa «Jehovai vazhdonte të bashkonte përditë me ta ata që shpëtonin».—Veprat 2:37-41, 46, 47; Galatasve 6:16; 1 Pjetrit 2:9.
20. Çfarë na sjell gëzim me bollëk në veprën e korrjes?
20 Në atë kohë, po përmbushej profecia e Isaisë: «Ti [Jehova] e ke rritur kombin, ke shtuar Isaia 9:2 [Isaia 9:3, BR]) Ndonëse tani shohim që ai ‘komb i rritur’ i të mirosurve është pothuajse i plotë, kemi shumë gëzim kur vërejmë se numri i korrësve të tjerë rritet vit pas viti.—Psalmi 4:7; Zakaria 8:23; Gjoni 10:16.
gëzimin e tyre; ata gëzohen para teje ashtu si gëzohet dikush në korrje dhe ashtu si gëzohet kur ndahet plaçka e luftës.» (21. Çfarë do të shqyrtojmë në artikullin vijues?
21 Patjetër, kemi arsye të vlefshme që të vazhdojmë të gëzojmë në veprën e korrjes. Mesazhi i shpresës, kërkimi i atyre që e meritojnë dhe qëndrimi ynë paqësor—të gjithë këta faktorë na sjellin gëzim si korrës. Megjithatë, këta faktorë shkaktojnë reagime negative nga shumë veta. Apostull Gjoni e përjetoi këtë. Ai u burgos në ishullin e Patmosit, ‘sepse kishte folur për Perëndinë dhe kishte dhënë dëshmi për Jezuin’. (Zbulesa 1:9) Atëherë, si mund ta ruajmë gëzimin kur hasim përndjekje dhe kundërshtim? Çfarë do të na ndihmojë të përballojmë qëndrimin e ngurtë të shumë personave të cilëve u predikojmë tani? Artikulli vijues siguron ndihmë nga Bibla për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve.
[Shënimi]
^ par. 17 Fillimisht, studimet organizoheshin në vende ku mund të mblidheshin grupe njerëzish të interesuar. Por, shumë shpejt, studime mbaheshin edhe me individë e familje.—Shih Dëshmitarët e Jehovait: Lajmëtarë të Mbretërisë së Perëndisë, faqja 574, anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
Si do të përgjigjeshit?
• Cila është vepra figurative e korrjes?
• Cilin lloj mesazhi shpallim?
• Përse kërkimi ynë për dishepuj ka sukses?
• Si e ruajmë paqen në veprën e korrjes?
• Përse vazhdojmë të gëzojmë në korrje?
[Pyetjet]
[Figurat në faqet 12, 13]
Predikimi në shekullin e parë dhe në shekullin e 20-të
[Figurat në faqen 13]
Si Pavli, korrësit e sotëm përpiqen të flasin me njerëzit kudo që janë
[Figura në faqen 13]
Ta shpallim lajmin e mirë në mënyrë të këndshme