Mbledhja Vjetore, 6 tetor 2001
Mbledhja Vjetore, 6 tetor 2001
MBLEDHJA VJETORE e anëtarëve të Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania do të mbahet më 6 tetor 2001, në Sallën e Asambleve të Dëshmitarëve të Jehovait, 2932 Kennedy Boulevard, Jersey City, New Jersey. Në orën 9.15 do të mbahet një mbledhje paraprake vetëm me anëtarët, e cila do të ndiqet në orën 10.00 nga mbledhja e përgjithshme vjetore.
Anëtarët e korporatës duhet të informojnë që tani Zyrën e Sekretarisë për çdo ndryshim të adresës së tyre postare gjatë vitit të kaluar, në mënyrë që letrat e zakonshme të lajmërimit dhe prokurat t’u shkojnë gjatë korrikut.
Prokurat, të cilat do t’u dërgohen anëtarëve bashkë me lajmërimin për mbledhjen vjetore, duhen kthyer në mënyrë që të mbërrijnë në Zyrën e Sekretarisë së Shoqatës jo më vonë se 1 gushti. Çdo anëtar duhet të plotësojë dhe të kthejë menjëherë prokurën e tij, duke thënë nëse do të marrë pjesë personalisht në mbledhje apo jo. Informacioni i dhënë në çdo prokurë duhet të jetë i qartë në lidhje me këtë pikë, pasi do të jetë baza për të përcaktuar se kush do të jetë personalisht i pranishëm.
I gjithë sesioni, duke përfshirë mbledhjen formale të punës dhe raportet, pritet të përfundojë rreth orës 13.00 ose pak më pas. Pasdite nuk do të ketë sesion. Për shkak të vendit të kufizuar, pranimet do të bëhen vetëm me anë të ftesave. Për mbledhjen vjetore nuk do të merren masa për asnjë lidhje telefonike me ndonjë auditor tjetër.