A mund ta ‘shquani si të drejtën, ashtu edhe të gabuarën’?
A mund ta ‘shquani si të drejtën, ashtu edhe të gabuarën’?
«Vazhdoni të siguroheni se çfarë është e pranueshme para Zotërisë.»—EFESIANËVE 5:10.
1. Si mund të jetë e ndërlikuar jeta sot dhe përse?
«O ZOT, unë e di që rruga e njeriut nuk varet nga fuqia e tij dhe njeriu që ecën nuk ka fuqi të drejtojë hapat e tij.» (Jeremia 10:23) Kjo e vërtetë e rëndësishme që pranoi Jeremia, sot zbatohet për ne me më shumë forcë. Përse? Sepse po jetojmë në «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar»,—siç kishte parathënë Bibla. (2 Timoteut 3:1) Çdo ditë, hasim rrethana të ndërlikuara që na kërkojnë të marrim vendime. Të mëdha a të vogla qofshin, këto vendime mund të kenë një efekt të fuqishëm në mirëqenien tonë: fizikisht, emocionalisht dhe frymësisht.
2. Cilat zgjedhje mund të shihen si të parëndësishme, por, si i shohin të krishterët e dedikuar këto zgjedhje?
2 Shumë zgjedhje që bëjmë në jetën e përditshme mund të shihen si të zakonshme ose të parëndësishme. Për shembull, çdo ditë na duhet të zgjedhim rrobat që do të veshim, ushqimin që do të hamë, njerëzit që do të takojmë e kështu me radhë. Këto zgjedhje i bëjmë pothuajse vetvetiu, pa u menduar shumë. Por, a janë vërtet të parëndësishme këto gjëra? Si të krishterë të dedikuar, na intereson shumë që zgjedhjet që bëjmë për sa i përket veshjes dhe pamjes së jashtme, ushqimit dhe pijeve, si edhe të folurit e sjelljes, të pasqyrojnë gjithnjë rolin tonë si shërbëtorë të Më të Lartit, Perëndisë Jehova. Na vijnë në mend fjalët e apostullit Pavël: «Nëse jeni duke ngrënë ose duke pirë, apo nëse jeni duke bërë diçka tjetër, gjithçka bëjeni për lavdi të Perëndisë.»—1 Korintasve 10:31; Kolosianëve 4:6; 1 Timoteut 2:9, 10.
3. Cilat zgjedhje meritojnë një shqyrtim vërtet serioz?
3 Pastaj, ka disa zgjedhje që meritojnë një shqyrtim edhe më serioz. Për shembull, vendimi për t’u martuar ose për të mbetur beqar ka patjetër një efekt të fuqishëm e të qëndrueshëm në jetën e një personi. Sigurisht, të zgjedhësh personin e duhur me të cilin të martohesh dhe që do të jetë shoku i jetës, nuk është një gjë e vogël. * (Fjalët e urta (Proverbat) 18:22) Veç kësaj, zgjedhja e miqve dhe e shokëve, e arsimimit, e punësimit, si edhe e zbavitjes dhe e çlodhjes, luan një rol të rëndësishëm ose, më mirë, vendimtar në gjendjen tonë frymore dhe, për pasojë, në mirëqenien tonë të përjetshme.—Romakëve 13:13, 14; Efesianëve 5:3, 4.
4. (a) Cilën aftësi do të ishte dobiprurëse të kishim? (b) Cilat pyetje duhen shqyrtuar?
4 Përballë gjithë këtyre zgjedhjeve, sigurisht është dobiprurëse të kemi aftësinë për të shquar atë që është e drejtë nga ajo që është e gabuar ose atë që duket e drejtë nga ajo që është vërtet e tillë. «Është një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes»,—paralajmëron Bibla. (Fjalët e urta 14:12) Prandaj, mund të pyesim: ‘Si mund ta zhvillojmë aftësinë për të shquar të drejtën nga e gabuara? Ku mund të drejtohemi për të gjetur udhëheqjen që na nevojitet për të marrë vendime? Çfarë kanë bërë, në të kaluarën dhe në të tashmen, njerëzit në këtë fushë dhe cili ka qenë përfundimi?’
‘Filozofia dhe mashtrimet boshe’ të botës
5. Në çfarë lloj bote jetonin të krishterët e hershëm?
5 Të krishterët e shekullit të parë jetonin në një botë ku mbizotëronin vlerat dhe idealet greko-romake. Në njërën anë ishin rehatitë dhe lukset e jetës romake, të cilat shumë veta i shikonin si diçka për t’u pasur zili. Në anën tjetër, rrethi intelektual i kohës ishte plot e përplot jo vetëm me idetë filozofike të Platonit dhe të Aristotelit, por edhe me ato të shkollave më të reja filozofike, siç ishin epikurianët dhe stoikët. Kur erdhi në Athinë në udhëtimin e tij të dytë misionar, apostulli Pavël u ballafaqua me filozofët epikurianë dhe stoikë, të cilët mendonin se ishin më të lartë se «ky llomotar», Pavli.—Veprat 17:18.
6. (a) Çfarë tundimi kishin disa nga të krishterët e hershëm? (b) Cilin paralajmërim dha Pavli?
6 Pra, nuk e kemi të vështirë ta kuptojmë përse disa nga të krishterët e hershëm ndiheshin të tërhequr ndaj sjelljes dhe stilit fodull të jetesës së njerëzve që i rrethonin. (2 Timoteut 4:10) Dukej se ata që ishin pjesë e pandarë e sistemit gëzonin shumë dobi e përfitime dhe zgjedhjet që bënin, dukeshin të mira. Bota dukej sikur të vinte përpara diçka me vlerë që mënyra e krishterë e të jetuarit nuk ta jepte. Megjithatë, apostulli Pavël paralajmëroi: «Ruhuni që ndokush të mos ju bëjë prenë e vet nëpërmjet filozofisë dhe mashtrimeve boshe, sipas traditës së njerëzve, sipas gjërave elementare të botës e jo sipas Krishtit.» (Kolosianëve 2:8) Përse e tha Pavli këtë?
7. Cila është në të vërtetë vlera e mençurisë së botës?
7 Këtë paralajmërim Pavli e dha sepse e ndjeu se prapa mënyrës së të menduarit të atyre që ndiheshin të tërhequr nga bota fshihej një rrezik i vërtetë. Fakti që përdori termin ‘filozofia dhe mashtrimet boshe’ është veçanërisht domethënës. Fjala ‘filozofi’ fjalë për fjalë do të thotë «dashuri për mençurinë dhe kërkim i saj». Në vetvete, kjo gjë mund të jetë dobiprurëse. Në të vërtetë, Bibla, sidomos në librin e Fjalëve të urta, nxit që të kërkojmë llojin e drejtë të njohurisë dhe të mençurisë. (Fjalët e urta 1:1-7; 3:13-18) Gjithsesi, Pavli e lidhi ‘filozofinë’ me ‘mashtrimet boshe’. Me fjalë të tjera, mençurinë që ofronte bota Pavli e shihte si boshe dhe mashtruese. Si një tullumbace e fryrë, ajo dukej e fortë nga pamja, por nuk kishte dobi praktike. S’do mend që do të ishte e kotë e, madje, shkatërrimtare ta bazoje zgjedhjen e së drejtës dhe të së gabuarës mbi diçka pa dobi praktike, siç ishte ‘filozofia dhe mashtrimet boshe’ të botës.
Ata që thonë se «e mira është e keqe dhe e keqja është e mirë»
8. (a) Kujt i drejtohen njerëzit për këshilla? (b) Çfarë lloj këshillash jepen?
8 Sot gjërat nuk janë shumë ndryshe. Thuajse në çdo fushë të veprimtarisë njerëzore, ka specialistë me bollëk. Këshilluesit martesorë dhe familjarë, gazetarët, ata që vetëquhen specialistë terapie, astrologët, mediumet spiritiste dhe të tjerët janë gati të japin këshilla kundrejt një pagese. Por, çfarë këshillash japin? Shpesh, normat e Biblës në lidhje me moralin vihen mënjanë, për t’i bërë vend të ashtuquajturit moral të ri. Për shembull, duke folur për mospranimin e qeverisë që të regjistrojë «martesat me të njëjtin seks», një kryeartikull në gazetën kryesore të Kanadasë, The Globe and Mail, thotë: «Në vitin 2000, është absurde që dy personave të cilët duhen me njëri-tjetrin dhe i janë përkushtuar Psalmi 10:3, 4.
njëri-tjetrit t’u mohohet dëshira e tyre më e madhe, vetëm sepse qëlloi që të jenë të të njëjtit seks.» Prirja sot është për të qenë tolerantë, jo kritikues. Çdo gjë shihet si relative dhe nuk ka më ndonjë gjë absolute për sa i përket së drejtës dhe së gabuarës.—9. Çfarë bëjnë shpesh njerëzit që shihen si të nderuar në shoqëri?
9 Të tjerë, kur marrin vendime, marrin për model ata që kanë sukses nga ana shoqërore dhe financiare, pra, ata që janë të pasur e me famë. Ndonëse njerëzit e pasur e me famë shihen si të nderuar në shoqërinë e sotme, shpesh ata flasin për virtyte si ndershmëria dhe mirëbesimi vetëm sa për të larë gojën. Duke rendur pas pushtetit dhe përfitimit material, shumë veta s’e kanë për gjë të gjejnë rrugën më të shkurtër dhe të shkelin mbi parimet morale. Për të arritur famë dhe popullaritet, disa veta, pa u merakosur shumë, i hedhin tej vlerat dhe normat e përcaktuara, duke parapëlqyer sjelljen që është e çuditshme dhe tronditëse. Pasoja është një shoqëri liberale dhe e motivuar nga përfitimi, motoja e së cilës është: «Çdo gjë është e lejueshme.» A është për t’u çuditur që njerëzit janë të ngatërruar dhe të pasigurt, kur vjen fjala për të drejtën dhe të gabuarën?—Luka 6:39.
10. Si kanë dalë të vërteta fjalët e Isaisë për të mirën dhe të keqen?
10 Pasojat tragjike të vendimeve jo të mençura që janë marrë në bazë të një udhëheqjeje të gabuar shihen kudo përreth nesh: martesa dhe familje të prishura, abuzimi me drogën dhe alkoolin, banda të dhunshme të rinjsh, sjellje e shthurur, sëmundje të përçuara me rrugë seksuale—për të përmendur vetëm disa. E vërtet, si mund të presim që të jetë ndryshe, kur njerëzit braktisin çdo normë dhe pikë referimi, kur bëhet fjalë për të drejtën dhe të gabuarën? (Romakëve 1:28-32) Është tamam siç e tha profeti Isaia: «Mjerë ata që thonë se e mira është e keqe dhe e keqja është e mirë, ata që e vënë errësirën për dritë dhe dritën për errësirë, ata që e vënë të hidhurën për të ëmbël dhe të ëmblën për të hidhur! Mjerë ata që janë të mençur në sytë e tyre dhe të matur, madje, para fytyrave të tyre!»—Isaia 5:20, 21, BR.
11. Përse nuk është e mençur të mbështetemi te vetja për të përcaktuar të drejtën dhe të gabuarën?
11 Fakti që Perëndia u kërkoi llogari atyre judenjve të lashtë që u bënë «të mençur në sytë e tyre» e bën edhe më të rëndësishme që ne të mos mbështetemi te vetja për të përcaktuar të drejtën dhe të gabuarën. Shumë njerëz sot e pranojnë konceptin «dëgjo zemrën tënde» ose «bëj atë që të duket e drejtë». A është e saktë kjo mënyrë të menduari? Jo sipas Biblës, e cila thotë haptazi: «Zemra është më tradhtare se çdo gjë tjetër dhe është vështirë të kontrollohet. Kush mund ta njohë?» (Jeremia 17:9, BR) A do t’i zinit besë një personi tradhtar e që është vështirë të kontrollohet, që t’ju udhëheqë për të marrë vendime? Vështirë se po. Më së pakti, ka shumë të ngjarë të bënit tamam të kundërtën e asaj që ju thotë ai person. Ja përse Bibla na kujton: «Kush i beson zemrës së tij është budalla, por ai që ecën me urtësi do të shpëtojë.»—Fjalët e urta 3:5-7; 28:26.
Të mësojmë se çfarë është e pranueshme për Perëndinë
12. Përse e kemi të nevojshme që të provojmë për vete «vullnetin e Perëndisë»?
12 Meqë për të përcaktuar të drejtën dhe të gabuarën nuk duhet të mbështetemi as në mençurinë e botës, as te vetja, çfarë duhet të bëjmë? Vini re këtë këshillë të qartë të apostullit Pavël: «Mjaft u formuat sipas këtij sistemi, por transformohuni duke përtërirë mendjen tuaj, që të provoni për veten tuaj vullnetin e mirë, të pranueshëm e të përsosur të Perëndisë.» (Romakëve 12:2) Përse kemi nevojë të provojmë për vete vullnetin e Perëndisë? Në Bibël, Jehovai jep një arsye të thjeshtë, por të fuqishme, duke thënë: «Ashtu si qiejt janë më të lartë se toka, kështu edhe rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet e mia janë më të larta se mendimet tuaja.» (Isaia 55:9) Kështu, në vend që të mbështetemi në aftësinë tonë për të gjykuar ose në ndjenjat tona, marrim këshillën: «Vazhdoni të siguroheni se çfarë është e pranueshme para Zotërisë.»—Efesianëve 5:10.
13. Si e theksojnë fjalët e Jezuit, të dokumentuara te Gjoni 17:3, nevojën për të njohur çfarë është e pranueshme për Perëndinë?
13 Jezu Krishti e theksoi këtë nevojë kur tha: «Kjo do të thotë jetë e përhershme: të vazhdojnë të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që ti dërgove, Jezu Krishtin.» (Gjoni 17:3) Shprehja ‘të vazhdosh të marrësh njohuri’ ka një domethënie shumë më të thellë sesa thjesht «të njohësh». Sipas një fjalori, Vine’s Expository Dictionary, kjo shprehje «tregon një lidhje mes personit që njeh dhe objektit të njohur; në këtë këndvështrim, ajo që njihet është me vlerë ose me rëndësi për atë që njeh e, po kështu, edhe vendosja e marrëdhënies». Të kesh një marrëdhënie me dikë do të thotë më shumë sesa vetëm të njohësh cili është ai person ose si e ka emrin. Përfshin të njohësh edhe çfarë i pëlqen e çfarë nuk i pëlqen, të njohësh vlerat e tij, normat e tij, si edhe t’i respektosh ato.—1 Gjonit 2:3; 4:8.
Të stërvitim aftësitë perceptuese
14. Sipas Pavlit, cili është dallimi kryesor mes foshnjave frymore dhe njerëzve të pjekur?
14 Atëherë, si mund ta fitojmë aftësinë për të shquar të drejtën nga e gabuara? Fjalët e Pavlit, drejtuar të krishterëve hebrenj të shekullit të parë, sigurojnë përgjigjen. Ai shkroi: «Kushdo që ushqehet me qumësht nuk e njeh fjalën e drejtësisë, sepse është foshnjë. Por ushqimi i fortë u përket njerëzve të pjekur, atyre që nëpërmjet përdorimit i kanë aftësitë perceptuese të stërvitura për të shquar si të drejtën, ashtu edhe të gabuarën.» Këtu Pavli bëri dallimin mes ‘qumështit’, të cilin e përshkroi në një varg më sipër si «gjërat elementare të thënieve të shenjta të Perëndisë» dhe ‘ushqimit të fortë’, i cili u përket «njerëzve të pjekur» që «i kanë aftësitë perceptuese të stërvitura për të shquar si të Hebrenjve 5:12-14.
drejtën, ashtu edhe të gabuarën».—15. Përse duhet shumë punë për të fituar njohuri të saktë për Perëndinë?
15 Pikësëpari, kjo do të thotë se duhet të punojmë shumë për të fituar një kuptueshmëri të saktë të normave të Perëndisë, që gjenden në Fjalën e tij, në Bibël. Nuk jemi duke kërkuar një listë që të na tregojë çfarë mund të bëjmë e çfarë jo. Bibla nuk është libër i tillë. Përkundrazi, Pavli shpjegoi: «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për të mësuar, për të qortuar, për të ndrequr dhe për të disiplinuar në drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë krejtësisht i zoti, plotësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.» (2 Timoteut 3:16, 17) Që të nxjerrim dobi nga ky mësim, qortim dhe disiplinim, duhet të vëmë në përdorim mendjen dhe aftësinë për të menduar. Kjo kërkon përpjekje, por duke pasur parasysh përfundimin, domethënë të jemi ‘krejtësisht të zotët, plotësisht të pajisur për çdo vepër të mirë’, ia vlen çdo mundim.—Fjalët e urta 2:3-6.
16. Çfarë do të thotë t’i kesh të stërvitura aftësitë perceptuese?
16 Pra, siç tregoi Pavli, njerëzit e pjekur «i kanë aftësitë perceptuese të stërvitura për të shquar si të drejtën, ashtu edhe të gabuarën». Këtu vijmë në thelbin e çështjes. Shprehja «i kanë aftësitë perceptuese të stërvitura» fjalë për fjalë do të thotë «organet ndjesore janë stërvitur (si një gjimnast)». (Kingdom Interlinear Translation) Një gjimnast që është mjeshtër në ndonjë vegël të veçantë, si për shembull, në unaza ose në traun e ekuilibrit, mund të kryejë manovrime shumë të shpejta që duken se sfidojnë forcën e rëndesës ose ligjet e tjera të natyrës. Ai i ka plotësisht në kontroll gjymtyrët e trupit në çdo kohë dhe e ndien pothuajse instinktivisht se cilat lëvizje duhet të bëjë që ta kryejë me sukses ushtrimin e tij. E gjithë kjo është pasojë e stërvitjes sistematike dhe e praktikës së vazhdueshme.
17. Në cilin kuptim duhet të jemi si gjimnastë?
17 Në kuptimin frymor, edhe ne duhet të stërvitemi si gjimnastët, nëse duam të jemi të sigurt se vendimet që marrim dhe zgjedhjet që bëjmë janë gjithnjë të mira. Në çdo kohë, duhet të kemi plotësisht në kontroll ndjesitë tona dhe gjymtyrët e trupit. (Mateu 5:29, 30; Kolosianëve 3:5-10) Për shembull, a i disiplinoni sytë që të mos shohin materiale imorale ose, a i disiplinoni veshët që të mos dëgjojnë muzikë a biseda degraduese? Është e vërtetë se këto materiale jo të shëndetshme janë kudo përreth nesh. Por, prapëseprapë, na përket neve të zgjedhim nëse do t’i lëmë ose jo të zënë rrënjë në zemër dhe në mendje. Mund të imitojmë psalmistin, i cili tha: «Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe; unë e urrej sjelljen e atyre që dënojnë; nuk do të lejoj të bëhem si ata. . . . Kush thotë gënjeshtra nuk do të qëndrojë para syve të mi.»—Psalmi 101:3, 7.
T’i stërvitim aftësitë perceptuese nëpërmjet përdorimit
18. Çfarë sugjeron shprehja «nëpërmjet përdorimit», në shpjegimin e Pavlit për stërvitjen e aftësive perceptuese?
18 Mbani në mend se vetëm «nëpërmjet përdorimit» mund t’i stërvitim aftësitë perceptuese për të shquar si të drejtën, ashtu edhe të gabuarën. Me fjalë të tjera, sa herë që na duhet të marrim një vendim, duhet të mësojmë të përdorim aftësitë mendore për të shquar cilat parime biblike përfshihen dhe si mund të zbatohen ato. Zhvilloni zakonin për të bërë kërkime në botimet biblike që janë siguruar me anë Mateu 24:45) Sigurisht, mund të kërkojmë edhe ndihmën e të krishterëve të pjekur. Gjithsesi, përpjekjet që bëjmë vetë për të studiuar Fjalën e Perëndisë, së bashku me lutjet që i bëjmë Jehovait për udhëheqjen dhe për frymën e tij, do të sjellin shumë dobi me kalimin e kohës.—Efesianëve 3:14-19.
të ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’. (19. Cilat bekime mund të jenë tonat, nëse i stërvitim gjithnjë e më shumë aftësitë perceptuese?
19 Ndërsa i stërvitim gjithnjë e më shumë aftësitë perceptuese, synimi është që «të mos jemi më fëmijë, si të lëkundur nga dallgët e të çuar andej-këtej nga çdo erë mësimi, prej dredhisë së njerëzve, prej dinakërisë në sajimin e mashtrimeve». (Efesianëve 4:14) Më tepër, bazuar në njohurinë dhe kuptueshmërinë se çfarë është e pranueshme për Perëndinë, mund të marrim vendime të mençura, të mëdha a të vogla qofshin, të cilat janë dobiprurëse për ne, ndërtuese për bashkadhuruesit tanë dhe, mbi të gjitha, të pëlqyeshme për Atin tonë qiellor. (Fjalët e urta 27:11) Çfarë bekimi dhe mbrojtjeje është kjo në këto kohë kritike!
[Shënimi]
^ par. 3 Në një listë me më shumë se 40 përvojat më stresuese në jetën e njerëzve, e përpiluar nga dr. Tomas Holmsi e dr. Riçard Reji, vdekja e bashkëshortit, divorci dhe ndarja zënë tri vendet e para. Martesa zë vendin e shtatë.
A mund të shpjegoni?
• Cila aftësi nevojitet për të marrë vendime të mençura?
• Përse nuk është e mençur të shpresojmë te njerëzit e shquar ose të mbështetemi te ndjenjat tona kur përcaktojmë të drejtën dhe të gabuarën?
• Përse kur marrim vendime duhet të sigurohemi për atë që është e pranueshme për Perëndinë dhe si mund ta bëjmë këtë?
• Çfarë do të thotë ‘t’i kemi të stërvitura aftësitë perceptuese’?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 9]
Është e kotë t’u drejtohemi për udhëheqje të pasurve dhe atyre me famë
[Figura në faqen 10]
Si një gjimnast, duhet t’i kemi plotësisht në kontroll të gjitha ndjesitë dhe gjymtyrët e trupit