Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Fitore në Gjykatën Kushtetuese Federale

Fitore në Gjykatën Kushtetuese Federale

Fitore në Gjykatën Kushtetuese Federale

DËSHMITARËT E JEHOVAIT në Gjermani arritën një fitore historike në Gjykatën Kushtetuese Federale në Karlsruhe. Në këtë mënyrë, kanë bërë një hap të rëndësishëm lidhur me njohjen e tyre ligjore.

Në Gjermani, Dëshmitarët e Jehovait kanë më shumë se 100 vjet që predikojnë. Kanë mbijetuar nga përndjekja e ashpër që hoqën nga dy diktaturat e shekullit të 20-të: nacional-socialistët dhe komunistët. Që nga viti 1990, Dëshmitarët kanë kërkuar të njihen zyrtarisht si një korporatë e njohur me ligj. Pas dy vendimeve pro dhe një kundër, Dëshmitarët bënë apelim në Gjykatën Kushtetuese Federale, e cila e bëri të ditur vendimin e saj më 19 dhjetor 2000.

Vendim unanim pro Dëshmitarëve të Jehovait

Të gjashtë gjyqtarët e gjyqtaret që përbënin trupin gjykues vendosën pro Dëshmitarëve. Gjyqtarët përmbysën një vendim të vitit 1997, të marrë nga Gjykata Administrative Federale dhe udhëzuan që gjykata të shqyrtonte përsëri kërkesën e Dëshmitarëve.

Gjykata Kushtetuese Federale e përdori këtë rast për të komentuar lidhur me marrëdhënien themelore që duhet të ekzistojë ndërmjet shtetit dhe grupeve fetare. Në parim, statuti i një feje «përcaktohet jo nga bindjet që ka, por nga mënyra se si sillet».

Gjykata komentoi, gjithashtu, se kur Dëshmitarët praktikojnë «asnjanësinë e krishterë», ata «nuk sulmojnë parimin e demokracisë» dhe «nuk duan ta zëvendësojnë demokracinë me ndonjë formë tjetër qeverisjeje». Kështu, fakti që nuk marrin pjesë në zgjedhjet politike nuk duhet të përdoret kundër Dëshmitarëve në kërkesën e tyre për njohje ligjore.—Gjoni 18:36; Romakëve 13:1.

Më tej, gjykata komentoi se një besimtar—qoftë ky Dëshmitar ose i ndonjë besimi tjetër—ndonjëherë mund të gjendet në një rrethanë, ku kërkesat e shtetit dhe kërkesat e besimit të tij bien ndesh me njëra-tjetrën. Nëse individi ndjek ndërgjegjen e tij duke «i qëndruar besnik bindjeve fetare më tepër sesa ligjit», shteti mund ta shohë këtë si një gjë të justifikuar brenda rrezes së lirisë fetare.—Veprat 5:29.

Vendimi i gjykatës bëri shumë bujë, duke dalë në faqet e para të gazetave. Vështirë se gjeje në Gjermani ndonjë gazetë që nuk raportonte për këtë ngjarje. Të gjitha rrjetet kryesore televizive dhe stacionet radiofonike transmetuan raporte ose intervista. Kurrë më parë nuk i ishte bërë një shpallje kaq e madhe emrit të Jehovait në Gjermani.

[Burimi i figurës në faqen 8]

Fotografi e AP-së/Daniel Maurer