Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një libër për të cilin shumica e të rinjve nuk tregojnë interes

Një libër për të cilin shumica e të rinjve nuk tregojnë interes

Një libër për të cilin shumica e të rinjve nuk tregojnë interes

«NGA ta di nëse Bibla është vërtet Fjala e Perëndisë? Si libër, nuk më intereson»,—komentoi një e re me emrin Beti.

Në Gjermani, ku jeton Beti, shumica e të rinjve kanë të njëjtat ndjenja si ajo, kështu që nuk i japin shumë rëndësi leximit të Biblës. Një anketë e bërë kohët e fundit në atë vend, zbuloi se përafërsisht 1 për qind e të rinjve e lexonin Biblën shumë shpesh, 2 për qind e lexonin shpesh, 19 për qind rrallë dhe afro 80 për qind nuk e lexonin fare. Shifrat ka të ngjarë të jenë njësoj në vende të tjera e, ndoshta, edhe aty ku jetoni ju. Kuptohet, Bibla është një libër për të cilin shumica e të rinjve nuk tregojnë interes.

Pra, s’është për t’u habitur që, në përgjithësi, brezi i ri di shumë pak për Biblën. Në fillim të vitit 2000, Gazeta Lausitzer Rundschau raportoi për një studim, i cili zbuloi se sa njerëz i njihnin Dhjetë Urdhërimet dhe i përdornin si parime udhëheqëse në jetë. Në brezin e personave më shumë se 60 vjeç, 67 për qind i njihnin urdhërimet dhe udhëhiqeshin prej tyre; në brezin e atyre nën 30 vjeç, shifra ishte vetëm 28 për qind. Vërtet, për shumë të rinj Fjala e Perëndisë është terren i panjohur.

Disa kanë një pikëpamje të ndryshme

Nga ana tjetër, në gjithë botën, ka miliona të rinj që kanë parë se Fjala e Perëndisë është jashtëzakonisht e vlefshme. Aleksandri, për shembull, është 19 vjeç dhe e lexon Biblën çdo mëngjes para se të shkojë në punë. «Nuk arrij të mendoj dot ndonjë mënyrë më të mirë për të nisur ditën»,—thotë ai. Sandra e ka zakon të lexojë një pjesë të Biblës çdo mbrëmje. «Më është bërë pjesë e rutinës së përditshme»,—shpjegon ajo. Edhe Julia, e cila është 13 vjeçe, e ka zhvilluar tashmë zakonin që të lexojë të paktën një kapitull të Biblës në darkë, para se të flejë. «Më pëlqen vërtet dhe kam dëshirë që ta vazhdoj këtë zakon në të ardhmen.»

Cila pikëpamje është e saktë dhe e mençur? A ia vlen vërtet ta lexosh Biblën? A është ajo e vlefshme dhe e rëndësishme për brezin e ri? Si mendoni ju?