‘Kërkojeni paqen dhe ndiqeni’
‘Kërkojeni paqen dhe ndiqeni’
«Nëse është e mundur dhe aq sa varet prej jush, jini paqësorë me të gjithë.»—ROMAKËVE 12:18.
1, 2. Cilat janë disa nga arsyet përse asnjë lloj paqeje e bërë nga njerëzit nuk zgjat?
PËRFYTYRONI një shtëpi me themele të dobëta, me trarë të kalbur dhe me çati të anuar. A do të ishit gati të transferoheshit aty dhe ta bënit shtëpinë tuaj? Ka shumë mundësi që jo. Edhe po t’i jepnit një dorë bojë të re, kjo nuk do ta ndryshonte faktin se shtëpia nuk ka strukturë të fortë. Herët a vonë, ka shumë të ngjarë që të shembet.
2 Çdo lloj paqeje që zë fill në këtë botë është si kjo shtëpi. Është e ndërtuar mbi një themel të dobët, mbi premtimet dhe strategjitë e njeriut «që s’është i zoti të shpëtojë». (Psalmi 146:3, DSF) Historia është e përbërë nga një seri e gjatë konfliktesh ndërmjet kombeve, grupeve etnike dhe fiseve. Është e vërtetë që ka pasur periudha të shkurtra paqeje, por, çfarë lloj paqeje ka qenë? Ta zëmë se dy kombe janë në luftë me njëri-tjetrin dhe, më pas, shpallet paqja. Këtë e bëjnë ose ngaqë njëri komb mundet, ose ngaqë dy kombet nuk shohin ndonjë përfitim të mëtejshëm duke vazhduar luftën. Gjithsesi, çfarë lloj paqeje është kjo? Urrejtjet, dyshimet dhe xhelozitë që provokuan atë luftë mbeten ende. Paqja që është vetëm një fasadë ose, siç thuhet, një ‘dorë bojë përsipër’ për të fshehur armiqësinë, nuk është paqe e qëndrueshme.—Ezekieli 13:10.
3. Përse paqja e popullit të Perëndisë është e ndryshme nga paqja që vjen prej njerëzve?
3 Megjithatë, në këtë botë të copëtuar nga luftërat, paqja e vërtetë është një realitet. Ku? Mes atyre që ndjekin gjurmët e Jezu Krishtit, mes të krishterëve të vërtetë që ua vënë veshin fjalëve të Jezuit dhe përpiqen të imitojnë jetën e tij. (1 Korintasve 11:1; 1 Pjetrit 2:21) Paqja që ekziston ndërmjet të krishterëve të vërtetë të racave, shtresave shoqërore dhe kombësive të ndryshme është paqe e vërtetë, sepse vjen nga marrëdhënia paqësore që ata kanë me Perëndinë. Kjo marrëdhënie është e bazuar në besimin e tyre në flijimin shpërblyes të Jezu Krishtit. Paqja e tyre është dhuratë nga Perëndia, jo diçka e sajuar nga njerëzit. (Romakëve 15:33; Efesianëve 6:23, 24) Është rrjedhojë e faktit se i nënshtrohen ‘Princit të paqes’, Jezu Krishtit dhe adhurojnë Jehovain, ‘Perëndinë e dashurisë dhe të paqes’.—Isaia 9:5 (Isaia 9:6, BR); 2 Korintasve 13:11.
4. Si e ‘ndjek’ paqen një i krishterë?
4 Paqja nuk vjen vetvetiu për njerëzit e papërsosur. Prandaj, Pjetri tha se çdo i krishterë duhet «ta kërkojë paqen dhe ta ndjekë atë». (1 Pjetrit 3:11) Si mund ta bëjmë këtë? Një profeci e lashtë na e tregon qartë përgjigjen. Duke folur nëpërmjet Isaisë, Jehovai tha: «Tërë bijtë e tu do të mësohen nga Zoti dhe e madhe ka për të qenë paqja e bijve të tu.» (Isaia 54:13; Filipianëve 4:9) Po, paqja e vërtetë vjen tek ata që ua vënë veshin mësimeve të Jehovait. Për më tepër, paqja, së bashku me ‘dashurinë, gëzimin, . . . shpirtgjerësinë, mirëdashjen, mirësinë, besimin, butësinë dhe vetëkontrollin’, është fryt i frymës së shenjtë të Perëndisë. (Galatasve 5:22, 23) Këtë paqe nuk mund ta ketë një person që është pa dashuri, pa gëzim, i paduruar, pa mirëdashje, i lig, pa besim, i egër ose pa vetëkontroll.
«Paqësorë me të gjithë»
5, 6. (a) Cili është dallimi ndërmjet të qenët i qetë dhe të qenët paqësor? (b) Me cilët përpiqen të jenë paqësorë të krishterët?
5 Paqja është përkufizuar si «gjendje qetësie e pa turbullira». Një përkufizim i tillë do të përfshinte shumë rrethana në të cilat nuk ka konflikte. Madje, edhe një person i vdekur prehet në paqe! Mirëpo, për të pasur paqe të vërtetë, nuk mjafton vetëm që një person të jetë i qetë. Në Predikimin e tij në Mal, Jezui tha: «Lum paqebërësit, pasi ata do të quhen ‘bij të Perëndisë’!» (Mateu 5:9) Jezui po fliste me njerëzit që më vonë do të kishin mundësinë të bëheshin bij frymorë të Perëndisë dhe të merrnin jetën e pavdekshme në qiell. (Gjoni 1:12; Romakëve 8:14-17) Gjithashtu, përfundimisht të gjithë njerëzit besnikë që nuk kanë shpresën qiellore do të gëzojnë «lirinë e lavdishme të fëmijëve të Perëndisë». (Romakëve 8:21) Vetëm njerëzit paqësorë mund ta kenë këtë shpresë. Fjala greke për «paqësorë» fjalë për fjalë do të thotë «paqebërës». Shpesh, ka një dallim ndërmjet të qenët i qetë, domethënë në paqe, dhe të qenët paqësor. Të jesh paqësor, në kuptimin biblik, do të thotë ta nxitësh në mënyrë vepruese paqen, nganjëherë duke bërë paqe aty ku më përpara mungonte.
6 Me këtë në mendje, shqyrtoni këshillën që u dha apostulli Pavël romakëve: «Nëse është e mundur dhe aq sa varet prej jush, jini paqësorë me të gjithë.» (Romakëve 12:18) Pavli nuk po u thoshte romakëve që thjesht të ishin njerëz të qetë, edhe pse kjo do të ishte një ndihmë në vetvete. Ai po i nxiste që të bënin paqe. Me kë? Me «të gjithë», domethënë me familjarët e tyre, me të bashkëkrishterët, e madje edhe me ata që nuk kishin të njëjtat bindje si ta. Ai i nxiti romakët që të bënin paqe me të tjerët ‘aq sa varej prej tyre’. Patjetër, ai nuk donte që, për hir të paqes, ata të bënin kompromis me bindjet e tyre. Në vend që t’i armiqësonin të tjerët në mënyrë të panevojshme, ata duhej t’u afroheshin me synime paqësore. Të krishterët duhej të vepronin kështu me këdo, brenda dhe jashtë kongregacionit. (Galatasve 6:10) Në harmoni me këtë, Pavli shkroi: «Ndiqni gjithmonë atë që është e mirë ndaj njëri-tjetrit dhe gjithë të tjerëve.»—1 Selanikasve 5:15.
7, 8. Si dhe përse të krishterët janë paqësorë me ata që nuk kanë të njëjtat bindje si ta?
7 Si mund të jemi paqësorë me ata që nuk kanë të njëjtat bindje si ne e që mund edhe të na i kundërshtojnë ato? Pikësëpari, shmangim dhe nuk shfaqim një frymë epërsie. Për shembull, vështirë se do të ishim paqësorë nëse do të flitnim me terma përçmuese për individë të veçantë. Jehovai i ka zbuluar gjykimet e tij kundër organizatave dhe klasave të ndryshme, por ne nuk kemi të drejtë të flasim për ndonjë individ sikur ky tashmë të ishte dënuar. Në të vërtetë, nuk i gjykojmë të tjerët, madje as kundërshtarët tanë. Pasi i tha Titit që t’i këshillonte të krishterët në Kretë se si duhej të silleshin me autoritetet njerëzore, Pavli i tha që t’u kujtonte atyre «të mos flasin keq për askënd, të mos kenë një qëndrim luftarak, të jenë të arsyeshëm, Titit 3:1, 2.
duke treguar tërë butësinë ndaj të gjithë njerëzve».—8 Të jemi paqësorë me ata që nuk kanë besimin tonë ndihmon shumë për t’ua rekomanduar atyre të vërtetën. Sigurisht, ne nuk kultivojmë miqësi që «prishin zakonet e dobishme». (1 Korintasve 15:33) Gjithsesi, mund të jemi të sjellshëm dhe duhet t’i trajtojmë të gjithë njerëzit me dinjitet dhe mirëdashje njerëzore. Pjetri shkroi: «Mbajeni të shkëlqyer sjelljen tuaj mes kombeve, me qëllim që, për atë që thonë kundër jush si keqbërës, ata t’i japin lavdi Perëndisë ditën e hetimit prej tij, si rrjedhojë e veprave tuaja të shkëlqyera, për të cilat janë dëshmitarë okularë.»—1 Pjetrit 2:12.
Paqësorë në shërbim
9, 10. Cilin shembull të marrëdhënieve paqësore me jobesimtarët la apostulli Pavël?
9 Të krishterët e shekullit të parë ishin të njohur për guximin e tyre. Ata nuk e zbutnin mesazhin e tyre dhe, gjithashtu, kur hasnin kundërshtim, ishin të vendosur t’i bindeshin Perëndisë si sundimtar në vend të njerëzve. (Veprat 4:29; 5:29) Por, nuk e ngatërronin guximin me vrazhdësinë. Shqyrtoni se si veproi Pavli kur e mbrojti besimin e tij para mbretit Herod Agripa II. Herod Agripa kishte lidhje incesti me motrën e vet, Bernikën. Megjithatë, Pavli nuk nisi t’i bënte moral Agripës. Përkundrazi, ai theksoi pika në të cilat ishin të një mendimi, duke i dhënë meritën Agripës se ishte njohës i mirë i zakoneve të judenjve dhe se i besonte profetët.—Veprat 26:2, 3, 27.
10 Mos ndoshta Pavli, në mënyrë hipokrite, po i bënte lajka njeriut që mund t’i jepte lirinë? Jo. Pavli ndoqi këshillën e vet dhe foli të vërtetën. Asnjë nga gjërat që i tha Herod Agripës nuk ishte gënjeshtër. (Efesianëve 4:15) Por Pavli ishte paqebërës dhe dinte si të bëhej «çdo gjë për njerëz të çdo lloji». (1 Korintasve 9:22) Synimi i tij ishte të mbronte të drejtën e vet për të predikuar për Jezuin. Si mësues i mirë, filloi duke përmendur diçka ku ai dhe Agripa mund të ishin të një mendimi. Kështu, Pavli e ndihmoi atë mbret imoral që ta shihte krishterimin me një sy më të favorshëm.—Veprat 26:28-31.
11. Si mund të jemi paqebërës në shërbimin tonë?
11 Si mund të jemi paqebërës në shërbim? Ashtu si Pavli, duhet të shmangim debatet. Kuptohet, disa herë është e nevojshme ta ‘themi fjalën e Perëndisë pa frikë’, duke e mbrojtur me guxim besimin tonë. (Filipianëve 1:14) Por, në shumicën e rasteve, synimi ynë kryesor është të predikojmë lajmin e mirë. (Mateu 24:14) Nëse një person e kupton të vërtetën lidhur me qëllimet e Perëndisë, më pas mund të fillojë të çlirohet nga idetë e rreme fetare dhe të pastrohet nga praktikat e papastra. Prandaj, për aq sa është e mundur, e mira është të theksojmë gjëra që do t’i tërheqin dëgjuesit tanë, duke filluar me gjërat që i kemi të përbashkëta me ta. Nuk do të sillte ndonjë dobi po ta armiqësonim një person, i cili, nëse do t’i afroheshim me takt mund ta dëgjonte mesazhin tonë.—2 Korintasve 6:3.
Paqebërës në familje
12. Në cilat mënyra mund të jemi paqebërës në familje?
12 Pavli tha se ata që martohen «do të kenë shtrëngim në mish». (1 Korintasve 7:28) Do të hasin vështirësi të ndryshme. Ndër të tjera, disa çifte do të kenë hera-herës mosmarrëveshje. Si duhen zgjidhur këto? Në mënyrë paqësorë. Një paqebërës do të përpiqet që të mos e lërë konfliktin të marrë zjarr. Si mund ta bëjë këtë? Së pari, duke pasur kujdes gjuhën. Kur përdoret për të bërë komente sarkastike dhe fyese, kjo gjymtyrë e vogël mund të jetë me të vërtetë «një e keqe e pakontrollueshme, plot helm vdekjeprurës». (Jakovit 3:8) Një paqebërës e përdor gjuhën për të ndërtuar e jo për të shkatërruar.—Fjalët e urta (Proverbat) 12:18.
13, 14. Si mund ta ruajmë paqen kur gabojmë në të folur ose kur ndizen gjakrat?
13 Duke qenë të papërsosur, që të gjithë themi nganjëherë gjëra për të cilat më vonë pendohemi. Kur ndodh kjo, jini të shpejtë për t’i ndrequr gjërat, pra, për të bërë paqe. (Fjalët e urta 19:11; Kolosianëve 3:13) Mos e lejoni veten të ngecni në «debate për fjalët» dhe në ‘grindje të ashpra për çikërrima’. (1 Timoteut 6:4, 5) Në vend të kësaj, u hyni më thellë gjërave dhe përpiquni të kuptoni ndjenjat e bashkëshortit ose të bashkëshortes. Nëse ju thuhen fjalë të ashpra, mos iu përgjigjni njësoj. Kujtoni se «përgjigjja e ëmbël e fashit zemërimin».—Fjalët e urta 15:1.
14 Nganjëherë, mund të jetë e nevojshme të merrni parasysh këshillën e Fjalëve të urta 17:14, ku thuhet: «Para se të niset zënia, largohu.» (DSF) Tërhiqu nga një rrethanë që mund të shpërthejë papritur. Më vonë, kur të jenë ftohur gjakrat, ka shumë mundësi të arrini ta zgjidhni problemin në mënyrë paqësore. Në disa raste, mund të jetë e këshillueshme të thirret një mbikëqyrës i pjekur i krishterë për ndihmë. Këta burra me përvojë dhe me ndjenja të përbashkëta mund të jenë një ndihmë freskuese kur është në rrezik paqja martesore.—Isaia 32:1, 2.
Paqebërës në kongregacion
15. Sipas Jakovit, cila frymë e keqe ishte zhvilluar te disa të krishterë dhe përse kjo frymë është «tokësore», «shtazarake» dhe «demonike»?
15 Mjerisht, disa të krishterë në shekullin e parë dhanë dëshmi se kishin një frymë xhelozie dhe grindjeje, e cila është krejt e kundërt me paqen. Jakovi tha: «Kjo nuk është mençuria që Jakovit 3:14-16) Disa mendojnë që fjala greke e përkthyer «frymë grindjeje» ka të bëjë me ambicien egoiste, një garë për pozitë. Me arsye të vlefshme, Jakovi e quan këtë frymë «tokësore, shtazarake, demonike». Gjatë gjithë historisë, sundimtarët botërorë kanë vepruar me një frymë grindjeje, si shtazë të egra që luftojnë kundër njëra-tjetrës. Fryma e grindjes është vërtet «tokësore» dhe «shtazarake». Është edhe «demonike». Këtë tipar tinëzar e shfaqi në fillim engjëlli i etur për pushtet që doli kundër Perëndisë Jehova dhe u bë Satana, sundimtari i demonëve.
zbret nga lart, por është ajo tokësore, shtazarake, demonike. Sepse aty ku ka xhelozi dhe frymë grindjeje, aty ka çrregullim dhe çdo gjë të poshtër.» (16. Në ç’mënyrë disa të krishterë në shekullin e parë shfaqën një frymë si ajo e Satanait?
16 Jakovi i nxiti të krishterët që t’i kundërviheshin zhvillimit të frymës së grindjes, sepse ajo vepron kundër paqes. Ai shkroi: «Nga vijnë luftërat dhe nga vijnë zëniet mes jush? A nuk vijnë nga ky burim, domethënë, nga etja juaj për kënaqësi epshore, që zhvillon një konflikt në gjymtyrët tuaja?» (Jakovit 4:1) Këtu, ‘etja për kënaqësi epshore’ mund të ketë të bëjë me etjen lakmitare për gjëra materiale ose me dëshirën për spikatje, për kontroll ose për pushtet. Ashtu si Satanai, disa në kongregacione, me sa duket, donin të ishin ata që shkëlqenin e jo ‘më të vegjlit’, siç kishte thënë Jezui se do të ishin ithtarët e tij të vërtetë. (Luka 9:48) Një frymë e tillë mund t’ia heqë paqen kongregacionit.
17. Si mund të jenë të krishterët sot paqebërës në kongregacion?
17 Sot, edhe ne duhet t’i kundërvihemi prirjes ndaj materializmit, xhelozisë ose ndaj ambicies së kotë. Nëse jemi vërtet paqebërës, nuk do të ndihemi të kërcënuar nëse disa në kongregacion kanë më shumë aftësi se ne në ndonjë veprimtari, as nuk do t’ua ulim vlerat në sy të të tjerëve, duke vënë në dyshim motivet e tyre. Nëse kemi një aftësi të veçantë, nuk do ta përdorim për t’u dukur më të mirë se të tjerët, si për të lënë të nënkuptohet se kongregacioni do të lulëzojë vetëm për shkak të aftësisë sonë dhe të njohurisë praktike që kemi. Kjo frymë do të shkaktonte ndarje; nuk do të sillte paqe. Paqebërësit nuk i valëvitin si flamuj talentet e tyre, por me modesti i përdorin për t’u shërbyer vëllezërve dhe për t’i sjellë nderim Jehovait. E kuptojnë se, në fund të fundit, është dashuria, jo aftësia, ajo që e identifikon një të krishterë të vërtetë.—Gjoni 13:35; 1 Korintasve 13:1-3.
«Paqen si mbikëqyrësit e tu»
18. Si e nxitin pleqtë paqen mes njëri-tjetrit?
18 Pleqtë e kongregacionit marrin drejtimin duke qenë paqebërës. Jehovai paratha për popullin e tij: «Do të caktoj paqen si mbikëqyrësit e tu dhe drejtësinë si përgjegjësit e tu.» (Isaia 60:17, BR) Në harmoni me këto fjalë profetike, ata që shërbejnë si barinj të krishterë punojnë shumë për të nxitur paqen mes tyre dhe mes kopesë. Pleqtë mund ta ruajnë paqen mes tyre duke shfaqur ‘mençurinë nga lart’, e cila është paqësore dhe e arsyeshme. (Jakovit 3:17) Ngaqë kanë prejardhje dhe përvoja të ndryshme në jetë, pleqtë në një kongregacion ndonjëherë do të kenë pikëpamje të ndryshme nga njëri-tjetri. A do të thotë kjo se u mungon paqja? Jo, nëse kjo gjendje trajtohet siç duhet. Paqebërësit i shprehin me modesti mendimet e tyre dhe, pastaj, dëgjojnë me respekt mendimet e të tjerëve. Në vend që të ngulë këmbë në mendimin e tij, një paqebërës do ta shqyrtojë me lutje pikëpamjen e vëllait të tij. Nëse nuk shkelet asnjë parim biblik, zakonisht ka vend për pikëpamje të ndryshme. Kur të tjerët nuk janë të një mendimi me të, një paqebërës do t’i hapë udhë dhe do të mbështetë vendimin e shumicës. Në këtë mënyrë, do të tregojë se është i arsyeshëm. (1 Timoteut 3:2, 3) Mbikëqyrësit me përvojë e dinë se ruajtja e paqes është më e rëndësishme sesa të dalë e tyrja.
19. Në ç’mënyrë pleqtë veprojnë si paqebërës brenda kongregacionit?
19 Pleqtë e nxitin paqen me pjesëtarët e kopesë duke i mbështetur ata dhe duke mos qenë kritikë në mënyrë të panevojshme për përpjekjet e tyre. Kuptohet, nganjëherë disa veta mund të kenë nevojë të ndreqen. (Galatasve 6:1) Por, puna e mbikëqyrësit të krishterë nuk është kryesisht të japë disiplinë. Shpesh ai jep lavdërime. Pleqtë e dashur përpiqen të shohin të mirat që kanë të tjerët. Mbikëqyrësit e çmojnë punën e palodhur të të bashkëkrishterëve dhe kanë besim se bashkëbesimtarët e tyre po bëjnë më të mirën.—2 Korintasve 2:3, 4.
20. Në ç’mënyrë nxjerr dobi kongregacioni, nëse jemi që të gjithë paqebërës?
20 Pra, në familje, në kongregacion dhe në marrëdhëniet me ata që nuk kanë të njëjtat bindje si ne, përpiqemi të jemi paqësorë, të punojmë për paqen. Nëse e kultivojmë me zell paqen, do të japim ndihmesë për lumturinë e kongregacionit. Në të njëjtën kohë, do të mbrohemi dhe do të forcohemi në shumë mënyra, siç do ta shohim në artikullin vijues.
A ju kujtohet?
• Çfarë do të thotë të jemi paqësorë?
• Si mund të jemi paqësorë kur kemi të bëjmë me ata që nuk janë Dëshmitarë?
• Cilat janë disa mënyra për të kultivuar paqen në familje?
• Si mund ta nxitin pleqtë paqen në kongregacion?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 9]
Paqebërësit shmangin frymën e epërsisë
[Figurat në faqen 10]
Të krishterët janë paqebërës në shërbim, në familje dhe në kongregacion