Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Më parë ishim si ujq—Tani jemi dele!

Më parë ishim si ujq—Tani jemi dele!

Më parë ishim si ujq—Tani jemi dele!

Kur ishim të vogla, unë dhe Sakina banonim afër njëra-tjetrës. Sakina ishte trupmadhe dhe e fuqishme, kurse unë isha e vogël dhe thatime. Grindeshim shpesh, por një ditë patëm një përleshje të ashpër. Që nga ajo ditë, nuk flitnim më me njëra-tjetrën e as nuk përshëndeteshim më. Me kalimin e kohës, që të dyja u transferuam prej andej dhe nuk dinim më asgjë për njëra-tjetrën.

Në vitin 1994, fillova të studioja Biblën me Dëshmitarët e Jehovait dhe, pak nga pak, personaliteti im ndryshoi. Katër vjet më vonë, kur po ndiqja asamblenë speciale njëditore në Buzhumburë, Burundi, u befasova kur u ndesha me Sakinën. Isha e kënaqur që ajo ishte e pranishme, por u përshëndetëm në mënyrë disi të përmbajtur. Më vonë atë ditë, nuk u besoja dot syve kur e vura re mes kandidatëve për pagëzim! Edhe ajo kishte ndryshuar krejtësisht. Nuk ishte më ai person luftarak me të cilën isha grindur aq shpesh. Sa e mrekullueshme ishte ta shihja që po jepte dëshmi publike të dedikimit të saj ndaj Perëndisë duke u pagëzuar në ujë!

Kur doli nga uji, vrapova ta përqafoja dhe i pëshpërita në vesh: «Të kujtohet sa shumë ziheshim bashkë?» «Po,—më tha,—më kujtohet, por kjo ka ndodhur në të kaluarën. Tani jam tjetër njeri.»

Që të dyja jemi të lumtura që kemi gjetur të vërtetën biblike e cila bashkon dhe që kemi ndryshuar personalitetet tona ngjashëm ujqve në personalitete ngjashëm deleve, të cilat i përkasin Bariut të Madh, Perëndisë Jehova. Është e padiskutueshme se e vërteta biblike ndryshon jetën e njerëzve!