Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një mësim nga palma

Një mësim nga palma

Një mësim nga palma

«NJË siluetë e hirshme me bukuri të rrallë.» Kështu e përshkruan një enciklopedi biblike hurmën e Arabisë, një lloj palme. Si në kohët biblike, ashtu edhe sot, kjo lloj palme zbukuron luginën e Nilit në Egjipt dhe siguron hije freskuese përreth oazeve në shkretëtirën e Negebit.

Si shumica e llojeve të palmave, hurma e Arabisë ka një trung peme të drejtë që të bën përshtypje. Disa prej tyre arrijnë lartësinë 30 metra dhe vazhdojnë të japin fruta për 150 vjet. Po, kjo lloj palme është e këndshme për syrin dhe frytdhënëse në mënyrë mahnitëse. Çdo vit, ajo bën disa vile me hurma Arabie. Vetëm një vile mund të mbajë më shumë se 1.000 fruta. Për këto fruta, një autor shkroi: «Ata që . . . e njohin hurmën e Arabisë vetëm nga frutat e thara që tregohen me një etiketë në vitrinat e dyqaneve, nuk mund të arrijnë ta përfytyrojnë se sa e shijshme është ajo kur hahet e freskët.»

Në mënyrë të përshtatshme, Bibla i krahason disa njerëz me këto lloje palmash. Që t’i pëlqejë Perëndisë, një person duhet që, ashtu si kjo palmë, të jetë i drejtë nga ana morale dhe të vazhdojë të prodhojë vepra të mira. (Mateu 7:17-20) Për këtë arsye, si në tempullin e Solomonit, ashtu edhe në tempullin e vegimit të Ezekielit, përdoreshin figura të gdhendura palmash për zbukurim. (1 Mbretërve 6:29, 32, 35; Ezekieli 40:14-16, 20, 22) Prandaj, që adhurimi i dikujt të jetë i pranueshëm nga Perëndia, ai duhet të ketë tiparet e dëshirueshme të kësaj lloj palme. Fjala e Perëndisë shpjegon: «I drejti do të lulëzojë si palma.»—Psalmi 92:12.