Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Më në fund, e di çfarë kam që nuk shkon!»

«Më në fund, e di çfarë kam që nuk shkon!»

«Më në fund, e di çfarë kam që nuk shkon!»

KËSHTU u ndie një burrë në Tokio, kur lexoi jetëshkrimin që gjendet në Kullën e Rojës të 1 dhjetorit 2000. Artikulli kishte titullin «Nuk e dini se ç’do të bëhet nesër me jetën tuaj» dhe tregonte përvojën e një ish-misionari, i cili vuan nga një sëmundje që njihet në mjekësi si psikoza maniako-depresive.

Në një letër drejtuar botuesve të kësaj reviste, ky burrë nga Tokioja shkroi: «Simptomat e përshkruara aty janë saktësisht ato që kam unë. Kështu, shkova në një spital psikiatrik dhe mora vesh se kam këtë lloj depresioni. Mjeku që më vizitoi, u mahnit. Ai tha: ‘Njerëzit me këtë sëmundje rrallëherë mendojnë se janë të sëmurë.’ Revista më ndihmoi ta përcaktoja sëmundjen para se të bëhej shumë e rëndë.»

Miliona njerëz përreth botës nxjerrin dobi në shumë mënyra duke lexuar çdo numër të Kullës së Rojës dhe të shoqërueses së saj, revistës Zgjohuni! Artikujt e këtyre revistave u duken informativë dhe të kënaqshëm. Tani, revista Kulla e Rojës shtypet në 141 gjuhë, kurse Zgjohuni! në 86 gjuhë. Edhe ju do të kënaqeni duke i lexuar rregullisht revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!