«Bekimi i Jehovait, ky të bën të pasur»
«Bekimi i Jehovait, ky të bën të pasur»
TË GJITHË duam të jemi të bekuar. The American Heritage College Dictionary thotë se bekimet nxitin «lumturinë, mirëqenien ose begatinë». Meqë Jehovai është Dhënësi i ‘çdo dhurate të mirë dhe i çdo gjëje të përsosur’, çdo bekim real dhe i qëndrueshëm e ka origjinën nga Krijuesi ynë i dashur. (Jakovit 1:17) Ai derdh bekime mbi gjithë njerëzimin, edhe mbi ata që nuk e njohin. Jezui tha për Atin e tij: «Ai e bën diellin e tij të ngrihet mbi të ligjtë e mbi të mirët dhe bën që të bjerë shi mbi të drejtët e mbi të padrejtët.» (Mateu 5:45) Megjithatë, Jehovai tregon interes të veçantë për ata që e duan.—Ligji i përtërirë 28:1-14; Jobi 1:1; 42:12.
Psalmisti shkroi: «Zoti . . . nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt.» (Psalmi 84:11) Po, ata që i shërbejnë Jehovait kanë një jetë të pasur e domethënëse. E dinë se «bekimi i Jehovait, ky të bën të pasur dhe ai nuk shton me të asnjë dhembje». Bibla, gjithashtu, thotë: «Të bekuarit nga Zoti do të trashgojnë tokën.» (Proverbat [Fjalët e urta] 10:22, BR; Psalmi 37:22, 29) Çfarë bekimi që do të jetë ky!
Si mund ta marrim bekimin e Jehovait? Pikësëpari duhet të kultivojmë cilësitë që i pëlqejnë atij. (Ligji i përtërirë 30:16, 19, 20; Mikea 6:8) Këtë e kuptojmë nga shembujt e tre shërbëtorëve të Jehovait në kohët lashta.
Jehovai i bekon shërbëtorët e tij
Noeja ishte një shërbëtor i mirënjohur i Perëndisë. Te Zanafilla 6:8 lexojmë: «Noeu gjeti hir në sytë e Zotit.» Përse? Sepse Noeja ishte i bindur. Tregimi thotë: «Noeu eci me Perëndinë.» Ai ndoqi parimet e drejta të Jehovait dhe iu bind urdhrave të tij. Në një kohë kur bota ishte zhytur në dhunë e shthurje, Noeja u nxit që ‘të bënte pikërisht të gjitha ato që Perëndia i kishte urdhëruar’. (Zanafilla 6:9, 22) Për pasojë, Jehovai e udhëzoi që të ndërtonte «një arkë për shpëtimin e shtëpisë së [Noesë]». (Hebrenjve 11:7) Në këtë mënyrë, Noeja dhe familja e tij, e me anë të tyre raca njerëzore, mbijetoi nga shkatërrimi i atij brezi. Veç kësaj, Noeja vdiq me shpresën për t’u ringjallur e për të pasur perspektivën e jetës së përjetshme në një tokë parajsore. Sa bekime të pasura që mori!
Edhe Abrahami kishte cilësi që i pëlqyen Jehovait. Më e spikatshmja ndër to ishte besimi. (Hebrenjve 11:8-10) Abrahami la një jetë të rehatshme në Ur e më vonë në Haran, sepse kishte besim në premtimin e Jehovait se fara e tij do të bëhej e shumtë dhe do të ishte një bekim për tërë kombet. (Zanafilla 12:2, 3) Megjithëse kaloi shumë vite me sprova, besimi i tij u shpërblye kur i lindi i biri, Isaku. Nëpërmjet tij, Abrahami u bë paraardhësi i kombit të zgjedhur të Perëndisë, Izraelit, dhe, me kohë, paraardhësi i Mesisë. (Romakëve 4:19-21) Për më tepër, ai është «ati i të gjithë atyre që kanë besim» dhe është quajtur «mik i Jehovait». (Romakëve 4:11; Jakovit 2:23; Galatasve 3:7, 29) Sa jetë domethënëse që bëri dhe në ç’mënyrë të pasur që u bekua!
Shqyrtoni, gjithashtu, Moisiun besnik. E spikatshme ndër cilësitë e tij ishte çmueshmëria për gjërat frymore. Moisiu hoqi dorë nga Hebrenjve 11:27) Pasi kaloi 40 vjet në Midian, ai u kthye në Egjipt i moshuar dhe qëndroi para fuqisë më të madhe të asaj kohe, para faraonit, që të kërkonte lirinë e vëllezërve të tij. (Eksodi 7:1-7) Pa me sytë e tij dhjetë plagët, ndarjen e Detit të Kuq dhe shkatërrimin e ushtrive të faraonit. Jehovai e përdori për t’i dhënë Ligjin Izraelit dhe për të ndërmjetësuar besëlidhjen e Tij me kombin e ri. Për 40 vjet, Moisiu e udhëhoqi kombin e Izraelit në shkretëtirë. Jeta e tij kishte një qëllim real dhe pati bekime jashtëzakonisht të pasura në shërbim.
gjithë pasuritë e Egjiptit dhe «qëndroi i palëkundur si të shihte atë që është i padukshëm». (Bekime të sotme
Këto tregime bëjnë të qartë se ata që i shërbejnë Perëndisë kanë një jetë vërtet domethënëse. Dora-dorës që populli i Jehovait zhvillon cilësi të tilla, si bindja, besimi dhe çmueshmëria për gjërat frymore, merr bekime të pasura.
Si bekohemi? Po ja, ndërkohë që miliona persona në të ashtuquajturin krishterim vuajnë nga uria frymore, ne mund të «vërshojmë drejt të mirave të Zotit». (Jeremia 31:12) Nëpërmjet Jezu Krishtit dhe ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’, Jehovai ka siguruar një sasi të bollshme ushqimi frymore, i cili na ndihmon të qëndrojmë në ‘rrugën që çon në jetë’. (Mateu 7:13, 14; 24:45; Gjoni 17:3) Shoqërimi me vëllazërinë tonë të krishterë është një bekim tjetër i pasur. Në mbledhje dhe në raste të tjera, të jemi me bashkadhurues që tregojnë dashuri dhe që përpiqen me ngulm të veshin «personalitetin e ri» është burim i një lumturie të madhe. (Kolosianëve 3:8-10; Psalmi 133:1) Megjithatë, bekimi ynë më i madh është privilegji i çmuar për të pasur një marrëdhënie personale me Perëndinë Jehova dhe për të ndjekur gjurmët e Birit të tij, Krishtit Jezu.—Romakëve 5:1, 8; Filipianëve 3:8.
Duke medituar për këto bekime, kuptojmë se sa i çmuar është në të vërtetë shërbimi ynë ndaj Perëndisë. Ndoshta mendojmë për shëmbëlltyrën e Jezuit për një tregtar shëtitës që kërkonte margaritarë të shkëlqyer. Për këtë njeri Jezui tha: «Me të gjetur një margaritar me vlerë të madhe, ai iku dhe shiti menjëherë gjithçka që pati dhe e bleu.» (Mateu 13:46) Sigurisht, kështu ndihemi edhe ne për marrëdhënien që kemi me Perëndinë, për privilegjin që t’i shërbejmë atij, për shoqërinë e krishterë, për shpresën e krishterë dhe për të gjitha bekimet e tjera që lidhen me besimin tonë. Në jetën tonë nuk ka asgjë tjetër më të çmuar se këto.
T’i japim Jehovait
Duke qenë se e pranojmë Jehovain si Dhënësin e çdo dhurate të mirë, zemra na shtyn që të shprehim çmueshmëri për bekimet që marrim. Si mund ta bëjmë këtë? Një mënyrë është duke i ndihmuar edhe të tjerët që të gëzojnë po këto bekime. (Mateu 28:19) Në më shumë se 230 vende, Dëshmitarët e Jehovait janë të zënë duke vizituar njerëzit e tjerë për të bërë tamam këtë gjë. Kur bëjnë këtë, shpenzojnë burimet e kufizuara personale, domethënë kohën, energjitë dhe zotërimet materiale, për t’i ndihmuar të tjerët që «të arrijnë në njohurinë e saktë të së vërtetës».—1 Timoteut 2:4.
Shqyrtoni rastin e pionierëve që jetojnë në Glendal, Kaliforni, SHBA. Çdo të shtunë në mëngjes, ata udhëtojnë rreth 100 kilometra vajtje-ardhje për të shkuar në një burg federal. Ndonëse në çdo vizitë mund të kalojnë vetëm disa orë me të burgosurit, ata nuk shkurajohen. Njëri prej tyre thotë: «Është vërtet shpërblyese të shërbejmë në këtë territor të pazakontë. E bëjmë me shumë gëzim. Kemi kaq shumë të interesuar, sa mezi arrijmë t’i rivizitojmë. Në këtë kohë, po studiojmë me pesë veta dhe katër të tjerë na kanë kërkuar një studim biblik.»
Shërbëtorët e zellshëm të krishterë janë të lumtur t’i japin shërbimet e tyre falas për të kryer këtë vepër jetëshpëtuese. Ata pasqyrojnë qëndrimin e Jezuit, i cili tha: «Falas morët, falas jepni.» (Mateu 10:8) Miliona veta përreth botës marrin pjesë në një shërbim të ngjashëm altruist dhe, si rrjedhim, turma njerëzish me zemër të çiltër po përgjigjen dhe po bëhen dishepuj. Vetëm në pesë vitet e fundit, afro 1,7 milionë veta ia kanë dedikuar jetën Jehovait. Plotësimi i nevojave të këtij zgjerimi të vazhdueshëm kërkon prodhimin e Biblave dhe të botimeve të bazuara në Bibël, si edhe ndërtimin e Sallave të reja të Mbretërisë dhe të vendeve të tjera të mbledhjeve. Nga vijnë paratë që nevojiten për të plotësuar këto nevoja? Tërësisht nga kontributet vullnetare.
Për shkak të kushteve të këqija ekonomike në disa pjesë të botës, shumë veta luftojnë për të siguruar nevojat bazë të jetës për familjet e tyre. Sipas revistës New Scientist, një miliard njerëz shpenzojnë të paktën 70 për qind të të ardhurave të familjes së tyre për ushqim. Shumë nga vëllezërit tanë të krishterë janë në këtë gjendje. Pa ndihmë nga bashkëbesimtarët, ata thjesht nuk mund të përballojnë gjëra të tilla, si botimet e krishtere ose Salla të përshtatshme Mbretërie.
Sigurisht, kjo nuk do të thotë se këta persona janë të kënaqur t’ua lënë të tjerëve të mbajnë ngarkesën e tyre. Por, ama, kanë nevojë për ndihmë. Kur po u jepte zemër izraelitëve që të bënin kontribute materiale si një mënyrë për ta falënderuar Jehovain për bekimet që kishin, Moisiu tha: «Secili do të japë nga pjesa e tij sipas bekimit që Zoti, Perëndia yt, të ka dhënë.» (Ligji i përtërirë 16:17) Kështu, kur Jezui pa një vejushë që hodhi si kontribut në tempull «dy monedha të vogla me shumë pak vlerë», e lavdëroi atë para dishepujve. Ajo bëri atë që mundi. (Luka 21:2, 3) Në mënyrë të ngjashme, të krishterët që janë në rrethana më të varfra bëjnë atë që mundin. Dhe, nëse ka ndonjë mungesë, ajo mund të kompensohet nga kontributet e të bashkëkrishterëve që nuk janë aq të varfër materialisht.—2 Korintasve 8:13-15.
Kur i japim Perëndisë në mënyra të tilla, është e rëndësishme të kemi motivin e duhur. (2 Korintasve 8:12) Pavli tha: «Secili le të bëjë ashtu si ka vendosur në zemër të vet, jo me pahir ose me detyrim, sepse Perëndia do një dhënës të gëzuar.» (2 Korintasve 9:7) Duke dhënë lirisht nga zemra, ne mbështetim zgjerimin teokratik që po ndodh tani dhe rritim gëzimin tonë.—Veprat 20:35.
Të marrim pjesë në veprën e predikimit dhe të bëjmë kontribute vullnetare janë dy mënyra në të cilat mund t’i japim Jehovait si këmbim për bekimet që na ka dhënë. Sa inkurajuese është të dimë se Jehovai dëshiron t’ua japë bekimin e tij edhe shumë njerëzve të tjerë të çiltër, të cilët tani për tani mund të mos e njohin atë! (2 Pjetrit 3:9) Prandaj, le të vazhdojmë t’i përdorim burimet tona në shërbim të Perëndisë, që të gjejmë njerëz me zemër të çiltër dhe t’i ndihmojmë të zhvillojnë cilësi të tilla si bindja, besimi dhe çmueshmëria. Në këtë mënyrë, do të kemi gëzimin që t’i ndihmojmë të ‘provojnë dhe ta shohin sa i mirë është Zoti’.—Psalmi 34:8.
[Kutia në faqet 28, 29]
Mënyrat që zgjedhin disa për të dhënë
KONTRIBUTE PËR VEPRËN MBARËBOTËRORE
Shumë veta vënë mënjanë ose planifikojnë një shumë, të cilën e vendosin në kutitë e kontributeve që kanë etiketën «Kontribute për veprën mbarëbotërore—Mateu 24:14».
Çdo muaj, kongregacionet ia dërgojnë këto shuma ose qendrës botërore të Dëshmitarëve të Jehovait në Bruklin, Nju-Jork, ose zyrës së degës lokale. Kontributet vullnetare në para mund të dërgohen, gjithashtu, drejtpërdrejt në Zyrën e Thesarit, Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania, 25 Columbia Heights, Brooklyn, New York 11201-2483 ose në zyrën e degës që shërben në shtetin tënd. Po ashtu, mund të dhurohen edhe bizhuteri ose sende të tjera me vlerë. Këto kontribute duhet të shoqërohen nga një letër e shkurtër që pohon se një gjë e tillë është një dhuratë pa kushte.
RREGULLIMI I KONTRIBUTEVE ME KUSHT
Paratë mund të dhurohen nën një rregullim të veçantë, sipas të cilit, në rast nevoje personale, ato i kthehen dhënësit. Për më shumë informacione, të lutemi kontakto me Zyrën e Thesarit në adresën e paraqitur më lart.
DHËNIE E PLANIFIKUAR
Përveç dhurimit pa kushte dhe dhënies me kusht të parave, ka metoda të tjera dhënieje në dobi të shërbimit të Mbretërisë në mbarë botën. Ato përfshijnë:
Sigurimet: Shoqata Watch Tower mund të specifikohet si përfituesja e një dëftese sigurimi jete ose në një plan largimi nga puna a daljeje në pension.
Llogaritë bankare: Llogaritë bankare, certifikatat e depozitimeve ose llogaritë individuale të pensioneve mund të vendosen në mirëbesim të ose të pagueshme pas vdekjes, Shoqatës Watch Tower, në përputhje me kërkesat e bankës lokale.
Aksionet dhe obligacionet: Aksionet dhe obligacionet mund t’i dhurohen Shoqatës Watch Tower si një dhuratë pa kushte.
Pasuria e patundshme: Pasuria e patundshme e shitshme mund t’i dhurohet Shoqatës Watch Tower ose duke e dhënë si dhuratë pa kushte, ose duke i rezervuar dhuruesit një pjesë të pasurisë së patundshme, ku ai të mund të vazhdojë të jetojë gjatë jetës së tij ose të saj. Kontaktoni me zyrën e degës në vendin tuaj para se të bëni një akt kalimi të ndonjë pasurie të patundshme.
E ardhur vjetore dhuratë: E ardhura vjetore dhuratë është një rregullim me anë të të cilit një person ia kalon paratë ose sigurimet Shoqatës Watchtower. Në këmbim, dhuruesi ose individët e përcaktuar nga dhuruesi marrin të ardhura vjetore të specifikuara për gjithë jetën.
Testamentet dhe lëniet në mirëbesim: Prona ose paratë mund t’i lihen si trashëgimi Shoqatës Watch Tower, nëpërmjet një testamenti të ekzekutuar ligjërisht ose Shoqata Watch Tower mund të specifikohet si përfituese e një marrëveshjeje mirëbesimi. Një dhënie me përfitim në mirëbesim ndaj një organizate fetare, mund të sigurojë nxjerrjen e disa dobive lidhur me taksat.
Siç kuptohet nga termi «dhënie e planifikuar», këto lloj kontributesh kërkojnë zakonisht njëfarë planifikimi nga ana e dhuruesit. Për të ndihmuar individët që dëshirojnë t’i sjellin dobi veprës mbarëbotërore të Dëshmitarëve të Jehovait, nëpërmjet ndonjërës nga metodat e dhënies së planifikuar, Shoqata ka përgatitur një broshurë në gjuhën angleze dhe spanjolle, të titulluar Charitable Planning to Benefit Kingdom Service Worldwide (Dhënie e planifikuar në dobi të shërbimit të Mbretërisë në mbarë botën). Broshura u shkrua në përgjigje të pyetjeve të shumta që janë bërë në lidhje me dhuratat, testamentet dhe lëniet në mirëbesim. Gjithashtu, ajo përmban informacion plotësues të dobishëm në lidhje me pasurinë e patundshme, planifikimin financiar dhe atë të taksave. Dhe është bërë për të ndihmuar individët në Shtetet e Bashkuara që po planifikojnë të bëjnë tani një dhuratë të veçantë ose që të lënë një trashëgimi pas vdekjes, me qëllim që të zgjedhin metodën më dobiprurëse dhe më të efektshme, duke marrë parasysh familjen e tyre dhe rrethanat personale. Kjo broshurë mund të merret duke i kërkuar drejtpërdrejt një kopje Zyrës së Dhënies së Planifikuar.
Pas leximit të broshurës dhe këshillimit me Zyrën e Dhënies së Planifikuar (Charitable Planning Office), shumë kanë mundur të ndihmojnë Shoqatën dhe ndërkohë të nxjerrin shumë dobi lidhur me taksat nga bërja e kësaj. Zyra e Dhënies së Planifikuar duhet të informohet dhe të marrë një kopje për çdo dokument që i përket cilitdo prej këtyre rregullimeve. Nëse jeni të interesuar për ndonjë prej këtyre rregullimeve të dhënies së planifikuar, duhet të kontaktoni me Zyrën e Dhënies së Planifikuar, duke shkruar ose telefonuar në adresën e radhitur më poshtë a në zyrën e Shoqatës që shërben në shtetin tuaj.
CHARITABLE PLANNING OFFICE
Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
100 Watchtower Drive,
Patterson, New York 12563-9204
Telefoni: (845) 306-0707