Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ka ndonjë shpresë për shpëtim?

A ka ndonjë shpresë për shpëtim?

A ka ndonjë shpresë për shpëtim?

Shekulli i 20-të është quajtur një nga shekujt më gjakatarë që ka parë ndonjëherë njerëzimi. Krimi, luftërat, konfliktet etnike, droga, pandershmëria e dhuna kanë qenë veçanërisht mbizotëruese gjatë disa dhjetëvjeçarëve të fundit. Këtyre u shtohet dhembja dhe vuajtjet që kanë ardhur si pasojë e sëmundjeve, plakjes dhe vdekjes. E kush nuk e dëshiron me zjarr çlirimin nga problemet e stërmëdha që gjenden sot në botë? Duke menduar për të ardhmen, a ka ndonjë shpresë për shpëtim?

SHQYRTONI vegimin që iu besua apostullit Gjon rreth 2.000 vjet më parë. Ai shkroi: «Ja, tenda e Perëndisë është me njerëzimin dhe ai do të banojë me ta, ndërsa ata do të jenë popujt e tij. Dhe vetë Perëndia do të jetë me ta. Ai do të thajë çdo lot nga sytë e tyre dhe vdekje nuk do të ketë më, as vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme kanë kaluar.» (Zbulesa 21:3, 4) Në mënyrë të ngjashme, profeti Isaia paratha: «Do të shkatërrojë përgjithnjë vdekjen; Zoti, Zoti, do t’i thajë lotët nga çdo fytyrë, do të heqë nga tërë dheu turpin e popullit të tij, sepse Zoti ka folur.»—Isaia 25:8.

Vetëm përfytyroni çfarë do të nënkuptojë përmbushja e premtimeve të Perëndisë! Njerëzimi do të shpëtohet ose do të çlirohet nga shtypja e dhuna, nga shkaqet e vuajtjeve dhe të pikëllimeve. Madje, nuk do të na mundojnë as sëmundjet, plakja dhe vdekja! Fjala e Perëndisë, Bibla, premton jetë të përhershme në kushte të përsosura në tokë. (Luka 23:43; Gjoni 17:3) Kjo jetë është në dispozicion të të gjithëve atyre që e dëshirojnë. «Vullneti i [Perëndisë] është që njerëz të çdo lloji të shpëtojnë dhe të arrijnë në njohurinë e saktë të së vërtetës.»—1 Timoteut 2:3, 4.

Por, për të nxjerrë dobi nga premtimet e Perëndisë, duhet të kuptojmë rolin që luan Jezu Krishti në shpëtimin tonë dhe të ushtrojmë besim tek ai. Jezui vetë tha: «Perëndia e deshi botën aq shumë, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që ushtron besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.» (Gjoni 3:16) Duke treguar rolin qendror të Jezu Krishtit në këtë çështje, apostulli Pjetër tha: «Në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka emër tjetër nën qiell të dhënë mes njerëzve, me anë të të cilit duhet të shpëtojmë.» (Veprat 4:12) Një njeri të çiltër, i cili i kishte pyetur, apostulli Pavël dhe shoku i tij, Sila, e nxitën: «Beso te Zotëria Jezu e do të shpëtosh ti dhe ata të shtëpisë sate.»—Veprat 16:30, 31.

Po, Jezu Krishti është ‘Kryepërfaqësuesi i jetës’ dhe shpëtimi është i mundur vetëm nëpërmjet tij. (Veprat 3:15) Por, si ka mundësi që një njeri të jetë një personazh kaq i rëndësishëm për shpëtimin tonë? Të kemi një kuptueshmëri të qartë të rolit të tij në këtë fushë duhet të na e forcojë shpresën për shpëtim.

[Burimet e figurave në faqen 2]

Faqja 3: Bombardues: foto e USAF; fëmijë që po vdesin urie: KOMBET E BASHKUARA/J. FRAND; luftanije që digjet: foto e marinës së SHBA-së