Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Do të shihemi në Mbretërinë e Perëndisë»

«Do të shihemi në Mbretërinë e Perëndisë»

«Do të shihemi në Mbretërinë e Perëndisë»

«I dashur mik! Rupert, sot më dënuan me vdekje. Mos vajto për mua. Të dërgoj dashurinë time ty dhe të gjithëve në shtëpi. Do të shihemi në Mbretërinë e Perëndisë.»

MË 8 qershor 1942, Franc Drozgu shkroi këto fjalë pak para se ta pushkatonin ushtarët nazistë. Përse e ekzekutuan?

Sipas dokumentimeve në Muzeun e Çlirimit Kombëtar në Maribor, Slloveni, ky farkëtar 38-vjeçar nuk pranoi të bashkohej me Wehrmannschaft-in, një repart paraushtarak gjerman në Slloveninë e pushtuar nga gjermanët. Ai ishte një Bibelforscher ose Student i Biblës, siç njiheshin atëherë Dëshmitarët e Jehovait në atë zonë. Duke vepruar në harmoni me Isainë 2:4, ai nuk përkrahu përpjekjet luftarake naziste, duke e shpallur veten një nënshtetas të Mbretërisë së Perëndisë.—Mateu 6:33.

Në qytetin e tij të lindjes, në Ptuj, Franci ishte i njohur si lajmëtar i zellshëm i lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë. (Mateu 24:14) Megjithëse kishte shumë vështirësi, ai e predikoi lajmin e mirë pa pushim deri kur e arrestuan në maj të vitit 1942.

Shumë Dëshmitarë të Jehovait në Slloveni u përndoqën fuqimisht nga nazistët. Franci ishte një nga të parët prej tyre që u ekzekutua për bindjet e tij fetare. Ashtu si të krishterët e shekullit të parë, ai mori forcë nga fjalët: «Duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë nëpërmjet shumë shtrëngimesh.» (Veprat 14:22) Besimi i tij në realitetin e asaj qeverie qiellore ishte i dukshëm në fjalët e fundit që tha: «Do të shihemi në Mbretërinë e Perëndisë.»

[Burimet e figurave në faqen 32]

Franc Drozgu: Arkivi i fotografive në Muzeun e Çlirimit Kombëtar në Maribor, Slloveni; letër: Origjinali mbahet në Muzeun e Çlirimit Kombëtar në Maribor, Slloveni