Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Henri VIII dhe Bibla

Henri VIII dhe Bibla

Henri VIII dhe Bibla

NË LIBRIN e tij History of the English-Speaking Peoples (Vëllimi 2), Uinston Çërçilli shkroi: «Në fushën e besimit fetar, Reforma solli ndryshime të thella. Bibla tani fitoi një autoritet të ri e me ndikim të gjerë. Brezi i vjetër mendonte se Shkrimi i Shenjtë ishte i rrezikshëm në duart e të pamësuarve dhe se duhej lexuar vetëm nga priftërinjtë.»

Tregimi vazhdon: «Biblat e plota të shtypura, të përkthyera në anglisht nga Tindali dhe nga Koverdali, ishin shfaqur për herë të parë në fund të vjeshtës së vitit 1535 dhe tani po prodhoheshin botime të tjera. Qeveria e urdhëroi klerin që t’i nxiste njerëzit të lexonin Biblën.» Pas shekujve të tërë në padije për Biblën, Anglia do të arsimohej, por kjo gjë falë qeverisë së Henrit VIII, jo falë kishës. *

«Si një goditje të mëtejshme ndaj brezit të vjetër, Qeveria porositi në Paris një sasi të madhe Biblash në anglisht, më luksoze se çdo botim i mëparshëm. Në shtator të vitit 1538, qeveria urdhëroi që çdo famulli e vendit të blinte një Bibël të përmasave të mëdha në anglisht dhe ta vendoste në çdo kishë, ku besimtarët ta kishin të lehtë të shkonin për ta lexuar. Gjashtë kopje u vendosën në katedralen e Shën Pavlit në qytetin e Londrës dhe turma njerëzish mblidheshin atje gjatë gjithë ditës për t’i lexuar ato dhe veçanërisht, na thuhet, kur mund të gjenin ndonjë person që kishte një zë të qartë për të lexuar me zë të lartë.»

Mjerisht, në shumë kombe, shumë veta nuk përfitojnë nga privilegji që kanë për ta lexuar Biblën rregullisht. Ky është një shkak i madh për shqetësim, sepse vetëm Bibla ‘është e frymëzuar nga Perëndia dhe e dobishme për të mësuar, për të qortuar, për të ndrequr dhe për të disiplinuar në drejtësi’.​—2 Timoteut 3:16.

[Shënimi]

^ par. 3 Mbreti Henri VIII sundoi në Angli nga viti 1509 deri në vitin 1547.

[Burimi i figurës në faqen 32]

Henri VIII: Pikturë në Galerinë Mbretërore në Kensington, nga libri The History of Protestantism (Vol. I)