Jehovai—Shembulli më i lartë i mirësisë
Jehovai—Shembulli më i lartë i mirësisë
«Thurini lavdi Jehovait të ushtrive, sepse Jehovai është i mirë!»—JEREMIA 33:11, BR.
1. Përse ndihemi të shtyrë ta lavdërojmë Perëndinë për mirësinë e tij?
PERËNDIA JEHOVA është i mirë në kuptimin absolut. «Oh, sa e madhe është mirësia e tij!»—thirri profeti Zakaria. (Zakaria 9:17, BR) Dhe vërtet, mirësia pasqyrohet në çdo gjë që bëri Perëndia për ta përgatitur tokën që ta gëzonim ne. (Zanafilla 1:31) Nuk do të jemi kurrë në gjendje t’i kuptojmë të gjitha ligjet e ndërlikuara që Perëndia vuri në veprim kur krijoi universin. (Predikuesi [Eklisiastiu] 3:11; 8:17) Por ajo pak që dimë, na shtyn ta lavdërojmë Perëndinë për mirësinë e tij.
2. Si do ta përkufizonit mirësinë?
2 Çfarë është mirësia? Është shkëlqesi morale ose virtyt. Sidoqoftë, përfshin më tepër sesa vetëm mungesën e çdo të keqeje. Duke qenë pjesë e frytit të frymës, mirësia është cilësi pozitive. (Galatasve 5:22, 23) Shfaqim mirësi kur kryejmë veprime të mira e të dobishme ndaj të tjerëve. Në këtë sistem, ajo që mbahet si e mirë në disa rrethe shoqërore, mund të shihet si e keqe në të tjera. Gjithsesi, nëse duam të gëzojmë paqe e lumturi, duhet të ekzistojë një normë e vetme mirësie. Kush e ka të drejtën për ta vendosur këtë normë?
3. Çfarë tregon Zanafilla 2:16, 17 lidhur me normën e mirësisë?
3 Normën e mirësisë e vendos Perëndia. Në fillimin e historisë njerëzore, Jehovai e urdhëroi njeriun e parë: «Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri.» (Zanafilla ) Po, njerëzit duhet t’i drejtohen Krijuesit të tyre për të njohur të mirën dhe të keqen. 2:16, 17
Shfaqje e pamerituar e mirësisë
4. Çfarë ka bërë Perëndia për njerëzimin që kur mëkatoi Adami?
4 Mundësia e njerëzimit për të pasur lumturi të përjetshme në përsosmëri u rrezikua kur Adami mëkatoi dhe nuk pranoi të njihte të drejtën e Perëndisë për të vendosur normat e mirësisë. (Zanafilla 3:1-6) Megjithatë, para se pasardhësit e Adamit të lindnin si trashëgimtarë të mëkatit dhe të vdekjes, Perëndia paratha se do të vinte një Farë e përsosur. Duke iu drejtuar në të vërtetë ‘gjarprit të hershëm’, Satana Djallit, Jehovai shpalli: «Do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj.» (Zbulesa 12:9; Zanafilla 3:15) Qëllimi i Jehovait ishte të shpengonte njerëzimin mëkatar. Duke shfaqur në mënyrë të pamerituar mirësi, Jehovai e ka siguruar me të vërtetë këtë masë për shpëtimin e atyre që ushtrojnë besim në flijimin shpërblyes të Birit të tij të dashur.—Mateu 20:28; Romakëve 5:8, 12.
5. Ndonëse kemi trashëguar një prirje të keqe të zemrës, përse mund të shfaqim një masë mirësie?
5 Natyrisht, për shkak të mëkatit të Adamit, kemi trashëguar një prirje të keqe të zemrës. (Zanafilla 8:21) Por lumturisht Jehovai na ndihmon të shfaqim një masë mirësie. Nëse vazhdojmë në gjërat që kemi mësuar nga shkrimet e tij të shenjta të çmuara, kjo jo vetëm ‘na bën të mençur për shpëtim’ e ‘na pajis për çdo vepër të mirë’, por edhe na jep mundësi të bëjmë atë që është e mirë në sytë e tij. (2 Timoteut 3:14-17) Gjithsesi, që të nxjerrim dobi nga mësimi biblik dhe të shfaqim mirësi, duhet të kemi qëndrimin e psalmistit, i cili këndoi: «Ti [Jehova] je i mirë dhe bën të mira: më mëso statutet e tua.»—Psalmi 119:68.
Lartësohet mirësia e Jehovait
6. Cilën shprehje përmbante kënga që kënduan levitët pasi mbreti David çoi arkën e besëlidhjes në Jerusalem?
6 Mbreti David i Izraelit të lashtë e njihte mirësinë e Perëndisë dhe e kërkonte udhëheqjen e Tij. «Zoti është i mirë dhe i drejtë,—tha Davidi,—prandaj ai do t’u mësojë rrugën mëkatarëve.» (Psalmi 25:8) Udhëzimet që u dha Perëndia izraelitëve përfshinin dhjetë ligje të rëndësishme—Dhjetë Urdhërimet—të shkruara në dy pllaka guri dhe të mbajtura në një arkë të shenjtë, që quhej arka e besëlidhjes. Pasi Davidi e çoi Arkën në kryeqytetin e Izraelit, në Jerusalem, levitët kënduan një këngë që përfshinte këtë shprehje: «Jepini falënderime Jehovait, se ai është i mirë, sepse dashamirësia e tij është në kohë të pacaktuar.» (1 Kronikave 16:34, 37-41, BR) Sa e këndshme duhet të ketë qenë të dëgjoje këto fjalë nga goja e këngëtarëve levitë!
7. Çfarë ndodhi pasi Arka u çua në Më të Shenjtën dhe pas lutjes së dedikimit që bëri Solomoni?
7 Të njëjtave fjalë lëvdimi iu bë jehonë gjatë dedikimit të tempullit të Jehovait që u ndërtua nga Solomoni, biri i Davidit. Pasi arka e besëlidhjes ishte vënë në Më të Shenjtën e tempullit të sapondërtuar, levitët filluan t’i thurnin lavdi Jehovait, «se ai është i mirë, sepse dashamirësia e tij është në kohë të pacaktuar». Në atë rast, në mënyrë të mrekullueshme tempulli u mbush me një re që simbolizonte praninë e lavdishme 2 Kronikave 5:13, 14, BR) Pas lutjes së dedikimit që bëri Solomoni, «nga qiejtë zbriti zjarri dhe përpiu blatimin e djegur e flijimet». Duke parë këtë, «gjithë bijtë e Izraelit . . . menjëherë u përkulën thellë me fytyrë përtokë mbi dysheme, ranë përmbys dhe e falënderuan Jehovain, ‘se ai është i mirë, sepse dashamirësia e tij është në kohë të pacaktuar’». (2 Kronikave 7:1-3, BR) Pas një feste 14-ditore, izraelitët u kthyen në shtëpi «tërë qejf dhe të gëzuar për të mirën që Zoti i kishte bërë Davidit, Salomonit dhe Izraelit, popullit të tij».—2 Kronikave 7:10.
të Jehovait. (8, 9. (a) Ndonëse izraelitët i thurnin lavdi Jehovait për mirësinë e tij, cilën rrugë ndoqën përfundimisht? (b) Çfarë u paratha për Jerusalemin nëpërmjet Jeremisë dhe si u përmbush kjo profeci?
8 Mjerisht, izraelitët nuk vazhduan të jetonin në harmoni me këngët e lavdisë që i kënduan Perëndisë. Me kalimin e kohës, populli i Judës ‘e nderonte Zotin vetëm me buzë’. (Isaia 29:13) Në vend që të vepronin në harmoni me normat e mirësisë që kishte vendosur Perëndia, ata filluan të praktikonin të keqen. Nga çfarë përbëhej ligësia e tyre? E pra, ishin bërë fajtorë për idhujtari, imoralitet, shtypje të të varfërve dhe mëkate të tjera të rënda. Për pasojë, në vitin 607 p.e.s., Jerusalemi u shkatërrua dhe banorët e Judës u morën robër në Babiloni.
9 Në këtë mënyrë, Perëndia e disiplinoi popullin e tij. Megjithatë, me anë të profetit Jeremia, paratha se në Jerusalem do të dëgjohej ende zëri i atyre që thoshin: «Thurini lavdi Jehovait të ushtrive, se Jehovai është i mirë; sepse dashamirësia e tij është në kohë të pacaktuar!» (Jeremia 33:10, 11, BR) E kështu ndodhi. Pasi vendi mbeti i shkretuar për 70 vjet, një mbetje judenjsh u kthyen në Jerusalem në vitin 537 p.e.s. (Jeremia 25:11; Danieli 9:1, 2) E rindërtuan altarin në vendin ku kishte qenë tempulli në malin Moriah dhe filluan të bënin flijime atje. Themelet e tempullit u hodhën në vitin e dytë të kthimit të tyre. Ç’kohë drithëruese! «Kur ndërtuesit hodhën themelet e tempullit të Jehovait,—tha Ezdra,—atëherë priftërinjtë, me veshjen zyrtare, me trumbetat, dhe levitët, bijtë e Asafit, me cimbalet, u ngritën për ta lëvduar Jehovain sipas urdhrit të Davidit, mbretit të Izraelit. Ata filluan të përgjigjen duke e lëvduar dhe duke i dhënë falënderime Jehovait, ‘se ai është i mirë, sepse dashamirësia e tij ndaj Izraelit është në kohë të pacaktuar’.»—Ezdra 3:1-11, BR.
10. Me cilën shprehje domethënëse fillon dhe mbaron Psalmi 118?
10 Një shprehje e ngjashme lëvdimi për mirësinë e Jehovait shfaqet në disa psalme. Ndër ta është Psalmi 118, i cili këndohej në familjet izraelite për të mbyllur kremtimin e Pashkës. Ky psalm fillon dhe mbaron me fjalët: «Jepini falënderime Jehovait, se ai është i mirë; sepse dashamirësia e tij është në kohë të pacaktuar.» (Psalmi 118:1, 29, BR) Këto mund të kenë qenë fare mirë fjalët e fundit të lëvdimit që këndoi Jezu Krishti me apostujt e tij besnikë natën para se të vdiste, në vitin 33 të e.s.—Mateu 26:30.
«Të lutem, më bëj të shoh lavdinë tënde»
11, 12. Kur Moisiu pati një perceptim të lavdisë së Perëndisë, cilën deklaratë dëgjoi?
11 Lidhja mes mirësisë dhe dashamirësisë së Jehovait u bë për herë të parë shekuj më përpara kohës së Ezdrës. Pak kohë pasi izraelitët adhuruan viçin e artë në shkretëtirë dhe keqbërësit u ekzekutuan, Moisiu iu lut Jehovait: «Të lutem, më bëj të shoh lavdinë tënde.» Duke e ditur se Moisiu nuk mund ta shihte fytyrën e Tij dhe të jetonte, Jehovai i tha: «Unë vetë do të bëj që e gjithë mirësia ime të kalojë para fytyrës sate.»—Dalja (Eksodi) 33:13-20, BR.
12 Mirësia e Jehovait kaloi para fytyrës së Moisiut ditën tjetër, në malin Sinai. Në atë rast, Moisiu pati një perceptim të lavdisë së Perëndisë dhe dëgjoi këtë deklaratë: «Jehovai, Jehovai, një Perëndi i mëshirshëm dhe hirmadh, i ngadalshëm në zemërim dhe i bollshëm në dashamirësi e në të vërtetë, që e ruan dashamirësinë për mijëra, që fal gabimin, shkeljen dhe mëkatin, por që në asnjë mënyrë nuk do të përjashtojë nga ndëshkimi, duke sjellë ndëshkim për gabimin e etërve mbi bijtë dhe mbi nipërit, mbi brezin e tretë dhe mbi brezin e katërt.» (Dalja 34:6, 7, BR) Këto fjalë tregojnë se mirësia e Jehovait është e lidhur me dashamirësinë e tij, si edhe me tipare të tjera të personalitetit të tij. Duke i shqyrtuar këto do të ndihmohemi që të shfaqim mirësi. Së pari, le të shqyrtojmë cilësinë që përmendet dy herë në këtë deklaratë madhështore të mirësisë së Perëndisë.
«Një Perëndi . . . i bollshëm në dashamirësi»
13. Në deklaratën për mirësinë e Perëndisë, cila cilësi përmendet dy herë dhe përse kjo është me vend?
13 «Jehovai [është] një Perëndi . . . i bollshëm në dashamirësi . . . , që e ruan dashamirësinë për mijëra.» Fjala hebraike e përkthyer «dashamirësi» do të thotë edhe «dashuri besnike». Është e vetmja cilësi që përmendet dy herë në deklaratën që i bëri Perëndia Moisiut. Sa me vend është kjo, duke qenë se cilësia mbizotëruese e Jehovait është dashuria! (1 Gjonit 4:8) Shprehja e mirënjohur e lëvdimit ndaj Jehovait «se ai është i mirë, sepse dashamirësia e tij është në kohë të pacaktuar» e thekson këtë cilësi.
14. Cilët e provojnë në mënyrë të veçantë mirësinë dhe dashamirësinë e Perëndisë?
1 Pjetrit 5:6, 7) Siç mund ta dëshmojnë Dëshmitarët e Jehovait, ai ‘e ruan dashamirësinë’ ndaj atyre që e duan dhe i shërbejnë. (Eksodi 20:6) Izraeli natyror si komb nuk e provoi më dashamirësinë ose dashurinë besnike të Jehovait, sepse hodhi poshtë Birin e tij. Por mirësia dhe dashuria besnike e Perëndisë ndaj të krishterëve besimplotë të të gjitha kombeve do të zgjatë përgjithmonë!—Gjoni 3:36.
14 Një shfaqje e mirësisë së Jehovait është se ai është «i bollshëm në dashamirësi». Kjo duket veçanërisht në kujdesin e butë që tregon ai për shërbëtorët e tij të dedikuar e besnikë njerëzorë. (Jehovai—I mëshirshëm dhe hirmadh
15. (a) Me cilën shprehje fillonte deklarata që dëgjoi Moisiu në malin Sinai? (b) Çfarë përfshin mëshira?
15 Deklarata që dëgjoi Moisiu në malin Sinai hapej me shprehjen: «Jehovai, Jehovai, një Perëndi i mëshirshëm dhe hirmadh.» Fjala hebraike e përkthyer «mëshirë» mund të ketë të bëjë me «zorrët» dhe lidhet ngushtë me fjalën për «bark». Pra, mëshira përfshin ndjenja dhembshurie të butë që janë thellë në brendësi të një personi. Por mëshira përfshin më shumë sesa vetëm një keqardhje të çiltër. Ajo duhet të na motivojë që të bëjmë diçka për t’ua lehtësuar vuajtjet të tjerëve. Për shembull, pleqtë e dashur të krishterë e shohin të nevojshme të jenë të mëshirshëm me bashkëbesimtarët, ‘duke treguar mëshirë me gëzim’ kur kjo është e përshtatshme.—Romakëve 12:8; Jakovit 2:13; Judës 22, 23.
16. Përse mund të thuhet se Jehovai është hirmadh?
16 Mirësia e Perëndisë shfaqet edhe në faktin se ai është hirmadh. Një person që ka këtë cilësi është veçanërisht i vëmendshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve dhe shfaq një dashamirësi të përzemërt sidomos ndaj atyre që janë më të ulët. Jehovai është shembulli më i shkëlqyer i një personi hirmadh, në mënyrën se si i trajton shërbëtorët e tij besnikë. Për shembull, duke përdorur engjëjt, në mënyrë hirmadhe Perëndia e forcoi profetin e moshuar Daniel dhe e informoi virgjëreshën Mari për privilegjin që do të kishte, duke lindur Jezuin. (Danieli 10:19; Luka 1:26-38) Si populli i Jehovait, ne patjetër e çmojmë mënyrën e tij hirmadhe për të na bërë thirrje nëpërmjet faqeve të Biblës. E lëvdojmë për këtë shfaqje të mirësisë së tij dhe përpiqemi të jemi plot hir në marrëdhëniet me të tjerët. Kur ata që kanë kualifikime frymore e ndreqin një bashkëbesimtar «me një frymë butësie», përpiqen të jenë të sjellshëm e plot hir.—Galatasve 6:1.
Një Perëndi i ngadalshëm në zemërim
17. Përse jemi mirënjohës që Jehovai është «i ngadalshëm në zemërim»?
17 «Një Perëndi . . . i ngadalshëm në zemërim.» Këto fjalë e tërheqin vëmendjen te një shfaqje tjetër e mirësisë së Jehovait. Jehovai i duron të metat tona dhe na jep kohë të kapërcejmë dobësitë e mëdha e të bëjmë përparim frymor. (Hebrenjve 5:12–6:3; Jakovit 5:14, 15) Durimi i Perëndisë u sjell dobi edhe atyre që nuk janë bërë ende adhurues të tij. Kanë ende kohë për t’iu përgjigjur mesazhit të Mbretërisë dhe për t’u penduar. (Romakëve 2:4) Por, ndonëse Jehovai është i duruar, nganjëherë mirësia e shtyn të shprehë zemërimin e tij, siç bëri kur izraelitët adhuruan viçin e artë në malin Sinai. Së shpejti, zemërimi i Perëndisë do të shprehet në një mënyrë edhe më të madhe, kur të sjellë fundin e sistemit të lig të Satanait.—Ezekieli 38:19, 21-23.
18. Për sa i përket së vërtetës, çfarë dallimi ekziston ndërmjet Jehovait dhe udhëheqësve njerëzorë?
18 «Jehovai [është] një Perëndi . . . i bollshëm . . . në të vërtetë.» Sa ndryshon Jehovai nga udhëheqësit njerëzorë, që bëjnë premtime të mëdha e pastaj nuk jetojnë në përputhje me to! Në dallim nga ata, adhuruesit e Jehovait mund t’i zënë besë çdo gjëje që është thënë në Fjalën e tij të frymëzuar. Meqë Perëndia është i bollshëm në të vërtetë, mund t’u besojmë gjithnjë Psalmi 43:3; 65:2.
premtimeve të tij. Me mirësinë e tij, Ati ynë qiellor u përgjigjet gjithnjë lutjeve tona për të vërtetën frymore, duke na e siguruar atë me bollëk.—19. Si e ka shfaqur në mënyrë të jashtëzakonshme mirësinë Jehovai ndaj mëkatarëve të penduar?
19 «Jehovai [është] një Perëndi . . . që fal gabimin, shkeljen dhe mëkatin.» Me mirësinë e tij, Jehovai është gati t’i falë mëkatarët e penduar. Sigurisht, ne jemi shumë mirënjohës që Ati ynë i dashur qiellor ka siguruar faljen nëpërmjet flijimit të Jezuit. (1 Gjonit 2:1, 2) Jemi vërtet të lumtur që të gjithë ata që ushtrojnë besim te shpërblesa mund të gëzojnë një marrëdhënie të favorizuar me Jehovain, me shpresën e jetës së pafundme në botën e re që ai ka premtuar. Ç’arsye të mrekullueshme kemi për ta lëvduar Jehovain që shfaq mirësi ndaj njerëzimit!—2 Pjetrit 3:13.
20. Çfarë prove kemi se Perëndia nuk e toleron të keqen?
20 «Në asnjë mënyrë [Jehovai] nuk do të përjashtojë nga ndëshkimi.» Në të vërtetë, kjo është një arsye tjetër për t’i thurur lavdi Jehovait për mirësinë e tij. Përse? Sepse një tipar jetësor i mirësisë është se ajo nuk e toleron në asnjë mënyrë të keqen. Për më tepër, «kur të zbulohet nga qielli Zotëria Jezu bashkë me engjëjt e tij të fuqishëm», do të bjerë hakmarrja «mbi ata që nuk e njohin Perëndinë dhe mbi ata që nuk i binden lajmit të mirë». Ata «do të pësojnë ndëshkimin gjyqësor të shkatërrimit të përhershëm». (2 Selanikasve 1:6-9) Atëherë, adhuruesit e Jehovait që do të kenë mbijetuar do të kenë mundësi ta gëzojnë plotësisht jetën, pa u shqetësuar nga njerëzit e paperëndishëm, të cilët janë «pa dashuri për mirësinë».—2 Timoteut 3:1-3.
Imitoni mirësinë e Jehovait
21. Përse duhet të shfaqim mirësi?
21 Pa dyshim, kemi shumë arsye për ta lëvduar e falënderuar Jehovain për mirësinë e tij. Si shërbëtorë të tij, a nuk duhet të bëjmë çmos për ta shfaqur këtë cilësi? Po, sepse apostulli Pavël i nxiti të bashkëkrishterët: «Bëhuni, pra, imitues të Perëndisë, si bij të dashur.» (Efesianëve 5:1) Ati ynë qiellor shfaq vazhdimisht mirësi e po kështu duhet të bëjmë edhe ne.
22. Çfarë do të shqyrtojmë në artikullin vijues?
22 Nëse i jemi dedikuar me gjithë zemër Jehovait, me siguri dëshirojmë shumë që ta imitojmë mirësinë e tij. Duke qenë pasardhës të Adamit mëkatar, nuk e kemi të lehtë të bëjmë atë që është e mirë. Mirëpo, në artikullin vijues, do të shohim përse e kemi të mundur të shfaqim mirësi. Do të shqyrtojmë edhe disa mënyra se si mund dhe duhet ta imitojmë Jehovain, shembullin më të lartë të mirësisë.
Si do të përgjigjeshit?
• Çfarë është mirësia?
• Cila shprehje biblike thekson mirësinë e Perëndisë?
• Cilat janë disa shfaqje të mirësisë së Jehovait?
• Përse duhet ta imitojmë shembullin që la Jehovai për sa i përket mirësisë?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 12]
Jehovai e disiplinoi popullin e tij të lashtë, sepse ata nuk jetuan në harmoni me shprehjet e tyre të lëvdimit
[Figura në faqen 12]
Një mbetje besnike u kthye në Jerusalem
[Figura në faqen 13]
Moisiu dëgjoi një deklaratë të mrekullueshme për mirësinë e Perëndisë
[Figura në faqen 15]
Mirësia e Jehovait shihet në mënyrën se si na bën thirrje nëpërmjet faqeve të Biblës