Pema «që qan» dhe «lotët» e saj me shumë përdorime
Pema «që qan» dhe «lotët» e saj me shumë përdorime
‘Merr balsam për dhembjen’,—thuhet te Jeremia 51:8. Kërkimi për të gjetur një nga burimet e kësaj substance shumë qetësuese dhe shëruese na çon në ishullin e Kiosit, në Detin Egje.
NË FILLIM të verës, bujqit në Kios përgatiten për korrje në një mënyrë shumë të pazakontë. Pasi e pastrojnë tokën, bëjnë një platformë të sheshtë prej argjile të bardhë përqark disa pemëve përherë të blerta, ngjashëm shkurreve, të quajtura xina. Më pas, bujqit bëjnë disa të çara në trungjet e pemëve, duke i bërë kështu pemët të «qajnë». «Lot» të zbehtë rrëshire fillojnë të dalin pikë-pikë. Pas dy ose tri javësh, pikat e rrëshirës ngurtësohen dhe bujqit i mbledhin ose drejtpërdrejt nga trungu i pemës, ose nga sipërfaqja prej argjile poshtë. Këta «lot», të quajtur rrëshirë xine, janë përdorur për të bërë balsamin.
Megjithatë, para korrjes kërkohet durim dhe punë e palodhur. Trungjet e përdredhura me ngjyrë të murrme rriten shumë ngadalë. Duhen 40 deri në 50 vjet që një pemë të arrijë rritjen e plotë, zakonisht me një lartësi 2 deri në 3 metra.
Përveç punës për të bërë të çara nëpër trungje dhe për të mbledhur «lotët», duhet punë e mëtejshme për të prodhuar rrëshirën e xinës. Pasi bujqit mbledhin «lotët» e rrëshirës, i shoshitin, i lajnë dhe i përzgjedhin në bazë të përmasave dhe të cilësisë. Më vonë, kjo rrëshirë pastrohet më tej dhe mund të përdoret për shumë gjëra.
Historia e një bime të çmuar
Fjala greke për të përshkruar «rrëshirën e xinës» ka kuptimin «të kërcëllish dhëmbët». (Mateu 8:12; Zbulesa 16:10) Ky emër të bën të mendosh se që nga kohët e lashta, kjo lloj rrëshire është përdorur si çamçakëz për të freskuar erën e gojës.
E dhëna më e vjetër për rrëshirën e xinës vjen nga Herodoti, historian grek i shekullit të pestë p.e.s. Autorë dhe mjekë të tjerë të lashtë, duke përfshirë Apollodorin, Dioskoridin, Teofrastin dhe Hipokratin, kanë përmendur përdorimet mjekësore të kësaj rrëshire. Ndonëse xinat rriten përgjatë gjithë bregut të Mesdheut, afërsisht që nga viti 50 i erës sonë, prodhimi i rrëshirës së xinës është përqendruar pothuajse tërësisht në Kios. Kjo lloj rrëshire ishte interesi kryesor i atyre që pushtuan Kiosin, që nga romakët e gjenovezët deri tek otomanët.
Rrëshirë me shumë përdorime
Mjekët e lashtë të Egjiptit e përdornin rrëshirën e xinës për të kuruar disa sëmundje, duke përfshirë diarrenë dhe artritin. Po ashtu, e përdornin si Jeremia 8:22; 46:11) Madje, është hedhur ideja se pema që nxjerr staktin, një nga përbërësit e temjanit të shenjtë të parfumuar, i cili ishte i kufizuar vetëm për përdorim të shenjtë, mund t’i përkasë familjes së xinave.—Eksodi 30:34, 35.
temjan, si edhe në procesin e bërjes së mumjeve. Xina mund të ketë qenë një nga burimet për sigurimin e ‘balsamit të Galaadit’, i përmendur në Bibël për vetitë mjekësore dhe për përdorimin në kozmetikë e në balsamosje. (Sot, rrëshirën e xinës e gjejmë në vernikët që mbrojnë pikturat e vajit, mobiljet dhe veglat muzikore. Përdoret si material izolues dhe si material kundër ujit, si edhe shihet si një nga fiksuesit më të mirë të bojërave për rrobat dhe të bojërave që përdorin piktorët. Rrëshira e xinës është përdorur edhe në ngjitës e në regjjen e lëkurëve. Për shkak të aromës së këndshme dhe të vetive të tjera, rrëshira e xinës përdoret në sapunë, në kozmetikë dhe në parfume.
Rrëshira e xinës është përshkruar në 25 lista zyrtare ilaçesh në mbarë botën. Përdoret ende shpesh në mjekësinë tradicionale të botës arabe. Gjithashtu, rrëshira e xinës përdoret edhe në mbushjet e dhëmbëve, si edhe në shtresën e brendshme të kapsulave të ilaçeve.
Në përdorimin e tyre si burim i balsamit, «lotët» me shumë përdorime të xinës «që qan» kanë lehtësuar dhembje e kanë shëruar për shekuj të tërë. Pra, me arsye të vlefshme, në profecinë e Jeremisë thuhet: ‘Merr balsam për dhembjen.’
[Figurat në faqen 31]
Kios
Duke mbledhur rrëshirën e xinës
«Lotët» e rrëshirës mblidhen me kujdes
[Burimet]
Kiosi dhe piktura për korrjen: Me mirësjellje nga Biblioteka Korais; të gjitha të tjerat: Kostas Stamoulis