Ata përballuan gjemba në mish
Ata përballuan gjemba në mish
«Më është dhënë një gjemb në mish, një engjëll i Satanait, që të më bjerë vazhdimisht me shuplaka.»—2 KORINTASVE 12:7.
1. Cilat janë disa probleme që hasin njerëzit sot?
A PO luftoni me ndonjë sprovë të vazhdueshme? Nëse po, nuk jeni vetëm. Në këto «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar», të krishterët besnikë po përballojnë kundërshtim të ashpër, probleme familjare, sëmundje, ankthe të shkaktuara nga vështirësi financiare, probleme emocionale, vdekjen e njerëzve të dashur dhe sfida të tjera. (2 Timoteut 3:1-5) Në disa vende, jeta e shumë njerëzve rrezikohet nga mungesa e ushqimeve dhe nga luftërat.
2, 3. Cilin qëndrim negativ mund të kemi si pasojë e problemeve ngjashëm gjembave që hasim dhe si mund të jetë i rrezikshëm ky qëndrim?
2 Probleme të tilla mund ta bëjnë një person të ndihet krejtësisht i dërrmuar, sidomos nëse i dalin disa vështirësi në të njëjtën kohë. Vini re se çfarë thuhet te Proverbat (Fjalët e urta) 24:10: «A je treguar i shkurajuar ditën e ankthit? Fuqia jote do të jetë e paktë.» (BR) Po, shkurajimi nga sprovat mund të na e grabitë forcën që na nevojitet aq shumë dhe mund të na e dobësojë vendosmërinë për të qëndruar deri në fund. Në ç’mënyrë?
3 Po ja, shkurajimi mund të na bëjë të mos jemi më objektivë. Për shembull, është e lehtë që t’i zmadhojmë shumë vështirësitë që kemi dhe të fillojmë të ndiejmë keqardhje për veten. Disa, madje, mund t’i ankohen Perëndisë: «Përse po lejon që të më ndodhë kjo?» Në qoftë se një qëndrim i tillë negativ zë rrënjë në zemrën e një personi, mund t’ia gërryejë gëzimin dhe sigurinë që ka. Një shërbëtor i Perëndisë mund të shkurajohet kaq shumë, saqë mund edhe të dorëzohet e të mos luftojë më «luftën e shkëlqyer të besimit».—1 Timoteut 6:12.
4, 5. Në disa raste, si përfshihet Satanai në problemet tona, por, megjithatë, cilën siguri mund të kemi?
4 Patjetër, nuk është Perëndia Jehova që na i shkakton sprovat. (Jakovit 1:13) Disa sprova na vijnë vetëm sepse po përpiqemi t’i qëndrojmë besnikë atij. Në të vërtetë, të gjithë ata që i shërbejnë Jehovait bëhen shënjestër e armikut të tij kryesor, Satana Djallit. Në periudhën e shkurtër kohore që i ka mbetur, ky ‘perëndi [i lig] i këtij sistemi’ po përpiqet ta bëjë këdo që do Jehovain të dorëzohet e të mos bëjë më vullnetin e Tij. (2 Korintasve 4:4) Satanai i shkakton sa më shumë vuajtje që të mundë mbarë vëllazërisë sonë rreth botës. (1 Pjetrit 5:9) Kuptohet se nuk është Satanai që shkakton drejtpërdrejt çdo problem tonin, por mund t’i shfrytëzojë problemet që hasim, duke u përpjekur të na dobësojë më tej.
5 Megjithatë, sado i fuqishëm të jetë Satanai ose armët e tij, ne mund ta mposhtim! Si mund të jemi të sigurt për këtë? Sepse Perëndia Jehova lufton për ne. Ai ka marrë masa që shërbëtorët e tij të mos jenë në padije për taktikat e Satanait. (2 Korintasve 2:11) Në të vërtetë, Fjala e Perëndisë na thotë shumë për sprovat që mundojnë të krishterët e vërtetë. Në rastin e apostullit Pavël, Bibla ka përdorur shprehjen «një gjemb në mish». Përse? Le të shohim se si e shpjegon Fjala e Perëndisë këtë frazë. Më pas, do të shohim se nuk jemi vetëm ne që kemi nevojë për ndihmën e Jehovait, me qëllim që të ngadhënjejmë mbi sprovat.
Përse sprovat janë si gjemba?
6. Çfarë nënkuptonte Pavli me «një gjemb në mish» dhe çfarë mund të ketë qenë ky gjemb?
6 Duke qenë se sprovohej në mënyrë të 2 Korintasve 12:7) Çfarë ishte ky gjemb në mish për Pavlin? Një gjemb i ngulur thellë nën lëkurë do të shkaktonte me siguri dhembje. Prandaj, metafora e përdorur sugjeron diçka që i shkaktonte dhembje Pavlit, që mund të ishte dhembje fizike, emocionale ose që të dyja. Ndoshta kishte ndonjë problem me sytë ose ndonjë problem tjetër fizik. Ose gjembi mund të ketë pasur lidhje me ata individë që sfidonin kualifikimin e Pavlit si apostull dhe vinin në dyshim veprën e tij të predikimit e të mësimdhënies. (2 Korintasve 10:10-12; 11:5, 6, 13) Çfarëdo që të ishte, ai gjemb mbetej i ngulur thellë dhe nuk ishte e mundur që të hiqej.
skajshme, Pavli u frymëzua të shkruante: «Më është dhënë një gjemb në mish, një engjëll i Satanait, që të më bjerë vazhdimisht me shuplaka, që të mos lartësohem së tepërmi.» (7, 8. (a) Çfarë tregon shprehja ‘bie vazhdimisht me shuplaka’? (b) Përse është jetësore që të përballojmë ndonjë gjemb që mund të na mundojë tani?
7 Vini re se gjembi i binte vazhdimisht me shuplaka Pavlit. Është interesant fakti se folja greke që përdori Pavli këtu vjen nga fjala për «nyjet e gishtave». Kjo fjalë përdoret në kuptimin e mirëfilltë te Mateu 26:67 dhe në kuptimin figurativ te 1 Korintasve 4:11. Në këto vargje përcillet ideja e rrahjes me grushta. Duke pasur parasysh urrejtjen e madhe që ka Satanai për Jehovain dhe për shërbëtorët e Tij, mund të jemi të sigurt se Djalli ishte i kënaqur që një gjemb vazhdonte t’i binte me shuplaka Pavlit. Sot, Satanai është po aq i kënaqur kur neve, në mënyrë të ngjashme, na shqetëson një gjemb në mish.
8 Pra, ashtu si Pavli, kemi nevojë të dimë se si t’i përballojmë këto gjemba. Nga kjo varet vetë jeta jonë! Mos harroni, Jehovai dëshiron ta zgjatë jetën tonë përgjithmonë në botën e tij të re, ku problemet ngjashëm gjembave nuk do të na shqetësojnë kurrë më. Për të na ndihmuar që të fitojmë këtë çmim të mrekullueshëm, Perëndia na ka dhënë shumë shembuj në Fjalën e tij të shenjtë, në Bibël, shembuj të cilët tregojnë se shërbëtorët e tij besnikë i kanë përballuar me sukses gjembat në mish. Ata ishin njerëz të zakonshëm e të papërsosur, siç jemi edhe ne. Shqyrtimi i disa shembujve nga kjo ‘re e madhe dëshmitarësh’ mund të na ndihmojë që të «vrapojmë me qëndrueshmëri në garën që na është vënë përpara». (Hebrenjve 12:1) Meditimi për atë që duruan ata mund të na e shtojë sigurinë se edhe ne mund të përballojmë çfarëdolloj gjembi që Satanai mund të përdorë kundër nesh.
Gjembat që mundonin Mefiboshetin
9, 10. (a) Si ndodhi që Mefibosheti pati një gjemb në mish? (b) Në ç’mënyrë mbreti David i tregoi mirëdashje Mefiboshetit dhe si mund ta imitojmë Davidin?
9 Shqyrtoni rastin e Mefiboshetit, birit të Jonatanit, mikut të Davidit. Kur Mefibosheti ishte 5 vjeç, erdhi lajmi se babai i tij, Jonatani, dhe gjyshi, mbreti Saul, ishin vrarë. Kujdestaren e tij e zuri paniku. Ajo «e mori . . . por, duke ikur me nxitim, fëmija u rrëzua dhe mbeti i çalë». (2 Samuelit 4:4) Ky gjymtim duhet të ketë qenë vërtet një gjemb që Mefiboshetit i duhej të duronte ndërsa rritej.
10 Disa vjet më vonë, mbreti David, nga dashuria e madhe që kishte pasur për Jonatanin, i tregoi dashamirësi Mefiboshetit. I ktheu atij gjithë pronat e Saulit dhe caktoi Ziban, shërbëtorin e Saulit, si kujdestar të kësaj prone. Gjithashtu, Davidi i tha Mefiboshetit: «Do të hash gjithnjë në tryezën time.» (2 Samuelit 9:6-10) Pa dyshim që dashamirësia e shprehur nga Davidi ishte një ngushëllim për Mefiboshetin dhe ndihmoi për t’ia lehtësuar dhembjen që ndiente nga gjymtimi. Çfarë mësimi i shkëlqyer! Edhe ne duhet t’u tregojmë mirëdashje atyre që luftojnë me një gjemb në mish.
11. Çfarë pohoi Ziba për Mefiboshetin, por si e dimë se ajo ishte një gënjeshtër? (Shih shënimin.)
11 Më vonë, Mefiboshetit iu desh të luftonte edhe me një gjemb tjetër në mish. Shërbëtori i tij, Ziba, shpifi për të para mbretit David, i cili atëherë po arratisej nga Jerusalemi për shkak të rebelimit të të birit, Absalomit. Ziba tha se Mefibosheti me pabesi kishte qëndruar në Jerusalem * Davidi i besoi shpifjes së Zibas dhe ia kaloi këtij gënjeshtari të gjitha pronat e Mefiboshetit!—2 Samuelit 16:1-4.
me shpresë se do të bëhej vetë mbret.12. Si reagoi Mefibosheti ndaj gjendjes së tij dhe në ç’mënyrë është një shembull i shkëlqyer për ne?
12 Gjithsesi, kur më në fund Mefibosheti u takua me Davidin, i tha mbretit se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Ai ishte në përgatitje e sipër për t’u bashkuar me Davidin kur Ziba ia punoi dhe doli vullnetar të shkonte në vend të tij. A e vuri në vend Davidi këtë padrejtësi? Pjesërisht. Ai e ndau pronën ndërmjet këtyre dy burrave. Ja ku ishte edhe një gjemb tjetër i mundshëm në mish për Mefiboshetin. A u zhgënjye ai jashtë mase? A protestoi për vendimin e Davidit, duke ngritur zërin për të thënë se kjo ishte e padrejtë? Jo, pranoi me përulësi dëshirat e mbretit. U përqendrua në gjërat pozitive, duke u gëzuar që mbreti i ligjshëm i Izraelit ishte kthyer shëndoshë e mirë. Mefibosheti la vërtet një shembull të shkëlqyer duke duruar gjymtimin, shpifjen dhe zhgënjimin.—2 Samuelit 19:24-30.
Nehemia i përballoi sprovat e tij
13, 14. Çfarë gjembash iu desh Nehemisë të duronte, kur u kthye për të rindërtuar muret e Jerusalemit?
13 Mendoni për gjembat figurativë që duroi Nehemia kur u kthye në qytetin pa mure të Jerusalemit, në shekullin e pestë p.e.s. E gjeti qytetin krejt të pambrojtur dhe judenjtë e riatdhesuar që gjendeshin atje ishin të çorganizuar, të shkurajuar dhe të papastër në sytë e Jehovait. Ndonëse ishte autorizuar nga mbreti Artakserks për të rindërtuar muret e Jerusalemit, shumë shpejt Nehemia mësoi se misioni i tij ishte një gjë e urryer për guvernatorët e vendeve fqinje. «U shqetësuan shumë, sepse kishte ardhur një burrë që kërkonte të mirën e bijve të Izraelit.»—Nehemia 2:10.
14 Ata kundërshtarë të huaj bënë çdo gjë që kishin në dorë për ta ndalur punën e Nehemisë. Kërcënimet, gënjeshtrat, shpifja, terrorizimi, duke përfshirë edhe zbuluesit e dërguar për ta shkurajuar Neheminë, duhet të kenë qenë si gjemba të vazhdueshëm në mishin e tij. A u dorëzua përballë intrigave të atyre armiqve? Jo! Ai e vuri gjithë besimin e tij te Perëndia, duke mos u dobësuar. Kështu, kur më në fund muret e Jerusalemit u rindërtuan, shërbyen si dëshmi e qëndrueshme e përkrahjes së dashur që i dha Jehovai Nehemisë.—Nehemia 4:1-12; 6:1-19.
15. Cilat probleme midis judenjve e shqetësonin thellësisht Neheminë?
15 Si qeveritar Nehemisë i duhej të luftonte edhe me shumë probleme brenda popullit të Perëndisë. Këto vështirësi ishin si gjemba që e Nehemia 5:1-10) Shumë judenj po shkelnin sabatin dhe nuk po mbështetnin levitët dhe tempullin. Gjithashtu, disa ishin martuar me «gra të Ashdodit, të Amonit dhe të Moabit». Sa e lëndonte kjo Neheminë! Por asnjë nga këta gjemba nuk e bëri të hiqte dorë. Vazhdimisht e tregoi veten se ishte përkrahës i zellshëm i ligjeve të drejta të Perëndisë. Ashtu si Nehemia, edhe ne të mos lejojmë që sjellja jobesnike e të tjerëve të na e kthejë mendjen e të largohemi nga shërbimi besnik ndaj Jehovait!—Nehemia 13:10-13, 23-27.
shqetësonin thellë, sepse ndikonin në marrëdhënien e popullit me Jehovain. Njerëzit e pasur po kërkonin kamata shumë të mëdha, kurse vëllezërve të tyre më të varfër, për të paguar borxhet dhe taksën ndaj Persisë, u duhej të jepnin tokën e madje edhe të shitnin fëmijët si skllevër. (Shumë besnikë të tjerë përballuan gjemba
16-18. Si i ranë probleme familjare Isakut e Rebekës, Hanës, Davidit dhe Hozesë?
16 Bibla përmban shembuj të shumë njerëzve të tjerë të cilët përballuan rrethana dëshpëruese që ishin si gjemba. Një burim i zakonshëm i këtyre gjembave ishin problemet familjare. Dy gratë e Esaut «u bënë shkas për një hidhërim të thellë të Isakut dhe të Rebekës», prindërve të Esaut. Madje, Rebeka tha se i ishte neveritur jeta me këto gra. (Zanafilla 26:34; 27:46) Mendoni edhe për Hanën të cilën shemra e saj, Penina, «e ngacmonte vazhdimisht» sepse ishte shterpë. Ndoshta Hana e duronte shpesh këtë torturë kur ishin të dyja në shtëpi. Veç kësaj, Penina e ngacmonte edhe para të tjerëve—pa dyshim, para të afërmve dhe miqve—kur familja shkonte për festën në Shiloh. Kjo ishte sikur t’ia ngulte Hanës edhe më thellë gjembin në mish.—1 Samuelit 1:4-7.
17 Mendoni për atë që duroi Davidi për shkak të xhelozisë së sëmurë të vjehrrit të tij, mbretit Saul. Për të shpëtuar jetën, Davidi ishte i detyruar të jetonte nëpër shpella në shkretëtirën e En-Gedit, ku i duhej të ngjitej nëpër shtigjet shkëmbore të rrëpirëta e të rrezikshme. Kjo padrejtësi duhet të ketë qenë acaruese për të, pasi nuk i kishte bërë asgjë të keqe Saulit. Gjithsesi, Davidit iu desh të jetonte vite të tëra në arrati dhe e gjithë kjo për shkak të xhelozisë së Saulit.—1 Samuelit 24:14, 15; Fjalët e urta 27:4.
18 Përfytyroni problemet familjare që i kishin rënë profetit Hozea. Gruaja e tij kishte shkelur kurorën. Imoraliteti i saj duhet të ketë qenë për Hozenë si gjemba që i ishin ngulur në zemër. Por çfarë angështie të mëtejshme duhet të ketë pasur, kur ajo i lindi dy fëmijë të paligjshëm nga kjo kurvëri!—Hozea 1:2-9.
19. Cila përndjekje e mundonte profetin Mikajah?
19 Një tjetër gjemb në mish është përndjekja. Shqyrtoni përvojën e profetit Mikajah. Shpirti i drejtë i Mikajahut duhet të jetë copëtuar kur ka parë se mbreti i lig Akab mbante rreth vetes profetë 1 Mbretërve 22:6, 9, 15-17, 23-28) Kujtoni, gjithashtu, Jereminë dhe mënyrën se si e trajtuan përndjekësit e tij vrasës.—Jeremia 20:1-9.
të rremë dhe se u besonte gënjeshtrave të tyre flagrante. Më pas, kur i tha Akabit se të gjithë ata profetë po flitnin nga «një frymë gënjeshtare», çfarë bëri kreu i atyre mashtruesve? Ai «i ra me një shpullë Mikajahut»! Edhe më i keq ishte reagimi i Akabit ndaj paralajmërimit të Jehovait se fushata për të rimarrë Ramot-Galaadin do të dështonte me siguri. Akabi dha urdhër që Mikajahun ta hidhnin në burg, duke ia zvogëluar edhe racionin e ushqimit. (20. Cilat gjemba iu desh Naomit të duronte dhe si u shpërblye ajo?
20 Vdekja e njerëzve të dashur është një tjetër situatë e hidhur që mund të jetë si një gjemb në mish. Naomit iu desh të duronte vdekjen e dhembshme të të shoqit dhe të të dy djemve. Duke vuajtur ende nga këto goditje shkretuese, ajo u kthye në Bethlehem. U tha miqve të mos e quanin Naomi, por Mara, një emër që tregonte sa të hidhura kishin qenë përvojat e saj. Gjithsesi, në fund Jehovai e shpërbleu qëndrueshmërinë e saj me një nip, i cili u bë një hallkë në linjën gjenealogjike të Mesisë.—Rutha 1:3-5, 19-21; 4:13-17; Mateu 1:1, 5.
21, 22. Si e munduan humbjet Jobin dhe si reagoi ai?
21 Mendoni se sa i tronditur duhet të ketë qenë Jobi kur dëgjoi për vdekjen e papritur e të dhunshme të të dhjetë fëmijëve të tij të dashur, për të mos përmendur humbjen e gjithë bagëtisë dhe të shërbëtorëve. Në një çast, iu duk sikur iu përmbys e gjithë bota! Pastaj, kur Jobi ishte ende i tronditur nga këto goditje, Satanai e goditi me sëmundje. Fare mirë, Jobi mund të ketë menduar se kjo sëmundje e keqe do t’i merrte jetën. Dhembja iu bë kaq e padurueshme, saqë mendoi se vdekja do të ishte një lehtësim për të.—Jobi 1:13-20; 2:7, 8.
22 Si të mos mjaftonin të gjitha këto, e shoqja, e hidhëruar dhe e angështuar, erdhi tek ai dhe i bërtiti: «Mallko Perëndinë dhe vdis!» Çfarë gjembi që ishte ky në mishin e Jobit, i cili tashmë ishte plot dhembje! Më pas, tre shokë të tij, në vend që ta ngushëllonin, e sulmuan me arsyetime të rreme, duke e akuzuar për mëkate të fshehta dhe duke pretenduar se kjo sjellje ishte përgjegjëse për gjërat e këqija që i kishin ndodhur. Arsyetimet e tyre të gabuara, si të thuash, ia shtynin thellë e më thellë në mish gjembat që kishte. Mos harroni se veç kësaj Jobi edhe nuk e dinte përse po i ndodhin këto gjëra të tmerrshme dhe as nuk e dinte që do t’i kursehej jeta. Megjithatë, «në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi dhe nuk paditi Perëndinë për ndonjë padrejtësi». (Jobi 1:22; 2:9, 10; 3:3; 14:13; 30:17) Ndonëse e mundonin shumë gjemba njëherësh, ai nuk u dorëzua kurrë në rrugën e tij për të mbajtur integritetin. Sa na jep zemër kjo!
23. Përse personat besnikë për të cilët kemi folur ishin në gjendje të duronin lloje të ndryshme gjembash në mish?
23 Shembujt e mësipërm nuk përbëjnë aspak një listë të plotë. Bibla përmban shumë shembuj të tjerë. Të gjithë këtyre shërbëtorëve besnikë iu desh të luftonin me gjembat figurativë. Sa probleme të shumëllojshme që hasën! Sidoqoftë, kishin një gjë të përbashkët. Asnjëri prej tyre nuk hoqi dorë nga shërbimi i Jehovait. Me gjithë sprovat dëshpëruese, ata e mposhtën Satanain me forcën që u siguroi Jehovai. Në ç’mënyrë? Artikulli vijues do t’i përgjigjet kësaj pyetjeje dhe do të na tregojë se si edhe ne mund të përballojmë çfarëdo gjëje që mund të jetë si një gjemb në mishin tonë.
[Shënimi]
^ par. 11 Një intrigë e tillë ambicioze do të kishte qenë jashtë natyrës së një njeriu mirënjohës e të përulur siç ishte Mefibosheti. Sigurisht që ai e njihte mirë shembullin besnik që kishte lënë babai i tij, Jonatani. Ndonëse ishte bir i mbretit Saul, Jonatani e kishte pranuar me përulësi Davidin si personin që Jehovai e kishte zgjedhur për të qenë mbret mbi Izraelin. (1 Samuelit 20:12-17) Jonatani, i ati i Mefiboshetit, duke qenë një person me frikë Perëndie dhe një mik besnik i Davidit, nuk do ta kishte mësuar djalin e tij të vogël që të synonte të merrte pushtetin mbretëror.
Si do të përgjigjeshit?
• Përse problemet që hasim mund të krahasohen me gjemba në mish?
• Cilët ishin disa gjemba që duhej të duronin Mefibosheti dhe Nehemia?
• Ndër shembujt biblikë të burrave e të grave që duruan lloje të ndryshme gjembash në mish, cili ju është dukur veçanërisht prekës dhe përse?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 15]
Mefiboshetit iu desh të përballonte gjymtimin, shpifjen dhe zhgënjimin
[Figura në faqen 16]
Nehemia ngulmoi me gjithë kundërshtimin