Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ndërgjegje të pastër: Me çfarë çmimi?

Ndërgjegje të pastër: Me çfarë çmimi?

Ndërgjegje të pastër: Me çfarë çmimi?

«I JEPET urdhër shtetit që t’i marrë 20.000 realet.» Ky titull i çuditshëm kryeartikulli doli kohët e fundit në gazetën braziliane Correio do Povo. Në artikull tregohej historia e Luiz Alvo de Araujos, një postieri vendës, i cili i kishte shitur shtetit një copë tokë. Pasi kishte bërë transferimin e pronësisë, Luizi ishte habitur kur kishte zbuluar se i ishin dhënë 20.000 reale (afërsisht 8.000 dollarë amerikanë) më shumë se çmimi që kishin caktuar!

T’ia kthente shtetit këto para tepër ishte më e lehtë të thuhej se të bëhej. Pas disa vizitave pa fryt në zyrat shtetërore, Luizin e kishin këshilluar të merrte një avokat dhe ta zgjidhte problemin në gjyq. «Me sa duket, dikush kishte bërë një gabim dhe, për shkak të burokracive, askush nuk dinte si t’i zgjidhte gjërat»,​—komentoi gjyqtari, i cili e dënoi shtetin që të merrte paratë dhe të paguante shpenzimet e gjyqit. «Është rasti i parë i këtij lloji që kam parë ndonjëherë.»

Luizi, që është Dëshmitar i Jehovait, shpjegon: «Ndërgjegjja ime e stërvitur nga Bibla nuk më lejonte t’i mbaja ato që nuk më përkitnin me të drejtë. Duhej të përpiqesha t’i ktheja paratë.»

Shumë vetave ky qëndrim u duket i çuditshëm ose edhe i pakuptueshëm. Por, Fjala e Perëndisë tregon se për të krishterët e vërtetë ka një vlerë të madhe mbajtja e një ndërgjegjeje të pastër në marrëdhëniet me autoritetet shtetërore. (Romakëve 13:5) Dëshmitarët e Jehovait janë të vendosur të mbajnë ‘një ndërgjegje të pastër dhe të sillen me ndershmëri në çdo gjë’.​—Hebrenjve 13:18.