Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Doja t’i shërbeja Perëndisë»

«Doja t’i shërbeja Perëndisë»

Lajmëtarët e mbretërisë raportojnë

«Doja t’i shërbeja Perëndisë»

«DILNI prej saj, o populli im.» Këtë thirrje engjëllore e dëgjoi apostulli Gjon në shekullin e parë të e.s. Në ditët tona, miliona njerëz me zemër të ndershme i janë përgjigjur kësaj thirrjeje dhe kanë dalë nga «Babilonia e Madhe», perandoria botërore e fesë së rreme. (Zbulesa 18:1-4) Mes tyre është edhe Vilneri nga Haiti, i cili tregon përvojën e tij.

«Linda në vitin 1956 në një familje të devotshme katolike, në qytetin e vogël të Sen-Markut, Haiti. Përfytyroni gëzimin e familjes sime kur mua, së bashku me dy të tjerë nga qyteti ynë, më zgjodhën të ndiqja një seminar në Sen-Mishel-de-l’Atalaja, Haiti. Pastaj, në vitin 1980, na dërguan në Stavlo, Belgjikë, për stërvitje të mëtejshme. Atje ndiqnim edhe një universitet katolik.

Në fillim, isha entuziast që do të hyja në radhët e priftërinjve. Një ditë, kur ishim në dhomën e ngrënies, prifti që mbikëqyrte grupin tonë më kërkoi të qëndroja disa minuta, sepse donte të më thoshte diçka. Përfytyroni sa u trondita kur ai u shpreh hapur se ishte i tërhequr nga ana seksuale ndaj meje! I kundërshtova propozimet e tij, por u zhgënjeva plotësisht. I shkrova familjes sime për këtë ngjarje dhe e lashë seminarin disa muaj më vonë, ndonëse familja ishte e pakënaqur. Gjeta një vendbanim në fshat dhe vazhdova studimet në një profesion tjetër.

Kur u ktheva në Sen-Mark, e kisha humbur sigurinë te kisha katolike. Megjithatë doja t’i shërbeja Perëndisë, por nuk dija çfarë të bëja. Shkova në kishën adventiste, në kishën Ebenezer dhe në kishën mormone. Isha pa ndonjë drejtim frymësisht.

Pastaj m’u kujtua se, kur ndiqja seminarin në Belgjikë, e kisha zakon të lexoja Biblën Krampon. Në të kisha gjetur se Perëndia ka një emër. Prandaj, duke përdorur emrin e tij, iu luta me zjarr Perëndisë që të më ndihmonte të gjeja fenë e vërtetë.

Jo shumë kohë më pas, dy Dëshmitare të Jehovait u transferuan në lagjen time. Ato ishin të qeta, të respektueshme dhe me dinjitet. Më bënte përshtypje mënyra e tyre e jetesës. Një ditë, njëra nga dy Dëshmitaret më ftoi të ndiqja Përkujtimin vjetor të vdekjes së Krishtit. Më pëlqeu e gjithë mbledhja dhe pranova një studim të rregullt biblik me Dëshmitarët. S’kaluan më shumë se gjashtë muaj dhe u binda se kisha gjetur mënyrën e duhur për t’i shërbyer Perëndisë. Ia dedikova jetën Jehovait dhe u pagëzova më 20 nëntor 1988.»

Me kalimin e kohës, Vilneri ndërmori shërbimin e plotkohor. Sot shërben si plak kongregacioni. Së bashku me të shoqen dhe me dy fëmijët e tyre, ai shërben i lumtur në kongregacion.

[Figura në faqen 9]

Duke lexuar Biblën, Vilneri zbuloi se emri i Perëndisë është Jehova