Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e kuptoni dashurinë e Perëndisë?

A e kuptoni dashurinë e Perëndisë?

A e kuptoni dashurinë e Perëndisë?

NJËHERË Jobi e përshkroi gjendjen e papërsosur njerëzore me këto fjalë: «Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë dhe është plot shqetësime. Mbin si një lule, pastaj pritet; ikën me vrap si një hije dhe nuk e ka të gjatë.» (Jobi 14:1, 2) Jeta, siç po e provonte në atë kohë Jobi, ishte plot me angështi dhe brenga. A jeni ndier ndonjëherë kështu?

Sidoqoftë, me gjithë vështirësitë dhe problemet që mund të hasim, ekziston një shpresë e palëkundur, e cila bazohet në dashurinë dhe dhembshurinë e Perëndisë. Para së gjithash, Ati ynë i mëshirshëm qiellor ka siguruar flijimin shpërblyes për të shpenguar njerëzimin nga gjendja e papërsosur mëkatare. Sipas Gjonit 3:16, 17, Jezu Krishti tha: «Perëndia e deshi botën [e njerëzimit] aq shumë, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që ushtron besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e tij [Jezuin] në botë që ta gjykojë botën, por që nëpërmjet tij bota të shpëtojë.»

Shqyrtoni, gjithashtu, qëndrimin dashamirës të Perëndisë ndaj nesh, njerëzve të papërsosur. Apostulli Pavël deklaroi: «Nga një njeri i vetëm ai bëri çdo komb njerëzish, që të banojnë mbi tërë faqen e dheut, dhe dekretoi kohët e caktuara dhe caqet e vëna për banimin e njerëzve, që të kërkojnë Perëndinë, nëse mund ta kërkojnë me të prekur dhe ta gjejnë vërtet, ndonëse, faktikisht, ai nuk është larg nga secili prej nesh.» (Veprat 17:26, 27) Mendoni pak! Edhe pse jemi njerëz të papërsosur, ne ende mund të gëzojmë një marrëdhënie personale me Krijuesin tonë të dashur, Perëndinë Jehova.

Pra, me siguri mund ta përballojmë të ardhmen duke ditur që Perëndia kujdeset për ne dhe me dashuri ka marrë masa për dobinë tonë të përhershme. (1 Pjetrit 5:7; 2 Pjetrit 3:13) Kështu, patjetër, kemi çdo arsye për të mësuar më shumë rreth Perëndisë tonë të dashur me anë të një studimi të Fjalës së tij, Biblës.