Të nxjerrim dobi nga dashamirësia e Jehovait
Të nxjerrim dobi nga dashamirësia e Jehovait
«Kush është i mençur? Ai . . . do të tregohet i vëmendshëm ndaj veprave të dashamirësisë së Jehovait.»—PSALMI 107:43, BR.
1. Kur u përdor për herë të parë në Bibël fjala ‘dashamirësi’ dhe cilat pyetje do të shqyrtojmë për këtë cilësi?
RRETH 4.000 vjet më parë, nipi i Abrahamit, Loti, tha për Jehovain: «Ti po e madhëron dashamirësinë tënde.» (Zanafilla 19:19, BR) Kjo është hera e parë kur përmendet në Bibël fjala ‘dashamirësi’. Jakobi, Naomi, Davidi dhe shërbëtorë të tjerë të Perëndisë folën gjithashtu për këtë cilësi të Jehovait. (Zanafilla 32:10; Rutha 1:8; 2 Samuelit 2:6) Në të vërtetë, termi «dashamirësi» gjendet rreth 250 herë në Përkthimin Bota e Re të Shkrimeve të Shenjta. Por, çfarë është dashamirësia e Jehovait? Ndaj kujt u tregua në të kaluarën? Si nxjerrim dobi ne sot prej saj?
2. Përse fjala hebraike e përkthyer «dashamirësi» është kaq e vështirë për t’u përkufizuar dhe cila është një mundësi tjetër e përshtatshme për ta përkthyer atë?
2 Në Shkrime, fjala «dashamirësi» është përdorur për të përkthyer një term hebraik që është kaq i pasur në domethënie, saqë në shumicën e gjuhëve nuk ka ndonjë fjalë të vetme që të shprehë me saktësi kuptimin e plotë të saj. Kështu, përkthime të tilla, si «dashuri», «mëshirë» dhe «besueshmëri» nuk i përfshijnë të gjitha nuancat e domethënies së saj. Megjithatë, përkthimi «dashamirësi» është më i gjerë dhe përfshin një pjesë të mirë të domethënies së fjalës. Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta, me referime, në mënyrë të përshtatshme jep shprehjen «dashuri besnike» si një mundësi tjetër për termin hebraik të përkthyer «dashamirësi».—Eksodi 15:13, BR; Psalmi 5:7, shënimi, BR.
E ndryshme nga dashuria e nga besnikëria
3. Si ndryshon dashamirësia nga dashuria?
3 Dashamirësia ose dashuria besnike është e lidhur ngushtësisht me dashurinë dhe me besnikërinë. Gjithsesi, ndryshon nga ato në aspekte të rëndësishme. Shqyrtoni se si ndryshon dashamirësia nga dashuria. Dashuria mund të tregohet edhe për gjëra e për koncepte. Në Bibël tregohet për ‘dashurinë për verën dhe vajin’, si edhe për ‘dashurinë për diturinë’. (Proverbat 21:17; 29:3) Kurse dashamirësia ka të bëjë me njerëzit, jo me konceptet ose me gjërat pa jetë. Për shembull, kur tek Eksodi 20:6 thuhet se Jehovai «përdor dashamirësi për mijëra», e ka fjalën për njerëzit.
4. Si ndryshon dashamirësia nga besnikëria?
4 Po kështu, fjala hebraike e përkthyer «dashamirësi» ka një kuptim më të gjerë se fjala «besnikëri». Në disa gjuhë, fjala «besnikëri» shpesh përdoret për të treguar qëndrimin që duhet të mbajë një më i ulët ndaj një më të larti. Por, siç vëren një studiuese, nga këndvështrimi biblik dashamirësia «më shpesh tregon tamam drejtimin e kundërt të kësaj marrëdhënieje: më i fuqishmi është besnik ndaj të dobëtit ose nevojtarit, ose më të ulëtit». Prandaj, mbreti David mund t’i lutej Jehovait: «Bëj që fytyra jote të ndriçojë mbi shërbëtorin tënd. Më shpëto në dashamirësinë tënde.» (Psalmi 31:16, BR) Jehovait, të fuqishmit, i bëhet lutje që t’i tregojë dashamirësi ose dashuri besnike Davidit, nevojtarit. Duke qenë se nevojtarët nuk kanë autoritet mbi të fuqishmit, dashamirësia e treguar në këtë rast shfaqet vullnetarisht, jo me detyrim.
5. (a) Cilat veçori të dashamirësisë së Perëndisë spikatin në Fjalën e tij? (b) Cilat shprehje të dashamirësisë së Jehovait do të shqyrtojmë?
5 «Kush është i mençur?—pyeti psalmisti.—Ai . . . do të tregohet i vëmendshëm ndaj veprave të dashamirësisë së Jehovait.» (Psalmi 107:43, BR) Dashamirësia e Jehovait mund të sjellë si pasojë çlirimin dhe mund të na ruajë. (Psalmi 6:4; 119:88, 159) Ajo është një mbrojtje dhe një faktor që sjell lehtësim nga shqetësimet. (Psalmi 31:16, 21; 40:11; 143:12) Për shkak të kësaj cilësie është e mundur të shpëtojmë nga mëkatet. (Psalmi 25:7) Duke rishikuar disa tregime biblike dhe duke shqyrtuar shkrime të tjera, do të shohim se Jehovai dashamirësinë (1) e shpreh me veprime specifike dhe (2) e tregon ndaj shërbëtorëve të tij besimplotë.
Çlirimi—Shprehje e dashamirësisë
6, 7. (a) Si e madhëroi Jehovai dashamirësinë e tij në rastin e Lotit? (b) Në cilin rast e përmendi Loti dashamirësinë e Jehovait?
6 Ndoshta mënyra më e mirë për të përcaktuar se deri ku arrin dashamirësia e Jehovait, është të shqyrtojmë tregimet biblike ku përfshihet kjo cilësi. Te Zanafilla 14:1-16 lexojmë që Lotin, nipin e Abrahamit, e kishin marrë rob forcat ushtarake armike, por Abrahami e çliroi. Jeta e Lotit u vu përsëri në rrezik kur Jehovai vendosi të shkatërronte qytetin e lig të Sodomës, ku po jetonte ai bashkë me familjen.—Zanafilla 18:20-22; 19:12, 13.
Zanafilla 19:16, 19, BR) Me këto fjalë, Loti e pranoi se Jehovai kishte treguar një dashamirësi të jashtëzakonshme duke e çliruar. Në këtë rast, Perëndia e shprehu dashamirësinë duke e çliruar dhe duke e ruajtur atë.—2 Pjetrit 2:7.
7 Pak para se të shkatërrohej Sodoma, engjëjt e Jehovait e nxorën jashtë qytetit Lotin dhe familjen e tij. Në atë kohë, ky tha: «Shërbëtori yt ka gjetur hir në sytë e tu, kështu që ti po e madhëron dashamirësinë tënde që ke treguar me mua për të ruajtur gjallë shpirtin tim.» (Dashamirësia e Jehovait dhe udhëheqja e tij
8, 9. (a) Cila detyrë iu caktua shërbëtorit të Abrahamit? (b) Përse shërbëtori u lut që Perëndia të tregonte dashamirësi dhe çfarë ndodhi ndërsa ai lutej?
8 Në kapitullin 24 të Zanafillës lexojmë për një shprehje tjetër të dashamirësisë ose të dashurisë besnike hyjnore. Tregimi thotë se Abrahami i caktoi shërbëtorit të tij një detyrë: të udhëtonte deri në vendin e të afërmve të Abrahamit që të gjente një grua për Isakun, birin e tij. (Vargjet 2-4) Kjo detyrë që iu caktua ishte e vështirë, por shërbëtorit iu dha siguria se engjëlli i Jehovait do ta udhëhiqte. (Vargu 7) Më në fund, shërbëtori arriti te një pus jashtë «qytetit të Nahorit» (ose në Haran, ose në një vend aty afër), pikërisht në kohën kur gratë po vinin për të mbushur ujë. (Vargjet 10, 11) Kur i pa që po afroheshin, shërbëtori e kuptoi se kishte mbërritur çasti vendimtar për përmbushjen e detyrës së tij. Por, si do t’ia dilte mbanë që të veçonte tamam gruan e duhur?
9 Duke qenë i vetëdijshëm se kishte nevojë për ndihmën hyjnore, shërbëtori i Abrahamit u lut: «O Zot, Perëndia i zotërisë tim Abraham, të lutem bëj që sot të kem mundësinë të kem një takim të lumtur, trego dashamirësi ndaj Abrahamit, zotit tim!» (Vargu 12) Si do ta shprehte Jehovai dashamirësinë e tij? Shërbëtori i kërkoi një shenjë specifike me anë të së cilës ai do të ishte në gjendje të veçonte të renë që Perëndia kishte zgjedhur. (Vargjet 13, 14) Njëra nga gratë bëri tamam atë që ai i kishte kërkuar Jehovait. Ishte sikur ajo ta kishte dëgjuar lutjen e tij! (Vargjet 15-20) I shtangur, shërbëtori «ia kishte ngulur sytë i mrekulluar». Mirëpo, kishte edhe disa gjëra të tjera thelbësore që duheshin përcaktuar. A ishte kjo vajzë e re dhe e bukur një nga të afërmit e Abrahamit? A ishte e pamartuar? Prandaj, shërbëtori qëndroi ‘i heshtur, për të marrë vesh nëse Jehovai e kishte bërë të suksesshëm apo jo udhëtimin e tij’.—Vargjet 16, 21, BR.
10. Përse shërbëtori i Abrahamit nxori përfundimin se Jehovai i kishte shfaqur dashamirësi zotërisë së tij?
10 Pak më pas, vajza e re u prezantua si «e bija e Betuelit, biri i Milkës, që ajo i lindi Nahorit [vëllait të Abrahamit]». (Zanafilla 11:26; 24:24, BR) Në atë çast shërbëtori e kuptoi se Jehovai i ishte përgjigjur lutjes së tij. I prekur thellë, ai u përkul dhe tha: «Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Abrahamit, zotërisë tim, që nuk ka pushuar të jetë dashamirës dhe besnik ndaj zotërisë tim! Sa për mua, gjatë udhëtimit, Zoti më çoi në shtëpinë e vëllezërve të zotërisë tim.» (Vargu 27) Duke siguruar udhëheqje, Perëndia i tregoi dashamirësi Abrahamit, zotërisë së atij shërbëtori.
Dashamirësia e Perëndisë sjell lehtësim dhe mbrojtje
11, 12. (a) Gjatë cilave sprova Jozefi provoi dashamirësinë e Jehovait? (b) Si u shpreh dashamirësia e Perëndisë në rastin e Jozefit?
11 Në vazhdim, le të shqyrtojmë kapitullin 39 të Zanafillës. Në qendër të këtij kapitulli është stërnipi i Abrahamit, Jozefi, të cilin e shitën si skllav në Egjipt. Megjithatë, «Zoti qe me Jozefin». (Vargjet 1, 2) Madje edhe Potifari, zotëria egjiptian i Jozefit, nxori përfundimin se Jehovai ishte me Jozefin. (Vargu 3) Gjithsesi, Jozefi u ndesh me një sprovë shumë të rëndë. Atë e akuzuan në mënyrë të rreme se kishte sulmuar për qëllime seksuale të shoqen e Potifarit dhe për këtë e burgosën. (Vargjet 7-20) Ia «shtrënguan këmbët me pranga dhe u rëndua me zinxhirë hekuri» në një «burg të nëndheshëm».—Zanafilla 40:15; Psalmi 105:18.
12 Çfarë ndodhi gjatë kësaj përvoje veçanërisht sprovuese? «Zoti qe me Jozefin dhe u tregua dashamirës ndaj tij.» (Vargu 21a) Një veprim i veçantë dashamirës vuri në lëvizje një seri ngjarjesh që më vonë çuan në lehtësimin nga hallet që po kalonte Jozefi. Jehovai bëri që Jozefi «t’i hynte në zemër drejtorit të burgut». (Vargu 21b) Për pasojë, drejtori e caktoi Jozefin në një pozitë me përgjegjësi. (Vargu 22) Më tej, Jozefi takoi njeriun që më në fund i foli për të Faraonit, sundimtarit të Egjiptit. (Zanafilla 40:1-4, 9-15; 41:9-14) Ky sundimtar, nga ana e tij, e ngriti Jozefin në pozitë duke e bërë sundimtarin e dytë në Egjipt. Në këtë mënyrë, ai kreu një punë jetëshpëtuese në Egjiptin e goditur nga zia e bukës. (Zanafilla 41:37-55) Vuajtjet e Jozefit filluan kur ai ishte 17 vjeç dhe zgjatën më shumë se dymbëdhjetë vjet. (Zanafilla 37:2, 4; ) Por gjatë gjithë atyre viteve me vuajtje dhe mundime, Perëndia Jehova i shfaqi dashamirësi Jozefit duke e mbrojtur nga rrënimi i plotë dhe duke e ruajtur për t’i dhënë një rol të privilegjuar në qëllimin hyjnor. 41:46
Dashamirësia e Perëndisë nuk shuhet kurrë
13. (a) Cilat shfaqje të dashamirësisë së Jehovait gjenden në Psalmin 136? (b) Çfarë natyre ka dashamirësia?
13 Jehovai u shfaqi vazhdimisht dashamirësi izraelitëve si popull. Në Psalmin 136 tregohet se për shkak të dashamirësisë së tij, ai u siguroi çlirim (vargjet 10-15), udhëheqje (vargu 16) dhe mbrojtje. (Vargjet 17-20) Perëndia e ka shfaqur dashamirësinë e tij edhe ndaj individëve. Një person që u tregon dashamirësi të tjerëve e bën këtë vullnetarisht me veprime që kanë për qëllim të përmbushin një nevojë të domosdoshme. Për sa i përket dashamirësisë, një vepër biblike referimi thotë: «Ajo është një veprim që ruan ose përmirëson jetën. Është ndërhyrja në dobi të dikujt që po kalon një fatkeqësi ose vështirësi.» Një studiues e përshkruan këtë cilësi si «dashuri e shprehur në veprim».
14, 15. Përse mund të jemi të sigurt se Loti ishte një shërbëtor i miratuar i Perëndisë?
14 Tregimet që kemi shqyrtuar nga libri i Zanafillës na bëjnë të qartë se Jehovai u tregon gjithnjë dashamirësi atyre që e duan. Loti, Abrahami dhe Jozefi jetuan në rrethana të ndryshme dhe hasën sprova krejt të ndryshme nga njëri-tjetri. Ishin njerëz të papërsosur, por ishin shërbëtorë të miratuar të Jehovait dhe kishin nevojë për ndihmën e tij. Mund të gjejmë ngushëllim nga fakti që Ati ynë i dashur qiellor shfaq dashamirësi ndaj individëve të tillë.
15 Loti mori disa vendime jo të mençura që e futën në telashe. (Zanafilla 13:12, 13; 14:11, 12) Megjithatë, shfaqi edhe cilësi që ishin për t’u lavdëruar. Kur në Sodomë shkuan dy engjëj të Perëndisë, Loti u tregoi mikpritje. (Zanafilla 19:1-3) Plot besim, ai i paralajmëroi dhëndurët e tij për shkatërrimin që po i kanosej Sodomës. (Zanafilla 19:14) Pikëpamjen që Perëndia kishte për Lotin e gjejmë te 2 Pjetrit 2:7-9, ku lexojmë: «[Jehovai] çliroi Lotin e drejtë, i cili ishte shumë i brengosur nga dhënia pas sjelljes së shthurur e njerëzve që sfidojnë ligjin,—sepse ky i drejtë, nga ato që shihte dhe dëgjonte kur banonte mes tyre ditë për ditë, e torturonte shpirtin e tij të drejtë për shkak të veprave të tyre të paligjshme—Jehovai di t’i çlirojë nga sprova njerëzit me devocion hyjnor.» Po, Loti ishte njeri i drejtë dhe nga fjalët e shkrimit nënkuptohet se ishte një person me devocion hyjnor. Edhe ne ashtu si ai gëzojmë dashamirësinë e Perëndisë kur kryejmë ‘vepra të shenjta sjelljeje dhe veprime të devocionit hyjnor’.—2 Pjetrit 3:11, 12.
16. Çfarë fjalësh lavdërimi përdor Bibla për Abrahamin dhe për Jozefin?
në kapitullin 24 të Zanafillës nuk lë asnjë dyshim për lidhjen e ngushtë që kishte Abrahami me Jehovain. Në vargun e parë thuhet se «Zoti e kishte bekuar Abrahamin në çdo gjë». Shërbëtori i Abrahamit e quajti Jehovain «Perëndia i zotërisë tim Abraham». (Vargjet 12, 27) Po ashtu, dishepulli Jakov thotë se Abrahami «u shpall i drejtë» dhe «u quajt ‘mik i Jehovait’». (Jakovit 2:21-23) E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Jozefin. Lidhja e ngushtë që ekzistonte ndërmjet Jehovait dhe Jozefit bëhet e qartë gjatë gjithë kapitullit 39 të Zanafillës. (Vargjet 2, 3, 21, 23) Gjithashtu, dishepulli Stefan tha për Jozefin: «Perëndia ishte me të.»—Veprat 7:9.
16 Tregimi17. Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i Lotit, i Abrahamit dhe i Jozefit?
17 Më sipër kemi folur për disa persona që provuan dashamirësinë hyjnore, të cilët kishin një marrëdhënie të mirë me Perëndinë Jehova dhe shërbyen në mënyra të ndryshme për të përmbushur qëllimin e Perëndisë. Ata hasën pengesa që nuk mund t’i kishin kapërcyer vetë. Ishte në rrezik jeta e Lotit, vazhdimësia e linjës familjare të Abrahamit dhe sigurimi i rolit të Jozefit. Vetëm Jehovai mund t’i përmbushte nevojat e këtyre njerëzve të perëndishëm dhe ai veproi pikërisht kështu, duke ndërhyrë me vepra dashamirësie. Nëse duam ta provojmë përgjithmonë dashamirësinë e Perëndisë Jehova, edhe ne duhet të kemi një marrëdhënie të ngushtë personale me të dhe duhet të vazhdojmë të bëjmë vullnetin e tij.—Ezdra 7:28; Psalmi 18:50.
Shërbëtorëve të Perëndisë u tregohet hir
18. Çfarë tregojnë shkrime të ndryshme biblike për dashamirësinë e Jehovait?
18 Dashamirësia e Jehovait ‘ka mbushur tokën’ dhe ne e çmojmë vërtet shumë këtë cilësi të Perëndisë! (Psalmi 119:64) I përgjigjemi me gjithë zemër refrenit që këndoi psalmisti: «Oh, le t’i japin falënderime Jehovait për dashamirësinë e tij dhe për veprat e tij të mrekullueshme ndaj bijve të njerëzve.» (Psalmi 107:8, 15, 21, 31, BR) Gëzohemi që Jehovai u tregon dashamirësi si individë ose edhe si grup shërbëtorëve të tij të miratuar. Në lutje, profeti Daniel iu drejtua Jehovait si «Perëndia i vërtetë, i Madhi dhe Ai që të ngjall frikë, që e ruan besëlidhjen dhe dashamirësinë ndaj atyre që e duan dhe ndaj atyre që mbajnë urdhërimet e tij». (Danieli 9:4, BR) Mbreti David u lut: «Vazhdoje dashamirësinë tënde ndaj atyre që të njohin.» (Psalmi 36:10, BR) Sa mirënjohës jemi që Jehovai u shfaq dashamirësi shërbëtorëve të tij!—1 Mbretërve 8:23; 1 Kronikave 17:13.
19. Cilat pyetje do të shqyrtojmë në artikullin vijues?
19 Është e vërtetë që si populli i Jehovait neve na është treguar hir! Përveçse nxjerrim dobi nga dashuria që Perëndia i ka treguar njerëzimit në përgjithësi, kemi bekime të veçanta, të cilat vijnë nga dashamirësia ose dashuria besnike që Ati ynë qiellor tregon ndaj nesh. (Gjoni 3:16) Nga kjo cilësi e çmuar e Jehovait nxjerrim dobi sidomos në kohë nevoje. (Psalmi 36:7) Por, si mund ta imitojmë dashamirësinë e Perëndisë Jehova? A po e shfaqim personalisht këtë cilësi të jashtëzakonshme? Këto dhe pyetje të tjera të lidhura me to do të shqyrtohen në artikullin vijues.
A ju kujtohet?
• Cili është një përkthim tjetër i mundshëm biblik i fjalës «dashamirësi»?
• Si ndryshon dashamirësia nga dashuria e nga besnikëria?
• Në cilat mënyra i tregoi Jehovai dashamirësi Lotit, Abrahamit dhe Jozefit?
• Çfarë sigurie mund të gjejmë duke parë se si e ka shfaqur Jehovai dashamirësinë në të kaluarën?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 13]
A e dini se si i tregoi Perëndia dashamirësi Lotit?
[Figurat në faqen 15]
Me dashamirësinë e tij Jehovai e udhëhoqi shërbëtorin e Abrahamit
[Figurat në faqen 16]
Jehovai shfaqi dashamirësi duke e mbrojtur Jozefin