Ç’pikëpamje ke për vdekjen?
Ç’pikëpamje ke për vdekjen?
VDEKJA na ndjek si hije, ndërsa merremi me veprimtaritë e përditshme të jetës, pavarësisht se sa të shëndetshëm jemi fizikisht apo sa të pasur mund të jemi. Vdekja mund të na vijë kur kapërcejmë rrugën a kur shtrihemi në shtrat. Katastrofa të tilla si sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, në Nju-Jork dhe Uashington D.C. na vënë përballë realitetit se «armiku i fundit», vdekja, i mbledh viktimat e saj nga të gjitha shtresat shoqërore dhe nga të gjitha moshat, ndonjëherë duke marrë mijëra jetë brenda pak minutave.—1 Korintasve 15:26.
Edhe pse është frikësuese, vdekja duket se tërheq vëmendjen e njerëzve. Asgjë tjetër nuk bën të shiten më shumë gazeta ose nuk tërheq më shumë njerëz para ekranit të televizorit se sa lajmet që flasin për vdekjen e njerëzve, veçanërisht rreth vdekjes së një numri të madh njerëzish në rrethana të tmerrshme. Njerëzit me sa duket janë të etur të dëgjojnë lajme të tilla, qofshin ato për vdekjen e njerëzve në luftë, në katastrofa natyrore, nga krimi ose nga sëmundjet. Ky interes i vazhdueshëm rreth saj shprehet në mënyrën më të çuditshme duke shfaqur dhembje të thellë atëherë kur vdesin figura të shquara dhe njerëz të famshëm.
E gjitha kjo është e pamohueshme. Njerëzve vazhdon t’u duket tërheqëse vdekja—vdekja e të tjerëve. Por kur bëhet fjalë për vdekjen e atyre vetë, kanë frikë edhe ta mendojnë. Vdekja jonë është një temë që shumica prej nesh as nuk duan ta çojnë nëpër mend.
Të hutuar nga vdekja?
Gjithmonë është e pakëndshme të mendojmë për vdekjen tonë dhe kështu do të jetë përherë. Përse? Sepse Perëndia ka ngulitur brenda nesh dëshirën e zjarrtë për të jetuar përgjithmonë. «Ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre»,—thotë Predikuesi 3:11. Si pasojë, fakti që vdekja është e pashmangshme ka krijuar një konflikt të brendshëm te njerëzit, një mungesë harmonie të vazhdueshme. Për të zgjidhur këtë konflikt të brendshëm dhe për të plotësuar dëshirën e madhe e të natyrshme që të vazhdojnë të jetojnë, njerëzit kanë shpikur lloj-lloj besimesh, që nga doktrina e pavdekësisë së shpirtit e deri te besimi në rimishërimin.
Megjithatë, vdekja është diçka që të shqetëson, të ngjall frikë dhe kjo frikë nga vdekja është universale. Prandaj, nuk duhet të habitemi që shoqëria njerëzore në përgjithësi e sheh vdekjen si një të ardhme tmerruese. Për shembull, vdekja e bën përfundimisht të kotë një jetë që përkushtohet për të arritur pasuri dhe pushtet.
Të braktisur kur u afrohet vdekja?
Në të kaluarën, një njeri me një sëmundje të pashërueshme ose i plagosur për vdekje, Zanafilla 49:1, 2, 33) Në këto raste e gjithë familja mblidhet së bashku dhe fëmijët përfshihen në bisedë. Kjo i jep çdo anëtari të familjes ndjesinë se nuk po vuan i vetëm dhe ngushëllohet nga fakti që po ndan me të tjerët barrën dhe pikëllimin.
zakonisht lihej të vdiste në mjedisin familjar e të dashur të shtëpisë së vet. Kështu ndodhte shpesh në kohët biblike dhe ndodh ende në disa kultura. (Kjo është shumë ndryshe me atë që ndodh në një shoqëri ku biseda rreth vdekjes është tabu. Ajo konsiderohet si një bisedë e zymtë në të cilën fëmijët nuk përfshihen duke menduar se do të ishte «shumë e rëndë» për ta. Në ditët tona rrethanat e atyre që vdesin janë të ndryshme në shumë drejtime dhe shpesh ata mbeten të shkretë. Edhe pse shumicës së njerëzve do t’u pëlqente të vdisnin në shtëpi, paqësisht dhe nën kujdesjen e dashur të familjes, për shumë veta realiteti i hidhur është që vdesin zakonisht të veçuar dhe të pushtuar nga dhembjet në ndonjë spital, të lidhur me një numër pajisjesh të sofistikuara e të frikshme. Nga ana tjetër, miliona njerëz thjesht vdesin anonim. Ata janë viktimat e paemër të gjenocidit, urisë, SIDA-s, luftës civile ose varfërisë ekstreme.
Një çështje për të medituar
Bibla nuk na këshillon që të mos meditojmë rreth vdekjes. Në të vërtetë, Predikuesi 7:2 thotë: «Është më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi se sa të shkosh në një shtëpi ku ka festë, sepse ky është fundi i çdo njeriu.» Kur hasim gjëra që na e bëjnë vdekjen më konkrete, ka mundësi t’i lëmë mënjanë shqetësimet ose veprimtaritë e zakonshme dhe të përqendrohemi te fakti se sa e shkurtër është jeta. Kjo mund të na ndihmojë të jetojmë në një mënyrë më domethënëse, në vend që të endemi ose ta harxhojmë kot jetën tonë.
Ç’pikëpamje ke për vdekjen? A i ke shqyrtuar ndjenjat, bindjet, shpresat e tua dhe frikën për fundin e jetës?
Ashtu si natyra e jetës, edhe natyra e vdekjes është përtej aftësive të njeriut për ta shpjeguar dhe për ta kuptuar. I vetmi që mund të flasë për këtë çështje me autoritet të besueshëm është Krijuesi ynë. Pranë tij është «burimi i jetës» dhe atij «i përket çlirimi nga vdekja». (Psalm 36:9; 68:20) Megjithëse mund të duket e çuditshme, një shqyrtim i disa besimeve të përhapura rreth vdekjes, duke i parë ato nën dritën e Fjalës së Perëndisë, do të jetë ngushëllues dhe freskues. Ky shqyrtim do të zbulojë se vdekja nuk është medoemos fundi i gjithçkaje.
[Diçitura në faqen 4]
Mundësia e vdekjes na ndihmon që të jetojmë në një mënyrë më domethënëse