Gjeni kënaqësi në drejtësinë e Jehovait
Gjeni kënaqësi në drejtësinë e Jehovait
«Ai që ndjek drejtësinë dhe dashamirësinë do të gjejë jetë, drejtësi dhe lavdi.»—PROVERBAT 21:21, BR.
1. Në cilat mënyra veprojnë njerëzit sot, duke sjellë pasoja shkatërrimtare?
«KA NJË rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes.» (Fjalët e urta [Proverbat] 16:25) Sa me saktësi e përshkruan ky proverb biblik mënyrën se si vepron shumica e njerëzve sot! Në përgjithësi njerëzve u intereson vetëm të bëjnë atë që u duket atyre e drejtë, duke shpërfillur edhe nevojat më themelore të të tjerëve. (Fjalët e urta 21:2) Me gojë thonë se u binden ligjeve dhe normave të vendit ku jetojnë, por përpiqen t’u bëjnë bisht atyre me të parin rast që u paraqitet. Pasoja është një shoqëri e copëzuar dhe e pështjelluar.—2 Timoteut 3:1-5.
2. Çfarë nevojitet në mënyrë të ngutshme, për të mirën e vetë njerëzimit?
2 Për të mirën tonë, si edhe për paqen dhe sigurinë e gjithë familjes njerëzore, kemi nevojë të ngutshme për një ligj ose për një normë që është e drejtë, një ligj që të gjithë njerëzit të jenë të gatshëm ta pranojnë dhe t’i binden. Është e qartë se këtë nevojë nuk mund ta plotësojë asnjë ligj ose normë e propozuar nga njerëzit, sado inteligjentë ose të sinqertë të jenë këta. (Jeremia 10:23; Romakëve 3:10, 23) Po qe se një normë e tillë ekziston, ku mund ta gjejmë dhe si do të jetë? Por ndoshta ka një pyetje edhe më të rëndësishme. Po qe se një normë e tillë ekziston, a do të gjenit kënaqësi në të dhe a do t’i bindeshit?
Të gjejmë normën e drejtë
3. Cili është i vetmi që mund të na japë një normë të pranueshme e të dobishme për të gjithë njerëzit dhe përse?
3 Për të gjetur një normë që është e pranueshme dhe e dobishme për të gjithë, do të na duhet t’i drejtohemi dikujt që shkon përtej kufijve racialë, kulturorë e politikë; dikujt që nuk pengohet nga dritëshkurtësia dhe dobësitë njerëzore. S’ka asnjë dyshim se i vetmi që Isaia 55:9) Për më tepër, Bibla e përshkruan Jehovain si «një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; ai është i drejtë dhe i mirë». (Ligji i përtërirë 32:4) Shprehjen «Zoti është i drejtë» e gjejmë gjithandej në Bibël. (Eksodi [Dalja] 9:27; 2 Kronikave 12:6; Psalmi 11:7; 129:4; Vajtimet 1:18; Zbulesa 19:2, DSF) Po, për normën më të lartë mund t’i drejtohemi Jehovait, sepse ai është i besueshëm dhe i drejtë.
përputhet me këtë përshkrim është Krijuesi i plotfuqishëm, Perëndia Jehova, i cili shpall: «Ashtu si qiejtë janë më të lartë se toka, kështu edhe rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet e mia janë më të larta se mendimet tuaja.» (4. Çfarë do të thotë fjala «i drejtë»?
4 Shumë veta i shohin me sy negativ e madje përçmues njerëzit që e mbajnë veten për më të drejtë ose më të shenjtë e më të virtytshëm se të tjerët. Por, koncepti biblik i drejtësisë përfshin idenë e të qenët i drejtë, i ndershëm, i virtytshëm; i pafajshëm, pa mëkat; që vepron në përputhje me parimet e ligjit hyjnor ose me normat e pranuara të moralit; që vepron drejt ose me ndershmëri. A nuk do të gjenit kënaqësi në një ligj ose normë që përfshin veçori të tilla të shkëlqyera?
5. Përshkruani cilësinë e drejtësisë siç shprehet në Bibël.
5 Për sa i përket cilësisë së drejtësisë, Encyclopaedia Judaica komenton: «Drejtësia nuk është një koncept abstrakt, por, përkundrazi, do të thotë të bësh atë që është e drejtë dhe e ndershme në të gjitha marrëdhëniet.» Drejtësia e Perëndisë për shembull është më tepër sesa vetëm një cilësi e brendshme e personalitetit të tij, siç janë shenjtëria dhe pastërtia. Përkundrazi, është shprehje e natyrës së tij në mënyra që janë të drejta e të ndershme. Mund të thuhet se, meqë Jehovai është i shenjtë dhe i pastër, çdo gjë që bën dhe çdo gjë që del nga ai është e drejtë. Siç e thotë Bibla: «Zoti është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe dashamirës në të gjitha veprat e tij.»—Psalmi 145:17.
6. Çfarë tha Pavli për disa judenj jobesimtarë të kohës së tij dhe përse?
6 Apostulli Pavël e theksoi këtë pikë në letrën që u drejtoi të krishterëve në Romë. Ai shkroi për disa judenj jobesimtarë: «Sepse, duke mos njohur drejtësinë e Perëndisë, por duke kërkuar të vendosin të vetën, ata nuk iu nënshtruan drejtësisë së Perëndisë.» (Romakëve 10:3) Përse Pavli tha që këta ‘nuk e njihnin drejtësinë e Perëndisë’? A nuk ishin të arsimuar në Ligj, pra në normat e drejta të Perëndisë? Ishin vërtet. Por shumica e shihte drejtësinë vetëm si një virtyt individual që arrihej duke zbatuar me rreptësi dhe me imtësi rregullat fetare, e jo si një normë që duhej t’i udhëhiqte në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Ashtu si udhëheqësit fetarë në kohën e Jezuit, ata s’e kishin kapur fare thelbin e drejtësisë dhe të së drejtës.—Mateu 23:23-28.
7. Si shprehet drejtësia e Jehovait?
7 Në ndryshim të thellë, drejtësia e Jehovait shprehet dhe shihet qartë në mënyrën se si vepron ai me të tjerët. Edhe pse drejtësia i kërkon që të mos i shpërfillë mëkatet e shkelësve të vullnetshëm, kjo gjë nuk e bën atë një Perëndi të pandjeshëm e kërkues, nga i cili duhet pasur frikë dhe duhet qëndruar larg. Përkundrazi, veprat e tij të drejta kanë siguruar një bazë me anë të së cilës njerëzimi mund t’i afrohet atij dhe të shpëtojë nga pasojat e rënda të mëkatit. Prandaj është plotësisht e përshtatshme që Jehovai përshkruhet si «një Perëndi i drejtë, një Shpëtimtar».—Isaia 45:21.
Drejtësia dhe shpëtimi
8, 9. Në cilat mënyra e shprehte Ligji drejtësinë e Perëndisë?
8 Për të kuptuar lidhjen ndërmjet drejtësisë së Perëndisë dhe veprimit të dashur që ndërmori ai për shpëtim, shqyrtoni Ligjin që i dha kombit të Izraelit me anë të Moisiut. S’ka asnjë dyshim se Ligji ishte i drejtë. Në fjalët e tij të fundit, Moisiu u kujtoi izraelitëve: «Cili komb i madh ka statute dhe dekrete të drejta si gjithë ky ligj që po ju vë përpara sot?» (Ligji i ) Shekuj më vonë Davidi, mbret i Izraelit, shpalli: «Gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta.»— përtërirë 4:8Psalmi 19:9.
9 Me anë të Ligjit, Jehovai i bëri të qarta normat e tij të përsosura të së drejtës dhe të së gabuarës. Ligji tregonte deri në hollësitë më të vogla se si duhej të silleshin izraelitët jo vetëm në çështjet fetare, por edhe në praktikat tregtare, në marrëdhëniet martesore, në çështjet e ushqimit dhe të higjienës, e natyrisht edhe në vendimet gjyqësore. Po ashtu Ligji përmbante ndëshkime të rrepta kundër shkelësve, duke caktuar edhe dënimin me vdekje në disa raste. * Por, a ishin një barrë e vështirë dhe e lodhshme për popullin kërkesat e drejta të Perëndisë të shprehura në Ligj? A ia hiqnin lirinë dhe gëzimin, siç thonë shumë njerëz sot?
10. Si ndiheshin për ligjet e Jehovait ata që e donin atë?
10 Ata që e donin Jehovain gjenin shumë kënaqësi në ligjet dhe dekretet e tij të drejta. Për shembull, mbreti David jo vetëm që i pranonte si të vërteta e të drejta vendimet gjyqësore të Jehovait, siç e kemi parë tashmë, por kishte edhe një përzemërsi e çmueshmëri të thellë për to. Për ligjet dhe vendimet gjyqësore të Jehovait ai shkroi: «Janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar, janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet. Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë [zbatuar, BR].»—Psalmi 19:7, 10, 11.
11. Në ç’mënyrë Ligji tregoi se ishte ‘një tutor që çon te Krishti’?
11 Shekuj më vonë, Pavli nxori në pah një vlerë edhe më të madhe të Ligjit. Në letrën që u drejtoi galatasve, ai shkroi: «Kështu që Ligji është bërë tutori ynë që çon te Krishti, me qëllim që të shpallemi të drejtë falë besimit.» (Galatasve 3:24) Në ditët e Pavlit, tutori ishte një shërbëtor ose skllav në një familje të madhe. Detyra e tij ishte t’i mbronte fëmijët dhe t’i shoqëronte për në shkollë. Në mënyrë të ngjashme, Ligji i mbronte izraelitët nga praktikat e degraduara morale e fetare të kombeve që i rrethonin. (Ligji i përtërirë 18:9-13; Galatasve 3:23) Veç kësaj, Ligji i bënte të vetëdijshëm izraelitët për gjendjen e tyre mëkatare dhe për nevojën që kishin për falje e për shpëtim. (Galatasve 3:19) Masat që ishin marrë për flijimet theksonin nevojën për një flijim shpërblyes dhe jepnin një model profetik me anë të të cilit mund të identifikohej Mesia i vërtetë. (Hebrenjve 10:1, 11, 12) Kështu, ndonëse Jehovai nëpërmjet Ligjit shprehu drejtësinë e tij, këtë e bëri duke pasur në mendje mirëqenien dhe shpëtimin e përjetshëm të njerëzve.
Ata që Perëndia i quajti të drejtë
12. Çfarë mund të kishin fituar izraelitët duke zbatuar me kujdes Ligjin?
12 Duke qenë se Ligji që dha Jehovai ishte i drejtë në çdo drejtim, duke iu bindur atij izraelitët mund të kishin fituar një qëndrim të drejtë para Perëndisë. Moisiu u kujtoi izraelitëve që pas pak do të hynin në Tokën e Ligji i përtërirë 6:25, BR) Veç kësaj, Jehovai kishte premtuar: «Do të respektoni statutet dhe dekretet e mia, me anën e të cilave, kushdo që i zbaton në praktikë, ka për të jetuar. Unë jam Zoti.»—Levitiku 18:5; Romakëve 10:5.
Premtuar: «Për ne do të thotë drejtësi të kujdesemi për përmbushjen e gjithë këtij urdhërimi para Jehovait, Perëndisë tonë, siç edhe na ka urdhëruar.» (13. A po tregohej i padrejtë Jehovai duke i kërkuar popullit të tij që të zbatonte Ligjin e drejtë? Shpjegoni.
13 Mjerisht, izraelitët si komb nuk arritën ‘të zbatonin në praktikë tërë urdhërimet e Zotit’ e në këtë mënyrë i humbën bekimet e premtuara. Nuk i zbatuan të gjitha urdhërimet e Perëndisë, sepse Ligji i Perëndisë ishte i përsosur, kurse ata jo. A do të thotë kjo se Perëndia është i padrejtë? Sigurisht që jo. Pavli shkroi: «Ç’të themi, pra? Mos ka padrejtësi te Perëndia? Kurrë mos qoftë!» (Romakëve 9:14) E vërteta është se ka pasur njerëz që Perëndia i ka quajtur të drejtë qoftë para se të jepej Ligji, qoftë më pas, edhe pse ishin të papërsosur e mëkatarë. Ndër këta njerëz me frikë Perëndie ishin: Noeja, Abrahami, Jobi, Rahaba dhe Danieli. (Zanafilla 7:1; 15:6; Jobi 1:1; Ezekieli 14:14; Jakovit 2:25) Atëherë pyetja është se mbi ç’bazë i quajti Perëndia të drejtë këta individë?
14. Çfarë nënkupton Bibla kur thotë që një njeri është «i drejtë»?
14 Kur flet për një njeri që është «i drejtë», Bibla nuk nënkupton gjendjen pa mëkat ose përsosmërinë. Në vend të kësaj, kjo do të thotë që një person të përmbushë detyrimet e tij para Perëndisë dhe para njerëzve. Për shembull, Noeja u quajt «një njeri i drejtë» dhe «i patëmetë midis bashkëkohësve të tij», sepse «veproi ashtu, bëri pikërisht të gjitha ato që Perëndia i kishte urdhëruar». (Zanafilla 6:9, 22; Malakia 3:18) Zakaria dhe Elizabeta, prindërit e Gjon Pagëzorit, «ishin të drejtë përpara Perëndisë, sepse ecnin në mënyrë të patëmetë, sipas gjithë urdhërimeve dhe kërkesave ligjore të Jehovait». (Luka 1:6) Edhe një joizraelit, një centurion italian me emrin Kornel, u përshkrua si «njeri i drejtë dhe me frikë Perëndie».—Veprat 10:22.
15. Me çfarë lidhet ngushtësisht drejtësia?
15 Për më tepër, drejtësia te njerëzit lidhet shumë me atë që kanë në zemër—besim, çmueshmëri dhe dashuri për Jehovain e për premtimet e tij—e jo vetëm me faktin që një njeri bën çfarë i kërkon Perëndia. Shkrimet thonë se Abrahami «i besoi Zotit, që ia vuri në llogari të drejtësisë». (Zanafilla 15:6) Abrahami besonte jo vetëm në ekzistencën e Perëndisë, por edhe në premtimin e tij për «farën». (Zanafilla 3:15; 12:2; 15:5; 22:18) Në bazë të këtij besimi dhe të veprave në përputhje me besimin, Jehovai mund të kishte një marrëdhënie me Abrahamin e me njerëz të tjerë besnikë dhe t’i bekonte ata, edhe pse ishin të papërsosur.—Psalmi 36:10; Romakëve 4:20-22.
16. Çfarë ka sjellë si rrjedhim besimi te shpërblesa?
16 Së fundi, drejtësia te njerëzit varet nga besimi në flijimin shpërblyes të Jezu Krishtit. Pavli shkroi për të krishterët në shekullin e parë: «Është si dhuratë falas fakti që po shpallen të drejtë falë dashamirësisë së pamerituar [të Perëndisë], me anë të çlirimit nëpërmjet shpërblesës që pagoi Krishti Jezu.» (Romakëve 3:24) Këtu Pavli po fliste për ata që ishin zgjedhur të ishin bashkëtrashëgimtarë me Krishtin në Mbretërinë qiellore. Por flijimi shpërblyes i Jezuit krijoi edhe për miliona të tjerë mundësinë që të fitonin një qëndrim të drejtë para Perëndisë. Në një vegim apostulli Gjon pa ‘një shumicë të madhe, të cilën askush nuk ishte në gjendje ta numëronte, . . . që qëndronte përpara fronit dhe përpara Qengjit, veshur me petka të bardha të gjata’. Petkat e bardha të gjata shërbejnë si simbol për të treguar se ata janë të pastër e të drejtë para Perëndisë, pasi «i kanë larë petkat e tyre të gjata e i kanë zbardhur në gjakun e Qengjit».—Zbulesa 7:9, 14.
Gjeni kënaqësi në drejtësinë e Jehovait
17. Çfarë hapash duhen ndërmarrë për të ndjekur drejtësinë?
17 Edhe pse me dashuri Jehovai ka dhënë Birin e tij, Jezu Krishtin, si mjetin me anë të të cilit njerëzit të arrijnë një qëndrim të drejtë para tij, ky përfundim nuk vjen aspak vetvetiu. Një person duhet të ushtrojë besim te shpërblesa, ta vërë jetën në përputhje me vullnetin e Perëndisë, t’i kushtohet Jehovait dhe ta simbolizojë këtë me pagëzimin në ujë. Më pas, duhet të vazhdojë të ndjekë drejtësinë, si edhe cilësitë e tjera frymore. Timoteu, një i krishterë i pagëzuar që kishte thirrjen qiellore, u këshillua nga Pavli: «Ndiq . . . drejtësinë, devocionin [përkushtimin] hyjnor, besimin, dashurinë, qëndrueshmërinë dhe butësinë e karakterit.» (1 Timoteut 6:11; 2 Timoteut 2:22) Edhe Jezui e theksoi nevojën që të përpiqemi vazhdimisht. Ai tha: «Vazhdoni, pra, të kërkoni më parë mbretërinë dhe drejtësinë e tij.» Ndoshta ne përpiqemi fort për të marrë bekimet e Mbretërisë së Perëndisë, por a përpiqemi po aq fort për të ndjekur rrugët e drejta të Jehovait?—Mateu 6:33.
18. (a) Përse nuk është e lehtë të ndjekim drejtësinë? (b) Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i Lotit?
18 Sigurisht që nuk është e lehtë të ndjekim drejtësinë. Kjo sepse të gjithë jemi të papërsosur dhe prirja jonë e natyrshme është që të veprojmë padrejtësisht. (Isaia 64:6) Për më tepër, jemi të rrethuar nga njerëz që nuk duan t’ia dinë për rrugët e drejta të Jehovait. Rrethanat në të cilat ndodhemi janë shumë të ngjashme me ato të Lotit, i cili jetonte në qytetin e lig dhe famëkeq të Sodomës. Apostulli Pjetër e shpjegoi për ç’arsye Jehovai e pa të përshtatshme ta çlironte Lotin nga shkatërrimi që po kanosej. Pjetri tha: «Ky i drejtë, nga ato që shihte dhe dëgjonte kur banonte mes tyre ditë për ditë, e torturonte shpirtin e tij të drejtë për shkak të veprave të tyre të paligjshme.» (2 Pjetrit 2:7, 8) Prandaj, secili prej nesh bën mirë të pyesë veten: A i pranoj në zemrën time praktikat imorale që shoh përreth meje? A mendoj se zbavitjet ose sportet e famshme, por të dhunshme thjesht nuk janë sipas shijes sime? Apo, ashtu si Loti, ndihem i torturuar nga vepra të tilla të padrejta?
19. Çfarë bekimesh mund të kemi, nëse gjejmë kënaqësi në drejtësinë e Perëndisë?
Psalmi 15:1, 2) Duke ndjekur drejtësinë e Perëndisë dhe duke gjetur kënaqësi në të, mund të mbajmë një marrëdhënie të mirë me Perëndinë dhe të vazhdojmë të kemi miratimin e bekimin e tij. Në këtë mënyrë, kemi një jetë të kënaqshme, respekt për veten dhe paqe mendore. «Ai që ndjek drejtësinë dhe dashamirësinë do të gjejë jetë, drejtësi dhe lavdi»,—thuhet në Fjalën e Perëndisë. (Proverbat 21:21, BR) Për më tepër, duke u përpjekur me të gjitha forcat për të bërë atë që është e drejtë në të gjitha veprimtaritë tona do të kemi marrëdhënie të lumtura me të tjerët dhe një cilësi më të mirë jetese, nga ana morale dhe frymore. Psalmisti shpalli: «Lum ata që respektojnë drejtësinë, që bëjnë atë që është e drejtë në çdo kohë.»—Psalmi 106:3.
19 Në këto ditë të rrezikshme e të pasigurta, të gjejmë kënaqësi në drejtësinë e Jehovait është një burim sigurie dhe mbrojtjeje. Pyetjes «O Zot, kush do të banojë në çadrën tënde? Kush do të banojë në malin tënd të shenjtë?» mbreti David iu përgjigj: «Ai që ecën me ndershmëri dhe bën atë që është e drejtë.» ([Shënimi]
^ par. 9 Për hollësi lidhur me shtrirjen e Ligjit të Moisiut, shih artikullin «Disa veçori të besëlidhjes së Ligjit», në faqet 214-220 të vëllimit 2 të librit Gjykim i thellë për Shkrimet, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait në anglisht.
A mund ta shpjegoni?
• Çfarë është drejtësia?
• Si lidhet shpëtimi me drejtësinë e Perëndisë?
• Mbi ç’bazë Perëndia i quan të drejtë njerëzit?
• Si mund të gjejmë kënaqësi në drejtësinë e Jehovait?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 15]
Mbreti David shprehu përzemërsi të thellë për ligjet e Perëndisë
[Figurat në faqen 16]
Perëndia i quajti të drejtë Noenë, Abrahamin, Zakarinë, Elizabetën dhe Kornelin. A e dini përse?