Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kur mbjellim drejtësinë, korrim dashamirësinë e Perëndisë

Kur mbjellim drejtësinë, korrim dashamirësinë e Perëndisë

Kur mbjellim drejtësinë, korrim dashamirësinë e Perëndisë

«KUSH bëhet garant për një të huaj do të pësojë dëmet e këtij veprimi, por ai që refuzon të japë dorën si garant është i sigurt.» (Fjalët e urta 11:15) Sa shumë na nxit ky proverb i shkurtër që të veprojmë me një ndjenjë përgjegjësie! Kur nënshkruajmë një hua bashkë me një huamarrës që rrezikon të dështojë, futemi në telashe. Kur shmangim dhënien e dorës, pra gjestin që në Izraelin e lashtë shërbente si nënshkrim marrëveshjeje, nuk do të biem në gracka financiare.

Është e qartë se parimi që zbatohet këtu është: «Çfarëdo që të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.» (Galatasve 6:7) «Mbillni për vete sipas drejtësisë,​—tha profeti Hozea,​—korrni sipas dhembshurisë [dashamirësisë, BR].» (Osea 10:12) Po, kur mbjellim drejtësinë duke i bërë gjërat sipas mënyrës së Perëndisë, korrim dashamirësinë e tij. Duke e përdorur këtë parim herë pas here, mbreti i Izraelit Solomoni nxit me forcë veprimet e drejta, të folurit e duhur dhe qëndrimin e përshtatshëm. Duke i shqyrtuar më nga afër fjalët e tij të mençurisë, do të marrim zemër me të vërtetë që ta mbjellim me drejtësi farën për veten tonë.​—Proverbat 11:15-31.

Kur mbjellim «nur», korrim «lavdi»

«Gruaja e bukur [plot nur, BR] fiton lavdinë,​—thotë mbreti i mençur,​—dhe njerëzit e dhunshëm [tiranët, BR] grumbullojnë pasuri.» (Proverbat 11:16, BR) Në këtë varg bëhet dallimi midis lavdisë së qëndrueshme që mund të fitojë një grua plot nur, pra «një grua hirmadhe», dhe pasurive kalimtare që fiton një tiran.​—An American Translation.

Si mund të fitojë dikush nur që sjell lavdi? Solomoni dha këtë këshillë: «Ruaje mençurinë praktike dhe aftësinë për të menduar; ato do të jenë . . . nur për qafën tënde.» (Proverbat 3:21, 22, BR) Po ashtu, psalmisti foli për ‘buzët plot nur të një mbreti’. (Psalmi 45:1, 2) Po, mençuria praktike, aftësia për të menduar dhe përdorimi i përshtatshëm i gjuhës e ndihmojnë një individ që të ketë vlerë dhe nur. Sigurisht që kjo është e vërtetë për një grua të matur. Një shembull është Abigaila, gruaja e Nabalit budalla. Ajo ishte «e mirë për sa i përket maturisë dhe me trup të bukur» dhe mbreti David e lavdëroi për ‘gjykimin e saj të shëndoshë’.​—1 Samuelit 25:3, 33, BR.

Një grua e perëndishme, e cila ka nur të vërtetë do të marrë patjetër lavdi. Të tjerët do të flasin mirë për të. Nëse është e martuar, do të fitojë lavdi në sytë e burrit të saj. Në të vërtetë, do t’i sjellë lavdi krejt familjes dhe lavdia e kësaj gruaje nuk është e përkohshme. «Një nam [emër, BR] i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.» (Fjalët e urta 22:1) Emri i mirë që ajo bën para Perëndisë ka vlerë të përhershme.

E kundërta është me një tiran, pra me ‘një njeri të pamëshirshëm’. (Fjalët e urta 11:16, New International Version) Një tiran përfshihet ndër njerëzit e ligj dhe ndër ata që janë kundërshtarë të adhuruesve të Jehovait. (Jobi 6:23; 27:13, BR) Ky njeri ‘nuk e ka Perëndinë para syve të tij’. (Psalmi 54:3) Duke shtypur të pafajshmin dhe duke nxjerrë dobi egoiste prej atij, ky individ mund ‘të grumbullojë argjend si pluhur’. (Jobi 27:16) Megjithatë, në një të ardhme mund të bjerë në shtrat e të mos ngrihet dhe ajo ditë që hap sytë mund të jetë dita e tij e fundit. (Jobi 27:19) E gjithë pasuria dhe të gjitha arritjet e tij nuk do të vlejnë asgjë.​—Luka 12:16-21.

Ç’mësim të rëndësishëm që na japin Fjalët e urta 11:16! Duke vënë përpara në mënyrë të përmbledhur se çfarë do të korrë nuri dhe tirania, mbreti i Izraelit na nxit të mbjellim drejtësinë.

«Dashamirësia» sjell shpërblime

Solomoni, me një mësim tjetër për marrëdhëniet njerëzore, thotë: «Njeriu i mëshirshëm i bën të mirë vetes, kurse njeriu mizor mundon mishin e tij.» (Fjalët e urta 11:17) Një studiues thotë: «Thelbi i proverbit është se sjellja e një individi ndaj të tjerëve, e mirë apo e keqe qoftë, ka pasoja të pamendueshme ose të papritura edhe mbi vetë atë.» Shqyrtoni një grua që quhet Lisa. * Edhe pse nuk e bën me qëllim, ajo vjen gjithmonë me vonesë në takimet e saj. Kur e ka planifikuar që të takohet me lajmëtarë të tjerë të Mbretërisë për veprën e predikimit, e ka zakon të vijë 30 minuta ose edhe më shumë me vonesë. Lisa nuk po vepron në mënyrë shpërblyese me veten e saj. A mund t’ua vërë ajo fajin të tjerëve, nëse ata lodhen duke humbur kohë të vlefshme dhe e shmangin e nuk marrin takime të tjera me të?

Edhe një maniak përsosmërie, pra dikush që vendos norma tepër të larta për t’u arritur, është mizor ndaj vetes. Duke u përpjekur vazhdimisht që të arrijë synime të paarritshme, po i shkakton vetes rraskapitje dhe zhgënjim. Nga ana tjetër, kur vëmë synime realiste dhe të arsyeshme, veprojmë në mënyrë shpërblyese me veten tonë. Ndoshta nuk ia kapim kuptimin gjërave aq shpejt sa të tjerët. Ose ndoshta jemi të kufizuar nga sëmundjet a mosha e thyer. Le të mos pezmatohemi kurrë gjatë përparimit tonë frymor, por le të vazhdojmë të shfaqim gjithmonë arsyetueshmëri kur kemi të bëjmë me kufizimet tona! Jemi të lumtur kur ‘bëjmë çmos’ brenda aftësive tona.​—2 Timoteut 2:15; Filipianëve 4:5.

Mbreti i mençur jep hollësi të mëtejshme se si një i drejtë i sjell dobi vetes, kurse një individ mizor e dëmton veten, dhe thotë: «I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt. Ashtu si drejtësia të çon në jetë, kështu ai që shkon pas të keqes gjen vdekjen. T ë çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm [të paqortueshëm, BR] në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai. Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë.»​Fjalët e urta 11:18-21.

Në mënyra të ndryshme këto vargje theksojnë këtë pikë kryesore: po të mbjellim drejtësinë do të korrim shpërblimet e saj. I ligu mund t’i drejtohet mashtrimit dhe bixhozit për të fituar diçka pa vlerë. Meqenëse këto fitime janë të rreme do të provojë zhgënjim. Ai që bën me zell një punë të ndershme fiton shpërblim të sigurt në kuptimin që ka siguri. Meqenëse ka miratimin e Perëndisë, i paqortueshmi ka shpresën e jetës së përhershme. Por, çfarë do të ndodhë me të ligun? «Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri», duke thurur tradhti, i ligu nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit. (Fjalët e urta 2:21, 22) Ç’nxitje e shkëlqyer për të mbjellë drejtësinë!

Bukuria e vërtetë për njeriun me gjykim të shëndoshë

«Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend [që i ikën gjykimit të shëndoshë, BR]»,​vazhdon Solomoni. (Fjalët e urta 11:22) Unazat për hundën ishin stoli të njohura gjatë kohëve biblike. Një unazë ari për hundën, e cila vendosej anash hundës ose në pjesën në mes të flegrave, ishte një xhevahir që binte menjëherë në sy te një grua. Sa e papërshtatshme do të ishte kjo stoli e këndshme në feçkën e një derri! Ngjashëm është me një individ të bukur nga jashtë, por që i mungon «gjykimi i shëndoshë». Ky individ, qoftë mashkull apo femër, thjesht nuk është i denjë për stolinë. Ajo është e pavend, aspak e këndshme.

Sigurisht është e natyrshme që të shqetësohemi se si dukemi para të tjerëve. Por përse të jemi tepër në ankth ose të pakënaqur për fytyrën apo formën e trupit? Shumë veçori të tipareve tona nuk i kemi nën kontroll. Po ashtu paraqitja fizike nuk është gjithçka. A nuk është e vërtetë se shumica e njerëzve që ne pëlqejmë dhe admirojmë kanë pamje deri diku të zakonshme? Tërheqja fizike nuk përbën çelësin e lumturisë. Ajo që vlen vërtet është bukuria e brendshme që vjen prej cilësive hyjnore të qëndrueshme. Qofshim pra me gjykim të shëndoshë dhe kultivofshim këto cilësi!

«Njeriu bujar do të pasurohet»

«Dëshira e të drejtëve është vetëm e mira,​—thotë mbreti Solomon,​—por shpresa e të pabesëve është zemërimi.» Duke se si ndodh kjo, ai shton: «Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër.»​Proverbat 11:23, 24.

Kur me zell shpërndajmë ose u japim të tjerëve njohurinë e Fjalës së Perëndisë, sigurisht që përmirësojmë kuptueshmërinë tonë për ‘gjerësinë, gjatësinë, lartësinë dhe thellësinë’ e saj. (Efesianëve 3:18) Por nga ana tjetër, ai që e nuk e përdor këtë njohuri rrezikon të humbasë atë që ka. Po, «ai që mbjell me kursim, edhe do të korrë me kursim; dhe ai që mbjell dorëhapur, edhe do të korrë dorëhapur».​—2 Korintasve 9:6.

Mbreti vazhdon: «Njeriu bujar do të pasurohet [do të begatohet] dhe ai që vadit do të vaditet gjithashtu.» (Fjalët e urta 11:25) Kur i përdorim me bujari kohën dhe mjetet për të çuar përpara adhurimin e vërtetë, Jehovai kënaqet shumë me ne. (Hebrenjve 13:15, 16) Ai ‘do t’i hapë pragjet e qiellit dhe do të derdhë mbi ne aq shumë bekime, sa nuk do të kemi vend të mjaftueshëm ku ta shtijmë’. (Malakia 3:10) Hidhini vetëm një vështrim begatisë frymore të shërbëtorëve të tij sot.

Duke dhënë edhe një shembull tjetër të dëshirave të kundërta të të drejtit dhe të të ligut, Solomoni thotë: «Populli mallkon atë që nuk pranon të japë grurin, por bekimi bie mbi kokën e atij që e shet.» (Fjalët e urta 11:26) Do të ishte me leverdi, po të bliheshin mallrat kur çmimet janë të ulëta dhe të ruheshin derisa të pakësoheshin rezervat e çmimet të ngriheshin deri në qiell. Nga përdorimi i kufizuar dhe nga ruajtja e rezervave mund të vijnë disa të mira, por në përgjithësi njerëzit e përbuzin individin që e bën këtë për shkak të egoizmit të tij. Nga ana tjetër, ai që përmbahet për të mos nxjerrë fitime të mëdha në një rast nevoje, fiton pëlqimin e njerëzve.

Mbreti i Izraelit, na nxit të vazhdojmë të dëshirojmë atë që është e mirë ose e drejtë me fjalët: «Kush kërkon me zell të mirën fiton dashamirësinë, por ai që kërkon të keqen, kjo do t’i bjerë mbi të. Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.»​Fjalët e urta 11:27, 28.

I drejti fiton shpirtra

Duke ilustruar se si një veprim i marrë sjell pasoja të këqija, Solomoni thotë: «Ai që bën rrëmujë në [sjell mospranim mbi, BR] shtëpinë e vet do të trashëgojë erën.» (Fjalët e urta 11:29a) Keqbërja e Akanit ‘solli mospranim’ për të dhe ai e familja e tij u goditën për vdekje me gurë. (Jozueu, kapitulli 7) Në ditët e sotme, kreu i një familjeje të krishterë dhe individë të tjerë në familjen e tij mund të përfshihen në keqbërje që si pasojë çojnë në përjashtimin e tyre nga kongregacioni i krishterë. Kur vetë një njeri nuk i bindet urdhërimeve të Perëndisë dhe i toleron keqbërjet serioze brenda familjes, ai do të sjellë mospranim mbi shtëpinë e vet. Ai, dhe ndoshta edhe të tjerë në familjen e tij, përjashtohen nga shoqëria e krishterë si keqbërës të papenduar. (1 Korintasve 5:11-13) Dhe çfarë do të fitojë? Vetëm erë, pra diçka që i mungon çdo lëndë ose vlerë fizike.

«Budallai do të jetë shërbëtori i atij që është i urtë [i mençur, BR] nga zemra»,​—vazhdon vargu. (Proverbat 11:29b) Meqenëse një budallai i mungon mençuria praktike, atij nuk mund t’i besohet një përgjegjësi e madhe. Për më tepër, keqadministrimi i punëve të tij personale, në një farë mënyre mund të bëjë që të bjerë nën detyrimin e një individi tjetër. Ky i pamend në të vërtetë mund të bëhet ‘shërbëtor i atij që është i mençur në zemër’. Është e qartë pra se është jetësore të përdorim gjykim të mirë dhe mençuri praktike në të gjitha marrëveshjet tona.

«Fryti i të drejtit është një dru i jetës,​—na siguron mbreti i mençur,​—dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.» (Fjalët e urta 11:30) Si ndodh kjo? Po ja, me anë të të folurit dhe sjelljes së tij, një i drejtë u sjell ushqim frymor të tjerëve. Ata marrin zemër për t’i shërbyer Jehovait dhe së fundi mund të marrin jetën që e bën të mundur Perëndia.

‘Aq më tepër do të shpërblehet mëkatari’

Sa shumë na nxit proverbi i sipërpërmendur që të mbjellim drejtësinë! Parimin se «çfarëdo që të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë», Solomoni e zbaton edhe në një mënyrë tjetër kur thotë: «Ja, i drejti merr shpërblimin mbi tokë, e aq më tepër i pabesi [i ligu, BR] dhe mëkatari!»​Fjalët e urta 11:31.

Megjithëse një i drejtë përpiqet të bëjë atë që është e drejtë, prapëseprapë nganjëherë gabon. (Predikuesi 7:20) Ai ‘do të marrë shpërblimin’ për gabimet duke marrë disiplinë. Megjithatë, çfarë të themi për të ligun, i cili qëllimisht zgjedh një rrugë të keqe dhe nuk bën përpjekje për t’u kthyer në rrugën e drejtësisë? A nuk meriton ‘një shpërblim’ më të madh, pra një ndëshkim të ashpër? Apostulli Pjetër shkroi: «Nëse i drejti shpëton me vështirësi, ku do të duket i paperëndishmi dhe mëkatari?» (1 Pjetrit 4:18) Le të jemi, pra, gjithmonë të vendosur për të mbjellë me drejtësi farë për veten tonë!

[Shënimi]

^ par. 11 Këtu është përdorur një emër zëvendësues.

[Figura në faqen 28]

‘Nuri’ i solli «lavdi» Abigailës

[Figurat në faqen 30]

‘I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt’

[Figura në faqen 31]

Kur ‘mbjellim dorëhapur, korrim dorëhapur’