Besëtytnitë: A e kontrollojnë jetën tuaj?
Besëtytnitë: A e kontrollojnë jetën tuaj?
BESËTYTNITË gjenden anembanë botës. Ndonjëherë ato vlerësohen si pjesë e trashëgimisë kulturore. Mund të konsiderohen edhe si gjëra jo shumë të rëndësishme por që e bëjnë jetën më interesante. Në vendet perëndimore, besëtytnitë shihen me skepticizëm. Në vende të tjera, për shembull në Afrikë, besëtytnitë mund të ndikojnë seriozisht në jetën e njerëzve.
Një pjesë e madhe e kulturës afrikane bazohet te besëtytnitë. Shpesh filmat, programet e radios dhe literatura e prodhuar në Afrikë nxjerrin në pah besëtytnitë dhe subjekte mistike, si për shembull magjia, adhurimi i të parëve dhe fetishet. Përse njerëzit ndikohen kaq shumë nga besëtytnitë dhe nga e kanë prejardhjen ato?
Çfarë gjendet pas besëtytnive?
Në përgjithësi, shumë besëtytni burojnë nga frika ndaj frymërave të të vdekurve ose ndaj çfarëdo lloj fryme. Ngjarjet interpretohen si përpjekje të këtyre frymërave për t’u lidhur me të gjallët nëpërmjet një kërcënimi, paralajmërimi ose bekimi.
Besëtytnitë lidhen ngushtë edhe me shërimet dhe mjekësinë. Në vendet në zhvillim, për shumë njerëz mjekësia e ditëve të sotme kushton shumë ose shpesh është e paarritshme. Prandaj shumë veta kërkojnë kura ose përpiqen të marrin masa parandaluese duke iu drejtuar zakoneve të të parëve, spiritizmit dhe besëtytnive. Gjithashtu, ata ndihen më rehat kur kanë të bëjnë me një magjistar, i cili i njeh zakonet dhe flet dialektin e tyre, sesa me një mjek të zakonshëm. Në këtë mënyrë besëtytnitë mbahen gjallë.
Sipas traditave besëtyte sëmundjet dhe aksidentet nuk janë vetëm ndodhi të rastit, por ngjarje të shkaktuara nga forcat e botës së frymërave. Magjistarët mund të pohojnë se një paraardhës i vdekur nuk është i lumtur për diçka. Ose ndërmjetësit spiritistë mund të sugjerojnë se dikush e ka mallkuar individin me anë të një magjistari rival, dhe kjo është arsyeja përse ka ndodhur sëmundja ose aksidenti.
Besëtytnitë ndryshojnë pafundësisht anembanë botës dhe përhapja e tyre varet nga folklori i vendit, legjendat dhe rrethanat. Megjithatë, kanë si emërues të përbashkët bindjen se dikush ose diçka nga bota e padukshme e frymërave duhet qetësuar.
Të padëmshme apo të rrezikshme?
Për shumë familje, lindja e binjakëve është ngjarje e veçantë dhe emocionuese. Por, për ata që u besojnë besëtytnive, kjo gjë mund të interpretohet si një shenjë. Në disa krahina të Afrikës Perëndimore, shumë njerëz e shohin këtë si lindjen e hyjnive dhe binjakët adhurohen. Nëse njëri ose të dy binjakët vdesin, bëhen statuja të vogla të binjakëve dhe këtyre idhujve familja
duhet t’u ofrojë ushqim. Në disa vende të tjera, njerëzit e shohin lindjen e binjakëve si një mallkim, e disa prindër arrijnë deri aty, sa vrasin të paktën njërin prej binjakëve. Përse? Besojnë që, nëse të dy binjakët mbeten gjallë, një ditë ata do të vrasin prindërit.Shembujt të tillë tregojnë që edhe pse disa besëtytni mund të duken tërheqëse dhe të padëmshme, disa të tjera mund të jenë të rrezikshme—madje vdekjeprurëse. Nga një interpretim ogurzi, një ngjarje e padëmshme mund të shndërrohet në çështje të rrezikshme.
Po, në të vërtetë besëtytnitë janë në vetvete një besim, një lloj feje. Duke pasur në mendje veçoritë e rrezikshme të besëtytnive, është me vend të pyesim: Kujt po i shërbejmë në të vërtetë, nëse besojmë te besëtytnitë dhe bëjmë zakonet që lidhen me to?
Burimi i besëtytnive
Sot disa njerëz janë të prirur që ta mohojnë ekzistencën e Satanait ose të frymërave të liga, edhe pse dëshmitë tregojnë të kundërtën. Megjithatë në kohë lufte, të mos pranosh ekzistencën e një armiku të rrezikshëm mund të çojë vetëm drejt katastrofës. E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë në konfliktin me krijesat mbinjerëzore frymore, sepse apostulli Pavël shkroi: «Ne kemi një përleshje . . . kundër forcave të liga frymore.»—Efesianëve 6:12.
Ndonëse nuk mund t’i shohim, krijesat e liga frymore ekzistojnë me të vërtetë. Bibla tregon se një person i padukshëm frymor përdori një gjarpër për të komunikuar me gruan e parë, Evën, dhe e çoi atë drejt rebelimit ndaj Perëndisë. (Zanafilla 3:1-5) Bibla e identifikon këtë person frymor si «gjarpri i hershëm, ai që quhet Djall dhe Satana, i cili mashtron gjithë tokën e banuar». (Zbulesa 12:9) Ky engjëll, Satanai, joshi me sukses edhe engjëj të tjerë që të rebeloheshin. (Juda 6) Këta engjëj të ligj u bënë demonë, armiq të Perëndisë.
Jezui dëboi demonë nga njerëzit, ashtu siç bënë edhe dishepujt e tij. (Marku 1:34; Veprat 16:18) Këto frymëra nuk janë paraardhësit e vdekur, sepse të vdekurit «nuk dinë asgjë». (Predikuesi 9:5) Përkundrazi, ata janë engjëjt rebelë që u mashtruan nga Satanai. Nuk duhet marrë me mendjelehtësi vënia në kontakt me ta ose nënshtrimi ndaj ndikimit të tyre, sepse ashtu si udhëheqësi i tyre, Satana Djalli, ata do të dëshironin të na përpinin. (1 Pjetrit 5:8) Qëllimi i tyre është që të na largojnë nga shpresa e vetme e njerëzimit—Mbretëria e Perëndisë.
Bibla zbulon një nga metodat që përdor Satanai dhe demonët e tij: «Vetë Satanai vazhdon të transformohet në engjëll drite.» (2 Korintasve 11:14) Satanait do t’i pëlqente të na nanuriste që të besonim se ai mund të na ofrojë një mënyrë më të mirë jetese. Kështu, nga ndërhyrja e frymërave të liga mund të duket se vijnë disa dobi të përkohshme. Por ato nuk mund të ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme. (2 Pjetrit 2:4) Kurrsesi nuk mund t’i japin ndokujt jetën e përhershme dhe së shpejti ato do të shkatërrohen. (Romakëve 16:20) Krijuesi ynë është burimi i vetëm i jetës së përhershme e i lumturisë së vërtetë dhe mbrojtja më e mirë e mundshme kundër forcave të liga frymore.—Jakovit 4:7.
Perëndia e dënon kërkimin e ndihmës nëpërmjet praktikave spiritiste. (Ligji i përtërirë 18:10-12; 2 Mbretërve 21:6) Një gjë e tillë do të thotë të shoqërohesh me armikun, të formosh aleancë me tradhtarët e Perëndisë! T’i drejtohesh për këshilla horoskopit, të pyesësh një magjistar ose të merresh nga pak me ndonjë praktikë besëtytnore, do të thotë që t’i lejosh frymërat e liga të të drejtojnë vendimet që merr në jetë. Kjo është njësoj sikur të bashkohesh me ta në rebelimin kundër Perëndisë.
A mund të mbrohemi nga i ligu?
Ejdi, * një burrë që banon në Nigeri, po studionte Biblën me një predikues në kohë të plotë të Dëshmitarëve të Jehovait. Duke shpjeguar përse kishte një hajmali në dyqanin e tij Ejdi tha: «Ka shumë armiq.» Mësuesi i tij i Biblës i tregoi se vetëm te Jehovai mund të mbështetemi për mbrojtje të vërtetë. Ai i lexoi atij Psalmin 34:7 që thotë: «Engjëlli i Zotit [Jehovait BR] zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron.» Ejdi nxori përfundimin: «Nëse Jehovai mund të më mbrojë me të vërtetë, atëherë do ta heq hajmalinë.» Tani, vite më vonë, ai shërben si plak dhe shërbëtor në kohë të plotë. Nuk pësoi asnjë dëm nga armiqtë e tij.
Predikuesi 9:11) Por Jehovai nuk na sprovon kurrë me gjëra të këqija. (Jakovit 1:13) Vdekja dhe papërsosmëria janë për shkak të mëkatit të trashëguar nga Adami. (Romakëve 5:12) Për këtë arsye, gjithkush ndonjëherë sëmuret si edhe bën gabime që mund të çojnë në pasoja shkatërrimtare. Prandaj do të ishte e gabuar që t’ua vinim fajin veprimeve të frymërave të liga për të gjitha sëmundjet dhe dështimet në jetë. Në një farë mënyre, një besim i tillë vetëm sa do të na tundonte të përpiqeshim që t’i qetësonim frymërat. * Kur jemi të sëmurë, duhet të kërkojmë kujdesin e duhur mjekësor dhe jo këshilla nga një «gënjeshtar dhe ati i gënjeshtrës», Satana Djalli. (Gjoni 8:44) Statistikat tregojnë se njerëzit që jetojnë në vendet ku mbizotërojnë besëtytnitë e të parëve, nuk bëjnë një jetë më të gjatë ose më të mirë sesa njerëzit e vendeve të tjera. Atëherë është e qartë se besëtytnitë nuk sjellin dobi për shëndetin.
Bibla tregon se gjërat ndodhin sipas kohës dhe rastësisë, pavarësisht nëse u besojmë ose jo besëtytnive. (Perëndia është më i fuqishëm se çdo frymë e ligë dhe Ai interesohet për mirëqenien tonë. «Sytë e Jehovait janë mbi të drejtët dhe veshët e tij te përgjërimi i tyre.» (1 Pjetrit 3:12) Lutjuni atij për mbrojtje dhe mençuri. (Fjalët e urta 15:29; 18:10) Bëni përpjekje për të kuptuar Fjalën e tij të Shenjtë, Biblën. Njohuria e saktë e Biblës është mbrojtja më e mirë që mund të kemi. Ajo do të na ndihmojë që të dimë se përse ndodhin gjëra të këqija dhe se si të fitojmë pëlqimin e Perëndisë së Plotfuqishëm.
Dobitë e njohurisë së Perëndisë
Njohuria e saktë për Jehovain dhe qëllimet e tij—e kundërta e padijes dhe e besëtytnive—është çelësi për të siguruar mbrojtje të vërtetë. Kjo duket nga rasti i Zhanit, një burri nga Benini. Besëtytnitë ishin të rrënjosura thellë në familjen e tij. Sipas besëtytnive fisnore, një grua që sapo kishte lindur djalë duhej të qëndronte për nëntë ditë në një kasolle të ndërtuar për këtë qëllim. Nëse ajo lindte vajzë, duhej të qëndronte e mbyllur në kasolle për shtatë ditë.
Në vitin 1975, gruaja e Zhanit lindi një djalë të bukur, të cilin e quajtën Mark. Duke u bazuar në njohurinë e tyre për Biblën, Zhani dhe gruaja e tij nuk donin të kishin të bënin fare me frymërat e liga. Por, a do t’u nënshtroheshin ata frikës dhe presioneve për të ndjekur besëtytnitë që gruaja të qëndronte në kasolle? Jo, ata nuk e pranuan këtë besëtytni fisnore.—Romakëve 6:16; 2 Korintasve 6:14, 15.
A i erdhi ndonjë dëm familjes së Zhanit? Kanë kaluar shumë vite dhe Marku tani po shërben si shërbëtor ndihmës në kongregacionin vendas të Dëshmitarëve të Jehovait. Të gjithë në familje janë të lumtur pasi nuk lejuan që besëtytnitë të ndikonin në jetën e tyre duke rrezikuar mirëqenien frymore.—1 Korintasve 10:21, 22.
Të krishterët e vërtetë nuk duhet t’i përfshijnë në jetën e tyre praktikat e errëta të besëtytnive, por duhet të pranojnë dritën frymore që ofron Krijuesi, Jehovai dhe Biri i tij, Jezu Krishti. Në këtë mënyrë ata mund të gëzojnë paqe të vërtetë mendore, e cila vjen nga njohuria se po bëjnë atë që është e drejtë në sytë e Perëndisë.—Gjoni 8:32.
[Shënimet]
^ par. 20 Emrat janë ndryshuar.
^ par. 21 Shih artikullin «A na i shkakton Djalli sëmundjet?» në Kullën e Rojës të 1 shtatorit 1999.
[Kutia dhe figura në faqen 5]
Disa besëtytni të zakonshme përreth botës
• Shkopinjtë e vendosur pingul në një tas me oriz janë ogur vdekjeje
• Kur sheh një kukuvajkë nën dritën e diellit sjell fat të keq
• Kur fiket qiriri gjatë një ceremonie do të thotë se aty afër ka frymëra të liga
• Kur bie çadra në dysheme do të thotë se në shtëpi do të ndodhë një vrasje
• Kur vendos kapelen mbi krevat sjell fat të keq
• Tringëllima e zileve përzë demonët
• Kur dikush fik që herën e parë qirinjtë që ndodhen në tortën e ditëlindjes do t’i plotësohet një dëshirë
• Një fshesë e mbështetur te krevati i lejon frymërat e liga që janë te fshesa t’i bëjnë magji krevatit
• Një mace e zezë që ju pret rrugën do të thotë fat i keq
• Kur bie piruni do të thotë se po vjen një njeri për vizitë
• Kur një pikturë me elefantë ndodhet përballë derës ajo sjell fat të mirë
• Një patkua kali mbi hyrjen e shtëpisë sjell fat të mirë
• Bima e urthit që rritet në shtëpi të mbron nga të ligat
• Sjell fat të keq të ecësh poshtë një shkalle
• Thyerja e pasqyrës do të thotë shtatë vjet fat të keq
• Kur derdhni piperin do të thotë se do të ziheni me mikun tuaj më të mirë
• Kur derdhni kripën sjell fat të keq në qoftë se nuk hidhni një çikë kripë mbi supin e majtë
• Të lini karrigen e lëkundshme që të lëkundet kur është bosh i ftoni demonët të ulen mbi të
• Të lini këpucët përmbys sjell fat të keq
• Kur vdes dikush, dritaret duhen lënë hapur që të dalë shpirti nga shtëpia
[Kutia në faqen 6]
Të çliruar nga kthetrat e besëtytnive
Dëshmitarët e Jehovait po predikonin në një zonë të Afrikës së Jugut. Pasi trokitën, dera u hap dhe Dëshmitarët u gjendën përballë me një grua të veshur si Sangoma (magjistare). Donin të iknin, por gruaja nguli këmbë që ata t’i thoshin mesazhin e tyre. Një nga Dëshmitarët lexoi Ligjin e përtërirë 18:10-12 për t’i treguar pikëpamjen e Perëndisë për praktikat spiritiste. Magjistarja pranoi mesazhin dhe ra dakord për një studim biblik. Ajo tha se, nëse do të bindej nga studimi i Biblës që të mos ishte më një Sangoma sepse kjo ishte kundër vullnetit të Jehovait, ajo nuk do të ishte më e tillë.
Pasi studioi duke përdorur Biblën kapitullin 10 në librin Ti mund të jetosh përgjithmonë në një parajsë mbi tokë, ajo i dogji të gjitha sendet që kishin lidhje me artin e magjisë dhe filloi të ndiqte mbledhjet në Sallën e Mbretërisë. Për më tepër, ndonëse ishte ndarë nga burri para 17 vjetësh, u bashkua dhe celebroi martesën e saj. Tani, që të dy, janë Dëshmitarë të kushtuar e të pagëzuar të Jehovait.
[Figura në faqen 6]
Një «Sangoma» hedh kocka për të zbuluar me anë të fallit shkakun e problemeve të të sëmurit
[Figurat në faqen 7]
Njohuria e saktë për Perëndinë sjell mbrojtje të vërtetë dhe lumturi