Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘Fjala e Perëndisë ushtron fuqi’

‘Fjala e Perëndisë ushtron fuqi’

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

‘Fjala e Perëndisë ushtron fuqi’

NË ISHULLIN plot diell të Karaibeve, në Xhamajkë, shumica e njerëzve e njohin Biblën. Në të vërtetë, Bibla King James Version, mund të gjendet pothuaj në çdo shtëpi dhe disa individë e kanë provuar se «fjala e Perëndisë është e gjallë dhe ushtron fuqi». (Hebrenjve 4:12) Kjo fuqi mund të ndryshojë jetë, siç ilustrohet nga përvoja e mëposhtme.

Një burrë i quajtur Klivlend sapo ishte kthyer nga puna kur një nga Dëshmitarët e Jehovait i bëri një vizitë në shtëpi. Pasi tregoi disa pika nga Shkrimet, Dëshmitari i la atij materialin ndihmës për studimin e Biblës Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Klivlendi nuk e kuptoi se ç’fuqi do të ushtronte Fjala e Perëndisë në jetën e tij.

Klivlendi lutej tri herë në ditë, duke i kërkuar Perëndisë që ta ndihmonte të gjente mënyrën e drejtë për ta adhuruar Atë. Klivlendi ishte i bindur se prindërit e tij nuk adhuronin në mënyrë të drejtë. Megjithatë, pasi shqyrtoi fetë e tjera, ai mbeti i zhgënjyer. Ndonëse kishte dëgjuar për Dëshmitarët e Jehovait, dyshonte nëse ata e kishin të vërtetën. Edhe pse me rezerva, Klivlendi pranoi ta studionte Biblën me Dëshmitarin që erdhi për vizitë te dera e tij. Pse? Sepse donte të provonte se Dëshmitarët e kishin gabim!

Shumë shpejt Klivlendi mësoi se marrëdhënia imorale që kishte me dy gra nuk i pëlqente Perëndisë. (1 Korintasve 6:9, 10) Vetëm pasi kishte bërë dy herë studimin, ai mori guximin për të shkëputur lidhjet me këto gra. Gjithashtu, filloi të ndiqte mbledhjet e krishtere në Sallën e Mbretërisë. Por, kjo doli se ishte një sprovë tjetër.

Klivlendi merrte pjesë aktivisht në skuadrën e futbollit të vendit të tij dhe lojërat ndërhynin në ndjekjen e mbledhjeve. Çfarë do të bënte? Me gjithë presionet e mëdha nga shokët e skuadrës, nga trajneri dhe nga shokët e tjerë, Klivlendi vendosi ta lërë skuadrën e futbollit. Po, Fjala e Perëndisë po fillonte të ushtronte fuqi, duke ndikuar në të mirë të tij!

Fuqia e Fjalës së Perëndisë u bë përsëri e dukshme kur Klivlendi filloi të ndajë njohurinë e tij biblike me të tjerët. (Veprat 1:8) Si rrjedhim, dy nga ish-shokët e tij të skuadrës filluan të ndjekin mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait. Pasi Klivlendi u kualifikua për t’u bërë lajmëtar i lajmit të mirë, ai gjeti gëzim të madh në shërbim, duke përdorur Fjalën e Perëndisë për të ndihmuar të tjerët.

Së fundi, duke vazhduar të nxitej nga fuqia e Fjalës së Perëndisë, Klivlendi e simbolizoi kushtimin ndaj Jehovait me pagëzimin në ujë dhe ka privilegjin të shërbejë si shërbëtor në kohë të plotë dhe si shërbëtor ndihmës në kongregacion.

Në Xhamajkë dhe anembanë botës mijëra njerëz kanë arritur të mësojnë se Fjala e Perëndisë me të vërtetë «është e gjallë dhe ushtron fuqi».

[Harta dhe figura në faqen 8]

(Për tekstin e formatuar, shih botimin)

XHAMAJKË

[Burimi]

Harta dhe globi: Mountain High Maps® Copyright © 1997 Digital Wisdom, Inc.