Pyetje nga lexuesit
Pyetje nga lexuesit
Çfarë drejtimi sigurojnë Shkrimet për stërvitjen e fëmijëve, kur njëri prind është Dëshmitar i Jehovait, kurse tjetri jo?
Ka dy parime kryesore biblike që i sigurojnë drejtim prindit Dëshmitar për stërvitjen e fëmijëve, kur nuk e ka bashkëshortin ose bashkëshorten Dëshmitare. Njëri parim është: «Duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar në vend të njerëzve.» (Veprat 5:29) Kurse parimi tjetër është: «Burri është kreu i gruas së tij, ashtu si edhe Krishti është kreu i kongregacionit.» (Efesianëve 5:23) Ky parim i fundit nuk zbatohet vetëm për gratë që e kanë burrin Dëshmitar, por edhe për ato që nuk e kanë burrin të tillë. (1 Pjetrit 3:1) Si mund t’i drejtpeshojë një prind Dëshmitar këto parime kur mëson fëmijët e tij ose të saj?
Po qe se burri është Dëshmitar i Jehovait, ai është përgjegjës për t’u kujdesur për familjen e tij nga ana materiale dhe frymore. (1 Timoteut 5:8) Edhe pse nëna jobesimtare mund të kalojë më shumë kohë me fëmijët, babai Dëshmitar duhet t’i mësojë fëmijët duke u dhënë stërvitje frymore në shtëpi. Gjithashtu, do t’i marrë me vete në mbledhjet e krishtere, ku do të përfitojnë nga udhëzimet morale dhe nga shoqëria e shëndetshme.
Po sikur gruaja jobesimtare të ngulë këmbë që t’i marrë fëmijët me vete në vendin ku adhuron ajo ose t’u mësojë bindjet e saj? Ligjet e vendit mund t’ia japin të drejtën për ta bërë këtë. Do të përfshihen apo jo fëmijët në akte adhurimi aty ku i çon e ëma, mund të varet shumë nga cilësia e mësimdhënies frymore të babait të tyre. Ndërsa fëmijët rriten, arsimimi biblik që u jep i ati duhet t’i ndihmojë që të ndjekin të vërtetën e Fjalës së Perëndisë. Sa i lumtur do të ishte burri besimtar sikur fëmijët e tij të merrnin anën e së vërtetës!
Në qoftë se mamaja është Dëshmitare e Jehovait, ajo duhet të respektojë parimin e kryesisë, por ndërkohë duke qenë e interesuar për mirëqenien e përjetshme të fëmijëve të saj. (1 Korintasve 11:3) Në shumë raste, burri jobesimtar nuk ka kundërshtim që gruaja e tij Dëshmitare t’i edukojë nga ana morale e t’i stërvitë frymësisht fëmijët e tyre. Për të arritur këtë qëllim një ndihmë janë mbledhjet e popullit të Jehovait. Nëna mund ta ndihmojë të shoqin të kuptojë dobitë që vijnë nga arsimimi ndërtues që marrin fëmijët nëpërmjet organizatës së Jehovait. Me takt ajo mund të theksojë vlerën që ka ngulitja e parimeve morale të Biblës te fëmijët e tyre, duke u gjendur përballë kësaj bote që po keqësohet gjithnjë e më shumë nga ana morale.
Mirëpo, ndoshta burri jobesimtar ngul këmbë që fëmijët të praktikojnë fenë e tij dhe mund t’i marrë me vete në vendin ku adhuron ai e t’u japë arsimim fetar sipas besimit të tij. Ose një bashkëshort mund të jetë kundër çdo feje dhe të ngulë këmbë që fëmijët e tij të mos marrin arsimim fetar. Si kreu i familjes, ai është kryesisht përgjegjës për të marrë vendimin. *
Edhe pse e respekton kryesinë e të shoqit, duke qenë një e krishterë e kushtuar, gruaja besimtare do të mbajë parasysh qëndrimin e apostujve Pjetër e Gjon, të cilët thanë: «Sa për ne, nuk pushojmë Veprat 4:19, 20) Duke qenë e interesuar për mirëqenien frymore të fëmijëve, nëna Dëshmitare do të gjejë raste për t’u siguruar atyre drejtim moral. Ajo ka përgjegjësinë para Jehovait që t’u mësojë të tjerëve të vërtetën dhe fëmijët e saj nuk duhet të bëjnë përjashtim. (Fjalët e urta 1:8; Mateu 28:19, 20) Si mund ta zgjidhë këtë problem të vështirë nëna Dëshmitare?
dot së foluri për gjërat që kemi parë e dëgjuar.» (Të marrim për shembull çështjen e besimit te Perëndia. Gruaja Dëshmitare mund të mos jetë në gjendje të bëjë studim biblik të organizuar me fëmijët e saj, për shkak të kufizimeve që i ka vënë i shoqi. A duhet që për këtë arsye ajo të mos u flasë fare fëmijëve për Jehovain? Jo. Është normale që fjalët dhe veprimet e saj të pasqyrojnë besimin që ka te Krijuesi. Pa dyshim që fëmijët do të kenë pyetje për këtë çështje. Ajo duhet të ndihet e lirë të ushtrojë lirinë e fesë duke shprehur besimin e saj te Krijuesi, e fëmijët e saj janë të përfshirë në këtë. Edhe sikur të mos jetë në gjendje të drejtojë studim biblik me fëmijët ose t’i marrë rregullisht me vete në mbledhje, ajo mund t’u japë njohuri për Perëndinë Jehova.—Ligji i përtërirë 6:7.
Për sa i përket marrëdhënies ndërmjet një Dëshmitari dhe gruas së tij jobesimtare ose burrit jobesimtar, apostulli Pavël shkroi: «Burri jobesimtar është shenjtëruar në lidhje me gruan e tij dhe gruaja jobesimtare është shenjtëruar në lidhje me vëllanë; përndryshe, fëmijët tuaj do të ishin vërtet të papastër, por tani ata janë të shenjtë.» (1 Korintasve 7:14) Jehovai e quan të shenjtë lidhjen martesore për shkak të bashkëshortit besimtar dhe fëmijët quhen të shenjtë për Jehovain. Gruaja Dëshmitare duhet të bëjë çmos për t’i ndihmuar fëmijët e saj që të kuptojnë të vërtetën, duke ia lënë në dorë Jehovait rezultatin përfundimtar.
Ndërsa rriten, fëmijët duhet të vendosin se ç’qëndrim do të mbajnë, duke u bazuar në informacionin që kanë marrë nga prindërit. Ndoshta vendosin të veprojnë sipas fjalëve të Jezuit: «Ai që ka më për zemër babanë ose nënën sesa mua, nuk është i denjë për mua.» (Mateu 10:37) Fëmijëve u është dhënë edhe urdhri: «Fëmijë, bindjuni prindërve tuaj në unitet me Zotërinë.» (Efesianëve 6:1) Shumë të rinj kanë vendosur ‘t’i binden Perëndisë si sundimtar’ në vend të një prindi që nuk është Dëshmitar, edhe pse ai mund t’u krijojë vështirësi. Sa shpërblyese do të ishte për prindin Dëshmitar që fëmijët të vendosnin t’i shërbenin Jehovait, pavarësisht nga kundërshtimi!
[Shënimi]
^ par. 7 E drejta ligjore e gruas për të praktikuar lirisht fenë përfshin të drejtën e saj për të ndjekur mbledhjet e krishtere. Në disa raste, burri jobesimtar nuk ka dashur të kujdeset për fëmijët e mitur në kohën kur nëna ka qenë në mbledhje, prandaj nëna e dhembshur ka qenë e detyruar t’i merrte me vete në mbledhje.