Si duhet t’i shohim sprovat?
Si duhet t’i shohim sprovat?
SPROVAT! Gjithsecili ka për t’i ndeshur. Ato mund të shkaktohen nga përplasja e personaliteteve, vështirësitë ekonomike, shëndeti i keq, tundimet, presioni i bashkëmoshatarëve për të bërë të keqen, përndjekja, sfidat për të qëndruar asnjanës e kundër idhujtarisë dhe nga shumë gjëra të tjera. Sido që të shfaqen, sprovat shpesh shkaktojnë ankth të madh. Si mund t’i përballojmë ato me sukses? A mund të nxjerrim në ndonjë mënyrë dobi prej tyre?
Mbështetja më e mirë
Në kohët e lashta Mbreti David pati një jetë plot me sprova, megjithatë ai vdiq besnik. Si mundi të shfaqte qëndrueshmëri përballë tyre? Ai nxori në pah burimin e forcës së tij kur tha: «Zoti [Jehovai BR] është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.» Dhe më pas vazhdoi të thoshte: «Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.» (Psalmi 23:1, 4) Po, Jehovai është një burim i mbështetjes së pakufishme. Ai u kujdes ashtu si një bari për Davidin kur ky ishte në periudha vërtet shumë të vështira dhe është gati të bëjë të njëjtën gjë për ne kur është e nevojshme.
Si mund të kemi mbështetjen e Jehovait? Bibla tregon se si mund ta bëjmë këtë kur thotë: «Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti [Jehovai BR].» (Psalmi 34:8) Kjo është një ftesë e ngrohtë, por, ç’domethënie ka? Ajo është një nxitje për t’i shërbyer Jehovait dhe për ta vënë plotësisht jetën tonë në përputhje me vullnetin e tij. Një drejtim i tillë do të thotë të heqim dorë në njëfarë mase nga liria që kemi, duke bërë sakrifica. Në disa raste kjo mund të çojë edhe në sprova të tilla, si përndjekje dhe vuajtje. Megjithatë, atyre që e pranojnë me gjithë zemër ftesën e Jehovait kurrë nuk do t’ju vijë keq që kanë bërë kështu. Jehovai do të jetë shumë i mirë me ta. Ai do t’i udhëheqë dhe do të kujdeset për ta nga ana frymore. Ai do t’i përkrahë gjatë sprovave me anë të Fjalës së tij, frymës së shenjtë dhe me anë të kongregacionit të krishterë. Dhe së fundi do t’i shpërblejë me jetën e përhershme.—Psalmi 23:6; 25:9; Isaia 30:21; Romakëve 15:5.
Ata që marrin vendimin për t’i shërbyer Jehovait, vendim ky që u ndryshon jetën, dhe i Josiu 21:44, 45) Ne mund të përjetojmë të njëjtën gjë, nëse mbështetemi plotësisht te Jehovai kur jemi në sprova dhe në çdo kohë tjetër.
qëndrojnë besnik këtij vendimi e shohin se Jehovai i plotëson të gjitha premtimet e tij. Izraelitët që ndoqën Josiun për në Tokën e Premtuar e përjetuan këtë. Pasi kishin kaluar Jordanin, duhej të qëndronin në sprova, duhej të ndesheshin në beteja dhe duhej të nxirrnin mësime të hidhura. Gjithsesi ky brez tregoi se ishte më besnik se paraardhësit e tij, të cilët dolën nga Egjipti dhe vdiqën në shkretëtirë. Prandaj Jehovai i mbështeti besnikët dhe për gjendjen e tyre në fund të jetës së Josiut dokumentimi në Bibël thotë: «Zoti u siguroi pushim rreth e qark, siç u ishte betuar etërve të tyre . . . Nuk ra për tokë asnjë nga fjalët që Zoti i pati thënë shtëpisë së Izraelit; të tëra u vërtetuan.» (Çfarë mund të na e dobësojë besimin te Jehovai? Jezui theksoi një gjë kur tha: «Askush s’mund t’u shërbejë si skllav dy zotërinjve . . . Ju s’mund t’i shërbeni si skllevër Perëndisë dhe Pasurisë.» (Mateu 6:24) Nëse e vendosim besimin te Jehovai, nuk do ta kërkojmë sigurinë atje ku e kërkon shumica e njerëzve në botë, te gjërat materiale. Jezui i këshilloi ithtarët e tij: «Vazhdoni, pra, të kërkoni më parë mbretërinë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra [të nevojshme materiale] të tjera do t’ju shtohen.» (Mateu 6:33) Një i krishterë që mban një pikëpamje të drejtpeshuar për gjërat materiale dhe e vë Mbretërinë e Perëndisë në vend të parë në jetën e tij bën zgjedhjen e drejtë. (Predikuesi 7:12) Patjetër që kjo mund t’i kushtojë diçka. Mund të bëjë sakrifica për sa i përket anës materiale. Por do të korrë shumë shpërblime dhe Jehovai do ta mbështetë.—Isaia 48:17, 18.
Çfarë mësojmë nga sprovat?
Duke vendosur ‘të provojë dhe të shohë sa i mirë është Jehovai’, patjetër dikush nuk mbrohet nga të papriturat e jetës; as nuk mbrohemi tërësisht nga sulmet e Satanait dhe të përfaqësuesve të tij njerëzorë. (Predikuesi 9:11) Si rrjedhim, sinqeriteti dhe vendosmëria e një të krishteri mund të vihet në provë. Pse Jehovai lejon që adhuruesit e tij të vihen përpara sprovave të tilla? Apostulli Pjetër dha një arsye kur shkroi: «Për pak kohë tani për tani, në u dashtë, jeni hidhëruar nga sprova të ndryshme, me qëllim që cilësia e sprovuar e besimit tuaj, me një vlerë shumë më të madhe sesa ari që prishet, megjithëse është i provuar me zjarr, të gjendet si shkak për lëvdim, lavdi dhe nderim kur të zbulohet Jezu Krishti.» (1 Pjetrit 1:6, 7) Po, kur vihemi në provë kemi mundësinë të tregojmë cilësinë e besimit tonë dhe të dashurisë sonë për Jehovain. Dhe na ndihmojnë të japim përgjigje për talljet dhe akuzat e Satana Djallit.—Fjalët e urta 27:11; Zbulesa 12:10.
Kur vihemi në provë ndihmohemi edhe që të zhvillojmë cilësitë e tjera të krishtere. Për shembull, shqyrto fjalët e psalmisit: «Ai [Jehovai] tregon kujdes për njerëzit e thjeshtë [e përulur, BR], por mëndjemadhin e njeh nga larg.» (Psalmi 138:6) Shumë prej nesh nuk janë të përulur nga natyra, por sprovat mund të na ndihmojnë të zhvillojmë këtë cilësi të nevojshme. Sill ndër mend ndodhinë në ditët e Moisiut kur disave në Izrael u dukej e mërzitshme të hanin manën javë pas jave, muaj pas muaji. Me sa duket, kjo ishte një sprovë për ta, edhe pse mana ishte diçka që u sigurua me anë të një mrekullie. Cili ishte qëllimi i vënies në provë? Moisiu u tha: «Në shkretëtirë [Jehovai] të ka ushqyer me manë . . . për të të përulur dhe për të të vënë në provë.»—Ligji i përtërirë 8:16.
Po kështu mund të vihet në provë përulësia jonë. Si? Mirë, pra, si reagojmë ndaj përmirësimeve Isaia 60:17) A e përkrahim me gjithë zemër veprën e predikimit dhe të mësimdhënies? (Mateu 24:14; 28:19, 20) A i pranojmë me gatishmëri shpjegimet e së vërtetës biblike që sigurohen nga «skllavi i besueshëm dhe i matur»? (Mateu 24:45-47; Fjalët e urta 4:18) A i rezistojmë dëshirës për të pasur pajisjet e imëta më të fundit, veshjet e modës më të fundit ose modelin më të ri të makinës? Një njeri i përulur është në gjendje t’u përgjigjet po këtyre pyetjeve.—1 Pjetrit 1:14-16; 2 Pjetrit 3:11.
organizative? (Sprovat na ndihmojnë të zhvillojmë edhe një cilësi tjetër jetësore: qëndrueshmërinë. Dishepulli Jakov tha: «Konsiderojeni veçse gëzim, vëllezërit e mi, kur hasni sprova të ndryshme, duke e ditur se kjo cilësi e sprovuar e besimit tuaj prodhon qëndrueshmëri.» (Jakovit 1:2, 3). Duke shfaqur qëndrueshmëri ndërsa kalojmë me sukses prova të shumta, me mbështetje të plotë te Jehovai zhvillojmë palëkundshmërinë, qëndresën dhe besnikërinë. Kjo na forcon t’u rezistojmë sulmeve të ardhshme të Satanait, perëndisë së zemëruar të kësaj bote.—1 Pjetrit 5:8-10; 1 Gjonit 5:19; Zbulesa 12:12.
Të mbajmë pikëpamjen e duhur për sprovat
Biri i përsosur i Perëndisë, Jezu Krishti, hasi shumë sprova kur ishte në tokë dhe nxori shumë dobi, sepse shfaqi qëndrueshmëri. Pavli shkroi se Jezui «mësoi bindjen nga ato që vuajti». (Hebrenjve. 5:8) Besnikëria e tij deri në vdekje i solli lavdi emrit të Jehovait dhe bëri të mundur që Jezui të ofronte vlerën e jetës së tij të përsosur njerëzore si shpërblesë për njerëzimin. Kjo hapi rrugën për ata që ushtrojnë besim te Jezui që të kenë perspektivën e jetës së përhershme. (Gjoni 3:16) Duke qenë se mbeti besnik nën sprova, Jezui tani është Kryeprifti ynë dhe Mbret në fron.—Hebrenjve 7:26-28; 12:2.
Po ne? Në mënyrë të ngjashme, besnikëria jonë përballë sprovave na sjell bekime të mëdha. Për ata me shpresë qiellore Bibla thotë: «Lum njeriu që vazhdon të qëndrojë në sprovë, sepse kur të miratohet, do të marrë kurorën e jetës, të cilën [Jehovai] ua premtoi atyre që vazhdojnë ta duan!» (Jakovit 1:12) Ata me shpresë tokësore kanë sigurinë se do të trashëgojnë jetën e përhershme në një tokë parajsore, në qoftë se qëndrojnë me besim të plotë. (Zbulesa 21:3-6) Dhe ç’është më e rëndësishmja, qëndrueshmëria e tyre besnike i sjell lëvdim emrit të Jehovait.
Teksa ndjekim gjurmët e Jezuit, mund të jemi të sigurt se të gjitha provat që hasim në këtë sistem gjërash mund të kalohen me sukses. (1 Korintasve 10:13; 1 Pjetrit 2:21) Si? Duke e vënë besimin tonë te Jehovai, i cili u jep ‘fuqi përtej asaj që është normale’ atyre që mbështeten tek ai. (2 Korintasve 4:7) Qoftë bindja jonë si ajo e Jobit, i cili ndonëse duroi sprova të ashpra, pohoi me besim: «Sikur të më provonte, do të dilja si ari.»—Jobi 23:10.
[Figura në faqen 31]
Besnikëria e Jezuit kur u vu në provë i solli lëvdim emrit të Jehovait. Po kështu edhe besnikëria jonë