Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Më drejton pranë ujërave që të çlodhin»

«Më drejton pranë ujërave që të çlodhin»

«Më drejton pranë ujërave që të çlodhin»

NË KLIMËN e nxehtë, në vendet biblike, delet duhet të pinë ujë çdo ditë. Prandaj një pjesë e rëndësishme e punës së bariut është të sigurojë ujë për tufën e tij. Disa herë barinjtë i japin tufës ujë nga një pus, duke e hedhur ujin në korita, kështu që delet mund të pinë. (Zanafilla 29:1-3) Megjithatë, sidomos në stinën e shirave, zona përreth përrenjve të vegjël dhe lumenjve siguron vende të qeta, «vende prehjeje të ujitura mirë».​—Psalmi 23:2, BR.

Një bari i mirë duhet të dijë ku të gjejë si ujin, ashtu edhe kullotën e përshtatshme për tufën e tij. Fakti që ai e njeh zonën në pëllëmbë të dorës është një garanci për mbijetesën e deleve të tij. Davidi, i cili kaloi shumë vjet duke kullotur dhentë në kodrat e Judesë, e krahasoi udhëheqjen frymore të Perëndisë me atë të bariut që i drejton delet e tij te kullotat e mira dhe pranë ujit jetëdhënës. Davidi tha për Perëndinë: «Më drejton pranë ujërave që të çlodhin.»​—Psalmi 23:1-3.

Vite më vonë, nëpërmjet profetit të tij, Ezekielit, Jehovai përdori një ilustrim të ngjashëm. Ai premtoi se do ta mblidhte popullin e tij nga vendet ku ishin shpërndarë, ashtu si i mbledh bariu delet e tij. Ai i siguroi: «Do t’i çoj përsëri në tokën e tyre dhe do t’i kullot në malet e Izraelit, gjatë rrjedhave ujore.»​—Ezekieli 34:13.

Gjithashtu, Perëndia Jehova kujdeset shumë për të siguruar ujin frymor. Libri i Zbulesës përshkruan «një lumë me ujë jete» që rrjedh nga froni i Perëndisë. (Zbulesa 22:1) Tërë popujve u bëhet ftesa për të pirë nga ky ujë. «Kushdo që dëshiron [mund] të marrë falas ujin e jetës.»​—Zbulesa 22:17.

Ky ujë jete simbolik përfaqëson masat që Perëndia ka marrë në lidhje me jetën e përhershme. Kushdo mund të fillojë të pijë nga ky ujë ‘duke marrë njohuri për të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që ai dërgoi, Jezu Krishtin.’​—Gjoni 17:3.