Vazhdoni t’i praktikoni gjërat që keni mësuar
Vazhdoni t’i praktikoni gjërat që keni mësuar
«Gjërat që mësuat, si dhe ato që pranuat, dëgjuat dhe patë në lidhje me mua, këto praktikojini; dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.»—FILIPIANËVE 4:9.
1, 2. Në përgjithësi, a po ushtron Bibla ndonjë ndikim në jetën e njerëzve që e quajnë veten fetarë? Shpjegoni.
«FEJA po fiton terren, kurse morali po humbet terren.» Ky titull i një artikulli kryesor në buletinin Emerging Trends (Prirje në zhvillim) përmblidhte të dhënat e një ankete mbarëkombëtare, të bërë në Shtetet e Bashkuara. Me sa duket, ky komb ka parë rritje në numrin e njerëzve që shkojnë në kishë dhe që thonë se feja zë vend të rëndësishëm në jetën e tyre. Megjithatë, në raport thuhet: «Pavarësisht nga këto shifra mbresëlënëse, duket qartë se shumë amerikanë e vënë në dyshim ndikimin që ka besimi fetar në jetën e çdo individi dhe të shoqërisë në tërësi.»
2 Kjo gjendje nuk i përket vetëm një vendi. Në mbarë botën shumë njerëz që thonë se e pranojnë Biblën dhe se janë fetarë nuk po i lejojnë Shkrimet të ushtrojnë ndonjë ndikim real në jetën e tyre. (2 Timoteut 3:5) «Pa dyshim që e respektojmë shumë Biblën,—tha kryetari i një grupi kërkimor,—por që të harxhojmë kohë duke e lexuar, duke e studiuar dhe duke e zbatuar, kjo gjë i përket së kaluarës.»
3. (a) Si ndikon Bibla tek ata që bëhen të krishterë të vërtetë? (b) Si e zbatojnë ithtarët e Jezuit këshillën e Pavlit që gjendet te Filipianëve 4:9?
Kolosianëve 3:5-10) Për ithtarët e Jezuit, Bibla nuk është një libër i papërdorur që zë pluhur në ndonjë raft. Përkundrazi, apostulli Pavël u tha të krishterëve në Filipi: «Gjërat që mësuat, si dhe ato që pranuat, dëgjuat dhe patë në lidhje me mua, këto praktikojini; dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.» (Filipianëve 4:9) Të krishterët nuk mjaftohen vetëm duke pranuar të vërtetën e Fjalës së Perëndisë. Ata veprojnë në bazë të asaj që mësojnë, duke i zbatuar vazhdimisht këshillat e Biblës në familje, në punë, në kongregacion dhe në të gjitha fushat e tjera të jetës.
3 Mirëpo, me të krishterët e vërtetë ndryshon puna. Zbatimi i këshillave nga Fjala e Perëndisë u ka sjellë atyre ndryshime në mënyrën e të menduarit dhe në sjellje. Gjithashtu, personaliteti i ri që shfaqin vihet re menjëherë nga të tjerët. (4. Përse është një sfidë t’i vëmë në praktikë ligjet e Perëndisë?
4 T’i vëmë në praktikë ligjet dhe parimet e Perëndisë nuk është e lehtë. Jetojmë në një botë që është nën pushtetin e Satana Djallit, të cilin Bibla e quan «perëndia i këtij sistemi». (2 Korintasve 4:4; 1 Gjonit 5:19) Prandaj është thelbësore të jemi vigjilentë ndaj çdo gjëje që do të na pengonte të vazhdonim t’i qëndronim besnikë Perëndisë Jehova. Si mund të mbetemi besnikë?
Mbani «modelin e fjalëve të shëndosha»
5. Çfarë nënkupton pohimi i Jezuit ‘më ndiqni vazhdimisht’?
5 Ta vëmë në praktikë atë që kemi mësuar kërkon edhe që ta mbështetim me besnikëri adhurimin e vërtetë, pavarësisht nga kundërshtimi i jobesimtarëve. Qëndrueshmëria kërkon përpjekje. «Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje,—tha Jezui,—le ta mohojë veten, të marrë shtyllën e tij të torturës dhe të më ndjekë vazhdimisht.» (Mateu 16:24) Jezui nuk tha se duhet ta ndjekim vetëm për një javë, një muaj ose një vit. Përkundrazi, tha ‘më ndiqni vazhdimisht’. Fjalët e tij tregojnë se të qenët dishepull nuk duhet të jetë vetëm një fazë e jetës sonë ose një përkushtim kalimtar që e kemi sot dhe nesër zhduket. Ta mbështetim me besnikëri adhurimin e vërtetë do të thotë të qëndrojmë besimplotë në rrugën që kemi zgjedhur, çfarëdo që të ndodhë. Si mund ta bëjmë këtë?
6. Çfarë është modeli i fjalëve të shëndosha që mësuan të krishterët e shekullit të parë nga Pavli?
6 Pavli e nxiti Timoteun, bashkëpunëtorin e tij: «Vazhdo ta mbash modelin e fjalëve të shëndosha që dëgjove nga unë me besimin dhe dashurinë që janë në lidhje me Krishtin Jezu.» (2 Timoteut 1:13) Çfarë donte të thoshte Pavli? Fjala greke që këtu është përkthyer ‘model’ në kuptimin e mirëfilltë bën fjalë për skicën e një artisti. Ndonëse nuk i ka të gjitha hollësitë, kjo skicë ka vija kryesore të përcaktuara mirë e kështu, një vëzhgues me aftësi dalluese arrin të shohë tablonë e përgjithshme. Në mënyrë të ngjashme, modeli i së vërtetës që Pavli i mësoi Timoteut dhe të tjerëve nuk kishte për qëllim t’i jepte një përgjigje specifike çdo pyetjeje të mundshme. Megjithatë, kjo përmbledhje mësimesh siguron udhëheqje të mjaftueshme, një skemë si të thuash, në mënyrë që njerëzit me zemër të ndershme të arrijnë të kuptojnë se çfarë kërkon Jehovai prej tyre. Sigurisht që për t’i pëlqyer Perëndisë do t’u duhet të vazhdojnë ta mbajnë këtë model të së vërtetës, duke e vënë në praktikë atë që kanë mësuar.
7. Si mund të mbahen fort të krishterët pas modelit të fjalëve të shëndosha?
7 Në shekullin e parë, kishte disa individë si Himeneu, Aleksandri dhe Fileti, të cilët po përkrahnin ide që nuk përputheshin me «modelin e fjalëve të shëndosha». (1 Timoteut 1:18-20; 2 Timoteut 2:16, 17) Si t’ia bënin të krishterët e hershëm që të mos mashtroheshin nga apostatët? Duhej të studionin me kujdes shkrimet e frymëzuara dhe t’i zbatonin në jetë. Ata që ecnin në përputhje me shembullin e Pavlit e të njerëzve të tjerë besnikë patën mundësi të dallonin dhe të hidhnin poshtë çdo gjë që nuk përputhej me modelin e së vërtetës që u ishte mësuar. (Filipianëve 3:17; Hebrenjve 5:14) Në vend që të ishin ‘të sëmurë nga mendja në lidhje me diskutime dhe debate për fjalët’, ata vazhduan të ecnin përpara në rrugën e duhur të përkushtimit hyjnor. (1 Timoteut 6:3-6) Ne bëjmë të njëjtën gjë kur vazhdojmë të vëmë në praktikë të vërtetat që kemi mësuar. Sa na forcohet besimi kur shohim se miliona veta që i shërbejnë Jehovait anembanë tokës po mbahen fort pas modelit të së vërtetës biblike që u është mësuar!—1 Selanikasve 1:2-5.
Hidhni poshtë «tregimet e rreme»
8. (a) Si përpiqet Satanai të na e shkatërrojë besimin sot? (b) Cilin paralajmërim të Pavlit gjejmë te 2 Timoteut 4:3, 4?
8 Satanai përpiqet ta thyejë besnikërinë tonë duke mbjellë dyshime për atë që na është mësuar. Sot, ashtu si në shekullin e parë, apostatët dhe të tjerë përpiqen të shkatërrojnë besimin e njerëzve të pafajshëm. (Galatasve 2:4; 5:7, 8) Nganjëherë përdorin mjetet e informacionit për të përhapur të dhëna të shtrembëruara ose edhe gënjeshtra haptazi për metodat që përdor dhe për motivet që ka populli i Jehovait. Pavli paralajmëroi se disa do të largoheshin nga e vërteta. «Do të vijë një periudhë kohe,—shkroi ai,—kur ata njerëz nuk do ta durojnë mësimin e shëndoshë, por në përputhje me dëshirat e veta, do të grumbullojnë për vete mësues që t’u gudulisin veshët; do t’i largojnë veshët nga e vërteta e do t’u kthehen tregimeve të rreme.»—2 Timoteut 4:3, 4.
9. Çfarë mund të ketë pasur ndër mend Pavli kur foli për «tregimet e rreme»?
9 Në vend që të mbanin modelin e fjalëve të shëndosha, disa u tërhoqën nga «tregimet e rreme». Çfarë ishin këto tregime të rreme? Ndoshta Pavli kishte ndër mend gojëdhënat imagjinare si ato që gjenden në librin apokrif të Tobias. * Tregimet e rreme mund të kenë përfshirë edhe thashetheme të bujshme e të diskutueshme. Përveç këtyre, kishte disa që, «në përputhje me dëshirat e veta», mund të jenë joshur nga ana intelektuale prej atyre që përkrahnin një pikëpamje toleruese për normat e Perëndisë ose që kritikonin ata që merrnin drejtimin në kongregacion. (3 Gjonit 9, 10; Judës 4) Çfarëdo pengese të ishte, disa me sa duket pëlqenin më shumë mashtrimet, sesa të vërtetat e Fjalës së Perëndisë. S’kaloi shumë e nuk i vinin më në praktikë gjërat që kishin mësuar, dhe kjo i dëmtoi frymësisht.—2 Pjetrit 3:15, 16.
10. Cilat janë sot disa tregime të rreme dhe si e theksoi Gjoni nevojën për të pasur kujdes?
10 Sot mund t’u shmangemi tregimeve të rreme nëse shqyrtojmë me kujdes dhe jemi përzgjedhës për atë që dëgjojmë dhe lexojmë. Për shembull, shpesh mjetet e informacionit nxitin imoralitetin. Shumë njerëz mbështetin agnosticizmin ose edhe ateizmin. Disa kritikë letrarë tallen me pohimin e Biblës se është e frymëzuar nga Perëndia. Ndërsa apostatët e sotëm 1 Gjonit 4:1) Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm.
vazhdojnë të përpiqen të mbjellin farëra dyshimi për t’u minuar besimin të krishterëve. Lidhur me një rrezik të ngjashëm, të shkaktuar nga profetët e rremë në shekullin e parë, apostulli Gjon paralajmëroi: «Të dashur, mos i besoni çdo shprehjeje të frymëzuar, por vërini shprehjet e frymëzuara në provë për të parë nëse vijnë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë.» (11. Cila është një mënyrë për të vënë veten në provë që të shohim nëse jemi në besim?
11 Lidhur me këtë, Pavli shkroi: «Vazhdoni të vini në provë veten nëse jeni në besim.» (2 Korintasve 13:5) Apostulli na nxiti që të vazhdojmë ta vëmë në provë veten për të përcaktuar nëse po mbahemi fort pas gjithë bindjeve të krishtere. Në qoftë se jemi të prirur t’i dëgjojmë me ëndje njerëzit e pakënaqur, duhet ta analizojmë veten në lutje. (Psalmi 139:23, 24) A jemi të prirur të gjejmë të meta te populli i Jehovait? Nëse po, përse? A na kanë lënduar fjalët ose veprimet e dikujt? Nëse është kështu, a po i shohim gjërat nga këndvështrimi i duhur? Çdo shtrëngim që hasim në këtë sistem është i përkohshëm. (2 Korintasve 4:17) Edhe sikur të kalojmë ndonjë sprovë në kongregacion, përse duhet të mos i shërbejmë më Perëndisë? Në qoftë se jemi të mërzitur për diçka, a nuk është shumë më mirë të bëjmë ç’të mundemi për ta zgjidhur çështjen dhe pastaj t’ia lëmë Jehovait në dorë?—Psalmi 4:4; Fjalët e urta (Proverbat) 3:5, 6; Efesianëve 4:26.
12. Si lanë bereasit një shembull të shkëlqyer për ne?
12 Në vend që të jemi kritikues, le të mbajmë një pikëpamje të shëndoshë frymësisht për informacionin që marrim nëpërmjet studimit personal dhe mbledhjeve të kongregacionit. (1 Korintasve 2:14, 15) E në vend që ta vëmë në dyshim Fjalën e Perëndisë, është shumë më e mençur të kemi qëndrimin e bereasve të shekullit të parë, të cilët i shqyrtonin me kujdes Shkrimet. (Veprat 17:10, 11) Pra, le të veprojmë në bazë të asaj që mësojmë, duke hedhur poshtë tregimet e rreme dhe duke u kapur fort pas së vërtetës.
13. Si mund të ndodhë që pa dashje të përhapim tregime të rreme?
13 Ka edhe një lloj tjetër tregimi të rremë ndaj të cilit duhet të ruhemi. Qarkullojnë jashtëzakonisht shumë histori të bujshme, shpesh me anë të postës elektronike. Është e mençur të jemi të kujdesshëm për këto histori, sidomos në qoftë se nuk e dimë burimin fillestar të informacionit. Edhe sikur një përvojë ose një histori ta ketë dërguar një i krishterë i besueshëm, ky individ mund të mos ketë njohuri të drejtpërdrejtë për faktet. Ja përse është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm për sa i përket përsëritjes ose dërgimit të tregimeve që nuk janë të verifikuara. Sigurisht që nuk do të donim të përsëritnim «mite të paperëndishme» ose ‘përralla të cilat dhunojnë atë që është e shenjtë’. (1 Timoteut 4:7; New International Version) Meqë kemi edhe detyrimin për t’i thënë të vërtetën njëri-tjetrit, veprojmë me mençuri duke shmangur çdo gjë që do të na bënte të përhapnim, qoftë edhe pa dashje, gjëra të pavërteta.—Efesianëve 4:25.
Rezultate të mira kur praktikojmë të vërtetën
14. Çfarë dobish vijnë kur vëmë në praktikë gjërat që kemi mësuar nga Fjala e Perëndisë?
14 Ta vëmë në praktikë atë që mësojmë nga studimi personal i Biblës dhe nga mbledhjet e krishtere do të na sjellë shumë dobi. Për shembull, mund të shohim të përmirësohen marrëdhëniet që kemi me ata që janë të lidhur me ne në besim. (Galatasve 6:10) Vetë prirja jonë do të ndryshojë për mirë kur zbatojmë parimet biblike. (Psalmi 19:8) Për më tepër, duke vënë në praktikë atë që mësojmë, e ‘stolisim mësimin e Perëndisë’ dhe mund të tërheqim të tjerë drejt adhurimit të vërtetë.—Titit 2:6-10.
15. (a) Si mori guxim një e re për të dhënë dëshmi në shkollë? (b) Çfarë mësuat nga kjo përvojë?
15 Mes Dëshmitarëve të Jehovait ka shumë të rinj që e vënë në praktikë atë që kanë mësuar nga studimi personal i Biblës dhe i botimeve të krishtere, si edhe duke qenë rregullisht të pranishëm në mbledhjet e kongregacionit. Sjellja e tyre e shkëlqyer është një dëshmi e fuqishme për mësuesit dhe për nxënësit e tjerë në shkollë. (1 Pjetrit 2:12) Shqyrtoni rastin e Leslit, një 13-vjeçare nga Shtetet e Bashkuara. Ajo e pranon se, në përgjithësi, e kishte të vështirë t’u fliste shokëve të shkollës për besimin e saj, por një ditë kjo gjendje ndryshoi. «Në klasë po flitej se si njerëzit përpiqen të të shesin produkte. Një vajzë ngriti dorën dhe përmendi Dëshmitarët e Jehovait.» Si reagoi Lesli, duke qenë vetë Dëshmitare? «E mbrojta besimin tim,—thotë ajo,—dhe jam e sigurt se kjo i habiti të gjithë, pasi në përgjithësi jam e qetë në shkollë.» Rezultati i guximit të Leslit? «I lashë asaj nxënëseje një broshurë dhe një fletushkë, meqë kishte pyetje të tjera»,—thotë ajo. Sa shumë duhet të gëzohet Jehovai kur të rinjtë që e vënë në praktikë atë që mësojnë marrin guximin të japin dëshmi në shkollë!—Fjalët e urta 27:11; Hebrenjve 6:10.
16. Si i ka sjellë dobi Shkolla e Shërbimit Teokratik një të reje Dëshmitare?
16 Një shembull tjetër është ai i Elizabetës. Që kur ishte shtatë vjeçe dhe gjatë gjithë kohës së shkollës fillore, kjo vajzë e re i ftonte mësuesit e saj në Sallën e Mbretërisë sa herë që kishte një fjalim në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Po të ishte se një mësues nuk vinte dot, Elizabeta rrinte pas mësimit dhe ia thoshte fjalimin mësuesit. Në vitin e fundit të shkollës së mesme Elizabeta shkroi një raport prej dhjetë faqesh lidhur me dobitë e Shkollës së Shërbimit Teokratik dhe bëri një prezantim para një grupi prej katër mësuesish. E ftuan edhe të mbante një fjalim model të Shkollës së Shërbimit Teokratik, për të cilin ajo zgjodhi temën: «Pse i lejon Perëndia ligësitë?» Elizabeta ka nxjerrë dobi nga programi arsimues që zhvillojnë Dëshmitarët e Jehovait në Shkollën e Shërbimit Teokratik. Ajo është vetëm një nga të rinjtë e shumtë të krishterë që i sjellin lavdi Jehovait duke vënë në praktikë gjërat që kanë mësuar nga Fjala e tij.
17, 18. (a) Cilën këshillë jep Bibla për sa i përket ndershmërisë? (b) Si u prek një njeri nga sjellja e ndershme e një Dëshmitari të Jehovait?
17 Bibla i këshillon të krishterët që të sillen me Hebrenjve 13:18) Pandershmëria mund të na prishë marrëdhëniet me të tjerët dhe, ç’është më e rëndësishmja, me vetë Jehovain. (Fjalët e urta 12:22) Sjellja jonë e besueshme jep dëshmi se po i vëmë në praktikë gjërat që kemi mësuar dhe i ka bërë shumë veta që të kenë më tepër respekt për Dëshmitarët e Jehovait.
ndershmëri në çdo gjë. (18 Shqyrtoni përvojën e një ushtaraku me emrin Filip. Ai humbi një çek të bardhë të firmosur dhe nuk dinte gjë për këtë derisa çeku iu rikthye me postë. Çekun e kishte gjetur një Dëshmitar i Jehovait dhe në një shënim të bashkëngjitur me të thuhej se bindjet fetare e kishin shtyrë atë që e kishte gjetur çekun ta rikthente. Filipi mbeti i shtangur. «Mund të më kishin vjedhur deri në 9.000 dollarë!»—tha. Në një rast tjetër ai ishte zhgënjyer kur i kishin vjedhur kapelën në kishë. Me sa duket, një i njohur i tij i kishte vjedhur kapelën, kurse një i panjohur i kishte kthyer një çek që vlente mijëra dollarë. Me të vërtetë, të krishterët e ndershëm i sjellin nder Perëndisë Jehova.
Vazhdoni të vini në praktikë çfarë keni mësuar
19, 20. Si do të nxjerrim dobi duke vepruar në harmoni me gjërat biblike që mësojmë?
19 Ata që e vënë në praktikë çfarë kanë mësuar nga Fjala e Perëndisë kanë dobi të shumta. Dishepulli Jakov shkroi: «Ai që ndalet e shikon në ligjin e përsosur që i përket lirisë dhe ngulmon në të, ky njeri, meqenëse është bërë jo dëgjues harraq, por bërës i veprës, duke e bërë atë do të jetë i lumtur.» (Jakovit 1:25) Po, nëse veprojmë në harmoni me gjërat biblike që mësojmë do të kemi lumturi të vërtetë dhe do të jemi më në gjendje të përballojmë presionet e jetës. Për më tepër, do të kemi bekimin e Jehovait dhe shpresën e jetës së përhershme.—Fjalët e urta 10:22; 1 Timoteut 6:6.
20 Atëherë, vazhdoni me çdo kusht të ushtroheni në studimin e Fjalës së Perëndisë. Mblidhuni rregullisht me adhuruesit e Jehovait dhe kushtojini vëmendje materialit që paraqitet në mbledhjet e krishtere. Zbatojeni atë që mësoni, vazhdoni ta vini në praktikë dhe «Perëndia i paqes do të jetë me ju».—Filipianëve 4:9.
[Shënimi]
^ par. 9 Libri i Tobias, i shkruar ndoshta në shekullin e tretë p.e.s., flet për historinë e mbushur me besëtytni të një hebreu me emrin Tobia. Për të thuhej se kishte aftësinë të fitonte fuqi kuruese dhe për të dëbuar demonët duke përdorur zemrën, tëmblin dhe mëlçinë e një peshku përbindësh.
A ju kujtohet?
• Cili është ‘modeli i fjalëve të shëndosha’ dhe si mund të vazhdojmë ta mbajmë këtë model?
• Cilat «tregime të rreme» duhet të hedhim poshtë?
• Cilat dobi u vijnë atyre që vënë në praktikë gjërat që mësojnë nga Fjala e Perëndisë?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 17]
Si t’ia bënin të krishterët e hershëm që të mos mashtroheshin nga apostatët?
[Figurat në faqen 18]
Farërat e dyshimit mund të mbillen nga mjetet e informacionit, nëpërmjet Internetit dhe nga apostatët e sotëm
[Figura në faqen 19]
Nuk është e mençur të qarkullojmë raporte të paverifikuara
[Figurat në faqen 20]
Në punë, në shkollë e gjetkë Dëshmitarët e Jehovait e zbatojnë atë që lexojnë në Fjalën e Perëndisë