Jehovai interesohet për ne
Jehovai interesohet për ne
«Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi [Perëndinë], sepse ai interesohet për ju.»—1 PJETRIT 5:7.
1. Në cilin aspekt të rëndësishëm janë krejt të kundërt nga njëri-tjetri Jehovai dhe Satanai?
JEHOVAI dhe Satanai janë krejt të kundërt me njëri-tjetrin. Një njeri që ndihet i tërhequr drejt Jehovait është e sigurt se Djalli do ta neveritë. Ky kontrast shpjegohet në një vepër standarde referimi. Për sa i përket veprimtarisë së Satanait, të treguar në librin biblik të Jobit, një enciklopedi (Encyclopædia Britannica [1970]) thotë: «Puna e Satanait është të endet nëpër tokë duke kërkuar veprime ose njerëz për të cilët të bëjë ndonjë akuzë; prandaj, funksioni i tij është i kundërt me atë të ‘syve të Zotit’, të cilët enden nëpër tokë për të forcuar gjithçka që është e mirë (II Kron. xvi, 9). Satanai është cinik për sa i përket mirësisë altruiste njerëzore dhe ka lejen që ta vërë në provë atë, nën autoritetin dhe kontrollin e Perëndisë, si edhe brenda kufijve që Perëndia vendos.» Vërtet një kontrast i madh!—Jobi 1:6-12; 2:1-7.
2, 3. (a) Si ilustrohet mirë domethënia e fjalës greke për «Djall» me atë që i ndodhi Jobit? (b) Si e tregon Bibla se Satanai vazhdon të akuzojë shërbëtorët e Jehovait në tokë?
2 Fjala greke për «Djall» do të thotë «akuzues i rremë», «shpifës». Libri i Jobit zbulon se Satanai e akuzoi Jobin, shërbëtorin besnik të Jehovait, se i shërbente Atij vetëm për interes, duke thënë: «Vallë më kot Jobi ka frikë nga Perëndia?» (Jobi 1:9) Tregimi në librin e Jobit bën të qartë se pavarësisht nga sprovat që i ranë, Jobi u afrua gjithnjë e më shumë me Jehovain. (Jobi 10:9, 12; 12:9, 10; 19:25; 27:5; 28:28) Pas peripecive që pati, ai i tha Perëndisë: «Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty, por tani syri im të sheh.»—Jobi 42:5.
3 A ka pushuar Satanai së akuzuari shërbëtorët besnikë të Perëndisë që nga koha e Jobit? Jo. Libri i Zbulesës tregon se në këtë kohë të fundit, Satanai vazhdon t’i akuzojë vëllezërit e mirosur të Krishtit dhe patjetër që e bën këtë edhe me shokët e tyre besimplotë. (2 Timoteut 3:12; Zbulesa 12:10, 17) Prandaj, gjëja më e domosdoshme për të gjithë ne si të krishterë të vërtetë është t’i nënshtrohemi Perëndisë tonë të kujdesshëm, Jehovait, duke i shërbyer nga dashuria e thellë për të dhe duke treguar në këtë mënyrë se akuza e Satanait është e rreme. Duke vepruar kështu, do t’ia gëzojmë zemrën Jehovait.—Fjalët e urta (Proverbat) 27:11.
Jehovai kërkon mënyra për të na ndihmuar
4, 5. (a) Në dallim nga Satanai, me ç’qëllim shikon Jehovai në tokë? (b) Çfarë duhet të bëjmë, në qoftë se duam të kemi miratimin e Jehovait?
4 Djalli endet nëpër tokë duke kërkuar të akuzojë e të përpijë dikë. (Jobi 1:7, 9; 1 Pjetrit 5:8) Në dallim me të, Jehovai kërkon mënyra për t’i ndihmuar ata që kanë nevojë për forcën e tij. Profeti Hanan i tha mbretit Asa: «Sytë e Jehovait po enden nëpër gjithë tokën, për të treguar forcën e tij në dobi të atyre që e kanë zemrën të plotë për të.» (2 Kronikave 16:9, BR) Sa i madh është dallimi ndërmjet hetimit plot urrejtje të Satanait dhe interesimit të dashur të Jehovait!
5 Jehovai nuk na përgjon me synimin për të kapur çdo të metë dhe mangësi që kemi. Psalmisti shkroi: «Nëse gabimet do të ishin ato që shikon ti, o Jah, o Jehova, kush do të mund të qëndronte në këmbë?» (Psalmi 130:3, BR) Përgjigja e nënkuptuar është: askush. (Predikuesi [Eklisiastiu] 7:20) Në qoftë se i afrohemi Jehovait me zemër të plotë, sytë e tij do të jenë mbi ne jo për të na dënuar, por për të vërejtur përpjekjet që bëjmë dhe për t’iu përgjigjur lutjeve tona për ndihmë e për falje. Apostulli Pjetër shkroi: «Sytë e Jehovait janë mbi të drejtët dhe veshët e tij te përgjërimi i tyre; por fytyra e Jehovait është kundër atyre që bëjnë gjëra të këqija.»—1 Pjetrit 3:12.
6. Në ç’mënyrë rasti i Davidit është edhe ngushëllim, edhe paralajmërim për ne?
6 Davidi ishte i papërsosur dhe mëkatoi në mënyrë të rëndë. (2 Samuelit 12:7-9) Por ia zbrazi zemrën Jehovait dhe iu afrua atij me lutje të zjarrta. (Psalmi 51:1-12, mbishkrimi) Jehovai ia dëgjoi lutjen dhe e fali, ndonëse Davidi pati pasoja të pakëndshme për shkak të mëkatit të tij. (2 Samuelit 12:10-14) Kjo për ne duhet të jetë edhe ngushëllim, edhe paralajmërim. Është ngushëlluese të dimë se Jehovai është gati të na falë mëkatet po qe se jemi vërtet të penduar, por është kthjelluese të kuptojmë se mëkatet shpesh sjellin me vete pasoja të rënda. (Galatasve 6:7-9) Në qoftë se duam t’i afrohemi Jehovait, duhet të qëndrojmë sa më larg të jetë e mundur nga çdo gjë që i shkakton pakënaqësi atij.—Psalmi 97:10.
Jehovai e tërheq drejt vetes popullin e tij
7. Për cilët lloj njerëzish shikon Jehovai dhe si i tërheq drejt vetes?
7 Në një nga psalmet e tij, Davidi shkroi: «Jehovai është i lartë e megjithatë e sheh të përulurin, kurse fodullin e njeh vetëm nga larg.» (Psalmi 138:6, BR) Ngjashëm, një psalm tjetër thotë: «Kush është si Jehovai Perëndia ynë, ai që e bën banesën e tij në lartësi? Ai pranon të ulet për të parë qiellin dhe tokën, duke e ngritur të përvuajturin nga pluhuri.» (Psalmi 113:5-7, BR) Po, Krijuesi i plotfuqishëm i universit pranon të ulet për të parë mbi tokë dhe sytë e tij shohin «të përulurin» e «të përvuajturin», njerëzit që «psherëtijnë dhe vajtojnë për të gjitha gjërat [e neveritshme, BR] që kryhen». (Ezekieli 9:4) Ai i tërheq këta njerëz drejt vetes me anë të Birit të tij. Kur ishte në tokë, Jezui tha: «Askush nuk mund të vijë tek unë, nëse Ati që më dërgoi nuk e tërheq . . . Askush nuk mund të vijë tek unë, po të mos i lejohet nga Ati.»—Gjoni 6:44, 65.
8, 9. (a) Përse të gjithë ne kemi nevojë të vijmë te Jezui? (b) Çfarë ka të jashtëzakonshme sigurimi i shpërblesës?
Gjoni 3:36) Kanë nevojë të pajtohen me Perëndinë. (2 Korintasve 5:20) Perëndia nuk priti që mëkatarët t’i përgjëroheshin që të merrte ndonjë masë me anë të së cilës të fitonin paqen me të. Apostulli Pavël shkroi: «Perëndia na e rekomandon dashurinë e vet në atë që, ndërsa akoma ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. . . . Sepse, nëse u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij kur ishim armiq, aq më tepër tani që jemi pajtuar, do të shpëtojmë me anë të jetës së tij.»—Romakëve 5:8, 10.
8 Të gjithë njerëzit duhet të vijnë te Jezui dhe të ushtrojnë besim në flijimin shpërblyes, sepse kanë lindur mëkatarë, të ndarë nga Perëndia. (9 Apostulli Gjon e ripohoi të vërtetën e pashoqe se Perëndia po i pajton njerëzit me veten, duke shkruar: «Dashuria e Perëndisë u shfaq në rastin tonë nga fakti që Perëndia e dërgoi Birin e tij të vetëmlindur në botë, që ne të fitonim jetën nëpërmjet tij. Në këtë qëndron dashuria, jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por se ai na deshi dhe dërgoi Birin e tij si një flijim pajtues për mëkatet tona.» (1 Gjonit 4:9, 10) Nismën e mori Perëndia, jo njerëzit. A nuk ndiheni të tërhequr drejt një Perëndie që tregoi kaq shumë dashuri për ‘mëkatarët’, të cilët ishin madje «armiq»?—Gjoni 3:16.
Duhet ta kërkojmë Jehovain
10, 11. (a) Çfarë duhet të bëjmë për ta kërkuar Jehovain? (b) Ç’pikëpamje duhet të kemi për sistemin e Satanait?
10 Është e qartë se Jehovai nuk na detyron që të vijmë tek ai. Duhet ta kërkojmë atë, ‘ta kërkojmë me të prekur dhe ta gjejmë vërtet, ndonëse, faktikisht, ai nuk është larg nga secili prej nesh’. (Veprat 17:27) Duhet të pranojmë të drejtën e Jehovait që të na kërkojë t’i nënshtrohemi. Dishepulli Jakov shkroi: «Nënshtrojuni Perëndisë; por kundërvijuni Djallit dhe ai do të ikë nga ju. Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet juve. Pastroni duart tuaja, o mëkatarë, dhe dëlirni zemrat tuaja, o të pavendosur.» (Jakovit 4:7, 8) Nuk duhet të ngurrojmë të marrim një qëndrim të patundur kundër Djallit dhe pro Jehovait.
11 Kjo do të thotë të qëndrojmë të ndarë nga sistemi i lig i Satanait. Jakovi shkroi gjithashtu: «A nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Prandaj, kushdo që dëshiron të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë.» (Jakovit 4:4) Në të kundërt, nëse duam të jemi miq të Jehovait, duhet të presim që bota e Satanait të na urrejë.—Gjoni 15:19; 1 Gjonit 3:13.
12. (a) Çfarë fjalësh ngushëlluese shkroi Davidi? (b) Çfarë paralajmërimi dha Jehovai me anë të profetit Azariah?
12 Kur bota e Satanait na kundërvihet në ndonjë mënyrë, sidomos në atë moment duhet t’i afrohemi Jehovait në lutje, duke i kërkuar ndihmë. Davidi, i cili e ndjeu shumë herë dorën shpëtuese të Jehovait, shkroi për ngushëllimin tonë: «Jehovai është afër gjithë atyre që e thërrasin, gjithë atyre që e thërrasin me vërtetësi. Ai do të plotësojë dëshirën e atyre që i frikësohen dhe thirrjen e tyre për ndihmë do ta dëgjojë e do t’i shpëtojë. Jehovai i ruan të gjithë ata që e duan, por të gjithë të ligjtë do t’i shfarosë.» (Psalmi 145:18-20, BR) Ky psalm tregon se Jehovai mund të na shpëtojë kur hasim sprova individualisht dhe se do ta shpëtojë popullin e tij si grup në kohën e ‘shtrëngimit të madh’. (Zbulesa 7:14) Jehovai do të na qëndrojë afër, në qoftë se ne qëndrojmë afër tij. I udhëhequr nga «fryma e Perëndisë», profeti Azariah tha diçka që mund ta marrim si një të vërtetë të përgjithshme: «Jehovai është me ju për aq kohë sa ju jeni me të; nëse e kërkoni, ai do t’ju lërë ta gjeni, por nëse e lini, ai do t’ju lërë.»—2 Kronikave 15:1, 2, BR.
Jehovai duhet të jetë real për ne
13. Si mund ta tregojmë se Jehovai është real për ne?
13 Apostulli Pavël shkroi se Moisiu «qëndroi i palëkundur si të shihte Atë që është i padukshëm». (Hebrenjve 11:27) Sigurisht që Moisiu nuk e pa kurrë në të vërtetë Jehovain. (Eksodi [Dalja] 33:20) Por Jehovai ishte kaq real për të, saqë ishte sikur ta shihte. Po kështu, pas sprovave që kaloi, me sytë e besimit Jobi e pa Jehovain më qartë, si një Perëndi që i lejon shërbëtorët e tij besnikë të kalojnë sprova, por nuk i braktis kurrë. (Jobi 42:5) Për Enokun dhe Noenë u tha se ‘ecën me Perëndinë’. Këtë e bënë duke u përpjekur t’i pëlqenin Perëndisë dhe t’i bindeshin atij. (Zanafilla 5: 22-24; 6:9, 22; Hebrenjve 11:5, 7) Në qoftë se Jehovai është për ne po aq real sa ishte për Enokun, Noenë, Jobin dhe për Moisiun, ‘do t’i kushtojmë vëmendje’ atij në të gjitha udhët tona dhe ai «do t’i drejtojë shtigjet [tona]».—Fjalët e urta [Proverbat] 3:5, 6, BR.
14. Çfarë do të thotë ‘të lidhemi’ me Jehovain?
14 Pikërisht para se izraelitët të hynin në Tokën e Premtuar, Moisiu i këshilloi: «Do të shkoni pas Zotit, Perëndisë tuaj, do të keni frikë nga ai, do të respektoni urdhërimet e tij, do t’i bindeni zërit të tij, do t’i shërbeni dhe do të jeni të lidhur ngushtë me të.» (Ligji i përtërirë 13:4) Ata duhej ta ndiqnin Jehovain, t’i frikësoheshin, t’i bindeshin dhe të qëndronin të lidhur ngushtë me të. Për sa i përket fjalës që këtu është përkthyer ‘lidh’, një studiues biblik thotë se «gjuha [hebraike] tregon një marrëdhënie shumë të ngushtë personale». Psalmisti tha: «Marrëdhënia e ngushtë me Jehovain u përket atyre që i frikësohen atij.» (Psalmi 25:14, BR) Edhe ne do të kemi këtë marrëdhënie të ngushtë të çmuar me Jehovain, në qoftë se ai është real për ne dhe në qoftë se e duam kaq shumë, sa të kemi frikë se mos i shkaktojmë pakënaqësi në ndonjë mënyrë.—Psalmi 19:9-14.
A jeni të vetëdijshëm për interesimin e Jehovait?
15, 16. (a) Si e tregon Psalmi 34 se Jehovai interesohet për ne? (b) Çfarë duhet të bëjmë në qoftë se e kemi të vështirë të kujtojmë aktet e mirësisë që ka bërë Jehovai ndaj nesh?
15 Një nga veprat dinake të Satanait është përpjekja që të na bëjë të harrojmë se Perëndia ynë, Jehovai, interesohet vazhdimisht për shërbëtorët e tij besimplotë. Mbreti David i Izraelit ishte shumë i vetëdijshëm për krahun mbrojtës të Jehovait, edhe kur u gjend në një çast shumë të rrezikshëm. Kur u detyrua të shtirej si i çmendur para mbretit Akish të Gathit, ai kompozoi një këngë, një psalm shumë të bukur, ku përfshiheshin këto shprehje besimi: «Lartojeni Zotin bashkë me mua dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij. Unë e kërkova Zotin dhe ai m’u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia. Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron. Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai. Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërrmuar. Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha.»—Psalmi 34:3, 4, 7, 8, 18, 19; 1 Samuelit 21:10-15.
16 A jeni të bindur për fuqinë shpëtuese të Jehovait? A jeni të vetëdijshëm për mbrojtjen që siguron me anë të engjëjve? A e keni provuar personalisht dhe a e keni parë se Jehovai është i mirë? Kur ka qenë hera e fundit që keni ndier në mënyrë të veçantë se Jehovai ka qenë i mirë me ju? Përpiquni ta sillni ndër mend. A ishte në shtëpinë e fundit që keni predikuar në 2 Korintasve 4:7) Nga ana tjetër, ndoshta e keni të vështirë të kujtoni ndonjë akt të veçantë mirësie që ka kryer Jehovai për ju. Mbase ju duhet të mendoni për një javë, një muaj, një vit ose më shumë kohë më parë. Në qoftë se është kështu, përse të mos bëni një përpjekje të ndërgjegjshme për t’iu afruar më shumë Jehovait dhe të provoni të shihni se si ju udhëheq dhe ju drejton ai? Apostulli Pjetër i këshilloi të krishterët: «Përuluni . . . nën dorën e fuqishme të Perëndisë, . . . ndërsa hidhni gjithë ankthin tuaj mbi të, sepse ai interesohet për ju.» (1 Pjetrit 5:6, 7) Do të mahniteni vërtet kur të shihni se sa shumë interesohet ai për ju!—Psalmi 73:28.
shërbim, pikërisht atëherë kur po e ndienit se nuk bënit dot më tepër? Ndoshta në atë shtëpi keni pasur një bisedë të mrekullueshme me të zotin e shtëpisë. A u kujtuat ta falënderonit Jehovain, i cili ju dha fuqinë e mëtejshme që ju nevojitej dhe ju bekoi? (Vazhdoni të kërkoni Jehovain
17. Çfarë nevojitet në qoftë se duam të vazhdojmë ta kërkojmë Jehovain?
17 Të ruajmë marrëdhënien që kemi me Jehovain duhet të jetë për ne me interes të vazhdueshëm. Jezui i tha në lutje Atit të tij: «Kjo do të thotë jetë e përhershme: të vazhdojnë të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që ti dërgove, Jezu Krishtin.» (Gjoni 17:3) Kërkohet përpjekje e vazhdueshme nga ana jonë që të marrim njohuri për Jehovain dhe për Birin e tij. Na duhet ndihma e lutjes dhe e frymës së shenjtë, për të kuptuar «gjërat e thella të Perëndisë». (1 Korintasve 2:10; Luka 11:13) Kemi nevojë edhe për udhëheqjen e ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’ që ta ushqejmë mendjen me ushqimin frymor të dhënë «në kohën e duhur». (Mateu 24:45) Përmes këtij kanali Jehovai na ka këshilluar që ta lexojmë përditë Fjalën e tij, të ndjekim rregullisht mbledhjet tona të krishtere dhe të kemi një pjesëmarrje domethënëse në predikimin e ‘lajmit të mirë të mbretërisë’. (Mateu 24:14) Duke vepruar kështu, do të vazhdojmë të kërkojmë Perëndinë tonë të dashur, Jehovain.
18, 19. (a) Çfarë duhet të jemi të vendosur të bëjmë? (b) Si do të bekohemi, në qoftë se marrim qëndrim të vendosur kundër Djallit dhe vazhdojmë të kërkojmë Jehovain?
18 Satanai po bën gjithçka që ka në dorë për të sjellë mbi popullin e Jehovait përndjekje, kundërshtim dhe për të ushtruar presion nga të gjitha drejtimet. Ai përpiqet të na e prishë paqen dhe të na shkatërrojë qëndrimin e mirë që kemi para Perëndisë. Nuk dëshiron që të vazhdojmë veprën tonë për të gjetur njerëzit me zemër të ndershme dhe për t’i ndihmuar që të kalojnë në anën e Jehovait në çështjen e sovranitetit universal. Por ne duhet të jemi të vendosur që t’i qëndrojmë besnikë Jehovait, duke pasur besim se ai do të na çlirojë nga i ligu. Duke e lejuar Fjalën e Perëndisë të na udhëheqë dhe duke qëndruar aktivë bashkë me organizatën e tij të dukshme, mund të jemi të sigurt se ai do të jetë gjithnjë pranë nesh për të na mbështetur.—Isaia 41:8-13.
19 Pra, le të marrim të gjithë një qëndrim të vendosur kundër Djallit dhe veprave të tij dinake, duke kërkuar ndërkohë Perëndinë tonë të dashur, Jehovain, i cili me siguri ‘do të na bëjë të patundur, do të na bëjë të fortë’. (1 Pjetrit 5:8-11) Në këtë mënyrë ‘do ta ruajmë veten në dashurinë e Perëndisë, ndërsa presim mëshirën e Zotërisë tonë Jezu Krisht, me sytë nga jeta e përhershme’.—Judës 21.
Si do të përgjigjeshit?
• Çfarë nënkupton fjala greke për «Djall» dhe si i përshtatet Djalli këtij përkufizimi?
• Si ndryshon Jehovai nga Djalli në mënyrën se si Ai i vëren banorët e tokës?
• Përse për t’iu afruar Jehovait një njeri duhet ta pranojë shpërblesën?
• Çfarë do të thotë ‘të lidhemi’ me Jehovain dhe si mund të vazhdojmë ta kërkojmë atë?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 15]
Pavarësisht nga sprovat e tij, Jobi arriti të kuptonte se Jehovai interesohej për të
[Figurat në faqen 16, 17]
Leximi i përditshëm i Biblës, prania e rregullt në mbledhjet e krishtere dhe pjesëmarrja e zellshme në veprën e predikimit na kujtojnë se Jehovai interesohet për ne