Pse është kaq e vështirë të kërkosh falje?
Pse është kaq e vështirë të kërkosh falje?
NË korrik të vitit 2000, organi ligjvënës i shtetit të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratoi një projektligj që ka si qëllim t’i çlirojë nga përgjegjësia personat, nëse shprehin keqardhje për një individ që është dëmtuar në një aksident në të cilën janë përfshirë edhe ata. Pse u nxor ky ligj? Ishte vënë re se kur një aksident shkaktonte dëmtime ose dëme, shpesh njerëzit ngurronin të kërkonin falje nga frika se kjo mund të interpretohej në gjykatë si pranim i fajit. Nga ana tjetër, ata që mendojnë se u duhet kërkuar menjëherë falje mund të zemërohen dhe një aksident i vogël mund të shndërrohet në një grindje të madhe.
Natyrisht, nuk duhet të kërkoni falje për një aksident për të cilin nuk keni faj. Dhe ka raste kur rruga më e mençur është të keni kujdes për atë që thoni. Një proverb i lashtë thotë: «Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë.» (Fjalët e urta 10:19; 27:12) Megjithatë, mund të jeni të mirësjellshëm dhe të dobishëm.
Sidoqoftë, a nuk është e vërtetë se shumë njerëz nuk kërkojnë më falje, edhe kur nuk kanë të bëjnë me proceset
gjyqësore? Në shtëpi një grua mund të ankohet: ‘Burri im nuk kërkon kurrë falje për asgjë.’ Në punë një përgjegjës mund të ankohet: ‘Punëtorët e mi nuk i pranojnë gabimet dhe vështirë të thonë ndonjëherë se u vjen keq.’ Në shkollë një mësues mund të raportojë: ‘Fëmijët nuk stërviten të thonë «më fal».’Një arsye pse një person ngurron të kërkojë falje mund të jetë frika se mos e refuzojnë. I shqetësuar nga mendimi se mund të trajtohet ftohtë, ai mund të mos e shprehë se si ndihet në të vërtetë. Në fakt, personi që u dëmtua mund ta shmangë krejtësisht fajtorin, duke e bërë pajtimin shumë të vështirë.
Një arsye tjetër se përse disa ngurrojnë të kërkojnë falje, mund të jetë mungesa e shqetësimit për ndjenjat e të tjerëve. Ata mund të arsyetojnë: ‘Po të kërkoj falje nuk mund ta fshij gabimin e madh që kam bërë tashmë.’ Gjithashtu, disa të tjerë ngurrojnë të thonë se u vjen keq, për shkak të pasojave që mund të vijnë. Ata pyesin veten: ‘A do të mbaj përgjegjësi dhe a do të më kërkojnë dëmshpërblim?’ Gjithsesi, pengesa më e madhe për të pranuar një gabim është krenaria. Një person që është tepër krenar për të thënë «më vjen keq», në thelb mund të arrijë në përfundimin: ‘Nuk dua të bëj figurë të keqe duke e pranuar gabimin. Kjo do të ishte një ulje për mua.’
Për çfarëdo arsye, shumë veta mezi i nxjerrin fjalët për të kërkuar falje. Por, a është vërtet e nevojshme të kërkojmë falje? Çfarë dobish kemi kur kërkojmë falje?
[Figura në faqen 3]
«Fëmijët nuk stërviten të thonë më fal»
[Figura në faqen 3]
«Burri im nuk kërkon kurrë falje»
[Figura në faqen 3]
«Punëtorët e mi nuk i pranojnë gabimet»